5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 6609

Arrestohet pasi gjuan me armë zjarri në Celinë të Rahovecit

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Celinë të Rahovecit, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër, raporton PrizrenPress.

Në vendngjarje janë gjetur katër gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë me bajonetë dhe një karikator me 20 copë fishekë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Arrestohet Artan Abrashi i Vetëvendosjes

0

Në pikën kufitare në Vërmicë sot është arrestuar anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi. Lajmi e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje me anë të një komunikate për medie.

Sipas VV-së, ky arrestim, u bë me urdhërarrest të vjetër, me të cilin është arrestuar më parë aktivisti Artan Abrashi.

“Sistemi gjyqësor dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë të keqpërdoren nga ky pushtet kriminal, duke përndjekur e arrestuar aktivistë të Lëvizjes për aksione të mëhershme politike. Arrestimet e tilla nga ky pushtet jolegjitim po tentojnë që ta dobësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! në luftën e saj për një Kosovë sovrane e demokratike, kundër këtij regjimi autoritar”, thuhet në komunikatën e VV-së, teksa bëjnë thirrje që të ndalen përndjekjet dhe arrestimet e tilla, të lirohen aktivistët e arrestuar, dhe të çlirohet një herë e përgjithmonë sistemi i drejtësisë ashtu që të mund të kemi shtet të së drejtës dhe shtet të barabartë për të gjithë.

“Gjykatat dhe Policia do të duhej të angazhoheshin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që nyjet i kanë në majat e pushtetit”, përfundon kumtesa e VV-së. /PrizrenPress.com/

Tre shtetas të Shqipërisë kapen të vjedhë në Prizren

0

Dje në rrugën “Tirana” në Prizren janë arrestuar tre meshkuj, shtetas të Shqipërisë, për shkak se të njëjtit kanë vjedhur në një qendër tregtare gjësende në vlerë rreth 100€, raporton PrizrenPress.

Identifikimi i të dyshuarve është bërë përmes kamerave të sigurisë që janë të vendosura në qendër tregtare.

Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Në Prizren kapen 61 lëmoshë kërkues

0

Policia e Kosovës njofton se dje në Prizren janë kapur 61 lëmoshë kërkues, shtetas të Shqipërisë dhe të përkatësisë rome, raporton PrizrenPress.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Rambuje”, ku gjatë kontrollit në një shtëpi janë gjetur 34 persona (15 meshkuj dhe 19 femra) që janë dërguar në gjykatë, ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Jeta e Re”, ku janë kapur 14 persona (8 meshkuj dhe 6 femra), të cilët me urdhër të gjykatës janë depërtuar në Shqipëri.

Kurse, në rrugën “Ersam Mazreku” herët në mëngjes, janë shoqëruar në polici 13 persona (8 meshkuj dhe 5 femra), të cilëve u janë konfiskuar pasaportat, respektivisht letërnjoftimet, për të siguruar praninë e tyre në gjykatë më datën 25.04.2016. /PrizrenPress.com/

Tetë persona ekzekutohen me plumb në kokë në ShBA

0

Të paktën tetë persona janë vrarë në katër shtëpi të ndryshme në pjesën rurale të Ohios.

Besohet se viktimat, shtatë të rinj dhe një adoleshent, janë nga e njëjta familje, tha në një deklaratë Prokurori i përgjithshëm i shtetit.

Që të gjithë thuhet se janë goditur në kokë, ndërsa policia ende është duke kërkuar për sulmuesin apo sulmuesit, shkruan BBC.

Shumë zyrtarë nga agjenci të ndryshme u dërguan në skenën e krimit në Piketon, në jug të Columbus, transmeton lajmi.net.
Prifti në vendin e ngjarjes tha se dhuna ka rezultuar si pasojë e situatës së brendshme.

Disa nga viktima besohet se janë qëlluar për vdekje teksa ata ishin në gjumë, përfshirë një grua në shtrat së bashku me fëmijën e saj 4-vjeçar. Policia ende nuk ka përcaktuar një motiv.

