9.6 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 6620

Prevalla e mbushur me mbeturina

0

Janë disa vende në Kosovë që qytetarët nga vise të ndryshme i shfrytëzojnë për pushim dhe rekreacion,një e tillë është edhe Prevalla.

Kjo pikë turistike malore e komunës së Prizrenit në vikend duket e mbushur me mbeturina, madje në vendet ku edhe pushojnë vizituesit ka mbeturina,disa edhe kanë ndezur zjarr me to, njofton Klan Kosova.

Më mirë nuk është fare as rrjedha e krojeve të ujit të Prevallës, ku janë të mbushura me mbeturina nga më të ndryshmet.

Ben Blushi kërcënohet me “prerje koke”

0

Deputeti i PS-së, Ben Blushi është kërcënuar me “prerje koke” nga ekstremistë islamik në Shqipëri.
Nga burime të rezervuara, bëhet me dije se këta ekstremistë, kanë lidhje me grupin e imamëve që po gjykohen në gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë.

Ndërsa, ende nuk është konfirmuar se çfarë po bën në lidhje me këtë kërcënim policia e shtetit, për ti siguruar mbrojtjen e nëvojshme deputetit Blushi, shkruan opinion.al.

Megjithatë, sipas po të njëjtit burim, vihemi në dijeni se për shkak të konfliktit të deputetit me kryeministrin Rama, atij ende nuk i është dhënë asnjë ndihmë apo ruajtje fizike apo mbrotje në banesën ku jeton familjarisht.

Kohët e fundit, deputeti “rebel” i PS-së, Ben Blushi bashkë me disa kolegë të tjerë, ka nisur një levizje me moton: “Shqipëria mbi Partinë”, e cila fillimisht startoi nga qyteti i Beratit, e më pas flitet se do fillojë në të gjithë Shqipërinë.

Kjo levizje është kryekëput kundra qeverisjes dhe administrimit jo vetëm të Partisë Socialiste, por veçanërisht Shqipërisë nga Edi Rama.

Megjithatë, deputeti i PS-së, Blushi edhe herë të tjera ka qenë objekt sulmi nga element të caktuar të lidhur me rryma ekstreme islamike, madje edhe në seancat gjyqësore të imamëve të arrestuar, ai është përmendur me emër, për arsyen, sipas tyre, se ka sharë fenë islame.

Edhe gjatë senacës gjyqësore imami Genc Balla ka thënë se Ben Blushi ka folur fjalë shumë të pista ndaj myslimanëve dhe islamit.

“Nëse do të zbatohej ligji i Sheriatit, atyre personave që shajnë Allahun u pritet koka. Do t’u vijë radha dhe atyre”, tha i pandehuri.

Po ashtu i pandehuri tjetër, Bujar Hysa, tha se ishte krenar që kishte ndihmuar besimtarë të shkonin në luftën në Siri.

“Kam ndihmuar shumë pak, tha ai, do të doja të kisha dhënë më shumë ndihmë. Prokuroria di shumë pak për mua. Unë mund t’i jap edhe fakte të tjera”.

Sipas këtyre indicieve, mendohet se porosia për kërcënim me “prerje koke’ ndaj Ben Blushit, mund të jetë dhënë, drejtpërdrejt, nga segmente jashtë sallës së gjyqit të imamëve, por nga i njëjti burim, mësohet se fijet e këtij kërcënimi, të çojnë tek rruga e Kavajës.

Në lidhje me ngjarjen, Ben Blushi nuk ka dhënë asnjë prononcim, por ka lënë të kuptohet se Policia e Shtetit duhet të marrë masa.

Kësisoj, mësohet se Blushi ka thënë se unë po marr masa të ruhem vetë, ç’ka nënkuptonte se deri tani, nuk ka asnjë masë mbrotje nga Policia e Shtetit.

