6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 6612

Vriten tre ushtarë në Turqi

0

Në provincën Tunceli në jugperëndim të Turqisë, e banuar kryesisht nga kurdët, ka shpërthyer një bombë pranë rrugës, ku tre ushtarë turq janë vrarë.

AFP raporton se ka edhe të plagosur.

Tre ushtarët janë vrarë kur shpërthimi ka goditur një makinë ushtarake.

Në Malishevë vazhdojnë aktivitetet për parandalimin e etheve hemorragjike

0

Në Komunën e Malishevës janë duke vazhduar aktivitetet e shumta, në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, aktualisht janë duke u bërë dezinsketimi selektiv i zonave endemike, në atë zona ku më shumë raste thumbimeve, po vazhdohet me ciklin e dytë të repelimit të kafshëve, si dhe janë duke u mbajtur ligjërata vetëdijesimi në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës.

“Parandalimi është masa më e sigurt dhe më e lehtë, prandaj, së bashku me institucionet në të gjitha nivelet, jemi të angazhuar në këtë drejtim”, ka deklaruar Hajdin Berisha, drejtor për shëndetësi dhe anëtar i shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Për të parandaluar EHKK-në, në shkollat e Komunës së Malishevës, po mbahen ligjërata, në mënyrë që të vetëdijesohen, sidomos fëmijët, të cilët edhe janë më të ekspozuar në natyrë dhe kontakti më rriqra, si bartës të EHKK, është më i mundshëm. Në këto aktivitete të ligjëratave në shkolla, janë të angazhuar zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP), Instituti Rajonal i Shëndetit Publik (IRSHP) në Prizren dhe profesionistët nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Në këtë fushatë, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, e ka refuzuar pjesëmarrjen e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik (IRSHP) në Gjakovë, pasi Komuna e Malishevës, nuk e pranon regjionalizimin me Gjakovën, gjë të cilën e kanë shprehur haptas edhe popullata edhe zyrtarët komunal të Malishevës.

“Unë i falënderoj zyrtarët e IRSHP në Gjakovë, për gatishmërinë e tyre në dhënien e kontributit në këtë drejtim, mirëpo ne i përgjigjemi IRSHP në Prizren dhe nuk e pranojmë që edhe në këtë sektor të regjionalizohemi, pasi lidhjet tona janë me Prizrenin”, ka thënë Berisha. /PrizrenPress.com/

EC Ma Ndryshe: 35 rastet e Task Forcës, blerje kohe dhe ikje nga përgjegjësia

0

Organizata Jo-qeveritare EC Ma Ndryshe, nëpërmjet një komunikate, ka reaguar ndaj gjendjes aktuale në Qendrën Historike të Prizrenit

Në komunikate thuhet se, Inspektorati i Komunës së Prizrenit në fillim të kësaj jave ka paralajmëruar dërgimin e njoftimeve te pronarët e objekteve të banimit dhe ato afariste për evitimin e tejkalimeve apo shkeljeve në raport me lejet ndërtimore, të cilat ishin evidentuar pas shqyrtimit të 35 rasteve nga Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit.

Në procesverbalin e mbledhjes së Task Forcës të datës 10 shkurt 2016, në rend të ditës ka qenë “shqyrtimi i 35 rasteve të ndërtimit në QHP, me raportin e detajuar të Sekretariatit të Task Forcës dhe sugjerimet që duhet t’i merr Task Forca”, me ç’rast është bërë edhe prezantimi i rasteve.

Bazuar në të dhënat e prezantuara në këtë procesverbal, nga 35 rastet e shqyrtuara, përafërsisht del se:

· Në 8 raste punimet janë në përputhje me projektin
· Në 1 rast nuk ka filluar ndërtimi
· Në 9 raste janë vendosur dritare të plastikës në vend të drurit
· Në 5 raste ka parregullsi me rrethoja, gardh, vitrina apo fasadë
· Në 11 raste ka tejkalime nga leja e ndërtimit, të natyrave të ndryshme
· Në 1 raste ka tejkalim në gabarit

Ky bilanc i rasteve nxjerrë në pah faktin se Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit, përkatësisht institucionet që e përbëjnë këtë trup kanë vendosur që të vazhdojnë avazin e instaluar prej vitesh nga organet kompetente për ikje nga përgjegjësitë për vendosjen e rregullit urbanistik në qendër të Prizrenit.

EC Ma Ndryshe konsideron se vendosja e rregullit urbanistik në Qendrën Historike të Prizrenit kërkon veprime më energjike të institucioneve që kanë përgjegjësi ligjore e kushtetuese e që janë pjesë e Task Forcës, për t’u përballë me rastet ekstreme, dhe jo për të blerë kohë duke numëruar punimet që janë bërë në përputhje me projektet apo devijimet me PVC dritare.

Derisa Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit është marrë me rastet e sipërpërmendura, në terren, ka pas raste të rënda, pra të rrënimit apo djegies së objekteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore, me ç’rast janë humbur vlera të çmuara të qytetit historik.

