8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 6615

Hardh Fest në fillim të shtatorit

0

Festivali i vjeljes së rrushit, Hardh Fest, që mbahet në qytetin e Rahovecit, ka konfirmuar datat për edicionin e radhës.

Adhuruesit e rrushit, verës e rakisë do të mblidhen në festivalin e vjeljes nga data 2 e deri më 4 shtator të këtij viti.

Motoja e sivjetme e festivalit do të jetë “për kokërr t’qejfit”, ndërsa detajet nga programi treditor i festivalit nuk janë bërë ende të ditura.

Edicionin e kaluar në kuadër të Hardh Fest ndër të tjera pati disa mbrëmje muzikore me rok-grup dhe DJ.

Kate Upton me deklaratë ‘bombastike’: Fshihemi pas grimit

0

Njëra nga femrat më të bukura dhe më seksi në botë, Kate Upton, ka bërë një deklaratë “bombastike”.  Ajo ka thënë se femrat në përgjithësi fshihen pas grimit dhe nuk e kanë tërësisht natyrale bukurinë e tyre.

Upton thotë se ndryshe qëndrojnë punët me meshkujt, pasi ata kryesisht kanë pamjen natyrale.

“Duhet ta pranojmë se ne femrat nuk e kemi tërësisht natyrale pamjen tonë. Ne thjesht fshihemi pas grimit. Pra është grimi ai që na bën të dukemi aq të bukura, sepse përndryshe rezultatet nuk do të ishin kaq të mira.

Ndërsa sa i përket meshkujve, ata kryesisht e kanë pamjen natyrale dhe për këtë duhet çmuar”, ka deklaruar Kate Upton.

Por ajo ka shkuar edhe më tutje, duke thënë se shumë femra përveç grimit mbështeten edhe në operimet estetike për të përmirësuar pamjen e tyre dhe kjo sipas saj është një gjë e gabuar.

“Sikur nuk na mjafton vetëm grimi, por ne u drejtohemi edhe kirurgëve estetik, për të korrigjuar ato të meta të cilat mendojmë se na pengojnë. Dhe kjo mendoj se është një gjë e gabuar, pasi duhet të ruajmë pamjen tonë natyrale. Kjo është tepër e rëndësishme”, ka deklaruar bukuroshja, Kate Upton.

Ajo shtoi se nuk e ka në plan të bëjë ndonjë ndërhyrje estetike për ta përmirësuar pamjen, sepse është e kënaqur me të.

Smajl Latifi i reagon Konjufcës: Bajraktarizmi i shpifur

0

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Smajl Latifi, ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se bajraktarizmi i AAK-së e dëmtoi opozitën e bashkuar.

Latifi në profilin e vet në Facebook ka shkruar se më i rëndësishëm se sa bajraktarizmi i shpifur i dikujt të VV-së si insinuatë tekanjoze ndaj AAK-së, është vazhdimi i betejave me përmasa gjithëpërfshirëse për kundërshtimin e vendosur dhe aktiv të marrëveshjeve të dëmshme për shtetin, i kundërshtimit të keqqeverisjes në Kosovë dhe i kundërshtimit të qeverisë antikushtetuese.

Postimi i plotë i Smajl Latifit:

Më i rëndësishëm se sa bajraktarizmi i shpifur i dikujt të VV-së si insinuatë tekanjoze ndaj AAK-së, për ne është vazhdimi i betejave me përmasa gjithëpërfshirëse për kundërshtimin e vendosur dhe aktiv të marrëveshjeve të dëmshme për shtetin, i kundërshtimit të keqqeverisjes në Kosovë dhe i kundërshtimit të qeverisë antikushtetuese.

Mos qoftë befasi, vetëkënaqësia ose sjellja si fëmijë i llastuar, vetëm sa për të bërë lajme në televizione dhe gazeta.

Kush është për ndryshim ulë kokën – përvjelë mëngët dhe bashkohet me protestën gjithëpopullore me karakter civil dhe paqësor e cila do të mbahet më 14 maj.

