5.5 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 6610

Rriqrat nuk janë rreziku i vetëm për Malishevën

0

Spërkatja e kafshëve për mbrojtje nga rriqrat në Komunën e Malishevës po delë të jetë mjaft e efekshme në luftimin e etheve hemoragjike. Por, banorët e kësaj komune po ankohen se me këto masa po u dëmtohen kulturat bujqësore.

Në vitin 2014, kur ishte bërë spërkatja nga ajri, me aeroplan, dëme të konsiderueshme u ishin shkaktuar bletëve në shumë fshatra ttë Malishevës.

Megjithatë Hajrullah Mazreku nga drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, në këtë Komunë, ka thënë për Gazetën Fjala, se prej asaj kohe më nuk ka pasur dëme në asnjë fushë tjetër të bujqësisë.

Përveq kësaj, ai thotë se repelimi i kafshëve siç njihet procesi i spërkatjes së kafshëve për tu mbrojtur nga rriqërat, ka arritur të parandaloj ethet hemoragjike të cilat deri këtë vit kanë marrë jetëra njerzish.

“Prej qe ka fillu repelimi i kafshëve këtë vit nuk e kemi asnjë vdekje ma. Është e vërtetë që ka shku mbi 60 numri i viktimave por për fat të mirë që të diagnostifikum nuk kemi me ethet hemoragjike”, ka thënë Mazreku.
Sipas tij kafshët janë bartësit kryesor që e bijnë rriqrën prej fushës dhe e sjellin në shtëpi.

“Na e kemi arrit me nzan në rrugë rriqrën për qata jonë këto rezultate”, ka pohuar ai. /Gazeta Fjala/

Joanna relaksohet nudo në divan

0

Bukuroshja polake, Joanna Krupa kësaj radhe ka pozuar nudo duke u relaksuar në një divan.

Modelja bionde, e cila është ylli i reality show “The real Housewives of Miami”, fotografohet gjithmonë nga bashkëshorti i saj.

Mariah-s, i doli thithka!

0

Ka qejf t’i tregojë format e saj me fustane luksoze, por Mariah Carey tregoi më shumë seç duhej mbrëmjen e së enjtes, në Dhomën VIP të Parisit.

Këngëtarja 46-vjeçare kishte veshur një fustan të zi me një dekolte shumë të hapur dhe me një lëpirëse në gojë.

Nga fotot duket që këngëtares i ka dalë një pjesë e mbulesës së thithkës, por ajo nuk e vrau aspak mendjen.

Mariah Carey-thithka

Veseli, figurë unike për kryetar të PDK-së

0

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se Kadri Veseli ka kapacitetin njerëzor, intelektual, moral dhe politik për ta udhëhequr këtë parti politike.

Ai në një intervistë për “Epokën e re” beson se Veseli do ta vazhdojë rrugën në të cilën Thaçi dhe të tjerët e sollën PDK-në si parti të parë dhe prijëse të proceseve të rëndësishme për vendin.

Kuçi ka thënë se në garën për kryetar të PDK-së mund të konkurrojë çdo anëtar i saj.

Në këtë intervistë Kuçi ka folur edhe për riformatimin e kabinetit qeveritar dhe largimin e tij nga Ministria e Drejtësisë. Ai ka thënë se nëse ndodh riformatimi i kabinetit qeveritar, duhet të ndodhë në të dyja këndet politike, edhe në PDK , edhe në LDK. Kuçi ka bërë me dije se më nuk do ta drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.

“Mendoj se duhet të tërhiqem nga posti i ministrit të Drejtësisë. Por, kjo nuk nënkupton se do të tërhiqem nga politika”, ka thënë Kuçi. /Epoka e re/

Kadaj-Bujupi: Parimet më larguan nga AAK-ja

0

Devijimi i bindjeve, i konceptit dhe i parimeve brenda AAK-së ka bërë që ish-shefja e grupit parlamentar të kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi të largohet për t’iu bashkuar partisë më të madhe opozitare në vend “Vetëvendosjes”. Ajo thotë se e bëri këtë lëvizje për të ruajtur bindjet e saj, për të cilat opozita ishte përcaktuar vitin e kaluar.

