14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6613

Nga ditari i Lili Brikut

0

4 qershor 1930.

Në ëndrrën e dytë ishte ulur pranë Norës dhe përpiqej ta joshte, unë thashë diçka në lidhje me këtë. U hodh përpjetë dhe i drejtoi një revolver vetes në tëmth. E tmerruar, bëra sikur më ra të fikët. U frikësua, erdhi me vrap drejt meje dhe harroi t’ia hiqte vetes. Duke vrarë veten, Volodiku dha provë të një egoizmi të përbindshëm ndaj meje. Për të, sigurisht, ishte mënyra më e thjeshtë. Por unë do të bëja çfarëdolloj gjëje në botë për Osjan, dhe Volodja nuk duhej ta vriste veten – për mua dhe për Osjan.

7 qershor 1930.

Qaj për Volodjan dhe për veten – është e njëjta gjë.

9 qershor 1930.

Vetmi. Sot do të vrisja veten po të mos ishte Osja. Pashë në ëndërr Volodjan gjithë natën. Qaja, përpiqesha ta bindja të mos e vriste veten dhe ai thoshte se gjëja më e rëndësishme në këtë botë janë paratë. E gjitha kjo ndodhte gjatë një asambleje në një kështjellë me mobilie të stilit të larmishëm.

14 qershor 1930.

Shkova te krematoriumi. Nuk dija ç’të bëja atje brenda – kutia për mua nuk është lidhur në asnjë mënyrë me Volodjan. Pastaj shkova në kopshtin zoologjik – duke parë kafshët mendoja për të, më kishte marrë malli. Arusha të këndshme të zeshkëta me pulla të bardha, si kllapa në gjoks.

27 qershor 1930.

Sot në mëngjes fillova të shkruaj për Volodjan. Kam frikë se nuk do të dalë asgjë. Të shkruaj se si jetonim, grindeshim, pajtoheshim? Nuk e kam parë kurrë Volodjan nga jashtë.

28 qershor 1930.

“Lilja, dashuromë”. Të dua.

19 korrik 1930.

Fotografitë më kthejnë shumë pak nga Volodja. Nga ai më kujtohen jo tiparet, as fytyra, por aroma, ngrohtësia, faqet e buta, këmbët e bardha, thembrat e trëndafilta, duart e mëdha, thonjtë e shndritshëm …

6 gusht 1930.

Në dhomën e Volodjas janë shfaqur molat. Shkoj atje çdo ditë, përpiqem t’i eliminoj. Më pëlqen të rri aty duke pirë çajin, duke lexuar, e shtrirë në divan. Njësoj sikur Volodiku të kishte bërë pastrimin dhe pastaj të kishte dalë apo të ishte nisur.

3 shtator 1930

Sot lexova “Etër dhe bij”. Bazarovi i ngjan kaq shumë Volodjas sa ta lexoja ishte e dhembshme.

6 shtator 1930.

Një ditë Volodja pyeti Zina Sveshnikovën: do ta linte të shoqin nëse do të bëhej dashnorja e tij? Vazhdonte të verifikonte nëse të tjerët e donin, nëse ishte i nevojshëm për të tjerët, të kërkonte konfirmime të forcës së vet!

16 tetor 1930.

Bën ftohtë në shtëpinë e re. S’ka dru për të bërë banjën. Makina është në riparim … Pa Volodikun është e vështirë.

19 tetor 1930.

Volodik, vogëlushi im, këlysh. Sot qava në dhomën tënde në kalimin Lubjanksij. Përfytyrova gjithçka, gjithçka si ndodhi. Një dhomëzë tmerrësisht e vogël.

22 tetor 1930.

Osja kujtoi se kur Volodja shkoi – në Komitetin Qendror, besoj – për çështjen e revistës, i thanë se ishte vendosur të mos mbyllej REF-i, gjë së cilës Volodja iu përgjigj: “Askush nuk e hapi REF-in dhe askush nuk mund ta mbyllë, sepse nuk është një organizatë, por një këndvështrim mbi gjërat”. Nuk e provoj ndjenjën e ekzistencës sime. Nuk e harroj Volodjan për asnjë minutë të vetme.