Koha nuk pret! Vaj halli për aso konceptesh të ngurta e të ngushta dhe për politikanë narcisoidë që zgjedhin të luajnë keq rolin e snobit si njëra prej sëmundjeve që nuk shërohet kur kthehet në shprehi. Sidoqoftë, kush luan në cirk, le të bëjë akrobacione. Janë disa që ju premton koha.

Ndërsa, ne jemi në punë!

Kosova ka nevojë dhe interes jetik për ndryshime të mëdha dhe jo për lojë fjalësh e parodi ose koncepte plot me paradokse që duken prej aeroplanit.

Ndërkohë që ne vazhdojmë me përkushtim punët tona rreth organizimit dhe mobilizimit për protestën gjithëpopullore të 14 majit!

Fidel Castro: Unë po vdes, ju mbani gjallë idealin komunist

0

Lideri legjendar komunist Fidel Castro i dha lamtumirën Partisë Komuniste të Kubës të martën, duke ju thënë anëtarëve të partisë se ai shpejt do të vdes dhe u kërkoi atyre ta mbajnë të gjallë vizionin e tij komunist, shkruan The New York Times, përcjellë Klan Kosova.

“Së shpejti do bëhem 90 vjeç,” tha komunisti Castro, 89 vjeçar, kur foli me një zë të fortë por të ngjirur në mbylljen e kongresit katërditor të partisë në Havana, sipas raportimeve zyrtare të mediave, Fidel Castro datëlindjen e ka me 13 gusht.

“Radha jonë na vije të gjithëve,” shtoi Castro, i cili bëri adresimin publik më të gjatin ndër vite, i veshur me një bluzë ngjyrë kaltër, “por ideja e komunizmit kuban do të qëndrojë gjithmonë.”

Partia Komuniste njoftoi se vëllai i Fidel Castros, presidenti aktual Raul Castro, 84 vjeçar dhe anëtari tjetër i vijës së ashpër i dyti me përgjegjësi, José Ramón Machado Ventura, 85 vjeçar do ta udhëheqin partinë të paktën edhe për një mandat pesë vjeçar, shkruan The New York Times.

Megjithatë jo të gjithë janë të kënaqur me këto zhvillime ka grupe që dëshirojnë ndryshime në partinë komuniste, por edhe në Kubë në përgjithësi.

Këto kohë numër rekord i njerëzve po ikin nga ishulli kuban për një jetë më të mirë.

Seks në veturë: Shtatë femra rrëfejnë eksperiencat e tyre të çmendura

0

Gjithnjë ka arsye që duhet të largohesh nga shtëpia për të bërë seks dhe duket se veturat janë një vend perfekt – një dhomë hoteli e vogël me rrota. Megjithatë është një eksperiencë e vështirë, pasi shpesh herë mund të lëndohesh ose të kapesh “mat” nga të tjerët.

Këto janë shtatë histori të ndryshme të treguara nga shtatë femra:

1 – “Disa vite më parë, prindërit e të dashurit tim vendosën të iknin me pushime, kështu unë u drejtova menjëherë tek shtëpia e tij dhe vendosëm t’i ndryshonim pak gjërat e të bënim seks në makinë. Duke qenë se vetura ime ishte e vogël vendosëm ta bënim tek vetura e prindërve të tij. Por kur papritur shohim prindërit e tij të ktheheshin, pasi biletat e tyre ishin për fundjavën tjetër. Situatë shumë e sikletshme”,– Sophie, 24 vjeçe.

2 – “Unë dhe i dashuri im dolëm në një shëtitore tregtare, por papritmas nuk prisnim dot për të bërë seks. Ne ecëm me makinë për në autostradë dhe parkuam diku në mes të askundit. Ai u ul te ulësja e pasagjerit dhe unë sipër tij. Por ndërkohë nuk e kishim dëgjuar një traktor që na ishte afruar dhe fermeri vazhdonte të na shikonte. Nuk u shkëmbye asnjë fjalë, por ne ikëm menjëherë. Që atëherë nuk kam bërë më seks në makinë”, – Katie, 32 vjeçe.

