32 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 6619

Shenjëzohen rrugët në komunën e Rahovecit

0

Komuna e Rahovecit ka filluar projektin për shënjëzimin vertikal dhe horizontal të rrugëve në qytet dhe nëpër fshatra, deri të fillimi i këtij projekti ka ardhur pasi që është vërejtur se ka pasur mungesë në shenjëzimin e rrugëve dhe udhëkryqeve, projekti ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Zbatimi i këtij projekti është duke u bërë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në komunën e Rahovecit.

Drejtori Feim Fetoshi tha se projekti për shenjëzim është në vazhdim e sipër dhe në këtë projekt është bërë shenjezimi vertikal dhe pjesërisht horizontal në qytet dhe ka mbetur për tu bërë shenjezimi vertikal në udhëkryqe.

“Deri më tani ka përfunduar shenjëzimi në rrugët e qytetit të Rahovecit siç janë: Rruga “Xhelal Hajda Toni”, rruga “Gezim Hamza Piktori”, rruga “Sylejman Vokshi”, rruga “Xhevat Kasapi”, rruga “Abdulla Bugari”, rruga “Fitim e Enver Duraku”, rruga “Halil Hamza”,rruga “Kuvendi i Lezhës”, rruga “Sadedin Hajda”, rruga e “UÇK-së”, rruga “Mizahir Isma”. Kurse sa i përket shenjëzimit të udhëkryqeve pritet që të shenjëzohen udhëkryqet në fshatrat Ratkoc-Vrajak-Bratotin, Fortesë-Sopniq-Potoqan i Ulët dhe udhëkryqi në fshatin Celinë”, tha Fetoshi.

Ky projekt, sipas Fetoshit, nuk është përfunduar pasi që operatori i cili është duke e kryer shenjëzimin, do të bëjë shenjëzimet horizontale të vendkalimeve për këmbësor, oazat në udhëkryqe dhe vijat në mesin e rrugëve. /PrizrenPress.com/

Tre veta rrahin një person në Prizren, vetëm një i arrestuar

0

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në Prizren, një person është sulmuar fizikisht në një lokal nga tre të persona tjerë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin, sipas policisë, një i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Senovë të Rahovecit

0

Në fshatin Senovë të Rahovecit është arrestuar një person pasi i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht një tjetër.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Haxhi Avdyli kritikon politikat e Ramadan Mujës për mërgimtarët

0

Kryetari e LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, nëpërmjet rrjetit social Facebook ka kritikuar politikat e Qeverisë “Muja” ndaj diasporës.

“Sot kemi, një Komunë që nuk ka një politikë, një plan as strategji konkrete për integrimin e tyre dhe perafrimin e tyre me vendlindjen”, ka shkruan Avdyli.

Ai ka thënë se kjo qeverisje në krye me Ramadan Mujën që ka shumë shqetësime tjera para se të mendojë për mërgimtarët, e dijnë gjendjen “kome” që ka qyteti i Prizrenit.

Shkrimi i plotë i Avdylit në Facebook:

Në shumicën e qyteteve të Kosovës, gjatë muajit Korrik e Gusht, me iniciativën e Kryetarve të Komunave gjithandej nëpër Kosovë, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme, siç ishin: “Java e mërgimtarëve” e të tjera evenimente të ngjashme si shenjë e respektit dhe mirënjohjes ndaj punës dhe kontributit të mergimtareve. Ishin mërgimtarët, vellezerit dhe motrat tona të cilët në të kaluarën që me mundin e tyre, me sakrificën si materiale e fizike, me vuajtjet nga më të ndryshmet e ngritën sistemin e mbijetesës dhe të rezistencës për Familjet e Tyre, në vitet kur regjimi i atëhershëm serb e dëboi gjithë popullin nga vendi i tyre.

Por , a po bën mjaftueshem diaspor?n qeverisja jonë komunale më në krye kryetarin e komunës, që ata të ndihen mirë në qytetin e tyre, a po i lehtësohen punët atyre kur vijnë në pushime që ata të mos kalojnê orë të tëra para sporteleve, a ka ndonjë ditë apo javë zyrtare që i bëhet pritje dhe nderim mërgimtarëve në qytetin tonë, nga tashmë kryetari i dënuar nga Gjykata e Shkallës së I-rë, dhe në pritje të verdiktit të Gjykatës së Apelit.