Letërsia si kërkim i brendshëm

0

Shkrimtarja spanjolle Raquel Martinez e ftuar nga Botimet Toena dhe Ambasada Spanjolle, ka prezantuar romanin e saj përkthyer në gjuhën shqipe “Hije të Njëbrirëshit” në Muzeun Kombëtar. Si fituese e Çmimit Europian të Letërsisë, ky roman ka pasur njohje ndërkombëtare duke u përkthyer në shtatë gjuhë të botës

Është vizita juaj e parë në Tiranë. Ç’përshtypje ju lanë takimet me botuesit dhe lexuesit shqiptarë?

Kam pak kohë këtu- vetëm një ditë e gjysmë- dhe do të doja ta njihja më shumë gjeografikisht vendin, por mund të them me kaq sa njoha se të gjithë njerëzit me të cilët pata kontakt; botuesja, përkthyesja, lexues, gazetarë… ndjej se shqiptarët janë shumë mikpritës Kam ndjerë, ndoshta një dritë jo vetëm për kushtet atmosferike, por edhe në kuptimin metaforik shumë ngrohtësi.

A është ky libri juaj i parë i përkthyer në shqip?

Po është i pari, por me shpresë jo i fundit.

Në sa gjuhë janë përkthyer librat tuaj?

Janë përkthyer në shtatë gjuhë.

Nisur nga titulli, romani “Hija e Njëbrirëshit’ evokon një krijesë mitike, imagjinare. Pse ky titull dhe a është një arratisje nga realiteti ky libër?

Është krejt e kundërta, në fakt. Është një roman shumë realist dhe të fton më shumë për të kuptuar se çfarë ndodh rreth nesh dhe brenda nesh.

Çfarë ju shtyu ta shkruanit?

Më frymëzon jeta, përvoja, udhëtimet. Më frymëzojnë njerëzit me të cilët flas dhe ndërtoj nga pak shqetësimet, ankthet e tyre. Pra lënda e parë, është realiteti, ajo çka na ndodh si qenie njerëzore edhe pse më pas pa dyshim ka një proces krijimtarie, trillimi.

Përmendët udhëtimet. Ju vetë keni jetuar në disa shtete të Amerikës Latine. Si jeni gjendur atje? Cilat kanë qenë të ngjashmet dhe të ndryshmet me Spanjën?

Në fillim do doja të thosha se jam një njeri që nuk i kushton shumë rëndësi kufijve kombëtarë. Kështu ndjej shpesh se në të njëjtin vend gjithçka është e ndryshme dhe nëse përgjithësoj edhe pse ndajmë të njëjtën gjuhë ka këndvështrime të ndryshme dhe e ndjej të nevojshme që të përzihen, të infektohen nga njëri-tjetri. Kam pasur fatin të vizitoj shtete ku ka pasur realitete shumë dukshëm të egër ku kam mësuar shumë, sepse edhe në këtë realitet të egër që të përplaset në fytyrë ka mrekulli dhe gjëra të bukura dhe njerëz që përpiqen çdo ditë ta ndryshojnë këtë realitet. Me këtë nuk dua të them se Europa është më e mirë se vendet e Amerikës Latine, por në Meksikë për shembull, pabarazia është shumë e qartë, e dukshme. Megjithëse edhe Europa ka ende shumë punë për të bërë për të ndryshuar pabarazinë. Tani jetoj në Uruguai, që është një vend shumë i këndshëm , i cili më pëlqen dhe gjej shumë ngjashmëri me Shqipërinë. Ende ka shumë natyrë ë virgjër dhe se është në një moment ku ende mund të merren vendime në favor të një modeli zhvillimi me tipare njerëzore.

Protagonistja e romanit tuaj, Klaudia, udhëton nga Argjentina drejt Spanjës për një fillim të ri. A ka elementë autobiografikë aty?

Jo, besoj se të në të gjithë personazhet gjendet pak shkrimtarja. Përpiqem të mos shfaqem, por gjithmonë me del një gjurmë. Është e vërtetë që po përpiqet të nisë një jetë të re, por gjithaq është e vetëdijshme se është e pamundur t’ia nisësh nga zeroja. Ka vraga në trup që e kujtojnë, një shenjë në parakrah që e kujton mbi përpjekjen për vetëvrasje dhe sa herë sheh shollën e këpucës së saj ka ende baltë të kuqe të xhunglës së Misiones ku ka jetuar , të cilën nuk mund ta heqë.

