6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 6611

Deputeti i PDK-së Nezir Çoçaj, i paknaqur me përfaqësimin e Prizrenit në Qeverinë e Kosovës

0

Deputeti i PDK-së nga Prizreni Nezir Çoçaj nuk është i kënaqur me përfaqësimin e Prizrenit në Qeverinë e Kosovës. Ai thotë se si deputet, e ka ngritur këtë shqetësim.

“Kam shprehur pakënaqësinë time për përfshirje jo të drejtë dhe jo adekuate të kuadrove profesionale nga Prizreni në pozitat e Ministrave, zv. Ministrave, si dhe në pozitat e tjera relevante, agjencione shtetërore, kompani publike dhe në institucione tjera publike e profesionale në proporcion me fuqinë elektorale e votën që ky qytet / komunë”, shkruan Çoçaj në Facebook,transmeton PrizrenPress.

“Si deputet i Kuvendit të Kosovës nga ky qytet, që nga fillimi i mandatit tim jam angazhuar dhe munduar që të avokoj në të gjitha nivelet partiake dhe institucionale për përmisimin e përfaqësimit dhe pozitës së mjerë të kuadrove nga ky regjion në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”.

Çoçaj premton se do të angazhohet deri në fund, që Prizreni si komuna e qyteti i dytë më i madh i Republikës të ketë pozitën e merituar dhe përfaqësimin meritor në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu qytetarë të respektuar të Prizrenit, jam duke komunikuar me autoritetet lokale që ato të kenë një qasje më pragmatike, dhe të kenë një dialog të afërt më qytetarin”.

“ Mirëqenia e qytetarit, përfaqësimi meritor, zhvillimi ekonomik i vendit, janë mision për mua, mision për të cilin do të vazhdoj të angazhohem deri në ditën kur unë do të jem aktiv në politikë”, shkruan ai./PrizrenPress.com/

Kamarieret në lot: Nuk e tradhtojmë kurrë Kim Jong-un

0

Para disa ditësh u raportua se disa koreano-veriorë kanë dezertuar.

Në fakt bëhej fjalë për koreano-veriorë që punojnë në restorantet që zotëron vendi komunist në vendet e tjera.

Por disa kamariere koreano-veriore të një restoranti të goditur nga dezertimi, thanë se kolegët e tyre ishin mashtruar.

Në total 12 femra, që punonin në restorantin në pronësi të shtetit koreano-verior në Ningbo të Kinës, u larguan për në Korenë e Jugut së bashku me menaxherin e tyre, pasi kishin parë se si ishte jeta atje në TV dhe filma.

Por shtatë kamariere refuzuan të dezertojnë.

Që prej atëherë, shtatë kamarieret janë kthyer në Korenë e Veriut.

Duke folur për CNN, ato deklaruan me lot në sy se nuk do e braktisnin kurrë vendin e tyre.

“Nuk do i braktisim kurrë prindërit, vendin dhe liderin Kim Jong-un. Askush nga ne nuk do e bënte”, tha Han Yun Hui për CNN.

“Mendoj se koleget tona u mashtruan dhe u zvarritën për në Korenë e Jugut, ku do përballen me vështirësi ekstreme atje. Zemra jonë është thyer”.

Një kamariere tha se i kishte paralajmëruar kolegët përpara se të dezertonin.

Të tilla restorante dhe të tjera investime jashtë vendit i sigurojnë valutë të huaj vendit komunist.

Mendohet se Koreja e Veriut fiton deri në 300 milionë dollarë nga rreth 50 mijë punonjës që ka jashtë vendit, kryesisht në Rusi dhe Kinë.

Ndërkohë lideri Kim Jong-un u shfaq në publik në një garë gatimi.

Ndërkohë që vendi i tij po vuan nga zija e bukës, më shumë se 1 mijë kuzhinierë u përfshinë në garën e gatimit.