Sherr me armë për një vajzë

0

Dy të rinj u arrestuan të shtunën në mbrëmje pasi u bënë protagonistë të një kërcënimi me armë, për shkaqe banale. Një 26-vjeçar italian me inicialet A.L., dhe një 24-vjeçar shqiptar me inicialet H.S., shokë mes tyre, u arrestuan pas një konflikti me fjalë që ndodhi në lokalin “Enjoy.

Gjithçka nisi rreth orës 22:30 të së shtunës, kur 26-vjeçari filloi të ngacmonte dhe komplimentonte një vajzë që ndodhej në po të njëjtin lokal, kliente e tij. Banakieri e këshilloi të riun të largohej dhe u kërcënua nga italiani, i cili la lokalin për t’u rikthyer pas disa minutash me armë.

Ai ishte i shoqëruar nga shoku i tij shqiptar, dhe të dy udhëtonin me një automjet tip “Opel Corsa”. Të rinjtë qëlluan disa herë në ajër në shenjë kërcënimi. Të dy u ndoqën me makinë nga banakieri, por pësuan një aksident dhe u përplasën me trotuarin.

26-vjeçari priti në automjet ardhjen e policisë ndërsa shqiptari u përpoq të largohej bashkë me armën, të cilën më pas e hodhi në një fushë. Të dy u arrestuan nga policia nën akuzën e kanosjes dhe përdorimit të armës së zjarrit. Të rinjtë janë në arrest shtëpiak në pritje të gjyqit.

Padi për shtetin që po e shkatërron Prizrenin

0

Hajrulla Çeku

Sipas ligjeve të Kosovës, përgjegjësia primare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore bie mbi institucionet e shtetit. Edhe në rastet kur dëmtimi i një monumenti shkaktohet nga veprimi i individit, institucionet kanë përgjegjësi ligjore dhe penale për veprime parandaluese dhe ndëshkuese. Ajo çka po ndodh në Qendrën Historike të Prizrenit tash një kohë të gjatë është manifestimi më i qartë i mosinteresimit të shtetit për t’i përmbushur këto obligime ligjore.

Tanimë po shihet që të gjitha format e përdorura të presionit qytetar nuk po japin rezultat dhe trashëgimia kulturore në Prizren po vazhdon të shkatërrohet me dinamikë të shtuar. Vetëm në javën e fundit janë shkatërruar tre monumente në Prizren, ndërsa viteve të fundit janë raportuar dhjetëra raste të dëmtimit të trashëgimisë. Deri sot, askush nuk është ndëshkuar për këto veprime, që sipas Kodit Penal të Kosovës paraqesin vepra të rënda penale, të dënueshme me burgim deri në tri vite.

Nëse edhe më tutje nuk do të ndërmerret asnjë veprim institucional, forma e fundit e veprimit mbetet padia ndaj institucioneve të shtetit. Me heshtjen dhe mosveprimin e tyre, institucionet e shtetit po i shkelin ligjet e Kosovës dhe me këtë po bëhen bashkëpjesëmarrës në krimin ndaj trashëgimisë kulturore.
Forma e fundit e veprimit për ta shpëtuar Qendrën Historike është padia ndaj bartësve të institucioneve që janë përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, përfshirë: Ministrin e Kulturës Kujtim Shala, Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani, Kryetarin e Prizrenit Ramadan Muja dhe Kryeprokurorin e Prizrenit Sylë Hoxha.

Natyrisht, bashkë me ta, do të duhej të paditeshin edhe disa bartës tjerë institucional, pjesë e sistemit shtetëror për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Draft-marrëveshja e koalicionit parazgjedhor ndërmjet AAK-së dhe Nismës

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën ndodhet para një bashkimi forcash i cili do t’i bëjë bashkë në një koalicion parazgjedhor, ku me një listë të përbashkët zgjedhore do të presin shpalljen e zgjedhjeve.

Burime të Indeksonline thonë se të hënën (nesër), rreth orës 15-16 në selinë e Nismës për Kosovën dy liderët e partive, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Indeksonline e ka parë draftin e marrëveshjes. Sipas këtij drafti, koalicioni mbetet i hapur edhe për forcat e tjera politike, me përjashtim të partive që aktualisht janë në pushtet, PDK dhe LDK.