Në një intervistë për gazetën “Zëri”, Kadaj-Bujupi tha se largimi i saj s’ka të bëjë me mosmarrëveshje individuale as me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, apo me dikë tjetër brenda kësaj partie, por me dallime konceptuale.

Thotë se po ndihet mirë me LVV-në si alternativë socialdemokrate. Ndërkohe që mohon të jenë marrë vesh për ndonjë post specifik brenda partisë. /Zëri/

Opozita e zbutur nuk heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme

0

Kursi i ri politik i kundërshtarëve të regjimit. Partitë opozitare pranojnë biseda me Qeverinë për votimet e reja

Sado e përçarë që është opozita parlamentare kosovare, nuk po arrin të bashkohet në një bllok unik dhe platformë të përbashkët për ndryshime. Zotimi opozitar është se lufta për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja do të jetë e pandashme deri në arritjen e qëllimit, derisa ulja në tryeza, në të cilat do të mund të debatohet për çështje nacionale, esenciale për proceset e integrimeve evropiane, mund të ndodhin edhe ditët në vijim, por jo që ato të keqpërdoren nga pozita si përpjekje për mashtrimin dhe zbutje eventualë të qëndrimeve të opozitës.

“Qëndrimi ynë i kahershëm ka qenë që kur është në pyetje interesi nacional dhe agjenda evropiane, ne do të provojmë nga ana jonë që ta bëjmë maksimumin e dhënies së kontributit tonë edhe si opozitë parlamentare, në çfarëdo takimi, që do të mund të jetë i përcaktuar edhe në të ardhmen, mirëpo për tema të tjera me Qeverinë nuk mund të ulemi dhe të bisedojmë, sepse nuk kemi interes”, tha për “Kosova Sot” nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini.

Gjini tha se me Qeverinë mund të ulemi dhe të bisedojmë si temë tjetër veç rrugës së integrimit të vendit në BE edhe për gjetjen e modalitetit të shkuarjes sa më shpejtë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, “që është top kërkesë dhe më me prioritet për daljen e vendit nga keqqeverisja dhe kriza, në të cilën e ka futur kjo Qeveri e papërgjegjshme dhe e korruptuar”.

Sipas tij, opozita e bashkuar, pra blloku i tanishëm AAK-Nisma, të vetmin shpëtim dhe hapje të perspektivës evropiane të vendit e sheh çlirimin e vendit nga kapja e kësaj Qeveria aktuale.

“Këtë e kam thënë edhe në takimin e djeshëm që e patëm me përfaqësuesit e pozitës, sepse kjo Qeveri nuk mund t’i motivojë institucionet që të bëjnë më shumë, ngase të gjitha proceset po mbeten të ngrira, për shkak të paaftësisë totale së kësaj Qeverie të kapjes së shtetit”, tha Gjini për “Kosova Sot”.

Po këtë mendim ndan edhe Enver Hoti nga Nisma për Kosovën.

“Ne kemi siguruar edhe në të kaluarën, se do të jemi pjesë e të gjitha bisedimeve që organizohen në nivele të atilla për agjendën nacionale të shtetit të Kosovës, por asnjëherë nuk do të ndryshojmë apo abuzojmë qëndrimet tona kritike dhe kundërshtuese ndaj Qeverisë aktuale. Mirëpo, edhe në këso lloj takimesh e kemi bërë të qartë se nuk do të shkojmë pafundësisht. Nëse këto takime nuk e relaksojnë situatën nuk kontribuojnë për një reflektim dhe hapje të partive në pushtet, që të diskutohet pa vonesë edhe tema e shkuarjes sa më shpejt në zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë më tej Hoti.