Shokon babai: Do shes djalin e madh të shpëtojë të voglin

0

“Do shes djalin e madh, që të shpëtoj të voglin”, është kjo deklarata e tmerrshme që Bashkim Muça, banues në fshatin Kodër Bujaras të Elbasanit ka bërë përballë mediave.

Djali i tij, Kleo Muça, 13 vjeç para disa ditësh është rrëzuar duke ecur në një rrugë të pashtruar. Si pasojë e kësaj, babai i të miturit, thotë se ka dëmtuar rëndë të dyja këmbët dhe nuk mund të ecë nëse nuk bëhet operacion.

Babai i mjeruar ka bërë apel që dikush të ofrohet për ndihmë, në mënyrë që 13-vjeçari Kleo Muça, të bëhet operacion në këmbë. Këmba e djathtë ka pësuar fraktura të rënda, duke u thyer e gjitha, ndërsa këmba e majtë ka marrë vetëm krisje. Atë ditë, Kleo ka qenë duke shkuar në shkollë se bashku me shokët e tij. Këta të fundit lajmërojnë familjen, të cilët nxitojnë për ta dërguar djalin drejt Spitalit Kirurgjik të Elbasanit, për t’i dhënë ndihmën e parë.

Pas grafisë, mjekët konstatojnë se gjendja e këmbëve të djalit është serioze, frakturat janë të rënda dhe vetëm ndërhyrja kirurgjikale mund të ndihmojë rikuperimin e vogëlushit. Prindërit thonë se operacioni sipas mjekëve kushton 5 mijë euro, shumë e cila është e papërballueshme për familjen Muça nga Kodër Bujarasi, që të vetmet të ardhura për jetesë ka ndihmën sociale prej 7 mijë lekësh të reja dhe të ardhurat që siguron nga shitja e barishteve të ndryshme.

Në një intervistë për mediat, kryefamiljari i bën apel ministrisë së Shëndetësisë që ta ndihmojë për operacionin e të birit, në të kundër djali rrezikon të presë këmbën e djathtë.

“Do shes djalin e madh, të shpëtoj të voglin. Vetëm kjo më ka mbetur! I lutem Ministrisë së Shëndetësisë dhe atyre që kanë mundësi të më ndihmojnë të shpëtojë Kleon! Unë nuk kam para, ata më thonë të dyja këmbët kushtojnë 5 mijë euro. Unë nuk kam ça të shes”, shprehet me lot në sy Bashkimi, i cili e ka të vështirë të përmbahet.

Kleo jeton me shpresën se dikush do të trokasë në shtëpinë e tij për ta ndihmuar. E vetmja dëshirë e tij është që të ecë sërish e të dalë jashtë për të luajtur me shokët.

“I bëj thirrje qeverisë të më ndihmojë, dua të shkoj në shkollë me shokët”, shprehet vogëlushi me lot në sy.

Grabitet e dhunohet natën një invalide

0

Banesa e një gruaje invalide u sulmua nga dy persona të maskuar.

Grabitësit hynë nga dritarja e tualetit, duke shfrytëzuar një tub aspirimi të vendosur në pjesen ballore të pallatit, në qendër të Korçës.

Pasi e goditën me mjete të forta në kokë dhe brinjë invaliden, e cila mbeti pa ndjenja, grabitësit nisën bastisjen e shtëpisë. Ata u larguan prej andej pasi morën një sasi të konsiderueshme bizhuterish floriri.

Me gjithë pershkrimin e karakteristikave fizike të dy grabitësve, policia e Korçës ende nuk ka rënë në gjurme të tyre.

Gruaja, e cila jeton bashkë me nënën e paralizuar, ka një dyqan për ndreqjen e orëve në zonen e pazarit.

Sipas policisë, autorët kane studiuar çdo lëvizjë të 58-vjeçares./ABCNews/

Ja kur e kanë humbur virgjërinë disa nga VIP-at shqiptarë

0

Disa nga personazhet e njohur shqiptar janë shprehur rreth jetës së tyre private, e sidomos për momentin kur kanë humbur virgjërinë.