“Që të mbeten të hapur për kandidatura tjera nga Shoqëria Civile, apo personalitete publike”, thuhet nder tjerash në draft.

Ua sjellim një pjesë të draftit të marrëveshjes:

Duke u nisur nga bashkëpunimi i deritashëm opozitar;
Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar në vend pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të dëmshme dhe degradimin e plotë të qeverisjes, rrënimin e sundimit të ligjit dhe humbjen e shpresës për zhvillim ekonomik;
Duke pasur parasysh nevojën për ndërtim të një opsioni real qeverisës, që garanton qeverisje demokratike, sundim të ligjit, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe perspektivë të palëkundur euro-atlantike për Kosovën;
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën lidhin marrëveshje bashkëpunimin opozitar dhe dakordohen me sa vijon:
– Që në zgjedhjet e ardhshme të shkojnë me një koalicion te përbashkët,
– Që të mbeten të hapura për koalicion parazgjedhor edhe për forcat e tjera politike, me përjashtim të partive që aktualisht janë në pushtet (PDK – LDK),
– Që të mbeten të hapur për kandidatura tjera nga Shoqëria Civile, apo personalitete publike.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, poashtu dakordohen që ta vazhdojnë kundërshtimin opozitar ndaj kapjes së shtetit dhe keqqeverisjes që ka kulmuar me dy marrëveshjet kundërkushtetuese, deri në anulimin e tyre dhe në shkarkimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. /Indeksonline/

Ish-pornostarja ka vendosur të merret me biznes…

0

Aktorja Brigitta Bulgari është tërhequr nga pornografia, pasi ka vendosur të bëhet biznesmene.

34-vjeçarja ka lindur në Hungari, me baba hungarez dhe mama suedeze dhe në shtator do të inaugurojë lokalin e saj “Diamond”. Në fakt është një disko që ka një kapacitet prej 2 mijë personash.

Lokali i saj ndodhet në provincën e Ternit në Umbria të Italisë.

Në të kaluar, Brigitta ka pasur probleme ligjore me shfaqjet e saj nëpër lokale nate. Në vitin 2010 ajo u arrestua për spektaklin që kishte dhuruar në një disko të Peruxhias, të cilën e shikonin edhe disa minorenë.

Në tetor të 2011 ajo u shpall e pafajshme nga akuzat “ekspozim të pahijshëm” dhe “pornografi të fëmijëve”.

Një mashkull e një femër gjenden të vdekur në bunker në Tropojë

0

Dy persona janë gjetur të vdekur në një bunker në Tropojë.

Trupat e paidentifikuar të një mashkulli dhe një femre janë gjetur në një bunker në afërsi të qafës së Mejdanit.

Policia bëri të ditur se dy kufomat janë në gjendje të dekompozuar dhe mbajnë veshur rroba sportive.

Në veshjet e tyre nuk ka dëmtime të shkaktuara me armë ose mjete të tjera.

Pritet që identifikimi i tyre t’i hapë rrugë hetimit për të zbardhur shkaqet e vdekjes

Varrezat në një fshat të Dragashit përfshihen nga zjarri

0

Varrezat në fshatin Bellobrad të Dragashit ishin pothuajse të mbuluara nga bari dhe shkurret, po ato të shtunën pasdite janë përfshirë nga zjarri.

Nga zjarri po ashtu është djegur edhe një shtatore nga druri që i takonte njërit prej të varrosurve. Ndërkohë zjarri është lokalizuar me ndihmën e njësitit të zjarrfikësve.

E policia e Kosovës raporton se ende nuk dihen arsyet se përse bari dhe shkurret janë përfshirë nga zjarri. Në lidhje me këtë rast ende nuk ka as të arrestuar, megjithatë nuk raportohet për të lënduar./Insajderi.com

Prapaskenat që e ndanë opozitën dhe ideja e VV-së për parti të re

0

Dita e 25 marsit, ishte vendimtare nëse do të vazhdonte edhe më tutje të qëndronte e bashkuar opozita.