“Trendi opozitar ka ndryshuar, edhe fjalori është zbutur, por duket se edhe ndjenjat politike janë në rënie e sipër. Kjo trason një rrugë tjetër të rezistencës opozitare, por edhe metodologjia e njërës pjesë të opozitës duket ndryshe, pra rezistencës opozitare që ka ndryshuar”, tha analisti Blerim Burjani. /Kosova Sot/

Një lagje në Korishë të Prizrenit rrezikohet nga shembjet e dheut

0

Lagjja e Rexhajve në Korishë të Prizrenit është një lagje moderne, e ndërtuar me shtëpi të reja, por ankthi i rrëshqitjes së dheut nga bjeshka tashmë u ka futur banorëve frikën e vdekjes. Bile, ditë më parë, nga kjo frikë Hamdi Rexhaj largoi për një muaj familjen nga shtëpia. Labinot e Hamdi Rexhaj nga fshati Korishë ankohet për rrëshqitjet e shpeshta të dheut, që po rrezikojnë familjet e tyre dhe në përgjithësi këtë lagje. Labinot Rexhaj, duke folur për “Kosova Sot”, shprehet se as gjumin nuk po e bëjnë rehat nga frika e përhershme.

“Unë, si familjar këtu, jam shumë i rrezikuar, sepse rrëshqitja e dheut, sidomos gjatë pranverës së hershme, kur ka të reshura, duhet ikur nga këtu, sepse mund të jetë tragjike për familjen time. Ne ia kemi bërë të njohur këtë rast edhe Komunës së Prizrenit dhe po presim ndihmën që mund të na ofrojnë ata”, thotë Labinoti. Ai shprehet se këtë ankesë e kanë bërë me kohë tek autoritete komunale, me ç’rast kanë ardhur shumë zyrtarë të Komunës së Prizrenit dhe e kanë parë nga afër gjendjen në terren.

“Tanimë këtu nuk rrezikohemi ne dy-tri shtëpi sa jemi këtu, por nëse rrëshqet dheu nga bjeshka lart, rrezikohet e tërë lagjja”, thotë Labinoti, i cili shprehet se premtimi i zyrtarëve komunalë ka qenë se do të intervenohet menjëherë, por ende nuk është ndërmarrë diçka në këtë drejtim. “Na jemi në pritje të vendimit të tyre. Po presim të shohim se si do ta gjejnë një ë zgjidhje”, thotë Labinoti, shkruan sot gazeta “Kosova Sot”.

Edhe Hamdi Rexhaj shprehet se kanë frikë të jetojnë aty.

“Unë këtë pranverë kam qenë i detyruar t’i largojë fëmijët për një muaj, sepse kam pasur frikë nga rrëshqitja e dheut. Kur ka reshje, këtu dheu po rrëshqet sikurse mbi ski”, thotë Hamdiu, i cili është detyruar të marrë një banesë me qira për një muaj me radhë në mënyrë që t’i mbajë fëmijët në vend më të sigurt. Edhe Haki Rexhaj shprehet se kanë deponuar kërkesë për intervenim nga autoritete komunale, por ende nuk kanë marrë përgjigje.

“Organet komunale i kemi kontaktuar, por ta shohim se kur ata do të flasin lidhur me rastin tonë”, thotë Hakiu. Edhe banorë të tjerë të fshatit Korishë flasin lidhur me këtë problem. Ata thonë se atje gjendja është e rëndë. Por, derisa autoritetet po vonohen, banorët e lagjes Rexhaj u është dashur që vetë të ndërmarrin masa preventive. Labinot Rexhaj thotë se po bën të pamundurën për të siguruar një jetë normale për familjen e tij.

“Unë kam paguar një banor të fshatit që të largojë dheun nga afërsia e shtëpisë që ishte shembur. Ka larguar ndoshta qindra kamionë me dhe, por gjendja nuk është tejkaluar. Prandaj kemi këtë frikë të përhershme se këtu mund ta rrezikojmë familjen tonë”, thotë Labinoti, duke shtuar se familjet e tyre gjithmonë bien me frikën se po ra shi natën, dheu mundet të rrëshqet dhe të bëjë rrafsh me tokë këto shtëpi. Ai ka frikë për më të keqen.