Pos kësaj, EC Ma Ndryshe vlerëson se shkeljet në qendër të Prizrenit nuk kanë afat kohor, pasi që edhe para miratimit të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit ka pas legjislacion të mjaftueshëm për vendosjen e rendit urbanistik, prandaj dhe Task Forca duhet që të ndryshoj qasjen dhe të merret me të gjitha shkeljet, në mënyrë që të sigurojë zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë, të barabartë dhe pa dallime.

Ajo çfarë kemi parë deri tani, sa i përket veprimeve të institucioneve lokale në rrugën “Wesley Clark” në Prizren dhe të atyre qendrore në Prevallë është se rrënimet e ndërtimeve pa leje janë kryer në rastet e lehta dhe procesi është ndalur aty, ani pse deklarativisht është thënë se ligji do të zbatohet në të gjitha pjesët e komunës, pa dallim. Ka shumë gjasa që zbatimi i tillë selektiv i ligjit të ndodh edhe në Qendrën Historike, ku “35 rastet” do të shërbenin vetëm si arsyetim për gjoja veprimin në vendosjen e rendit urbanistik.

Krejt bashkë janë rreth 20 ligje e mekanizma institucional për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit, ndërkohë që realisht procedura për trajtimin e dëmtimit të trashëgimisë kulturore është mjaft e thjeshtë dhe nuk kërkon as ligje e as mekanizma shtesë. Paradoksalisht Qendra Historike është zona më e mbrojtur në aspektin ligjor dhe institucional në Kosovë, e në të njëjtën kohë edhe më e degraduara në praktikë.

PriFest nis sonte edicionin e tetë

0

Festivali Ndërkombëtar i Filmit PriFest, kthehet në shtëpinë e tij, në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes për të nisur kështu edicionin e tetë me radhë.

Festivali do të hapet në pllaton e sheshit “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 20:00, ku do të shfaqet filmi “Mediterrana” i regjisorit Jonas Carpignano.

Në bazë të programit të plotë të publikuar në faqen zyrtare të festivalit vërehet se ky edicion karakterizohet me numër të madh filmash premierë, mysafirë, punëtori e ngjarje të ndryshme.

Filmat e këtij edicioni do të shfaqen në kinema të hapur në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” dhe në sallat e Pallatit të Rinisë, Sallë të Kuqe dhe Atelie.

PriFest-i sjell sivjet në kryeqytet ngjarjen e përvitshme të festivalit, “PriFORUM”, mundësinë për të gjithë filmbërësit e rinj, “Kino Kabaret”, projektet “Prishtina Rendezvous, “Best Pitch Competition”, “Green Film Project”, bashkëpunimin me shkollën amerikane në Kosovë, ASK, e aktivitete të tjera.

Rikujtojmë se ky festival mbajti vitin e kaluar edicionin e shtatë në ekzil, në Tiranë, sipas organizatorëve si pasojë e mos përkrahjes nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë.

Suharekë: Vetura përplaset për market, një i lënduar

0

Një veturë është përplasur për një market në Suharekë.

Sipas policisë në aksidentin që ka ndodhur një person ka pësuar lëndime trupore.

“I dyshuari përderisa ishte duke parkuar veturën e tij Ford Escort nga pakujdesia ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe me të njëjtin është përplasur në një market (dyqan). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull, konsumator i rastit në market”, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe i njëjti është liruar. /PrizrenPress.com/

Policia kap me drogë një person në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 1.61 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, raporton PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Berisha: Vlerësime të njëanshme të shoqërisë civile dhe opozitës

0

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka shprehur skepticizën personal me konstatimin e shoqërisë civile për mostransparencë të institucionit që përfaqëson. Sipas tij, Komuna e Prizrenit është model për të mirë për shumë komuna të tjera dhe jo anasjelltas.

“Nëse flasim për parametra realë, atëherë mund të themi se Komuna e Prizrenit vlerësohet më lart nga ajo që del në raport”, ka thënë Berisha. Ai shprehet se kanë bashkëpunim të mirë dhe të vazhdueshëm me mediet lokale dhe të tjera.

“Po kështu të gjitha mbledhjet e kryetarit i japim në formë publike. Ne kemi qasje të njëjtë ndaj të gjitha medieve pa dallim, sepse jemi gjithmonë të hapur”, ka thënë Berisha për “Kosova Sot”.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit është mjaft transparente, kurse vlerësimet e shoqërisë civile dhe opozitës në këtë qytet i quan si të njëanshme.

Kurti lavdëron AAK-në dhe Nismën

0

Ish kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke folur për opozitën ka thënë se tri partitë opozitare i kishte bashkuar qëndrimi i përbashkët për kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë.

“Ne kishim një qëndrim të përbashkët karshi marrëveshjeve me Serbinë. Vetëvendosje ishte motor i opozitës, sepse dihet se çfarë subjekti jemi ne, por të vetëm s’do të arrinim suksesin që e patëm”, tha Kurti në “Zona e Debatit” në Klan Kosova.