2 dhjetor 1930.

Pashë në ëndërr Volodjan. I tregoja disa qen.

14 dhjetor 1930.

Vazhdoj të përpiqem të përfytyroj Volodjan. Rrugës apo ndërsa vjen në shtëpi, e hap derën me çelësin e tij, var bastunin në varësen e rrobave, heq ngadalë xhaketën, shkon në banjë, duke harruar peshqirin dhe kthehet në dhomën e tij me duart e mëdha që pikojnë. Në mëngjes e shoh të pijë çajin. Të lyejë bukën me gjalpë, të lexojë gazetën. I dashuri im, vogëlushi im. Është gjithnjë më e vështirë. Dhe nuk kuptohet, në mënyrën më absolute, për ç’dreq unë jam gjallë. Nuk mund ta lë Osjan. Mendoj se pikërisht kjo më ka mbajtur.

4 janar 1931.

Pashë në ëndërr Volodjan. Kishte shkuar të jetonte me Norën dhe më drejtohej “Ju”, sepse i dukej më e përshtatshme. Pastaj, në foyer-in e një teatri ose ndoshta pas kulisave, ishte nëna e Norës që ngashërehej duke thënë se e bija kishte vrarë veten dhe Volodja, duke buzëqeshur, më thoshte: Jo, nuk është aspak e vërtetë, Nora thjesht ka prerë dy rripa mëndafshi të gjelbëremë nga këmisha, pastaj i ka lidhur bashkë dhe i ka varur në një copë druri që digjej, por nuk ka arritur në kohë të vrasë veten.

Anjeza Branka: Kam bërë operacione plastike

0

Edhe pse është ndër femrat më seksi në showbizzin shqiptar, asaj i pëlqen të njihet si një këngëtare profesioniste. E në fakt e tillë është Anjeza Branka, që ia ka dalë ndër vite të sjell gjithnjë këngë që shndërrohen në hite. Ajo na premton se këtë verë do të vijë edhe më shpërthyese sesa e kemi parë deri më sot.

Nga ana tjetër biondja seksi tregon edhe dëshirën e saj fëminore, diplomacia. Po me diplomacinë që e karakterizon përgjigjet edhe sa i përket jetës private, duke u shprehur se është e fokusuar tek karriera. E në fund nuk ngurron të pranojë se ka bërë ndërhyrje në fizikun e saj dhe ndjehet mirë me pamjen, thotë ajo për gazetën “Shqiptare”

Anjeza vijon të mbeteni ndër femrat më seksi të showbizzit shqiptar, si ia keni dalë?

Në fakt më shumë sesa seksi jam përpjekur të njihem si një artiste që punon fort për karrierën e saj. E kam nisur këtë profesion shumë herët dhe jam përpjekur gjithmonë të sjell këngë të veçanta si dhe performanca që gjithnjë kanë sjellë risi në klipet tona.

A ka pasur kosto karriera për ju?

Çdo gjë e ka një kosto. Të shndërrohesh në një këngëtare të afirmuar, normalisht që kushton. Mua personalisht më ka marrë kohë fillimisht, shpesh herë edhe kohën që do t’i përkushtohesha djalit apo familjes. Sa i përket kostove ekonomike patjetër që ka pasur. Ne artistët jemi mësuar që të sponsorizojmë gjithçka vetë, ndaj dhe ka pasur kosto, por natyrisht që ka dhe përfitimet e saj. I harroj të gjitha këto teksa shikoj që fansat e mi më ndjekin, më duan dhe duan muzikën time. Kjo padyshim është sadisfaksioni më i madh për një këngëtar.

Jemi në verë, a do të sjellë një hit të ri Anjeza?

Aktualisht jam duke punuar për disa projekte që duan kohën e tyre. Por kur të dalin e di që publiku do t’i mirëpresë dhe do të shndërrohen në hite shumë shpejt.

Përse të gjithë këngëtarët presin verën për të sjellë këngët e reja?

Ndoshta sepse është një stinë që të gjithë janë më të lumtur, kanë më shumë kohë për tu çlodhur, për të dëgjuar muzikë të mirë. Nuk ka asgjë më të bukur sesa një ditë plazhi me një këngë të bukur verore në sfond.

