28.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 6618

Lufta në Kosovë: Civilët shqiptarë, peng të forcave serbe në Rahovec (Video)

0

Agjencia e lajmeve Associated Press ka publikuar edhe disa pamje të luftës së fundit në Kosovë. Aty shihen forcat serbe në qytetin e Rahovecit.

Sipas përshkrimit, videoja është e kohës kur forcat serbe luftonin për të rimarrë kontrollin e Rahovecit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Mediat serbe atëherë raportonin se ishin më shumë se 600 pjesëtarë të UÇK-së që luftonin në qytet.

Siç shihet në video, dhe nga raportimet e atëhershme të mediave serbe, armët e shumta që duken në pamje janë konfiskuar nga serbët pasi që pjesëtarët e UÇK-së i kishin lënë ato prapa.

Në pamje shihen edhe shumë shqiptarë të cilët ishin paraburgosur nga forcat paramilitare serbe.

Në përshkrimin e videos nga AP, thuhet se serbët dyshonin se mes turmës së shqiptarëve të paraburgosur ka edhe burra, pjesëtarë të UÇK-së.

Shikojeni betejën frontale mes UÇK-së dhe paramilitarëve serbë (Video)

0

Në dy video të ndara të agjencisë së lajmeve Associated Press mund të shihni luftën frontale të UÇK-së me paramilitarët serbë. Por videot e bëra jo domosdoshmërish kanë lidhje mes vete.

Video e parë, në 3 minuta e 12 sekonda, tregon anën e paramilitarëve serbë, bashkë me frikën dhe sharjet që ata bëjnë deri sa luftojnë.

Në të dytën, shihen pozicionet e ushtarëve të UÇK-së, me cigare në gojë, derisa disa prej tyre mbesin të plagosur.

Ndahet nga jeta Artisti i Popullit, Albert Verria

0

U nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë, Artisti i Popullit, Albert Verria, aktor i madh i dhjetra roleve në kinematografinë dhe dramës shqiptare dhe të huaj, që la pas 110 role, shumica e të cilave falë interpetimit të tij, janë sot pjesë e kujtesës kombëtare.

Për shumë njerëz, Albert Verria njihet si aktori vlonjat. Por pak e dinë se Vlora nuk është qyteti i lindjes, por qyteti ku nisi rrugën si aktor.

Lindi në Fier më 3 shtator 1936, në familjen e madhe tregtare Verria, një ndër 5 të parat që zbritën në Fier nga Voskopoja në vitin 1796 me djegien e parë të qytetit mesjetar me emër për kulturën shqiptare, të cilat shënuan nisjen e vizionomisë te qytetit Fierit, aso kohe fshat.

Në Fier bëri shkollën fillore dhe të mesme dhe rrugës së artit i hyri që në vogëli, kur fëmijë, shkonte në Apolloni. Atje gërmonte me durim të jashtëzakonshëm profesor Hasan Ceka, që i mblidhte dy- tre fëmijë të vegjël dhe u tregonte për amfiteatrin dhe dramaturgjinë antike. Rolin e parë si fëmijë, ishte nga pjesa “Minçurini i vogël”, ku lozi personazhin e një djali të vogël me emrin Shulkë, të apasionuar pas botanistit të famshëm rus.

Pasi mbaroi studimet e mesme për zoteknikë, Albert Verria punoi si zooteknik për dy vjet në Kukës e më pas, u rikthye në Fier si pedagog në shkollën e kuadrove bujqësore, ku mjaft pedagogë të shkolluar jashtë vendit, me kulturë të mirë artistike, flisnin për operan, baletin, teatrin, c’ka ndikoi tek ai për të mbajtur gjallë dëshirën e fshehur për artin. Në 1959 kur u hap për herë të parë në Tiranë shkolla për aktorë, “Aleksandër Moisiu”, Albert Verria ishte me punë në Berat, ku regjizori me emër, Viktor Stratobërdha, që nga drejtor i kinemasë, ishte dërguar me internim aty, e nxiti të ngjiste skenën, e ndihmoi në përgatitjen e monologjeve dhe pantonimave të ndryshme. Konkurroi dhe fitoi studimet në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963) me grupin e parë të saj. U emërua aktor në Teatrin e Vlorës, duke shënuar drejtimin përfundimtar të karrierës së Albert Verrisë drejt teatrit dhe kinemasë. Që nga viti 1979, Albert Verria mban titullin “Artist i Popullit”.