3 – “ Unë dhe ai që tani është bashkëshorti im, kur ishim 19 vjeç, po qëndronim në makinë jashtë shtëpisë së tij, teksa unë i bëja seks oral. Në atë moment qeni i tij, erdhi menjëherë nga oborri tek dera e makinës duke lehur me të madhe, dhe nga frika unë përplasa kokën tek boria e makinës. Aq mjaftoi që prindërit e tij të dilnin jashtë shtëpisë”,– Rene, 26 vjeçe.

4 – “I dashuri im në kolegj dhe unë u futëm me makinë në një vend ku ndërtohej dhe menduam që askush nuk do të na shqetësonte aty. Ne po qëndronim në ulësen e pasme kur dëgjuam një helikopter. I dashuri im tha të mos shqetësohesha pasi nuk do ulej aty helikopteri. Por zhurma sa vinte e bëhej më e madhe dhe kur pamë nga dritarja vumë re që helikopteri u ul dhe një agjent policie u afrua dhe na kërkoi kartat e identitetit”,– Murphy, 58 vjeçe.

5 – “Bashkë me të dashurin po ktheheshim nga një festë në shtëpi por gjërat u nxehën aq shumë sa që u desh të parkonim anash rrugës. Duke qenë se i kisha shumë të ngushta pantallonat dhe doja t’i hiqja pa hequr këpucët. Duke u sforcuar shumë qëllova veten me thua poshtë syrit, i cili m’u ça dhe u ënjt. Akoma e kam një shenjë të vogël nën sy”,– Sandra, 47 vjeçe.

6 – “Dikur, bashkë me të dashurën time në atë kohë që tani e kam grua, kishim hipur sipër njëra-tjetrës në ulësen e parme të makinës dhe po qëndronim në mes të një parking në mes të natës. Një polic u afruar tek dritarja e makinës. Na pa të dyjave, ndaloi për një moment e më pas tha: “Vajza, e respektoj intimitetin tuaj, por është një park publik dhe duhet të largoheni”,– Kristen, 34 vjeçe.

7 – “Ishte hera e dytë që e takoja këtë djalë dhe në momentin kur do ndaheshim, më puthi, por gjërat u nxehën shumë sa që menjëherë u futëm në makinën time. Teksa bënim seks, ai më ngriti nga vetja shumë ngadalë dhe më pas vura re një të pastrehë që po shikonte nga dritarja e makinës. E pyeta të dashurin tim se sa kohë kishte që na shikonte nga dritarja, e ai m’u përgjigj: Disa minuta. Ai e kishte lënë të më shihte duke i bërë seks oral pasi nuk donte të shkëputesha, aq shumë i pëlqente”,– Tess, 32 vjeçe.

Filmat prekës me përfundime brilante

0

Njerëzit thonë se një epilog është më interesat se sa një prolog.

Ndërkohë patjetër që duke arritur në fund të një filmi gjithçka mund të ju ndryshojë edhe emocionalisht tek ju – fotografitë, pamjet e natyrës, personat apo edhe mënyra e të kuptuarit të një ngjarjeje se si përfundon ajo, e dhimbshme apo e lumtur.

Megjithatë më poshtë do të gjeni një koleksion të filmave prekës me përfundime të cilat juve si shikues i flaktë e tyre, iu bëjnë të ndjeni një stuhi të tërë emocionesh.

The Third Man

Lola Montès

Aguirre, the Wrath of God

Incendies

Bicycle Thieves

The Leopard

The Wages of Fear

Melancholia

Heaven

Landscape in the Mist

Elvana, Anxhela e Beatrix joshin pa të brendshme

0

Duket se rastësisht kanë zgjedhur të njëjtën fabul dhe ide për setet e reja fotografike, në të cilat duken shumë joshëse dhe seksi. Fjala është për këngëtaret Elvana Gjata, Anxhela Peristeri dhe Beatrix Ramosaj, të cilat kanë provokuar në të njëjtën mënyrë.