Ishin liderët e tre partive politike ai i VV-së, Visar Ymeri, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj që do të mblidhen edhe njëherë për t’u “koordinuar”para protestës së paralajmëruar të ndodh më datë 26 mars. Takimi u zhvillua në kafiterinë “Union” në Kryeqytet, ndërsa ishte paralajmëruar që nga ora 14:00, do të ketë një konferencë të përbashkët për medie.

Mirëpo, në ora 13 e 24 minuta, medieve do t’ju dërgohet një njoftim nga zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi se do të anulohet konferenca e paraparë për ora 14, pa dhënë shumë arsyetime.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh prapaskenat që erdhën deri tek anulimi i protestës.

Sipas disa burimeve, një nga shkaqet kryesore për anulimin e kësaj proteste dhe për fillimin e ndarjes së opozitës, ishte propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një partie të përbashkët opozitare- që do të quhej ALTERANTIVA. Gazeta Blic ka marrë vesh që propozimi i Vetëvendosjes për këtë alternativë u ishte paraqitur më herët dy partive opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, mirëpo që më 25 mars partia e drejtuar nga Visar Ymeri ishte e qartë- të vendosej për propozimin e VV-së, apo do të anulohej opozita.

“VV kërkonte që të vendosej për këtë alterantivë, para se të vendosej përfundimisht për protestën. Dy partitë tjera opozitare, sidomos AAK hezitonte që ta pranonte një propozim të tillë, për faktin që e konsideronte se ishte një dominim i plotë i VV-së në subjektin e ri- Alternativa”, thekson ky burim, atë që ndodhi ndër të tjera në mbledhjen e 25 marsit.

Për shkak që nuk kishte një pajtueshmëri ndërmjet tri subjekteve politike, u vendos që të shtyhej protesta e paralajmëruar për datë 26 mars.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në disa paraqitje publike e ka theksuar disa herë që partia e tij nuk do të shkrihet në Vetëvendosje, duke e zbuluar në njëfarë forme këtë propozim të Vetëvendosjes. Për më tepër, kjo partie e kishte propozuar edhe një kundër ofertë, për listën e përbashkët opozitare.

Gazeta Blic e kishte siguruar këtë propozim të AAK-së, sipas të cilit, partia e cila i prin listës së përbashkët opozitare, i takon posti i kryetarit të Kuvendit, derisa partia e cila tjetër që e pason të dytin në listën zgjedhore, e ka postin e kryeministrit. AAK, në këtë propozim i kishte dhënë përparësi VV-së që të zgjedh e para.

LEXO EDHE: Kjo është formula e AAK-së, për Listën e Përbashkët opozitare.

Ndërsa, deputeti i VV-së, Glauk Konjufca duke e komentuar këtë propozim ka theksuar se VV-së i takon edhe bartësi i listës edhe mandatari për formimin e qeverisë, derisa kishte shtuar se Ramush Haradinaj nuk mund të bëhet kryeministër, derisa AAK është partia e katërt në vend.

Propozimi i Vetëvendosjes për Alternativën!

Gazeta Blic e ka siguruar dokumentin, të cilin e kishte propozuar Vetëvendosje, për krijimin e një subjekti të ri politik- gjegjësisht krijimin e Alterantivës.

Sipas këtij dokumenti, këtë subjekt të ri politik do ta përbëjnë kryetari i Alterantivës, zëdhënësi i saj, kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i Nismës, Fatmir Limaj dhe bartësi i Listës së shoqërisë civile.

“Alterantiva është bashkim i forcave opozitare në Republikën e Kosovës që kanë organizuar dhe vazhdojnë të organizojnë rezistencën kundër regjimit autoritar të instaluar nga koalicioni qeverisës LDK- PDL- Lista Srpska. Ky regjim i ka sjell Kosovës dy marrëveshje që e rrënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit: marrëveshja e 25 gushtit 2018 për “Zajednicën” dhe marrëveshja e 26 gushtit për demarkacionin me Malin e Zi. Për më shumë, regjimi e ka përkeqësuar situatën e përgjithshme socio- ekonomike të qytetarëve të Republikës duke e rënduar gjendjen në të gjithë sektorëtr, si dhe duke sunduar përmes taktikave të një shteti policor që ka tentuar vazhdimisht t’i shtypë zërat opozitarë me dhunë”, thuhet ndër të tjera në hyrje të këtij dokumenti, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic.