Ymeri: Prej sot nuk ka opozitë të bashkuar

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se prej sot nuk ka bashkëpunim në mes tri partive opozitare. Ymeri tha se AAK e Nisma kanë vendosur që tash e tutje kundërshtimin e tyre ta vazhdojnë pa Vetëvendosjen. Ky vendim u bë i ditur pas takimit të sotëm të kryetarëve të tri partive opozitare.

Ai në një intervistë në emisionin “Argument Plus” në RTV21 ka thënë se vendimet e njëanshme të AAK’së kanë ndikuar në ftohjen e raporteve në mes opozitës.

“Kemi pasur disa momente të vendimeve të njëanshme kryesisht të AAK’së, të cilat e kanë dëmtuar kauzën tonë të përbashkët. Shkuarja e Haradinajt tek Presidentja ka qenë njëri prej momenteve që e ka dëmtuar kauzën e kundërshtimit dhe rezistencës”, ka thënë Ymeri.

Ai ka ripërsëritur se nuk do ti bashkohen protestës së 14 majit të thirrur nga AAK’ja.

“Nëse nuk ndodh një dakordim i ri ne nuk do të marrim pjesë”, u shpreh Ymeri.

Ismet Kryeziu: AAK e Nisma ia zunë vendin e tretë VV-së!

0

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar ndaj përplasjeve të fundit opozitare. Ai ka theksuar se e gjithë kjo fushatë brenda bllokut opozitar dhe anashkalimi i aferave të përditshme nga qeveria, duket të jenë të stimuluara nga arsyeja sepse VV po e humbë primatin për të qenë subjekti i parë opozitar dhe fuqinë e sajë që brenda bllokut opozitar të jetë adresa e vetme e vendimmarrjes, siç ka aspiruar me idenë e Alternativës

Sipas tij, AAK- Nisma janë subjekti i tretë opozitar, derisa VV e katërta.

Shënimi i plotë i Kryeziut:

..pak për debatin opozitar, fuqinë politike dhe pushtetin

Agresiviteti medial dhe denigrues i VV-së për partitë partnere të deri djeshme, tani për koalicionin opozitar AAK dhe NISMA, duket të jetë shumë pak me vlerë për ndryshimin e kursit të keqqeverisjes nga ana e koalicionit të gjerë qeverisës.

E gjithë kjo fushate brenda bllokut opozitar dhe anashkalimi i aferave të përditshme nga qeveria, duket të jenë të stimuluara nga arsyeja sepse VV po e humbë primatin për të qenë subjekti i parë opozitar dhe fuqinë e sajë që brenda bllokut opozitar të jetë adresa e vetme e vendimmarrjes, siç ka aspiruar me idenë e Alternativës.

Përllogaritja e thjeshtë e votave të dy subjekteve, AAK 69.793 ose 9,54%, NISMA 37.680 ose 5,15%, në total bëjnë 107.473 vota ose përqindje 14.69 %, e që e lejnë VV subjektin e katërt me 99.398 vota ose me 13,59%.

AAK-së deri tani i janë kontrabanduar tre deputet, nga subjektet tjera parlamentare, por votat e këtyre deputetëve dhe ndikimi në votat e subjektit politik është vështirë i matshëm tani. Efektet e këtyre deputetëve dhe votave në këtë subjekt politik, por dhe në subjektet ku kanë aderuar këta deputet, mundë të shihen pas procesit zgjedhor.

Kundërthëniet e VV-së me dy subjektet tjera opozitare në favor të efektit për të ndikuar punën e pushtetit dhe për ta mbajtur atë llogaridhënës, do duhej te jenë më të emancipuara politikisht dhe të nisura nga premisa e ndryshimit të pushtetit, e jo nga logjika e të vetmit subjekt si adresë absolute e ndryshimit.