Asnjëherë nuk e ndau dashurinë mes kinemasë dhe teatrit: “Teatri të jep kënaqësi se je në kontakt me spektatorin. Ndien buzëqeshjen e tyre, frymëmarrjen, emocioni është i drejtpërdrejtë. Ndërsa kinematografia të jep popullaritet. Filmi transmetohet dhe ritransmetohet disa here”, kujtonte Albert Verria.

Nga viti 1963 dhe deri në 1991, kur doli në pension, Artisti i Popullit Albert Verria ka luajtur në 110 role të ndryshme në teatër, variete, seriale të ndryshme televizive dhe në kinematografi, pa lënë mënjanë edhe rolin si regjizor në disa shfaqje të ndryshme. Rolet e Vehipit tek “Familja e peshkatarit” në 1963, të fajdexhiut tek drama “Rrenjët” e Kujtim Spahivoglit në 1969, Halil Shkoza tek “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit, etj, janë nisjet e para të roleve, që përvijuan Albert Verrinë si aktor i përmasave të mëdha, që shumë shpejt u pranua dhe u afirmua nga publiku.

Ishte vetëm 32 vjec në vitin 1972 kur interpretoi rolin e kapedanit Sulo tek filmi “Kapedani”, që e vendosi në rreshtin e parë të artistëve të mëdhenj shqiptarë. Me rolet e tjerë si “Hiluku” tek Operacion Zjarri” [1973], “Soll Lili” tek “Agimet e stinës së madhe”, Kaporal Pelegrini tek “Në fillim të verës” -1975, Nuri Beu tek “Koncert në vitin 1936”-1978, Kopi tek filmi “Rrethimi I vogël”-196, etj, janë të tjerë role, që e bëjnë të njohur në mbarë trevat shqipfolëse artistin e Popullit Albert Verria.

Numurohen mbi 20 filma ku ai luajti role, që sot mbahen mënd, qoftë dhe për një batutë të vetme, sepse Albert Verria dinte t’i futej në lëkurë cdo roli për ta bërë madhëeshtor dhe të paharrueshëm nga shikuesit.

Për artistin e madh, Albert Verria pensioni nuk ishte asgjë, sepse moshën e kishte sfiduar me gjallërinë dhe pasionet, aq të shumta dhe jo vetëm për artin skenik. Gjithë filozofinë e jetës, fenomentët e saj, shfaqjet e sjelljeve, prej të cilave gjenden burimet e të mirës dhe të keqes, Albert Verria ju dha jetë në disa libra filozofikë dhe gati mitikë. Në vitet e fundit ja doli të botojë dhe promovojë disa libra si “Rrëfim paradoksal”, “Deshifrimi”, “Misteri” dhe “Deri kur”, ndërsa i mbetën, për mungesë financimi, ende të pabotuar librat e tjerë si “Homosapiens dhe i padukshmi”, “Universi, koha, materia”, “Fundi i pashmangshëm”.

Para pak vitesh, hapi ekspozitën me 62 fotografi të roleve, personazhet e interpretuar prej këtij mjeshtri të madh të aktrimit. Të gjitha personazhet i mblodhi në një biografi artistike, fiksuar në celuloid si një rrugëtim fotofilm me rolet. Në 62 fotografi me përmasa të mëdha kalojnë rolet e paharruar të “Xha Sulos” te filmi “Kapedani”, Soll Lili tek “Agimet e stinës së madhe”, Hiluku” tek “Operacioni zjarri”, etj, etj. “Arsyeja kryesore që më shtyu të hap këtë fotoekspozitë, nuk është vetëm që të ekspozoja krijimtarinë time, por nëpërmjet këtyre fotove t’u kujtoj artëdashësve shqiptarë, kudo ku janë, filmat ku kemi luajtur dhe vazhdojmë të luajmë sot e kësaj dite”, shprehej në përurimin e parë të ekspozitës tek Galeria “Zenit” në Tiranë vite më parë Albert Verria. E hapi ekspozitën si një homazh artistëve të mëdhenj të skenës dhe artit shqiptar, që nuk jetojnë më, si Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Ndrek Luca, Naim Frashëri, Kujtim Spahivogli, Violeta Manushi, etj, me të cilët luajti në filma të ndryshëm.