Më herët keni deklaruar se nëse nuk do të ishit bërë këngëtare, do të ishit bërë ambasadore, përse kjo dëshirë?

E vërtetë, ka qenë një dëshirë e imja që kur kam qenë e vogël. Më ka joshur gjithmonë diplomacia dhe vazhdon të më pëlqejë. Unë si natyrë jam shumë këmbëngulëse dhe jam e bindur që nëse do t’i isha futur kësaj rruge, do të isha bërë një ambasadore shumë e suksesshme.

Po kur të mos merreni më, me muzikë, çfarë do të bëjë Anjeza?

Të them të drejtën ende nuk kam menduar për atë ditë. Muzika për mua është e gjithë jeta ime dhe nuk mendoj se do të heq dorë shpejt prej saj. Natyrisht kur të kalojnë shumë vite, do të mbetem një njohëse e mirë e muzikës, këtë herë si dëgjuese.

Ndërkohë djali juaj, Leanzo është rritur, sa kohë kaloni me të, çfarë këshillash i jepni?

Po e vërtetë. Ai tashmë është bërë një shok i mirë i imi. E thashë edhe më lart, për shkak të punës shpesh herë më duhet të udhëtoj apo të shkëputem nga ai. Megjithatë ne të dy kemi një lidhje të fortë dhe kohën e lirë dimë sesi ta kalojmë bukur me njëri-tjetrin. Këshilla i jap disa, por mbi të gjitha i kërkoj që të jetë gjithmonë i vërtetë dhe i dashur me të gjithë.

Ndërkohë gjithnjë e përfolur për pamjen e jashtme, a keni ndërhyrje në trupin tuaj?

E kam thënë edhe më herët. Unë gëzoj këtë trup falë palestrës intensive që bëj prej vitesh tashmë dhe falë geneve të mira që kam trashëguar. Sa i përket operacioneve, po kam bërë dhe ndjehem shumë rehat me veten time. S’ja kam marrë njeriut lekët borxh për ndërhyrjet. Më thuaj një artist që e ka mundësinë dhe nuk ka bërë ndërhyrje? Asnjë nuk ka.

Pse nuk flisni kurrë për jetën private?

Pikë se pari sepse tani jam fokusuar tek karriera ime dhe dua që famën ta marr nga ajo dhe jo për jetën time private. Dhe së dyti çfarëdo që unë them keqinterpretohet nga mediat, ndaj kam preferuar të hesht.

Si është jeta juaj private?

No comment.

Hyn në fuqi armëpushimi në Siri

0

Armëpushimi i pjesshëm, i njohur si “regjimi i qetësisë”, ka hyrë në fuqi në pjesën dërrmuese të territorit të Sirisë, përveçse në qytetin e ndarë të Alepos, i dyti për nga madhësia në vend.

Armëpushimi, i njoftuar nga ushtria siriane, ka nisur nga zbatimi pas mesnate, në dy zona të vendit. në një deklaratë zyrtare thuhet se ai do të zgjasë 24 orë në Damask dhe në rajonin Ghouta Lindore, jashtë kryeqytetit. Ndërsa në provincën veriore Latakia ajo do të qëndrojë në fuqi për 72 orë. Deri më tani nuk ka patur një sqarim përse ndalimi i luftimeve do të jetë vetëm i përkohshëm. Gjatë ditës së premte, raketa të qëlluara nga rebelët në pjesën e kontrolluar nga trupat qeveritare në Alepo shkaktuan 15 të vdekur.

Sipas autoriteteve, nga bombardimi u godit një xhami dhe veç viktimave pati edhe shumë të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ndërsa në zonën lindore të kontrolluar nga rebelët, sulmet ajrore qeveritare lanë të paktën 11 të vdekur dhe shkatërruan një kompleks mjekësor, i dyti që sulmohet brenda javës. Aktivistë të opozitës deklaruan se, bomba u hodhën edhe teksa skuadrat e shpëtimit po u shkonin në ndihmë të lënduarve.

Në operime plastike, hatri i të dashurit!