Cili është mesazhi i fundmë që sjell ky roman? a ka mundësi ta rikrijojmë veten dhe t’ia nisim nga zeroja apo duhet përballur e kaluara?

Mendoj se dikush mund ta rikrijojë veten dhe ka thuajse detyrimin për t’u përpjekur të jetë më i mirë, por në të njëjtën kohë është e vërtetë se e kaluara nuk mund të fshihet. Duhet të mësojmë ta shohim me perspektivë atë që kemi qenë, për të bërë diçka që ndryshon atë që jemi.

Keni lëvruar edhe poezinë e po ashtu prozën e shkurtër. Si ka qenë kalimi drejt prozës së gjatë dhe a ka elementë të poezisë që i përfshini në prozën e gjatë?

Më pëlqen gjuha dhe poezia e megjithëse e di se romani kërkon publik më të gjerë, prapë përpiqem të fus një stil poetik në romanet e mia edhe pse kuptohet jo me të njëjtin intensitet në çdo faqe apo pjesë të tij, por përpiqem ta fus këtë stil poetik.

Jeni e njohur edhe për dy romane të tjerë: Ngjyra e Llavës dhe Boshllëqet e Kujtesës. A mund të na rrëfeni diçka më shumë rreth këtyre veprave?

Ngjyra e Llavës është një vepër që e kam shkruar kur ende nuk i kisha mbushur 30 vjeç . Ndaj ka diçka rreth kërkimit, sepse në dhjetëvjeçarin 20-30 jemi gjithnjë në kërkim të diçkaje. Ndërsa dy romanet e fundit Boshllëqet e Kujtesës dhe Hiri i Ombus i konsideroj romane më të pjekur, ku mendoj se kam grumbulluar të gjithën njohuritë dhe përvojën time.

Boshllëqet e Kujtesës është një roman që flet për mërgimin e brendshëm të një gruaje që ka jetuar në diktaturën e Frankos në Spanjë. Një grua e cila ka si qëllim të mërgojë edhe gjeografikisht nga vendi, por nuk mundet sepse është grua dhe nënë, por edhe për shkak të kushteve që e rrethojnë; një sistem maçist dhe diktatorial në natyrë, që pengonte lirinë. Ndërsa në romanin e fundit Hiri i Ombus kam përfshirë atë që i quaj katër mallkimet e kohës moderne; Shkatërrimi i mjedisit, Patriarkalizmi, Fundamentalizmi Kulturor dhe Kapitalizmi i egër apo Neoliberalizmi. Këto janë katër temat e lidhura edhe me shfrytëzimin e jashtëligjshëm të minierave dhe me pastrimin e parave, diçka aktuale që lidhet me skandalin e Panamasë dhe si një temë në sfond por që ndihet është harresa që i kemi bërë emigrantëve të luftës së Sirisë, sepse po ndodh jo shumë larg nesh por shumë pak bëjmë për ta ndryshuar këtë realitet.

Del më në pah shpirti juaj si gazetare sesa shkrimtarja fiction?

Mendoj se është përzierje. Te libri i fundit në fakt kam bërë mjaft investigim dhe ka një këndvështrim të kureshtjes së gazetares. Por arrij të dalloj se ka dy lloj gazetarie; gazetaria që bën analizën dhe ajo e raportimit. Një gazetari që për përkohshmërinë e jetës apo kohën e paktë që disponon por edhe për përpjekjet për manipulim që i bëhen gazetarisë apo servilizmit dhe shkon pak kundër me atë çka më kanë mësuar në fakultet.

A është një luftë që shkrimtarja ia bën botës së gazetarisë por edhe pabarazive në botë? A ka shkrimtarja një armë më shumë, pra atë çka nuk bën dot gazetarja e bën shkrimtarja?