Këngëtarja Fjolla Morina në një rrëfim rreth jetës së saj ka treguar se ishte 17 vjeç kur u martua dhe marrëdhënien e saj të parë seksuale e ka patur me bashkëshortin.

Këngëtarja Enca Haxhia është thumbuar shpeshherë për temën e virgjërisë, por është munduar ta shmange apo kalojë me shaka. Megjithatë, para disa kohësh ajo ka deklaruar se virgjërinë e ka humbur në moshën 20-vjeçare.

Gjatë një interviste në vitin 2013, këngëtarja Gjyste Vulaj ka folur për marrëdhënien me bashkëshortin, Sokolin, me të cilin ka humbur dhe virgjërinë, pas martesës në moshën 16 vjeç.

Reperi Stresi në klasë të gjashtë, pa masa mbrojtëse. Kështu ka deklaruar këngëtari në një intervistë të para disa kohëve.

Silvana Baltadori, personazh i njohur i paneleve në emisione të shumta, ka deklaruar gjatë emisionit “Top Show Magazine” se për herë të parë ka kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshortin në moshën 21 vjeçare.

Ndërsa këngëtarja Xhensila Myrtezaj nuk e ka thënë konkretisht moshën, por ka thënë se për herë të parë ka kryer marrëdhënie me aktorin e humorit Bes Kallakun, aktorin me të cilin ajo është në një marrëdhënie prej kohësh. /Mapo/

Rita në shtrat me një mashkull (Foto)

0

Rita Ora ka publikuat në rrjetet sociale një fotografi nga shtrati. Këngëtarja shqiptare ka në krah një mashkull.

Ata kanë përdorur efektin e Snapchatit për të ndërruar fytyrat, çka e ka bërë më pak të dallueshëm pamjen e djalit.

Por, a është ky i dashuri i ri i këngëtares?!

Rita Ora me nje mashkull

Babë e bir në gjykatë për vrasjen e trefishtë në Prizren

0

Babë e bir janë paraqitur në gjykatën e Prizrenit për t’u përballur me akuzat për vrasjen e trefishtë në Prizren.

Eshref Shemallari dhe Ejup Shemallari akuzohen se më 8 mars 2015, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme, privuan nga jeta Ferdi Shishkon, Haki Thaqin dhe Bergin Ersoyn, të tre nga Prizreni.

Incidenti kriminal, i cili ishte temë e diskutimeve të shumta për shkak të të kaluarës recidiviste të të vrarëve, tashmë ka nisur të gjykohet në Gjykatën e Prizrenit.

Në seancën e sotme avokatët Mahmut Halimi e Betim Shala kanë kërkuar që të hedhet poshtë aktakuza ndaj të pandehurve kërkesë kjo që është kundërshtuar nga prokurori Genc Nixha. Ky i fundit në nisje të seancës u ka paraqitur avokatëve dokumentacionin dhe provat e mbledhura nga prokuroria përfshirë ekzaminimin e në veture “Golf 2”.

Mënyra se si është kryer ky ekzaminim u kritikua nga avokati Mahmut Halimi, i cili dha vërejtje në raport me arsyetimin se nuk është bërë ekzaminimi i mekanizmit të dyerve.

Por, prokurori Nixha tha se ekzaminimi i mekanizmit të veturës nuk ka mundur të bëhet pasi që automjeti i ishte kthyer pronarit të veturës.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Ejup Shemallari, avokati Betim Shala, propozoi si provë emisionin “Drejtësia në Kosovë të datës 16 mars 2015, ku ishte trajtuar ngjarja.

Vendimi për vazhdimin e procesit gjyqësor në këtë rast pritet të merret nga gjykatësi i çështjes, i cili sqaroi palët se vendimi do u kumtohet me shkrim. /Kallxo.com/

Margot Robbie pushon në plazh

0

Ajo është një nga femrat më të dëshiruara në botë.