Jetoi një jetë plot dashuri për artin, ku asnjë rrethanë e fatit nuk ia ndryshoi drejtimin e “shkruar” të tij: të bëhej një aktor i madh i teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Para pak muajsh Albert Verrisë i erdhi propozimi i fundit për të luajtur në një film ndërkombëtar me një rol në filmin “Contromano”, skenarist dhe regjisor Andamion Murataj, fitues i “Ariut të Argjendtë” për Skenarin më të Mirë me filmin “Falja e Gjakut”, me Gary Keith Griffin drejtor fotografie i nderuar me çmimet më të rëndësishme të kinemasë, deri fitues i çmimit Oscar 1992. Personazhi që do të luante ishte një 80 vjeçar, një rol me shumë karakter, i vështirë dhe me domethënie të madhe, pasi filmi bazohet në temën e hapjes së dosjeve. Filmi fitues në Projektin “Memoria” mes 60 projekteve të propozuara, mbështetet nga “Pulia Film Comission” në Itali.

Por nuk mundi të realizonte rolin e tij të fundit, që e kishte shumë qejf për shkak të sëmundjes së rëndë, që e mbajti gjatë në spitalet e Tiranës.

Për plot 52 vjet, Artisti i Popullit Albert Verria jetoi në Vlorë, ku krijoi familjen me dy djem dhe karrierën e tij artistike. E donte deri në fund Vlorën, ndaj dhe shprehej përherë: “Megjithëse jam nga Myzeqeja, kam marrë shumë nga Vlora. Kam marrë atë që vlonjatët bëjnë shumë për njëri- tjetrin. Janë të besës, të fjalës, krenarë, që i përkasin qytetit ku është ngritur flamuri. Vlonjatët i duan dhe i respektojnë artistët e tyre. Gjithë shpirtin tim të përkushtimit ndaj artit, e kam për ta nderuar këtë spektator, që pret biletën për të më parë dhe që dua t’ua shpërblej vetëm me lojë të mrekullueshme”.

“Të largohesh nga kjo botë është njerëzore, të largohesh me dinjitet është hyjnore”, shkruan në një nga librat e tij ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Artisti i Popullit Albert Verria. Kështu jetoi, kështu dhe po ikën sot nga ne……..

Filmat dhe rolet e luajtur ndër vite nga Artisti i Popullit Albert Verria.

Historiani dhe kameleonët (1988), Historiani
Trapi i Vjetër (2005), komedi
Misioni përtej detit – (1988)
Në emër të lirisë – (1987)
Rrethimi i vogël – (1986), shoku Kopi
Melodi e pandërprerë – (1985) bariu
Ditë të qytetit tim – (1982) (TV)
Agimet e stinës së madhe (1981), Soll Lili
Dëshmorët e monumenteve (1980), Tasi
Përtej mureve të gurta – (1979), babai i Asimes
Koncert në vitin 1936 – (1978), Nuri Beu
Nga mesi i errësirës – (1978) , Ibishi
I treti – (1978), Saliu
Thirrja – (1976), Lec Kabashi
Në fillim të verës – (1975) , Kaporal Pelegrini
Shtigje të luftës – (1974), Jani Ferra
Shpërthimi – (1974) xha Kasemi
Brazdat – (1973), babai Ademit
Operacioni zjarri – (1973), Hiluku
Kapedani – (1972), xha Sulo
Kur zbardhi një ditë – (1971), Bakalli
I teti në bronz – (1970), Alo
Përse bie kjo daulle – (1969), i dehuri

/Shqiptarja.com/

Ky është ambasadori i ri i ShBA-ve në Kosovë (Video)

0

Greg Delawie, do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ambasada e SHBA-ve, ka publikuar një video të ambasadorit Greg Delawie, ku ai flet për Kosovën, e mbi të gjitha ai thotë se mezi pret që ta shijojë një makiato në Kosovë, transmeton zeri.info.

“Është nderë për mua që të shërbej si ambassador i SHBA-ve në Kosovë. Shërbimi publik është shumë i rëndësishëm për familjen time. Unë kam qenë diplomat për më shumë se 30 vjet. Gjithmonë kam besuar në marrëdhëniet e mira dhe në tolerancë. Për mua dhe familjen time do të jetë kënaqësi të jemi këtu. Po ashtu mezi pres të shijojë makiaton e Kosovës, e cila është më e mira në botë”, ka thënë ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.