Elvana dhe Anxhela e kanë bërë provokimin e tyre me anë të fotove, pasi kanë publikuar në të njëjtën kohë setet e reja artistike, të cilat ndoshta i paraprijnë ndonjë projekti të ri artistik të secilës. Elvana vjen me një set të nxehtë në shkretëtirë, pas lançimit të këngës së saj të suksesshme në bashkëpunim me Flori Mumajesin “Kuq e Zi je ti”. Duke lënë mënjanë patriotizmin ajo rikthehet për fansat e saj të shumtë me një fotoshooting shumë “hot”, ku na shfaqet provokuese, pranë një makine që të inspiron për aventurë dhe shpejtësi. Me një fustan të stilistit nga Kosova, Valdrin Sahiti, ajo ekspozon gjoksin dhe këmbët e tonifikuara dhe na shfaqet me pamje ndryshe, dhe gati për aksion.

Fotot janë realizuar nga Eugen Qose, dhe e prezantuar në këtë mënyrë këngëtarja është komplimentuar shumë nga fansat.

Nga ana tjetër në konkurrencë me të shfaqet këngëtarja tjetër e rikthyer nga Greqia pas shumë vitesh, Anxhela Peristeri. Pas suksesit në klipin “Bye bye”, me Marcus Marchado, Anxhela ekspozon gjoksin dhe këmbët në një set shumë provokues fotosh, të realizuara nga Juxhin Kurti. Jo më pak provokuese ka qenë këto ditë edhe këngëtarja e re, Beatrix Ramosaj.

Ndryshe nga dy këngëtaret që ngacmimin na e bëjmë me foto, Beatrix ka ndezur debate nga skena e festivalit “Top Fest”. Ajo kishte zgjedhur një fustan sensual në performancën e saj, ku konkurroi me baladën me titull “Dhoma 609”. Këngëtarja kishte zgjedhur të vishte fustan të kuq dhe të çarë, të cilin e kishte veshur pa të brendshme. Natyrisht që fantazia e publikut ka shkuar shumë më tej, duke e komentuar Beatrixin për arsyen pse kishte zgjedhur të shfaqej pa të brendshme. Por në njëfarë mënyrë ia ka arritur qëllimit, pasi mundi të marrë vëmendjen e publikut, një nga synimet e çdo këngëtari për të bërë bujë. Për më shumë ju mund t’i shijoni vetë fotot e tre këngëtareve.

Begaj e Bytyçi zotohen për bashkëpunim

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka pritur sot në një takim kryetarin e klubit të shqiptarëve “2 Korriku”, në Sundern të Gjermanisë, Fadil Bytyçi, me të cilin biseduan për aktivitetet e përbashkëta, të zhvilluara, mes Komunës së Malishevës dhe Komunës së Sundernit, dhe për kontributin e kësaj shoqate, në krijimin e lidhjeve disa vjeçare mes dy komunave.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar Bytyçin, për vizitën në Malishevë dhe për kontributin që klub i shqiptarëve “2 Korriku”, po jep në Sundern të Gjermanisë, në forcimin e lidhjeve mes dy komunave dhe në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si për kontributin e “2 Korrikut”, në organizimin e komunitetit shqiptar në këtë pjesë të Gjermanisë.

Edhe kryetari i klubit “2 Korriku”, Fadil Bytyçi, e ka falënderuar Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, për pritjen, si dhe për vizitën e mëhershme të një delegacioni nga Malisheva, në Sundern, ku janë takuar edhe me udhëheqësit lokal, por edhe me komunitetin e shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, përkatësisht në Sundern dhe rrethinë.