Mund të bëhet njëkohësisht edhe kritikë në gazetari. Është një autor kilian i përkthyer edhe në shqip, Robert Bolanjo dhe një prej librave të tij është një nga gjërat më të mira të shkruara në spanjisht vitet e fundit është “ 2666” ka shumë kritikë ndaj gazetarisë servile dhe gazetarin e quan Çuço –që në spanjisht do të thotë një lloj qeni i vogël –por në të njëjtën kohë në këtë roman shfaqen gazetarë të tjerë që janë heronjtë, sepse nxjerrin të vërtetën edhe pse e dinë se në një vend si Meksika po të flasësh për pabarazitë dhe të drejtat e njeriut mund të të kushtojë jetën. Mendoj se në mënyrë të pavullnetshme, dhe po e kuptoj vetëm tani se në librin tim të fundit dalin në pah këto dy anë të gazetarisë.

Mbani një Doktoratë në Shkencat e Komunikimit. Sa ndihmon apo pengon bota akademike botën e shkrimtarit?

Varet nga ajo çka zgjedh. Sepse sa i përket botës akademike ajo që kam zgjedhur të bëj lidhet me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ma ka lehtësuar shumë dinamikën e botës dhe njëherazi më ka ndihmuar për subjektet e romaneve të mia dhe e shoh si pjesë të së njëjtës.

Kur shkruani a keni rituale apo një kohë të caktuar?

Nuk kam një zakon të përditshëm me shumë orë, sepse nuk jetoj me letërsi dhe kjo varet nga ngarkesa që kam në punë, projekte apo në universitet. Por sigurisht e detyroj veten për të lënë hapësirë për të shkruar roman sepse kërkon kohë dhe përkushtim. Me siguri pa njohjen e vlerësimet me çmime dhe botime do të kishte qenë shumë e vështirë. Çmimet nuk janë përkëdhelje e egos sime, por janë nxitje për të punuar dhe për të përmirësuar mënyrën time të të shkruarit.

I parapritë pyetjes sime, rreth rëndësisë së çmimeve , ju keni fituar edhe një prestigjioz siç është Çmimi Europian i Letërsisë, pra janë të rëndësishëm këto vlerësime për një shkrimtar?

Po, veçanërisht Çmimi Europian për Letërsinë, me mbështetjen që jep në përkthim ka bërë të mundur që libri të përkthehet në shtatë gjuhë dhe kjo mundësoi ardhjen time në Shqipëri dhe më ka bërë pjesë të një komuniteti që është më i madh se ç’ duket.

A jeni duke shkruar diçka të re aktualisht?

Po, sapo kam përfunduar Hiri i Ombus dhe po korrektoj disa gjëra të vogla. Po shkruaj një libër me tregime ku ngjarjet ndodhin në vende të ndryshme në Amerikën Latine dhe Europë, por si fill lidhës është Joga. Të gjitha temat që dalin janë lidhura me orë të jogës, profesorë të jogës ose me persona që pastrojnë sallat e jogës, si edhe një njeri që mbledh mbeturina në rrugët e Montevideos përpara një godine ku mësohet joga. Janë histori shumë të ndryshme, por i kthehem temës së pabarazisë njerëzore dhe kërkimit të vetes.

A është kërkimi i brendshëm tema më e rëndësishme që prekni në romanet tuaj?

Mendoj se është i rëndësishëm sepse nuk mund të mendosh të ndryshosh botën pa ndryshuar veten. Por ka gjithnjë një vështrim të gjerë e pa kufij se ç ‘është qenia njerëzore dhe gjithashtu në të njëjtën kohë një udhëtim i brendshëm i çdo personazhi që kërkon gjëra të ndryshme, por secili ka rrugëtimin personal në kërkim të identitetit.

Thatë që është libri i parë i përkthyer në shqip, por jo i fundit. Keni projekt konkret me botuesit shqiptarë për një libër të ri ?

Shpresoj që po dhe besoj se Toena do të botojë një prej romaneve të mi të fundit.

