14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6612

Një fe islame “gjermane”?

0

Çfarë predikojnë imamët e huaj në komunitetet e xhamive në Gjermani? Problemet janë në vend tjetër, jo aty ku besohet.

Më pak se dy ditë zgjati diskutimi, pastaj Presidenti i shtetit turk Erdogan ndërhyri. Turqia, deklaroi ai, ruan të njëjtën distancë ndaj të gjitha feve. “Ky është laicizmi”, tha Erdogani. Me këtë ai u pozicionua në debatin, që pati shkaktuar në fundjavë Presidenti i Parlamentit, Ismail Kahraman. Turqia është një shtet islamik, i cili ka nevojë për një “kushtetutë fetare”, konkludoi ai. Këtë tani Erdogani e kundërshtoi.

Ky diskutim përkoi me diskutimin në Gjermani për rolin e imamëve turq në komunitetet e xhamive në Gjermani. Janë rreth 970 imamë të tillë që e kryejnë shërbimin në Gjermani, të ndërmjetësuar nga Ditib – Bashkimi Turk-Islamik i Institutit për Fenë sh.r.

Në një artikull të gazetës së përditshme “Welt am Sonntag” shtrohet pyetja, se në ç’masë përpiqen të ushtrojnë ndikim politik në Gjermani shteti turk dhe AKP në pushtet përmes Ditib-it.

Një praktikë e sprovuar

Ditibi nuk është “gjë tjetër, veç krahut të zgjatur të shtetit turk. Në vend që ta lërë të kthehet në një komunitet të vërtetë fetar, qeveria turke e bën Ditib-in gjithnjë e më shumë një organizatë pararojë të AKP-së në Gjermani” citon Welt am Sonntag politikanin e të Gjelbërve, Cem Özdemir. “Turqia”, kërkon Özdemir, “duhet t’i lërë të lirë më në fund myslimanët.”

Teologia dhe ekspertja e fesë Hamideh Mohagheghi, e cila jep mësim në Universitetin e Paderbornit, thotë se komunitetet e xhamive nuk kanë alternativë tjetër veç marrjes së imamëve nga bota e jashtme. “Deri tani në Gjermani nuk ka qenë e mundur shkollimi i imamëve. Qendrat që shkollojnë tani imamët janë shumë të reja. Prandaj nuk ka akoma njerëz që t’i kenë përfunduar këto shkolla.”

Kuadri juridik

Edhe kuadri juridik e bën thuajse të pamundur që situata aktuale të ndryshohet. Kushtetuta gjermane u garanton feve pavarësi të lartë organizative. Veç kësaj: Mouhanad Khorchide, drejtues i Qendrës për Përvojat Islame në Universitetin e Münsterit thotë se deri tani ai nuk ka pasur përvoja alarmuese me këta imamë. “Unë nuk shoh te imamët e Ditibit të dhëna, që sugjerojnë se deklaratat e tyre nuk janë në përputhje me kushtetutën gjermane.”

Ai ka një shqetësim tjetër: “Shumica e këtyre imamëve nuk flasin as gjermanisht, as e njohin atë realitetin jetësor të të rinjve në Gjermani. Ata nuk e njohin kontekstin në Gjermani, në të cilin rriten shumë prej këtyre të rinjve. Prandaj ata nuk janë partnerë bisedimi për këta të rinj.”

Ai dëgjon shpesh nga myslimanët e rinj se nuk e ndiejnë veten në shtëpinë e tyre në xhami, meqenëse imamët predikojnë nga një kontekst krejt tjetër, thotë Khordide. Hamideh Mohaghegi thotë se çdo fe zhvillohet në një kontekst kulturor dhe të realitetit jetësor. “Kjo bën që myslimanët që jetojnë në Gjermani t’i interpretojnë këtu parimet e fesë së tyre. Kjo është e pashmangshme dhe është mirë që ndodh. Sepse kjo tregon se një fe është dinamike. Ajo edhe duhet të jetë dinamike, përndryshe nuk mbijeton.”

Por ky zhvillim ecën ngadalë, thotë Mohagheghi. Një numër i madh myslimanësh kanë frikë se mund të humbasin në këtë proces traditën dhe besimin. Prandaj ata nuk janë të hapur për teologjinë dinamike, që mban parasysh edhe realitetin jetësor të njerëzve. /DW/

Prince kujtohet nga e dashura

0

Ikona Prince në kohën kur ishte gjallë është përfolur se ka qenë në lidhje me këngëtaren britanike, Delilah. Ajo përmes një postimi në Instagram ka treguar se është ende në shok dhe që është duke e përjetuar shumë rëndë vdekjen e tij.