Në këtë dokument është paraparë edhe struktura organizative e kësaj partie.

Organi kryesor i Alteranativës do të ishte Këshilli Drejtues, i cili do të përbëhej: 3 përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, 3 nga AAK, 3 nga Nisma, 3 nga Lista e Shoqërisë Civile dhe nga zëdhënësi i Alterantivës. Këshilli Drejtues drejtohet nga ana e drejtuesi i Këshillit, i cili njëherësh është edhe kryetar i Altërantivës.

Organi i dytë më i rëndësishëm i Alterantivës do të ishte Kryesia e Këshillit. Edhe Kryesia do të udhëhiqej nga drejtuesi i alterantivës, dhe në përbvërje të tij do të ishte, kryetari i VV, ai i AAK, Nismës, kryetari i Listës së Shoqërisë Civile dhe zëdhënësi i Alterantivës. Si organe tjera të alternativës janë paraparë edhe Grupet profesionale sipas sektorëve dhe grupet organizative.

Sipas këtij dokumenti, kryetari i Alternativës do të vij nga Vetëvendosje për shkak se ky është subjekti më i madh opozitare, derisa zëdhënësi do të vijë nga Lista e Shoqërisë Civile.

Gazeta Blic ka marrë vesh se Albin Kurti, ish udhëheqës i VV-së, ishte ai i cili do të vinte në krye të kësaj Alterantive.

“Me këtë propozim ishte një dominim i plotë i Vetëvendosjes, dhe nuk kishim si ta pranonim”, i ka thënë Gazetës Blic, në anën tjetër një zyrtar i lartë i AAK-së, në kushte anonimiteti.

Gazeta Blic në vazhdim e boton të plotë propozimin për krijimin e Alterantivës:

Politika dhe poletikanët vendore, të”zgjohen”

0

Ali Hertica

Rosi thotë qartë se nuk merret me kalimin historik nga një gjendje pa pushtet politik, në një gjendje me pushtet politik. Është shqetsuse se çfarë mund ta bëjë legjitime gjendjen shoqërore lidhur me gjendjen që ka sot Kosova, në territorin e saj, ku bollokohen, barikadohen rrugët vriten shqiptaret nga serbet në veri me mbamendje çetniko –millosheviqiane dhe gardat e tyre që bëjnë politik dhe hyn ne teritorn e kosovës pa leje. Këtë gjendje të krijuar të një situate politike pa kontroll nuk duhet lejuar më, nga institucionet legjitime të Kosovës.

Kosovës i lëkundet imazhi në botën demokratike, në saje të shumë dukurive negative në shoqëri. Asaj i lëkundet imazhi edhe në saje të keq menazhmit që i bënë qeveria e Kosovës institucioneve të Kosovës. Asaj i lëkundet imazhi edhe në saje të veprimeve të disa subjekteve politike të Kosovës. Ndërkombëtarët sikur punojnë në disfavor të shtetësisë së Kosovës. Në Kosovë ka dështuar UNMIK-EULEX-i, po dështojnë edhe qeveritarët e Kosovës, në krye me Isa Mustafen , po dështon zotri presidenti Hashim Thaqi , po dështojnë… madje edhe partitë politike, për mbrojtjen, respektimin e Kushtetushmërisë së Kosovës. Nuk janë të rastësishme që një “grusht” kriminelësh të ndihmuar nga qeveritarë të Serbisë ku edhe ka ne mbrentdsi të te qevrisë ku paguhen edhe nga taksa e qytetarit dis aministar serbë , ku kan deshi të destabilizojnë Kosovën. Veprimet kriminale e terroriste, janë të qëllimshme dhe kanë skenar mirë të paraparë të organizuar, vetëm e vetëm që Kosovën tek bota demokratike ta paraqesin se shqiptarët të nuk janë të zotë që të mbajnë shtet.