0

Muajve të fundit mediet kanë raportuar se Kourtney Kardashian dhe Justin Bieber janë në lidhje intime, por se ata nuk duan të ekspozohen në publik. Dhe Justin të dashurës së saj Kourtney për ditëlindje, përveç dhuratës, i ka bërë edhe ftesë që t’i bashkohet në turne. Ajo që shumicës i pengon kjo lidhje, është dallimi i madh mes tyre në moshë, e kjo duket se po i pengon edhe vetë Kourtney-it.

Në të vërtetë, siç bëjnë të ditur mediet amerikane, Kourtney është e pasigurt rreth pamjes së saj, edhe pse ajo ka një trup për notën dhjetëshe dhe dëshiron që disa nga mangësitë e saj t’i përmirësoj përmes intervenimeve kirurgjike, pasi dëshiron të duket e përkryer. Dhe e tërë këtë po e bën pikërisht për Justin-in.

“Kourtney është e gatshme në çkado vetëm për ta mbajtur Justin-in. Ajo mendon se mund të duket edhe më mirë se sa që është, prandaj është e gatshme të futet nën briskun e kirurgut”, ka deklaruar një mik i saj.

Ajo sidomos dëshiron t’i përmirësoj gjinjtë e saj, pasi i konsideron si paksa të vegjël, e gjithashtu edhe vithet. Ky burim ka shtuar se ajo tashmë ka vizituar disa kirurgë estetikë, për t’u këshilluar rreth këtyre ndërhyrjeve, para se të përcaktohet se çfarë të operojë.

Kapen superhajdutët, vodhën tri banesa brenda natës

0

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy të rinj në flagrancë, teksa vidhnin një banesë në Elbasan. Ata janë Fation Peqini, 20 vjeç dhe R. Peqini 14 vjeç.

Këta shtetas u kapën nga policia teksa kishin hyrë në banesën e shtetasit E.J. 39 vjeç. Gjithashtu, dyshohet se këta shtetas kishin vjedhur edhe tre banesa të tjera.

Sipas njoftimit të Policisë, dy të arrestuarit kishin vjedhur 150 mijë lekë në banesën e shtetasit R.V. 25 vjeç dhe 2.2 milionë lekë në banesën e shtetasit F.SH. 67 vjeç.

Shtetasi R.P, gjatë ditës së djeshme dyshohet të ketë vjedhur biçikletën “Bullus” në pronësi të shtetasit G.Q. 67 vjeç.

Barcelona në zi

0

Barcelona është në zi, pas vdekjes së Manel Vich.

Prezantuesi legjendar i gjigantit katalan nga ndeshjet në Camp Nou ka vdekur sot në moshën 78-vjeç.

Ai ishte i angazhuar në klub në 58 vjetët e fundit dhe ishte person shumë i dashur nga tifozët e Barcelonës, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Ai po ashtu kishte raport të shkëlqyeshëm me shumë anëtarë të klubit.

Juventusi e merr Andre Gomesin

0

Juventusi raportohet se ka arritur marrëveshje me Valencian për mesfushorin Andre Gomes.

Sky Sport Italia raporton se Juve është takuar me agjentin Jorge Mendes dhe presidnetin e Valencias, Peter Lim.

Sipas spekulimeve, marrëveshja është arritur dhe lojtari do të kalojë për 35 milionë euro, plus bonuset te Juventusi.

Gomes ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Napoli, por Juve bëri ofertën më ideale.

Zidane i brengosur me lëndimet

0

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka pranuar se është i shqetësuar me lëndimet e lojtarëve të tij.

“Mbretërit” janë pa shërbimet e Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas për ndeshjen e nesërme kundër Real Sociedadit.

Dyshja sulmuese është në dyshim edhe për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

“Jam i shqetësuar me lëndimet. Është e vështirë, por tani më e rëndësishme është rikuperimi i [Ronaldos dhe Benzemas] tyre”, ka thënë Zidane.

VV-ja në Prizren: Komuna po e degradon Qendrën Historike

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka akuzuar pushtetin lokal për degradimin e Qendrës Historike të qytetit.