Begaj e Bytyçi, u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit si me shqiptarët në Gjermani, e po ashtu edhe me autoritetet e Sundernit, ku gjatë këtij viti, pritet që një delegacion nga Sunderni, ta vizitoj Malishevën, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë. /PrizrenPress.com/

Përmirësohen marrëdhëniet Rusi – NATO

0

Këshilli i NATO-s në Rusi do të mbajë sot takimin e parë që nga qershori i vitit 2014, kur ishte ndërprerë bashkëpunimi praktik për shkak të ndërhyrjeve të Rusisë në Krimea.

Në këtë takim do të diskutohet për krizën në Ukrainë dhe përreth saj, për transparencën ushtarake dhe për situatën në Afganistan.

Pas ndërhyrjeve të Rusisë gjatë krizës në Krimea, NATO kishte marrë vendim për ndërprerjen e bashkëpunimit praktik me këtë shtet, dukë lënë të hapura mundësitë për dialog.

Kosovës i mungojnë prokurorët heronj

0

Lufta e humbur përballë korrupsionit endemik institucional. Prokuroria nuk ka guxim të çojë në burg të “fortët” e politikës

Situata e brishtë dhe e paperspektivë në të cilën ka ardhur shoqëria kosovare 17 vjet pas luftës e 8 vjet pas pavarësisë, po ia imponon vendit nevojën për të pasur një klasë të re të heronjve, por tani jo me luftë dhe me armë, veçse me dijeni e vendosmëri për ta luftuar krimin e organizuar dhe të keqen, ku janë të implikuar shumë pushtetarë. Kosovës tash i nevojiten prokurorë heronj dhe trima, të cilët do të mund t’i burgosnin edhe politikanët tanë të pushtetshëm e mbi ligjin, për aferat e përfolura korruptive të tyre. Por, e keqja është se deri më sot asnjë prokuror nuk e pati guximin që të fillonte hetimet për mënyrën e pasurimit të figurave kyçe të politikës kosovare. Po ashtu, asnjë prokuror nuk është marrë me çështjen se cila është origjina e pasurisë së tyre marramendëse. Kur shumica e popullatës thuajse mezi po e siguron bukën e gojës, në anën tjetër kastat e politikanëve të të dyja taborëve rivale të njohura në opinion si ‘ krahu i paqes dhe ai i luftës’, kanë bërë pasuri marramendëse milionëshe.

Organi i akuzës e ka për obligim të hetojë

Ariana Qosaj- Mustafa, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se në Kosovë, që nga paslufta, është parë një mungesë vullneti, por edhe e guximit, për t’u marrë me rastet e korrupsionit të profilit të lartë. Tutje, ajo thotë se ka pasur edhe raporte në medie që kanë treguar për pasurimin marramendës të disa personave, dhe që rrjedhimisht prokurorët kanë pasur të drejtë, por edhe obligim për t’i hetuar më tutje këto raste.

“Por, fatkeqësisht, edhe fakti se rrallëherë ka pasur kërcënime ndaj prokurorëve është vërejtur se sa rehat janë prokurorët në zonën e komfortit të tyre. Besoj se kjo ka ndikuar më së shumti edhe në besueshmërinë në institucionin e prokurorit si dhe ndjenjën në popull të pandëshkueshmërisë së politikanëve, e që disa nga ta mbesin të jenë mbi ligjin”, është shprehur ajo.

Analisti Shefqet Dibrani mendon se prokuroria ka heronj, por ka edhe gjyqtarë të ndërgjegjshëm dhe shumë të tjerë, të cilët, siç thotë, nuk duhet të turpërohen, pavarësisht asaj se nëse në një formë apo në ndonjë tjetër janë të shantazhuar nga oligarkët politikë, qoftë përmes vendimeve formale apo edhe formave të tjera të ryshfetit ose korruptive. Ai nënvizon se shqetësuese është edhe heshtja e rëndë që i ka pllakosur partitë politike, e që, sipas tij, i ka përfshirë edhe institucionet e tjera me rëndësi të veçantë, të cilat, siç thotë, janë rezultat i mosmarrjes së iniciativave konkrete për t’i thënë mjaft këtij degradimi. /Kosova Sot/