Madje, sipas tij Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrinte e vetme të mbledhte masën e popullit në sheshin e Prishtinës në protestat që janë organizuar.

“AAK dhe NISMA-n i kishim partnerë të fuqishëm të bllokadës opozitare, për shkak se vetëm me Vetëvendosjen s’do të ishte e mundur hedhja e gazit lotsjellës, e po ashtu në protestën e nëntë Janarit, s’do të ishte e tërë ajo masë në sheshin e Prishtinës po të ishte Vetëvendosja e vetme”.

Faktin se opozita nuk është më e bashkuar, Kurti e cilëson si “mallkim”.

“Por, mesa duket, pas sukseseve patëm një mallkim. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, se marrëveshja për Asociacionin s’është në përputhje me frymën kushtetuese, ne e menduam opsionin e një liste të përbashkët, por s’ia arritëm”.

Kurti: Kosovarët janë për bashkim me Shqipërinë

Albin Kurti, ka folur për bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Bashkimi kombëtar, asnjëherë s’është menduar që kufijtë tanë të shtrihen deri në vende të thella të Greqisë, mirëpo që në vendet ku ka shumicë shqiptare, këto vende të bashkohen”.

“Nëse bëjmë një abetare të përbashkët, nëse i heqim kufijtë e bëjmë bashkimin e Akademisë së Shkencave, do të ishte hap drejt bashkimit”.

“Pas 25 viteve nuk mund të themi që është i mundur bashkimi i shqiptarëve përnjëherë, ashtu siç do të kishte qenë e mundur kur është shpërbërë Jugosllavia”.

Deputeti Kurdi ka thënë se edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka avancuar në drejtimin e bashkimit kombëtar.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka avancuar shumë në vitet e fundit sa i përket çështjes kombëtare. Ai është në trajektore pozitive sa i përket çështjes kombëtare”.

Ndërsa tha se shumica e kosovarëve e donë bashkimin kombëtar.

“Shumica dërrmuese e kosovarëve janë për bashkim me Shqipërinë. Në momentin që bëhet mundësia ligjore për referendum, përqindja e kosovarëve që duan bashkimin, do të rritet”.

“Shqipëria ka qenë furnizim për kosovarët”.

Haxhi Avdyli: Ramadan Muja nuk duhet të mungojë në debate

0

Kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë se kryetari Ramadan Muja nuk duhet të mungojë në debate televizive e as debate me qytetarë.

“Mungesa e tij në këto debate jep sinjalin e mostransparencës komunale. Nuk vlen vetëm zëdhënësi të flasë për punën e Komunës”, shprehet Haxhi Avdyli për “Kosova Sot”.

Duke e parë këtë situatë, “EC Ma Ndryshe” ka hartuar Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale, duke dizajnuar 13 grupe të indikatorëve faktorë, të cilët ofrojnë një pasqyrë vlerësimi të hollësishëm të transparencës së shtatë komunave më të mëdha. Raporti si më pak transparente e nxjerr Komunën e Prizrenit.

Ky raport e kishte vlerësuar atë me 17 nota negative dhe me 5,5 neutrale. Nga ana tjetër, Komuna e Gjakovës, e cila cilësohet si më transparentja nga ky monitorim, kishte 4 negative, 11,5 neutrale dhe 29,3 pozitive.

Sipas raportit, në Prizren kishte mostransparencë përballë publikut në rastin e mosdeklarimit të konflikteve të interesit. Dy pika negative Komuna e Prizrenit i ka marrë për faktin e vendimmarrjes për kompetencat dhe politikëbërjen e trupave të ndryshme komunale, pastaj dy pika të tjera negative se nuk ka pasur informata të detajuara, të përditësura dhe të mjaftueshme për të vlerësuar problematikat të debatuara.

Notë negative ka edhe për faktin, siç thuhet, për mospërkushtimin proaktiv në luftimin e sjelljeve të pahijshme. Nga ana tjetër, tri nota neutrale ka marrë në politikat për hartimin e buxhetit.

Vdes ikona Prince

0

Ikona e muzikës pop, Prince Rogers Nelson, një nga artistët më të suksesshëm muzikor të të gjitha kohërave, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare.

I njohur me emrin Prince, këngëtari i “Purple Rain” është gjetur i vdekur në studion e tij Paisley Park në Minesota, shtetin ku ai ishte lindur dhe rritur, të enjten në mëngjes.

Ai ishte ishte shtruar në spital, gjashtë ditë më parë, me simptoma të gripit dhe po ashtu kishte anuluar dy koncerete në Atalanta për shkak të sëmundjes.

Ndikimi i Prince në muzikën pop gjatë 40 vjetëve ishte i pamatshëm. Ai ka shitur mbi 100 milionë regjistrime, ka fituar shtatë Çmime Grammy dhe ka lënë hite që pasuruan jo veç muzikën, por edhe kulturën.