Nëpërmjet një komunikate, VV-ja ka thënë se Komuna e Prizrenit nuk duhet të qëndroj shikuese karshi fenomeneve negative që po degradojnë vlerat e Qendrës Historike të Prizrenit dhe të pres nga Institucionet Qendrore për ndërhyrje kapitale.

“Komuna duhet të merr rolin udhëheqës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, të udhëheq programin për Mbrojtjen, Promovimin dhe Zhvillimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, si një prej potencialeve kryesore që i posedon Komuna e Prizrenit”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje, raporton PrizrenPress.

Komunikata e plotë e Vetëvendosjes në Prizren

Qendra Historike e Prizrenit ka status të zonës së veçantë të mbrojtur dhe mbrohet përmes ligjeve, respektivisht Ligjit Nr. 04/L-066 për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit Nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore.

Bazuar në Ligjin për Qendrën historike, Komuna e Prizrenit është institucioni kompetent për zbatimin e këtij ligji, për të siguruar koordinimin e veprimeve që lidhen me mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e Qendrës Historike të Prizrenit.

Duke u bazuar në raportin tremujor (Janar – Mars 2016) të përgatitur nga Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit dhe në bazë të përcjelljes së punës së këtij Këshilli për këtë periudhë, nuk kemi ndonjë vërejtje apo koment sa i përket aktiviteteve dhe angazhimit të tij.

Komentet dhe vërejtjet do t’i drejtojmë ndaj Drejtorive përkatëse të Komunës, respektivisht asaj të Planifikimit Urban dhe Inspekcionit, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe asaj për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm.

1. Komuna e Prizrenit, bazuar në ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, Neni 21, është e obliguar të themelojë Zyrën e Qendrës Historike, e cila do të shërbej si pikë koordinuese ndërmjet aktiviteteve brenda qendrës, dhe ndërmjet palëve përkatëse të interesit.

Kjo zyre nga Komuna e Prizrenit ende nuk është themeluar, dhe si rrjedhojë në terren paraqiten raste të shumta të tejkalimeve të lejeve, të ndërhyrjeve pa leje, dhe të shkatërrimit të vlerave të trashëgimisë kulturore brenda qendrës historike të Prizrenit.

2. Në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme 2015-2016, përfshihen monumente të shumta nga komuna e Prizrenit, pronar i së cilës është Komuna e Prizrenit.

Përkundër parashikimit të buxhetit për restaurim, rehabilitimi dhe mirëmbajtje të monumenteve të trashëgimisë kulturore për vitet 2016-2017, Komuna nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e kësaj trashëgimie.

– Shtëpia e Musa Shehzades – Restaurimi ka ndodhur në vitet 2012 dhe 2013; Shuma e restaurimit 55 mijë euro; Donatori Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe Komuna e Prizrenit; Destinimi i menduar/planifikuar Muze Etnologjik; OJQ Numizmatika menaxhon me hapësirën muzeale të monumentit.
Sa është arritur promovimi i Muzeut në nivel lokal, kombëtar e regjional? Mënyra e menaxhimit, prezantimi i shtëpisë dhe ekspozitës së përkohshme brenda shtëpisë nuk i afrohet aspak standardeve ndërkombëtare të menaxhimit dhe funksionimit të muzeve. Komuna duhet të hartojë një plan menaxhimi dhe të punoj në funksionalizimin e këtij monumenti si një Muze komunal etnografik, bazuar në standardet ndërkombëtare.

– Shtëpia e Shuaip Spahiut – Rekonstruimi total i shtëpisë ka ndodhur në vitet 2010 dhe 2011 Shuma e restaurimit 120 mijë euro- Donatori Komuna e Prizrenit;
Destinimi i menduar/planifikuar Selia e Akademisë Diplomatike të Kosovës;
Gjendja e tanishme: Punët restauruese të papërfunduara në enterier; Pa ndonjë funksion; Pa ndonjë marrëveshje për të vazhduar më tutje.