Hije të Njëbrirëshit

Klaudia, një gazetare e lindur në Oviedo, por rritur në Argjentinë, kthehet në Spanjë me qëllim për të filluar një jetë të re. Vendoset në Madrid dhe fillon të punojë te Njëbrirëshi. Aty njihet me Edgarin, një meksikan nga një shtresë e lartë sociale, i cili kërkon, gjithashtu, të largohet nga një e kaluar e trazuar. Ashtu si ajo qenia e trilluar që banon në imagjinatën dhe dëshirat tona, edhe protagonistët e këtij romani kalojnë përmes të njëjtit dualitet dhe jetojnë midis asaj që dëshirojnë të jenë dhe asaj që janë në të vërtetë. Hije të Njëbrirëshit – një roman mbi kuptimin e jetës, edhe nëse duhet ta nisësh atë nga e para. /Mapo/

Në vend të përshëndetjes

0

Azem Shkreli/ Historia e një prej personazheve më të njohura të letrave në Kosovë…Poeti i dashurisë dhe luftës

Shko, më mirë dhe hesht/ Mos u kthe mbas/Mos i harro sytë e përlotur n’shtekballin tim/Mos thuaj lamtumirë/E kur t’shkojsh larg, më larg se prej blerimi n’blerim/E kur t’shkojsh larg, më larg se prej zemre në zemër… Azem Shkreli i shkroi këto vargje (poezia “Në vend të përshëndetjes”) diku në vitet ’80.

Në Kosovën e përfshirë gjithnjë në trazira politike, ai i përket asaj sërë intelektualësh që ndërtuan në heshtje një tjetër histori, atë letrare. Në letërsinë shqipe të pasluftës së Dytë Botërore, Azem Shkreli është një ndër personazhet më të të rëndësishme të saj. Me një jetë të thjeshtë, ashtu siç i pëlqen ta bëjë një poet, ai jetoi dhe iku shpejt, duke lënë pas një trashëgimi vargjesh dhe kontribut të çmuar. Është e pashmangshme të mos e gjesh emrin e tij në rrëfimet për Kosovën e dikurshme, qoftë ato politike apo artistike sa herë lexon libra me kujtime të protagonistëve të asaj periudhe, apo në biseda letrare. Emri i Azem Shkrelit të vjen përmes rrëfimesh që ndërtojnë te ty siluetën e një personazhi që do kishe dashur ta njihje. Të njëjtën ndjesi ke dhe kur lexon vargjet e tij.

Gati dhjetë vite më parë në Gjakovë, poeti i ndjerë, Din Mehmeti, përlotej kur kujtonte miqësinë e ngushtë me Azem Shkrelin. Kishin qenë bashkë nga një krahinë.

“Na bashkoi ambienti nga kishim ardhur, kujtimet e rritjes sonë nën të njëjtën frymë, psikologjia, motivet dhe e menduara jonë disi e njëjtë. Kemi qenë miq shumë të mirë. Unë e konsideroj atë si një nga poetët ndër më të mirët që kemi sot andej dhe këtej kufirit. Ai ka një stil aq origjinal sa askush nuk mund ta përsërisë dhe të mos brejë nën ndikimin e tij. Atë nuk e mbajnë shumë temat, por stili. Stili i tij është një stil azemian. Ashtu si Floberi në romanin e tij është i përsosur në stil. Unë nuk di nëse ka poetë kosovarë të ketë aq stil origjinal sa Azem Shkreli”, do të shprehej Mehmeti.

Shkreli do të ishte organizatori kryesor i udhëtimit të shkurtër të shkrimtarit Ismail Kadare në Kosovë në vitin 1980, një udhëtim që do të linte mbresa te shkrimtari për vetë ndjesinë që të jepte shkelja në gjysmën tjetër të hapësirës shqiptare, sidomos në ato vite. Shëtitjet në Prishtinën e atyre viteve, bisedat në kafene që zgjasnin gjatë, nuk do të shlyheshin shpejt nga kujtesa e Kadaresë. Dhe pse pak ditë ai do të mund të njihte nga afër ambientin kosovar, sidomos Prishtinën.

Romani i tij “Krushqit janë të ngrirë” do të merrte shkas nga kjo vizitë që do ta kristalizonte më mirë idetë për Kosovën për shkrimtarin. Vitet ’80 ishin vitet e një përballjeje të inteligjencës kosovare me pushtetin e egër. Në një analizë që i bën romanit “Krushqit janë të ngrirë”, shkrimtari Mehmet Kraja shkruan se Kadare i ka shndërruar në personazhe miqtë e tij poetë Esat Mekulin dhe Azem Shkrelin.