Me një karrierë në rritje si aktore, Margot Robbie është një yll i shumë kërkuar në botën e shoubizit.

Këtë herë, aktorja 25-vjeçare u fotografua në St. Barts, ku po pushon me të dashurin, Tom Ackerley.

Lamtumira e një gjeniu

0

Qysh n? vitet 80?t? e 90?t? duken shenjat q? Prince ?sht? n? t? nj?jtin nivel me t? m?dhenjt? e muzik?s pop, si n? nivelin artisitik, ashtu edhe n? at? komercial.

Vet?m Madonna, Michael Jackson dhe U2 ia kalojn? me shitjen e disqeve dhe sukseset n? koncerte amerikanit nga qyteti industrial Minneapolis. P?rkoh?sisht Prince konsiderohet si rivali i Michael Jacksonit q? nd?rroi jet? m? 2009.

P?rzierja e muzik?s s? tij me tone funk, pop, blues dhe rock, interpretimi shp?rthyes n? kitar?, z?ri i ngroht? dhe me fleksibilitet t? lart? soul, me tekstet me gjuh? arrogante dhe t? leht? elektrizonin masat – e natyrisht t? paharrueshme mbeten hitet e tij si “Purple Rain”, “Kiss” apo “Sign O’ The Times”.

Spektaklet me shum? efekte t? Prince Roger Nelson, trupvog?l me vet?m 1,57 m. shtat – djal? i n? muzikanti zezak jazzi dhe i nj? k?ng?tareje t? bardh? – jan? si panaire me ngjyra t? forta t? nj? gjeniu ekscentrik t? muzik?s.

Prince, i lindur m? 7 qershor 1958, qysh me debutimin me albumin “For You” (1978), u konsiderua si nj? f?mij? gjeni. N? mosh?n 19 vje?are ai ishte nj? multi-instrumentist dhe artisiti m? i ri, t? cilit Warner i konceptoi nj? album me regjin? e tij. P?rmbajtja e teksteve t? disqeve t? para ishte si p?rshkrim i ?ndrrave t? nj? adoleshenti, por muzika e frym?zuar prej t? m?dhenjve si James Brown, Jimi Hendrix, Curtis Mayfield apo Sly Stone, po ashtu si edhe nga Beatles – ting?llonte jasht?zakonisht e pjekur.

Me albumin e dyfisht? ambicioz “1999? dhe me “Little Red Corvette” n? vitin 1982 ai arriti suksesin. Me kolon?n zanore t? filmit “Purple Rain”, Prince dy vjet m? von? e plot?soi karrier?n e tij n? kategorin? e superstarit. Me “Nothing Compares 2 U” (k?nduar edhe nga Sinead O’Connor) ai kompozoi nj? nd?r baladat m? t? bukura n? historin? e muzik?s pop.

Kitarist gjenial, k?ng?tar i p?rkryer, autor fantastik, aranzhues plot fantazi: Prince karakterizoi muzik?n pop t? Shekullit 20.

Me vdekjen e tij t? parakohshme, skena humbet nj? nga figurat m? me influenc? t? saj.

Dua e trishtuar për vdekjen e Prince

0

Vdekja e këngëtarit të famshëm amerikan, Prince Rogers Nelson i njohur si Prince, e ka trishtuar edhe këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Ajo përmes një postimi në Instagram ka nderuar legjendën amerikane, duke thënë se bota ka mbetur edhe pa një legjendë që ishte inspirim i vërtetë.

“Sapo aderova në Londër dhe mora një lajm kaq trishtues! Bota ka humbur një legjendë dhe inspirimin. Pusho në paqe Prince, muzika juaj do të jetojë përgjithmonë”, ka shkruar Dua Lipa.

Prince ka vdekur dje në moshën 57 vjeçare. Policia e Minneapolisit kishte konfirmuar se ai është gjetur i vdekur në studion e tij të incizimit.