14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

PriFest nis sonte edicionin e tetë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit PriFest, kthehet në shtëpinë e tij, në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes për të nisur kështu edicionin e tetë me radhë.

Festivali do të hapet në pllaton e sheshit “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 20:00, ku do të shfaqet filmi “Mediterrana” i regjisorit Jonas Carpignano.

Në bazë të programit të plotë të publikuar në faqen zyrtare të festivalit vërehet se ky edicion karakterizohet me numër të madh filmash premierë, mysafirë, punëtori e ngjarje të ndryshme.

Filmat e këtij edicioni do të shfaqen në kinema të hapur në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” dhe në sallat e Pallatit të Rinisë, Sallë të Kuqe dhe Atelie.

PriFest-i sjell sivjet në kryeqytet ngjarjen e përvitshme të festivalit, “PriFORUM”, mundësinë për të gjithë filmbërësit e rinj, “Kino Kabaret”, projektet “Prishtina Rendezvous, “Best Pitch Competition”, “Green Film Project”, bashkëpunimin me shkollën amerikane në Kosovë, ASK, e aktivitete të tjera.

Rikujtojmë se ky festival mbajti vitin e kaluar edicionin e shtatë në ekzil, në Tiranë, sipas organizatorëve si pasojë e mos përkrahjes nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë.

Më Shumë

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Lajmet e Fundit