Wiz Khalifa dhe Rita Ora, sëbashku në “Teen Choice Awards”

0

Ceremonia e “Teen Choice Awards” u organizua mbrëmjen e së dielës në Los Angeles. Pjesë e kësaj ceremonie ishin artistë të ndryshëm, ku një pjesë e tyre u nderuan me çmime.

Reperi Wiz Khalifa u vlerësua për muzikën e tij si artisti më i mirë R&B/HIP HOP ARTIST.

Khalifa dhe Ora kanë qendruar pranë njëri – tjetrit, duke u argëtuar si dy miq të vërtetë, ku nuk kanë munguar fotot e shkrepura nga paparacët, të cilët kanë patur në shenjestër çdo lëvizje të tyre.

Në ceremoni reperi për pak orë kishte të pranishëm dhe djalin e tij 2– vjeçar Sebastian.

I jepet lamtumira e fundit Esat Stavilecit

0

Akademikut të njohur Esat Stavilecit të hënën i është dhënë lamtumira e fundit në vendlindjen e tij në Gjakovë.

Para varrimit, në sallën universale të Pallatit të Kulturës “Asim Voksh” në Gjakovë, është organizuar mbledhje komemorative, me ç’rast është përkujtuar vlera prej intelektuali dhe kontributi shumë i çmuar në lëmin e fushës juridike dhe atë kombëtare i akademik Esat Stavilecit.

Qindra qytetarë të Gjakovës, vendi në të cilin u lind dhe filloi hapat e parë të dijes, e nderuan me një minutë heshtje para arkivolit. Në këtë mbledhje komemorative vdekja e Stavilecit është vlerësuar si humbje e madhe për familjen, akademinë, studentët dhe gjithë kombin shqiptar.

Minir Dushi, i cili ka folur në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), ka thënë se idealet humane të Stavilecit nuk do të harrohen kurrë.

“Na ke tubuar këtu para fytyrës sate të zbehtë që të ndahemi gjithmonë nga trupi yt, por jo edhe nga idealet tua humane, njerëzore dhe bujare dhe nga angazhimi për punë e për përparim arsimor dhe kombëtar. I tillë ishte Esati nga shpirti dhe morali. Në këtë ndarje kaq të papritur dhe kaq të rëndë të gjithë e kemi vështirë. Në radhë të parë e kanë të vështirë anëtarët e familjes sate”, ka thënë Dushi, duke shtuar se Stavileci ka qenë njëri energjik, i cili me veprat e tij shkencore ka shkolluar rininë shqiptare.

Për akademikun ka folur edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, nën përkujdesjen e së cilës është organizuar ceremonia lamtumirës.

“E veçanta e kësaj dite nuk mbeti vetëm tek dhimbja e ndarjes fizike të akademik Stavilecit, por edhe te krenaria që emri dhe vepra e tij i dhuroi Gjakovës”, ka thënë Kusari-Lila. /Epoka e Re/

Rrihanna nxjerr rrenat

0

Të gënjesh nuk është asnjëherë një ide e mirë dhe për më tepër ta bësh këtë në një televizion, është akoma më keq.

Rihanna reagoi në Instagram pas deklaratave të dhëna nga një basketbollist i NBA-së, që pretendonte se po shoqërohej me këngëtaren. Matt Barnes tha për TMZ se kishte dalë në një takim me këngëtaren.

“Rihanna është mikesha ime tani. Jemi miq, por të shohim deri ku do të shkojë kjo miqësi”, thotë ai.

Kjo deklaratë tërhoqi vëmendje duke ditur se Rihanna prej kohësh është ‘single’. Por gjithçka rezultoi një fluskë sapuni që zgjati deri në momentin kur Riri postoi për 2.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram përgënjeshtrimin, shoqëruar me një foto të shkëputur nga videoja e intervistës.

“Gënjeshtar. Ajo nuk është me ty! Ajo nuk do të jetë kurrë me ty!”, shkruan këngëtarja, duke shtuar se kjo gënjeshtër e ka lënduar.

DokuFesti i sivjetmë, vit i rekordeve

0

Edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtër DokuFest u mbyll me 16 Gusht, pas 10 ditë vënje të reja rekordesh. Rekord i ri që na bën krenar u vu në shfaqjen e 228 filmave të metrazhit të gjatë dhe atyre të shkurtër, nga të cilet 124 ishin në garë.