– Ndërtesa e Shkollës së mesme Ruzhdije – është monument nën mbrojtje, në pronësi të Komunës së Prizrenit. Gjatë viteve 2016-2017 Komuna e Prizrenit pa paraparë buxhet për ndërtimin e Bibliotekës regjionale të Prizrenit, në parcelën ngjitur me ndërtesën e Ruzhdijes. Përderisa po investohet në ndërtimin e një ndërtesë të re, ngjitur me Ruzhdijen, asnjë planifikim buxhetor nuk është paraparë për rehabilitimin dhe integrimin e saj në kuadër të kompleksit të bibliotekës regjionale.
Duke marrë parasysh përgjegjësitë ligjore të Komunës për ruajtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe faktit që Ruzhdija është pronë komunale, projektet kapitale duhet të përfshijnë edhe trajtimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore.
Në kuadër të projektit të ndërtimit të Bibliotekës Regjionale të Prizrenit, duhet të përfshihet edhe trajtimi i Ndërtesës së Ruzhdijes.

– Shtëpia e Ymer Prizrenit – Komuna e Prizrenit ka investuar në restaurimin e kësaj ndërtese.
Cilat janë planet për të ardhmen e këtij monumenti të trashëgimisë kulturore? A do të hapet për vizitorë? Kush do të menaxhojë me këtë monument? Apo do të ketë fatin e Shtëpisë së Shuaip Pashës të mbetet i mbyllur?

– Shtëpia e Shani Efendiut – Kati përdhes i kësaj ndërtese është pronë publike. Punimet restauruese kanë ndodhur gjatë viteve 2013 dhe 2014, Shuma e restaurimit 55 mijë dollarë financuar nga Ambasada Amerikane, Komuna e Prizrenit, participimi i familjes. Info Qendra Turistike e pajisur me inventar dhe materiale promovuese, por Komuna e Prizrenit ka dështuar në sigurimin e aktivitetit ditor.
Gati një vit, kjo zyre qëndron e mbyllur dhe pa funksion. Numri i madh i vizitorëve të huaj dhe vendor që po e vizitojnë Prizrenit, nuk kanë asnjë vend se ku të informohen për të dhënat bazike rreth asaj se çka ofron qyteti. Madje asnjë hartë me pozitë të monumenteve, lokaleve dhe shërbimeve nuk është e mundur të sigurohet.

– Kinemaja e parë e qytetit – është ndërtesa e cila gjendet në rrugën “Ismet Jashari Kumanova”. Përdhesa e ndërtesës është pronë e Komunës së Prizrenit, dhe për një kohë është dhënë në shfrytëzim për Shoqatën e Shurdh-Memecëve. Gjendja e kësaj ndërtese është shumë e keqe.

A ka ndërmarrë Komuna ndonjë hap në bashkëpunim me institucionet kompetente për të bërë vlerësimin e gjendjes fizike, dhe të kostos për ndërhyrje konservuese në këtë monument? A ka ndarë Komuna ndonjë buxhet për rehabilitimin e këtij monumenti?

– Kompleksi i Kishës Katolike – Në kuadër të këtij kompleksi, ndërtesat një katëshe nga qerpiçi, të cilët shtrihen përskaj rrugës Ismet Jashari Kumanova, u dëmtuan nga zjarri i cili u shkaktua tri herë radhazi. Si do të veprojë Komuna për gjetjen dhe dënimin e shkaktarëve dhe dëmtuesve të trashëgimisë kulturore?

– Muzeu i Nënës Terrezë – Kjo ndërtesë është ndërtuar nga fondet e Ministrisë së Kulturës, në pronën publike të Komunës së Prizrenit. Dy vite pas përfundimit të ndërtesës, ajo mbetet e mbyllur dhe pa ndonjë funksion.

Si do të bëhet funksionalizimi dhe themelimi i muzeut?

– Rehabilitimi i fasadave brenda qendrës historike – gjatë vitit të kaluar drejtoria për zhvillim ekonomik dhe turizëm nuk ka realizuar asnjë ndërhyrje në kuadër të kësaj linje buxhetore.

Në shtëpinë e Familjes Shehu – që është gjithashtu monument i trashëgimisë kulturore, janë vendosur skelet nga ana e kompanisë së angazhuar nga Komuna, respektivisht DTZHE, dhe pothuajse gati 6 muaj nuk kanë filluar punimet. Kjo shkakton rrezik për banorët e ndërtesës dhe nuk ndikon në përmirësimin e gjendjes fizike të këtij monumenti.
Për vitin 2016 kjo Drejtori do të duhej të dyfishonte numrin e fasadave të rehabilituara për të plotësuar mospunën e vitit të kaluar.