“Çifti Teuta dhe Martin Shkreli asociativisht përfshijnë çiftin Sahadete dhe Esad Mekuli. Përmes mbiemrit, gjithashtu korrespondojnë edhe me mikun e Kadaresë, Azem Shkrelin, i cili, atëbotë, kishte qenë organizatori kryesor i vizitave të Kadaresë në Kosovë”, shkruan Mehmeti.

Kujtimet me të nuk i harron as aktori Çun Lajçi. Ai ia dedikon atij faktin që u bë aktor. Ishte viti 1968 kur ai interpretoi si amator rolin e Bajram Currit në Teatrin Krahinor të Prishtinës. Në atë kohë Lajçi ishte nxënës në Normalen e Prizrenit. Pas mbarimit të shfaqjes do të ishte Shkreli ai që do ta këshillonte të studionte për teatër.

“Drejtor i teatrit në atë periudhë ishte Azem Shkreli, me të cilin kam edhe lidhje farefisnore. Ai më sheh teksa interpretoja atë rol dhe në mbrëmje, pas shfaqjes, më thotë se duhet të vija në Prishtinë për të studiuar për aktrim, pasi kisha të dhëna. Në atë vit, Shkolla e Lartë e Aktrimit në Prishtinë ishte në vitin e dytë të krijimit. Unë i përkas gjeneratës së dytë të kësaj shkolle, në gjeneratën e parë janë emra si Isa Qosja. Kështu fus dokumentet dhe pranohem në Shkollën e Lartë të Aktrimit dhe bëj hapin e parë drejt teatrit ku kam qëndruar deri në vitin 1998, atëherë kur masat e dhunshme serbe dhe vala e përndjekjeve të kohës së Millosheviçit vuri në çdo institucion drejtues serbë”, kujton Lajçi.

Ai e quan Shkrelin një ndër intelektualët më të guximshëm të kohës.

“Ne kemi lidhje farefisnore me Azemin. Fshatrat tanë kanë qenë afër me njëri-tjetrin, dhe Azemin e njoh që në botimin e librit të tij të parë poetik, “Bulëzat”. I lidhur shumë me truallin e tij dhe babanë, Azemi ishte i dashuruar përjetësisht me Rugovën. Ai do të mbetet një nga intelektualët më të guximshëm të kohës së vet. Aq sa e ka dashur Tirana zyrtare, aq e ka çmuar dhe ish-Jugosllavia. Dhjetë vitet kur ai ka qenë drejtor i Teatrit Krahinor, kujtohen ende në qarqet teatrore sot. Sot e kësaj dite shihen ende filmat e prodhuar gjatë kohës së tij. Teatri që ai krijoi ishte një “tërmet” i vogël që lëvizte të gjitha trupat e tjerë të ish-Jugosllavisë, kudo ku shkonte. Por Azemi ka qenë dhe një poet lirik i jashtëzakonshëm, një njeri që të jepte besim teksa bisedoje me të”, kujton Lajçi.

I lindur në Rugovë të Pejës më vitin 1938, ai do të kryente shkollën fillore në vendlindje për t’u shpërngulur drejt Prishtinës për shkollën e mesme. Grishja e hershme me letërsinë do ta çonte natyrshëm drejt zgjedhjes së këtij fakulteti për studime. Për shumë vite Shkreli do të drejtojë shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, e më pas do të jetë drejtor i Teatrit krahinor të Prishtinës dhe themelues e drejtor i Kosova film. Ka botuar libra me poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fjalë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipes Shtatë nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Sipas kritikës ” Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit në fund të viteve pesëdhjetë dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare”. Në rrëfimet për lëvizjen intelektuale në Kosovë pas viteve ’80, poeti i ndjerë, Ali Podrimja, ia dedikonte Shkrelit suksesin e kësaj lëvizjeje. Në pranverën e vitit 1997 ai u nda nga jeta pa mbushur ende 60 vjeç. Humbja e tij ishte një humbje për letrat shqipe që humbën një nga personazhet që i dha jetë poezisë në hapësirat shqiptare. Për të kujtuar Azem Shkrelin çdo vit jepet një çmim letrar që mban emrin e tij. Takimeve letrare që do të organizohen këtë vit më 20 maj në Pejë për nder të Azem Shrelit, këtë vit do t’i bashkohet edhe shkrimtari Ismail Kadare. /Shqip/