24 vjeçarja e kishte takuar yllin e këngën Purple Rain në vitin 2012, pasi që ai e kishte zbuluar atë në YouTube.

“Ka shumë gjëra që dua të them por çdo fjalë më lëndon. Unë po mundohem të kujtoj atë që ai më ka mësuar, pra që të jem e guximshme dhe ta mbaj gjallë magjinë”, ka shkruar Delilah.

Aksident në Prizren, ndeshet me shtyllë (Foto)

0

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh tek vendi i ashtuquajtur “Rrethi i ri” në Prizren, raporton Indeksonline.

Sipas lexuesve të Indeksonline, një makinë e tipit Golf 4, është ndeshur me një shtyllë dhe ka dal në shiritin e kundërt.

Sipas tyre, nuk ka të lënduar nga ky aksident.

Prizren-aksident1Prizren-aksident

Anton Quni: Çdo mohim i FARK-ut, është edhe mohim i UÇK-së

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pjesëmarrësi në luftën e Koshares, Anton Quni ka thënë se Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës është krijuar me dispozita Kushtetuese. Ai ka thënë për Indeksonline se Forcat e Armatosura të Kosovës kanë ekzistuar, sepse sipas tij, ka pasur një hierarki ushtarake.

“Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës është krijuar me vendim te Qeverisë së Kosovës, sipas dispozitave kushtetuese të Republikës së Kosovës. MMRK ka ngritur kapacitetet ushtarake dhe ka ngarkuar njësitë operative me mision luftarak:

-mbrojtja e popullatës nga invadimi dhe terrori i forcave ushtarako-policore dhe paramilitare serbe;

-çlirimi i territorit të Kosovës nga po ato forca. Për këto arsye MMRK ka rekrutuar kuadrat ushtarake, ka ngritur infrastrukturën ushtarake, i ka siguruar fondet legale si dhe ka ushtruar komandimin dhe kontrollin mbi njësitë operative”, ka thënë Quni për Indeksonline.

Quni, që ishte ushtar i FARK-ut, ka thënë se personalisht është angazhuar nga ministri i mbrojtjes, dhe e konsideron si epror.

Sipas Qunit, çdo mohim i FARK-ut, është edhe mohim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë personalisht jam ngarkuar me detyre nga ministri i mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi dhe në zinxhirin komandues, ai ishte eprori im superior. Çdo mohim i rolit dhe peshës politike, ushtarake dhe historike të UÇK-së në kuadër të Forcave te Armatosura të Republikës së Kosovës është mohim i të vërtetës dhe nuk i shërben fare trajtimit korrekt të periudhës së viteve 1998 – 1999. Është e rëndësishme për vendin, për proceset që kanë ndodhur dhe po ndodhin që të thuhet e vërteta dhe të njihet kontributi i të gjithëve për të gjitha këto procese”, ka theksuar Quni.

Ditë më parë në media nënkryetari i Kuvendit dhe njëri nga udhëheqësit e UÇK-së, Xhavit Haliti, deklaroi se nuk ka pasur kurrë FARK dhe për këtë ka fakte.

Kënga e Beyonces fyen gratë e bardha?

0

Moderatorja amerikane, Wendy Williams, të hënën e kishte kritikuar Beyonce dhe Jay Z se gjithë dramën për “Becky with the good hair” e kanë bërë për të shituar albumin.

E të premtën, Williams, ka thënë se termi “Becky” është ofendues ndaj grave të bardha.

Këtë gjë e tha duke i komunetuar ato që tha këngëtarja Iggy Azalea e cila ka thënë se ajo nuk është “Becky”.

“Ju të gjithë e dini që në këngën e Beyonce thotë ‘Becky me flokë të bukura’. E unë thash në fillim të kësaj jave që Becky nuk është një term i duhur – mua më duket ofenduese ndaj grave të bardha”, është shprehur Williams.

Çollaku: Këtë vit lëvizim pa viza

0

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se Komisioni Evropian ka konfirmuar se ajo çfarë është kërkuar nga Kosova për liberalizim të vizave është përmbushur.

Ai ka treguar se ky lajm u është konfirmuar në mënyrë zyrtare në vizitën e fundit që ka pasur së bashku me kryeministrin Isa Mustafa në Bruksel.

“Ishte tepër pozitiv konstatimi nga Komisioni Evropian, se Kosova me sukses i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Kjo është hera e parë që Komisioni Evropian pranoi zyrtarisht se Kosova i ka përmbushur kriteret”, ka thënë Çollaku në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai është shprehur u bindur se këtë vit qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.