Shoqeria civile tash së fundi janë duke reaguar në forma të ndryshme për aktet kriminale dhe terroriste që po ndodhin në Kosovën martire, nga ana e mafias dhe jo vetëm mafias serbe në veriun e Kosovës. Krejt kjo mafi është e ndihmuar nga qeveria serbe dhe shërbimet përkatëse vetëm e vetëm që ta frikësojnë, terrorizojnë e vrasin popullatën shqiptare madje edhe të nacionaliteteve të tjera në mënyrë që ta “braktisin” vendbanimin e tyre. Ndërkaq associacionet relevante ndërkombëtare duke filluar nga NATO, EULEX-i, e të ndihmuar nga servilët qeveritar të Kosovës në krye me Isa Mustafa e ministri i punve te jeshtem …, janë duke bërë “sehir”, dhe pikërisht në saje të “sehirllekut”,e të tolerances, ledhatimit të të gjithë atyre që tash e sa kohë janë duke e “dhunuar” Kushtetutën e Kosovës, Kosova po e humb autoritetin shtetëror dhe e teritorial jo vetëm atë. Derisa ndërkombëtarët dhe vendorët janë duke bërë “sehir”, projektet antishqiptare në veriun e Kosovës, janë duke “lulëzuar”, janë duke zënë hapësirë gjithnjë e më shumë. Projekti për destabilizim të Kosovës si duket po jetësohet në “sy të ndërkombëtarëve dhe të vendorëve”. Pse ndërkombëtarët nuk reagojnë edhe atëherë kur siguria në Kosovë gjithnjë e më tepër rrezikohet nga “mafia” serbe në Kosovë, është një çështje që Brukseli dhe jo vetëm Brukseli duhet të merren. Mirëpo, pse nuk reagojnë ashtu siç i obligon Kushtetuta e Kosovës, zotëri Hashim Thaqi e Isa Mustafa dhe z. Isa Mustafa , ata duhet t’ia shpjegojnë popullit, nëse nuk janë në gjendje ta mbrojnë qytetarin e Republikës së Kosovës me instrumente institucionale të Kosovës, atëherë ata duhet të tërhiqen nga postet që i mbajnë në mënyrë që të vijnë ata që munden, duan dhe kanë përgjegjësi Kushtetuese për të qenë luftëtarë të denjë të Sovranitetit të Kosovës.

Sa e sa here ndërkombëtarëve u pamundësohet ushtrimi i detyrës në veri të Kosovës, po aq herë besa edhe më keq kur është rasti tek vendorët. Pse nuk zbatohet ajo që është e shkruar në letër, pse, pse, pse nuk mënjanohen nga rruga të gjithë ata që në mënyra të ndryshme bien në kundërshtim me ligjin? Pse qeveria e Kosovës nuk është shumë më prezentë me të gjitha mekanizmat e saj në veri të Kosovës? Sikur të ishin institucionet e Kosovës pranë qytetarit të saj në veri me siguri se shumë, shumë më pak do të kishte probleme. NATO-ja ishte e aftë me e shtyrë Millosheviqin që ta nënshkruaj kapitullimin dhe të tërhiqet nga Kosova, ndërkaq sot nuk është në gjendje ta largojë nga hapësira e Kosovës një “grusht” kriminelësh, që dita-ditës po shkaktojnë terorizem , a s’është kjo dështim në punën e saj?!

Pse zotëri president Hashim Thaqi nuk urdhëron që qytetarëve të veriut të Kosovës qytetarëve të Rugovës, qytetarëve të karaqevës dhe jo vetëm të tyre që tu dilet në ndihmë, duke ju ofruar sigurinë e tyre? Pse në këtë rrafsh nuk angazhohet edhe qeveria e Kosovës, kush ata i pengon që të organizohen në favor të qytetarëve të saj dhe të tokës së saj?