– Shtëpitë në rrugën Marin Barleti, prapa Kishës Ortodokse Shën Gjergji, janë në gjendje të rëndë fizike, duke paraqitur rrezik të dyfishtë: shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe rrezik për qytetarët (banorët e lagjes dhe kalimtarët).

Komuna e Prizrenit është përgjegjëse për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi: Duhet të arrihet kontakti me pronarët e shtëpive; Të sigurohen fondet për restaurimin e këtyre shtëpive që janë pjesë e Kompleksit të mbrojtur të Nënkalasë, Pantelisë dhe Potokmahallës.

– Rehabilitimi dhe restaurimi i rrugëve brenda Qendrës Historike të Prizrenit – Në kuadër të projektit për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit brenda qendrës historike të Prizrenit, Hidro-regjioni Jugor ka paraparë ndërrimin e gypave që përshkojnë zonat e shtruara me kalldrëm.
Duke marrë parasysh që Prizreni është qytet i vizituar nga turistët, gjatë sezonit Pranverë- Verë nuk duhet lejuar që brenda qendrës historike të kryhen punime infrastrukturore që do të dëmtonin zhvillimin ekonomik në vend.

Ky projekt duhet të bëhet paralel me Komunën, e cila në kuadër të Drejtorisë për Planifikim urban, ka paraparë buxhet për: Restaurimin e rrugicave në qendrën historike (35.000 euro). Mendojmë që ky buxhet është i pamjaftueshëm dhe duhet të rritet.

Konkludim:

Komuna e Prizrenit është njëra prej përfituesve kryesorë të të mirave që sjell trashëgimia kulturore dhe turizmi kulturor i zhvilluar brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Komuna është përgjegjëse kryesore për ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vlerave të trashëgimisë në këtë zonë.

Kjo përgjegjësi nuk duhet të kufizohet vetëm me dhënien e pëlqimeve dhe inspektimet në terren, por duhet të zgjerohet dhe të tejkalojë linjat buxhetore të parapara, për të siguruar fonde shtesë për rehabilitimin e Qendrës Historike të Prizrenit.

Mbrojtja e vlerave të trashëgimisë kulturore nuk arrihet vetëm duke refuzuar kërkesat për ndërhyrje në monumente, por duke zhvilluar politika që do t’i ndihmojnë pronarëve të trashëgimisë kulturore të mirëmbajnë dhe të konservojnë pronat e tyre, dhe të sigurojnë bazat e një zhvillimi të qëndrueshëm lokal.

Komuna e Prizrenit nuk duhet të qëndroj shikuese karshi këtyre fenomeneve negative që po degradojnë vlerat e Qendrës Historike të Prizrenit dhe të pres nga Institucionet Qendrore për ndërhyrje kapitale.

Komuna duhet të merr rolin udhëheqës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, të udhëheq programin për Mbrojtjen, Promovimin dhe Zhvillimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, si një prej potencialeve kryesore që i posedon Komuna e Prizrenit.

/PrizrenPress.com/

Partia Dyshuese e Korrupsionit

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për 16 vjet më radhë, ka qenë parti bartëse e proceseve në Kosovë, por zyrtarët e saj, gjatë gjithë kësaj kohe, janë përballur me drejtësinë për krim të organizuar dhe korrupsion. Në skandale ekonomike, korrupsion krim të organizuar, nepotizëm etj… janë përfshirë njerëz më me ndikim në parti, që kanë trashëguar grada të larta ushtarake nga koha e UÇK-së.

Nga themelimi i kësaj partie e deri më tani, më shumë se 15 deputetë, kryetarë komunash e ish-komandantë lufte, janë përballur me drejtësinë për krime të ndryshme. Duke qenë partia më së gjati në Qeveri, dhe me tërë aparatin shtetëror në duar, i ka shtuar edhe mundësitë për lehtësira të grupeve të interesit në sektorët kyçë të vendit. /Zëri/