“Gjithmonë ka thënë se gjatë vitit 2016 qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. Këtë e rikonfirmoj përsëri dhe jam i sigurt se pikërisht kështu do të ndodhë”, ka thënë Çollaku. /Epoka e re/

100 euro gjobë për ata që ndezin goma

0

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, paralajmëron ndëshkime për të gjithë ata që ndezin goma, një dukuri kjo mjaft e shprehur në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maj.

Ligji për mbrojtjen e ajrit ndalon rreptësisht djegien e gomave – me ligj dënohet çdo person që kryen një veprim të tillë, njofton Klan Kosova.

“Dënimi për të gjithë personat që djegin goma në hapësira publike, private dhe në natyrë është i përcaktuar edhe me anë të Udhëzimit Administrativ të për Gjoba Mandatore, konkretisht përmes nenit 16, në të cilin thuhet:

“Me 100 euro gjobë dënohet personi që djegë goma të automjeteve, ose mbeturina tjera prej gome, në hapësirat private, publike, në rrugë, ose natyrë. Djegë mbeturina të ndryshme prej letre në hapësirat publike, në rrugë, ose natyrë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mjedisit.

Kjo pasi që, siç vlerësohet, ndezja e gomave në mjedis të hapur, liron dyoksinën dhe materie tjera të rrezikshme.

MMPH tërheq vërejtjen se dyoksina dhe oksidet e tjera që lirohen nga djegia e gomave dhe materieve tjera shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore.

“Ndezja e zjarreve pa kontroll ka vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e njeriut, pasurinë private dhe shoqërore, si dhe ka degraduar mjedisin tonë edhe ashtu në gjendje jo të mirë”.

Ministria njofton se për këtë çështje kanë angazhuar inspektorët, si dhe Policinë e Kosovës.

Titull special për Ranierin

0

Liderit të Premierligës, Leicester Cityt i duhet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion i sezonit aktual në Angli.

Mirëpo, edhe vetë trajneri i kësaj skuadre që po shkruan historinë, Claudio Ranieri pritet të shpërblehet financiarisht.

Sipas The Times, italiani do të përfitojë një shpërblim prej pesë milionë funteve nëse kjo skuadër shpallet kampion.

Mundësinë për të fituar titullin e Premierligës skuadra e Ranierit e ka të dielën, kur do të përballet me Manchester United si mysafir.

Ngrohtësisht nga Dylan

0

Një tjetër këngë e re nga albumi i Bob Dylan, “Fallen Angels” – i cili pritet të publikohet muajin e ardhshëm, tashmë është këtu.

Ashtu si shumica e këngëve të këtij albumi, përfshirë “Melancholy Mood” që është shpërndarë javë më parë, Bob Dylan ripërpunon Frank Sinatra’n.

Është kënga “All the Way”, të cilën ai e sjell butësisht, ëmbëlsisht dhe ngrohtësisht.

Albumi pritet të dalë më 20 maj, do t’i ketë 12 këngë – shumica e të cilave janë materiale të Frank Sinatra’s, ashtu sikurse ishte edhe albumi paraprak, ai i vitit 2015, “Shadows in the Night”.

Më poshtë, kënga “All the Way”. / Politiko.net

Nuk ishte një balerinë

0

Lili dhe Osip Briku nuk ushqejnë kurrfarë dyshimi në vërtetësinë e letrës, aq më pak në faktin që Majakovskij ka vrarë veten me paramendim.

Lili: “Sa herë e kam dëgjuar të thotë: ‘Do të vras veten! Në moshën 35-vjeçare njeriu është plak! Do të jetoj deri 30 vjeç. Pastaj mjaft’. Sa herë jam përpjekur t’i tregoj se pleqëria nuk duhej ta frikësonte. Se nuk ishte një balerinë … Mendimi i vetëvrasjes ishte për të një sëmundje kronike dhe si çdo sëmundje kronike bëhej më e mprehtë në vështirësinë më të vogël. Sigurisht, biseda dhe mendime vetëvrasëse nuk më frikësonin gjithnjë në të njëjtën mënyrë, përndryshe jeta do të ishte e pamundur. Nëse ndokush vonohej në një lojë me letra: ‘Nuk i hyj në punë njeriu’. Vajza nga e cila priste telefonatën nuk i telefononte: “Nuk më do njeri. Dhe kështu që nuk ka kuptim të jetoj” … Më ’20-n, gjatë një shëtitjeje, Roman Jakobsoni më tha: ‘A e di, nuk arrij dot ta përfytyroj Volodjan plak, me rrudha’. Kurse unë: ‘Oh, nuk do të bëhet kurrë plak, në mënyrën më absolute, do të vrasë veten me siguri’”. Të tjerë përpiqen të tregojnë “pashmangshmërinë e mosmarrëveshjes midis Majakovskijt dhe jetës … duke gërmuar si hiena në poezinë e tij”.