Princi George lë gjumin për Obamën

0

Në momentin kur Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë, Michelle Obama, mbërritën në Kensington Palace të premtën mbrëma, Princi George ishte duke pritur në holl për të takuar të ftuarit e prindërve të tij.

2-vjeçari që është i treti në radhë për fronin ishte lejuar të qëndronte më shumë se zakonisht zgjuar, në mënyrë që të takonte shefin e Shtëpisë së Bardhë dhe zonjën e tij.

Në fotot që janë publikuar, shihet Princi George me pizhame dhe gati për të shkuar në shtrat, por fillimisht duhet të shkëmbejë disa fjalë me numrin 1 të Shteteve të Bashkuara.

Ai madje i tregoi Presidentit Obama që kali lodër të cilin ia kishte dhuruar shefi i Shtëpisë së Bardhë Princit George kur ky i fundit kishte lindur, ishte akoma i preferuari i tij.

Merkel viziton kufirin turko-sirian

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zyrtarë të lartë europianë pritet të vizitojnë kufirin turko-sirian për të promovuar një marrëveshje kontroverse 4-mujore për emigrantët. Vizita vjen mes dyshimeve për ligjshmërinë e paktit BE-Turqi që parashikon deportimin në Turqi të emigrantëve që nuk janë të kualifikuar për azil në Greqi.

Grupet për të drejtat e njeriut pretendojnë se Turqia nuk është një vend i sigurtë për të kthyer emigrantë. Sipas “Amnesty International”, Ankaraja ka kthyer shtetas sirianë në vendin e tyre në mënyrë të paligjshme. Nga ana e saj, Turqia i mohon akuzat dhe parlajmëron se marrëveshja mund të dështojë nëse premtimet e BE-së për ndihmën financiare prej 6.8 miliardë eurosh dhe për liberalizimin e vizave nuk do të plotësohen, raporton Top Channel.

Sipas marrëveshjes, Turqia duhet të përmbushë 72 kushte deri në 4 maj për të përfituar heqjen e vizave, por diplomatët thonë se vetëm gjysma e pikave janë plotësuar deri më tani. Kancelarja gjermane pritet të vizitojë një kamp refugjatësh në qytetin jugor të Gaziantepit, pranë kufirit sirian, ku do të takohet me kryeministrin turk Ahmet Davutoglu.

Ajo do të shoqërohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, dhe zv/presidenti i KE-së, Frans Timmermans. Merkel po përballet me një trysni në rritje në Gjermani për politikat e emigracionit, por ajo vazhdon të mbrojë ujdinë me Turqinë, pavarësisht kundërshtive nga disa partnerë europianë. Qëllimi i marrëveshjes është të pengojë kalimin e emigrantëve nga Turqia në Greqi.

Që prej 20 marsit, personat që mbërrijnë ilegalisht në Greqi, kthehen mbrapsht në Turqi nëse nuk aplikojnë për azil apo nëse kërkesa e tyre refuzohet. Për çdo sirian të kthyer, BE-ja duhet të pranojë direkt nga kampet turke një tjetër shtetas të këtij vendi, i cili ka bërë kërkesë të ligjshme. Skema ka reduktuar ndjeshëm numrin e të ardhureve, nga më shume se 56 mijë në muajin shkurt në rreth 7800 përgjatë 30 ditëve të fundit.

Gjithsesi, Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin tha se të dhënat jozyrtare të ditëve të fundit sugjeronin se shifrat po rriteshin sërish. Tjetër sfidë është rishpërndarja e premtuar e emigrantëve në vendet e BE-së të cilat po hezitojnë të pranojnë më shumë persona. Sipas komisionit, deri më tani vetëm 103 sirianë janë risistemuar nga Turqia në Europë. Rreth 2.7 milionë refugjatë sirianë po qëndrojnë në Siri, çka sipas qeverisë përkthehet në një kosto prej 10 miliardë dollarësh.