Kjo qeverisje prizrenase, me një Kryetar Komune që ka shumë shqetësime tjera para se të mendoj për mërgimtarët, tashmë mbi 178 mijë banor prizrenas dhe më tepër se kaq e dijnë gjendjen “kome” që ka qyteti i Prizrenit, për shembullin e pashembulltë të faktit se disa drejtor, zyrtarë të lartë të Komunës janë të dënuar për keqqeverisje së bashku me Kryetarin e tyre, sigurisht së nuk gjejnë kohë për të mendu për ata që më së shumti ju gjetën Kosovës në ditët më të nevojshme.

Sot kemi:
– Një Komunë që i pret sa për sy e faqe mërgimtarët ndërsa i vjel cent më cent
– Një Komunë që nuk ka një politikë, një plan as strategji konkrete për integrimin e tyre dhe perafrimin e tyre me vendlindjen .
– Një Komunë që nuk e din saktë se sa mërgimtar i ka.
– Një Komunë që nuk ka asnjë politike të vetme favorizuese për të thithur investime si nga ana e mërgimtarëve biznismen por edhe investimeve të huaja.
– Një Komunë me një Administratë Komunale që thuajse punon njëjtë, me disa ndryshime “kozmetike” por që janë të pamjaftueshme për të mos I lodhur mërgimtarët nga pritjet dhe procedurat e tjera të panevojshme.
– Një Komunë që nuk ka një projekt të veçantë për mërgimtaret dhe fëmijët e tyre në promovimin e idesë se ata nuk janë të huaj, por janë njerëzit tanë.

Njohja nga afër dhe reale e potencialit të kësaj diaspore dëshmon se ajo ka edhe sfida, të cilat qyteti dhe vendi mund t’i ndihmoj në kapërcimin e tyre. Për këtë kërkohet që të ndryshojë përfytyrimi dhe koncepti “folklorik” apo “tradicional” që e shikonte mërgatën thjesht vetëm nga në këndin më të ngushtë ekonomik.

Na falni mërgimtarë nga shteti i Zvicrrës, Gjermanisë, Britanisë, Italisë e deri te Australia e largët, na falni që deri më tani kaq pak po bëjmë për Ju si institucione.

Na falni!

Stresi “provokon” Noizy-n në Instagram

0

Në një moment kur u duk se dy reperat shqiptarë, Noizy dhe Stresi kishin bërë “paqe”, ka qenë ky i fundit i cili kujton “fantazmat” e së shkuarës.

Të dy këngëtarët do të performojnë sonte në Pejë, në klube të ndryshme dhe Stresi ka përgatitur fansat e tij të “ekstrem” mirë para mbrëmjes së sotme.

Në një postim në Instagramin e tij, Stresi ka ftuar të gjithë ata mbi moshën 18 vjeç, duke shtuar se ata nën 16 do të shkojnë atje ku do të performojë “rivali i tij i betuar”, Noizy.

“Me datën 17 në Pejë Athurs Club be there. +18 ka na, -16 andej”, ka shkruar Stresi në foton e publikuar në Instagram.

“Peja, po vijmë”, ka shkruar reperi tjetër Noizy, duke e treguar hapur mbase që nuk i intereson aq shumë të “ndeshet” me konkurentin e tij.

Vlen për t’u rikujtuar që dyshja Noizy-Stresi kanë qenë shumë problematikë në përballjet mes njëri tjetrit disa vite më parë, por gjërat duken sikur janë qetësuar me kalimin e viteve.

Orlando Bloom kthehet tek “Piratët e Karaibeve”

0

Orlando Bloom do të kthehet fuqishëm. 38 – vjeçari ka nënshrkuar një kontratë për filmin e 5 të “Piratëve të Karaibeve”, i cili është ekskluzivitet i Disney, ku sërish do të bashkëpunojë me Johnny Depp.

Lajmi i bë i ditur në fundjavë nga Expo D23, ku Johnny u nderua si një legjendë e Disney dhe më pas doli në skenë me veshjen e Jack Sparrow. Depp prej kohësh ka qenë i angazhuar me xhirimet e filmit në Australi.

Bloom për aryse të ndryshme nuk mundi të jetë pjesë e “Piratëve të Karaibeve 4”, por këtë herë ka vendosur të japë më të mirën, duke debutuar rolin e tij në perfeksion.

Aktorët e “Furious 7”, falenderojnë vajzën e Paul Walker

0

Kasta e aktorëve të “Furious 7”, si Vin Diesel, Jordana Brewster, Michelle Rodriguez dhe Ludacri përgjatë ceremonisë, “Teen Choice Awards 2015”, kanë shprehur falenderime për vajzën e mikut të tyre, Paul Walker.