Veseli shpall kandidaturën, thotë se PDK i është përjetë mirënjohëse Thaçit për fitoret e saj

0

Kryetari në detyrë i PDK-së, Kadri Veseli, i cili sot shpalli zyrtarisht kandidaturën për të marrë drejtimin e partisë më të madhe në vend, ka thënë se ka ndërmarrë një vendim shumë të rëndësishëm për të dhe familjen e tij.

“Pas një konsultimi me bashkëshorten time, me familjen time, me kolegët e mi dhe pas pranimit të shumë mesazheve të përkrahjes nga votuesit e PDK-së kam vendosur të kërkoj nga anëtarët e partisë besimin dhe mbështetjen për të marrë përsipër përgjegjësinë e udhëheqjes së partisë”, ka thënë Veseli.

Ai ka shprehur besimin se në këtë detyrë të re mund ta përmbush më së miri vokacionin e tij politik dhe mund t’i shërbej më së miri Republikës së Kosovës.

Pretendenti kryesor për marrjen nën udhëheqje të partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, ka shprehur edhe njëherë mirënjohje të madhe për ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, për mikun dhe bashkëluftëtarin e tij, Hashim Thaçin.

“Të gjithë ne do të ngelemi përjetë mirënjohës dhe borxhlinj për kontributin e tij vendimtar në themelimin, forcimin dhe fitoret e partisë sonë”, ka thënë Veseli për Thaçin.

Ai ka thënë se për vite me radhë ka kryer me dedikim dhe entuziazëm detyrën e zëvendëskryetarit të partisë dhe se tash ka mjaftueshëm përvojë, kapacitete dhe energji për të qenë kryetar i PDK-së.

Kadri Veseli, ka thënë se PDK-ja është një organizatë shumë e çmuar e jetës politike të Kosovës, e cila ka luajtur rol protagonist në shpalljen e pavarësisë dhe në konsolidimin e shtetit tonë të ri.

Ai ka shtuar se PDK-ja ka dëshmuar frymë të lartë institucionale, qoftë në opozitë e qoftë në pushtet, duke i ka dhënë vendit kuadro e menaxherë të shquar.

“Është treguar e hapur për prurje të reja intelektuale dhe të të rinjve si asnjë parti tjetër, si dhe ka ditur që të hartojë programet më efikase dhe të suksesshme për vendin”, është shprehur Veseli.

Gjithashtu, Veseli ka thënë se mbështetjen e anëtarëve dhe votuesve të PDK-së për të marrë përsipër detyrën e drejtimit të kësaj organizate politike, nuk e sheh vetëm si privilegj, por edhe si obligim për të punuar më shumë për konsolidimin e partisë.

“Gjatë ditëve në vijim, do të vizitoj të gjitha rajonet e Kosovës, do të bashkëbisedoj me anëtarët dhe votuesit besnik të partisë sonë dhe do të angazhohem për mobilizimin dhe forcimin e strukturave të partisë”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se oferta e tij i ka rrënjët në sukseset e njëpasnjëshme historike të PDK-së dhe se do të ndjek rrugën e trasuar prej ish-kryetarit të partisë, por që ofron edhe një vizion të tij për një parti bashkëkohore evropiane të qendrës së djathtë, përcjell Telegrafi.

Duke folur për vizionin e tij politik, Kadri Veseli, ka thënë se PDK-ja do të ecë me hapin e kohës, duke përgatitur programe dhe platforma politike që i përshtaten më së miri dinamizmit të shoqërisë vitale kosovare.

“Vizioni im mishëron më së miri traditën e partisë sonë, është më i duhuri sot për ta konsoliduar pozicionin e partisë sonë si gur themeli i demokracisë kosovare dhe për ta pozicionuar formacionin tonë politik si më të denjin për ta qeverisur vendin tonë për shumë vite me radhë”, ka thënë Veseli.

Ai i ka siguruar anëtarësinë dhe votuesit e PDK-së, se në angazhimin e tij në të ardhmen, bazë e punës së tij do të jetë vota e qytetarit dhe programi i punës së tij do të bazohet në drejtimin programor të partisë dhe në vullnetin politik të shprehur prej anëtarësisë së PDK-së. /Telegrafi/