Shteti dorëzohet para krimit të të fortëve

0

Nuk ka raport ndërkombëtar të BE-së, BB-së, FMN-së, ku flitet për Kosovën dhe në të cilët tërhiqet vërejtja se dukuria e korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdon të jetë shumë e pranishme dhe dominuese në instancat më të larta shtetërore në Kosovë.

Ndërsa, në anën tjetër, kundërpërgjigjja nga institucionet përkatëse, që janë të thirrura dhe kanë për qëllim t’i luftojnë këto dukuri devijante dhe të dëmshme për tërë shoqërinë, si duket kanë mbetur në rolin e vendnumërimit dhe duke mos lëvizur nga ai pozicion.

Në këtë drejtim ngrihet edhe pyetja e madhe se cilat janë pengesat në të cilat po hasin institucionet në fjalë për t’i luftuar këto dukuri që janë bërë pengesë e madhe e Kosovës në proceset integruese. Gjithashtu, a do të ishte sinjal pozitiv arrestimi i ndonjë të ashtuquajturit, ‘peshkut të madh’, në mënyrë që me këtë veprim të dëshmuar nga institucionet si prokuroria, organet e ndjekjes, etj., të tregohej se këto të fundit nuk frikësohen nga pushteti politik, dhe rrjedhimisht frika të mbizotëronte kësisoj edhe te njerëzit e profilit të lartë që e shkelin ligjin.

Politologu Leon Duhanaj ka thënë për gazetën “Kosova Sot” se lufta kundër korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, në vazhdimësi janë cilësuar si pika më e rëndësishme nga rekomandimet e ndryshme ndërkombëtare, derisa, sipas tij, sundimi i ligjit është cilësuar si qenësor për rrugën e integrimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, përkatësisht integrimit drejt BE-së. Por, Duhanaj thotë se, për fat të keq, në këtë drejtim ende po mungojnë suksese të evidencuara në masë, suksese këto, siç thotë ai, të cilat kishin për ta ndryshuar perceptimin publik si vendor, por edhe atij ndërkombëtar për Kosovën, por edhe që do të ndihmonin për të hapur një kapitull të ri për Kosovën.

Tutje, ai shprehet se tani, edhe përkundër ndryshimeve në Prokurorinë e Shtetit e që mund të ketë edhe projekte dhe sinjale pozitive, në këtë aspekt, është vështirë të priten ndryshime të menjëhershme dhe drastike, pasi, sipas tij, Kosova ka probleme të theksuara në këtë kontekst. Kësisoj, Duhanaj thotë për faktin se ende nuk vërehet një mobilizim gjithëpërfshirës institucional, e mbi të gjitha një vullnet politik për të bërë ndryshime të mëdha.

“Ndoshta do të jetë fillimi i punës së Gjykatës Speciale edhe fillimi i fundit të kapjes së institucioneve të vendit, dhe rrjedhimisht një bashkëveprim në mes të drejtësisë kosovare dhe asaj ndërkombëtare, si dhe një vullneti të madh për ta vënë drejtësinë në vend, do të mund të jepte suksese të prekshme. Për mendimin tim, puna kryesore e Prokurorisë së Shtetit do të duhej koncentruar në krimet ekonomike, pasi ato janë edhe çelësi i të gjithave”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket frikës për t’i bërë me gisht të korruptuarit, shkelësit masivë të ligjit dhe krimin e organizuar në vend, këtu Duhanaj ka nënvizuar se kërkohet kurajë qytetare, por dhe guxim i madh, pasi, siç thotë ai, shteti ka dështuar të ndërtojë mekanizma mbrojtës që në raste kërcënimesh edhe t’u ofrojë siguri.

“Me vetë faktin që këta njerëz janë në krye të Qeverisë nuk mund të pritet ndonjë mrekulli në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nuk jam optimist se mund të bëhet ndonjë kthesë pozitive për qytetarët në këtë drejtim”, ka thënë deputeti Zafir Berisha. /Kosova Sot/