Ndërkohë që Diesel ishte në skenë u shpreh: “Unë nuk mund të qendroj këtu dhe të mos shpreh asnjë fjalë për dikë shumë – shumë të rëndësishëm për ne. Një nga bekimet më të mira në jetën tonë është fakti se kemi patur mundësinë të punojmë me Paul, i cili vazhdon të mbetet pjesë e zemrës tonë.

Më tej Diesel tha: “Në mesin tonë kemi dhe një adoleshente të bukur, pjesë të familjes Walker, vajzën e Paul.

Maedow Walker ka ndjekur nga afër këtë ceremoni, duke zëvendësuar prezencën e babait të saj, ku iu dorëzua dhe çmimi “Choice Action”, me të cilin u nderua Paul.

Nis edicioni i 34-të i Seminarit të albanologjisë, tubon 120 studiues

0

Edicioni i 34-të i Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare fillon sot në Prishtinë dhe zgjatë deri më 28 gusht.

Pjesëmarrjen në këtë edicion e kanë konfirmuar mbi 120 studiues dhe 130 studentë, të cilët do t’i ndjekin kurset e gjuhës shqipe në tri nivele.

Për dy javë rresht, studiues nga vende të ndryshme të botës do të paraqesin hulumtimet e tyre në fushën e gjuhësisë, letërsisë e kulturologjisë.

Drejtori i Seminarit, Rrahman Paçarizi, ka folur edhe për një risi që sivjet e ka ky sem. Fjala është se sivjet përveç sesionit të gjuhësisë dhe letërsisë, do të ketë edhe sesion të punës në fushën e kulturologjisë.

“Shqipja në domenin publik” është temë bosht nga gjuhësia, “Letërsia dhe religjioni” do të jetë tema nga letërsia, ndërsa në fushën e kulturologjisë tema bosht do të jetë “Kultura shqiptare në transicion’”.

Hapja e këtij seminari do bëhet në sallën e kuqe të Fakultetit të Filologjisë duke filluar nga ora 11:00 dhe do të zgjas 11 ditë rresht përgjatë së cilit një të tretën e kumtesave do ta zënë temat për gjuhën, e mes tyre do të përfshihen edhe kumtesat në rrafshet gramatikore e sintaksore të gjuhës. /KosovaLive/

Sot i jepet lamtumira e fundit akademik Esat Stavilecit

0

Akademikut Esat Stavileci, i cili u nda nga jeta të shtunën, do t’i jepet lamtumira e fundit sot me ç’rast në shenje respekti për jetën dhe veprën e tij do të mbahet një mbledhje komemorative në Prishtinë dhe një Gjakovë, në Gjakovë do të bëhen edhe homazhe, ndërsa varrimi i tij do të behët në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Gjakovë.

Mbledhja komemorative do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa homazhet nga ora 10:30-11:30 do të bëhen në mjediset e kësaj akademie.

Në Pallatin e kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë nga ora 14:00 do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa homazhet do të bëhen nga ora 14:30.

Esat Stavileci u nda nga jeta, pasditen e së shtunës, ndërsa vdekja e tij është cilësuar si humbje e madhe për familjen, për kolegët dhe miqtë e shumtë anë e mbanë Kosovës dhe trojeve shqiptare, si dhe për shkencën dhe akademinë.

Esat Stavileci ka lindur më 11 korrik 1942 në Gjakovë, ku e kreu shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i vijoi dhe i mbaroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit.

Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimtare i vijoi në disa qendra të tjera evropiane. Doktoroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës në vitin 1974.

Prej vitit 1965 deri në pensionim punoi profesor në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku edhe pas pensionimit ishte i angazhuar në studimet master dhe të doktoraturës. Krijimtaria e tij shtrihet në shumë fusha të interesimit shkencor, veçanërisht në ato juridike-kushtetuese, në fushën e sistemeve politike krahasimore, të administratës dhe të administrimit publik në përgjithësi, të metodologjisë së shkencave shoqërore dhe juridike dhe në fushën e terminologjisë juridike.

Tuneli i luftës në Giirokastër, ndër më të vizituarit

0

Në Gjirokastër një tunel i ndërtuar nga të burgosurit politikë gjatë regjimit komunist po shërben si një pikë turistike ndër më të vizituarat gjatë kësaj kohe.

Vizitorë kryesisht nga vendet ish komuniste ndjekin udhëkalimet e nëndheshme që do të shërbenin si vendstrehim për elitën e kohës në rast të një sulmi berthamor.