Ka ende rekorde të vëna në këtë edicion të DokuFestit, si ajo e 14,000 biletave të shitura për filmat e shfaqur nëpër kinema, apo 17,000 vizitorë të DokuNights, ku u sigurua po ky numër i njerëzve që vallëzuan deri në orët e mëngjesit.

Krejt në fund, por jo më pak i rëndësishëm është rekordi më i vlefshëm dhe i përzemërt i këtij edicioni, është ai i numrit rekord i 90 koordinatorëve dhe 120 vullnetarëve të cilët punuan në 7 kinema, 11 panele dhe masterklasa, 8 punëtori dhe një numër tepër të madh të akitiviteteve në festival.

Drejtori artistik i DokuFestit, Veton Nurkollari tha se e adhurojnë dashninë e tyne, energjinë dhe përkushtimin për ta bërë DokuFestin një ndër më t’mirët në hartën e ngjarjeve kulturore në botë.

“Ne e adhurojmë dashninë e tyne, energjinë dhe përkushtimin për ta bërë festivalin tonë një ndër më t’mirët në hartën e ngjarjeve kulturore në botë, një burim inspirimi për ne dhe një unvers kujtimesh të bukra që i ndajmë bashkë”, tha drejtori artistik i DokuFestit, Veton Nurkollari. /PrizrenPress.com/

Motrës së Kim Kardashianit i ofrohet rol pornografik

0

Nuk kanë kaluar shumë kohë prej që ajo mbushi 18-vjeç e menjëherë pas kësaj vërshuan edhe oferta nga më të ndryshmet drejt bukuroshes Kylie Jenner- Kardashian.

TMZ ka mësuar që kompania e Vivid Entertainment i kanë ofruar asaj 10 milionë dollarë për të publikuar një video me të dashurin e saj Tyga.

Ata gjithashtu kanë kërkuar nga ajo që të bëje edhe pornografi pasi që ajo tashmë është në një moshë madhore dhe mund të vendosë vetë.

Përndryshe ata e kanë konsideruar Jenner si një personazh adekuat për video të tilla për shkak të përmasave të saj dhe pamjes tejet seksi.

Kjo ofertë i erdhi Jenner edhe nga shumë kompani të tjera derisa pritet të shihet nëse ajo do të pranojë ose jo diçka të tillë.

Shenjëzohen rrugët në komunën e Rahovecit

0

Komuna e Rahovecit ka filluar projektin për shënjëzimin vertikal dhe horizontal të rrugëve në qytet dhe nëpër fshatra, deri të fillimi i këtij projekti ka ardhur pasi që është vërejtur se ka pasur mungesë në shenjëzimin e rrugëve dhe udhëkryqeve, projekti ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Zbatimi i këtij projekti është duke u bërë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në komunën e Rahovecit.

Drejtori Feim Fetoshi tha se projekti për shenjëzim është në vazhdim e sipër dhe në këtë projekt është bërë shenjezimi vertikal dhe pjesërisht horizontal në qytet dhe ka mbetur për tu bërë shenjezimi vertikal në udhëkryqe.

“Deri më tani ka përfunduar shenjëzimi në rrugët e qytetit të Rahovecit siç janë: Rruga “Xhelal Hajda Toni”, rruga “Gezim Hamza Piktori”, rruga “Sylejman Vokshi”, rruga “Xhevat Kasapi”, rruga “Abdulla Bugari”, rruga “Fitim e Enver Duraku”, rruga “Halil Hamza”,rruga “Kuvendi i Lezhës”, rruga “Sadedin Hajda”, rruga e “UÇK-së”, rruga “Mizahir Isma”. Kurse sa i përket shenjëzimit të udhëkryqeve pritet që të shenjëzohen udhëkryqet në fshatrat Ratkoc-Vrajak-Bratotin, Fortesë-Sopniq-Potoqan i Ulët dhe udhëkryqi në fshatin Celinë”, tha Fetoshi.

Ky projekt, sipas Fetoshit, nuk është përfunduar pasi që operatori i cili është duke e kryer shenjëzimin, do të bëjë shenjëzimet horizontale të vendkalimeve për këmbësor, oazat në udhëkryqe dhe vijat në mesin e rrugëve. /PrizrenPress.com/