9.6 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 6621

Marjan Dema: Fëmijët e dëshmorëve do të pranohen në UP

0

U zotua se do të jetë Rektori i cili do t`i sjellë ndryshime Universitetit të Prishtinës.  Madje ai e konsideron vetën “Lokomotivë të ndryshimeve në  UP”.

I pari i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, duket se punën  do ta nisë me shfuqizimin e vendimeve të ish rektorit Ramadan Zejnullahu.

Në një intervistë për Gazetën Fjala ai tregon se gjatë këtij viti të gjithë fëmijët e dëshmorëve do të jenë pjesë e Universitetit të Prishtinës dhe se ata nuk do të mbesin jashtë UP-së, siç pati vendosur Zejnullahu.

“…do të bëjë çmos që mos ti lë jashtë universitetit. Garantoj që nëse do ta kem hapësirën më të vogël do ti pranoj ata. Ajo kategori e meriton që të jetë pjesë e UP-së. Por të jemi të qartë  këta fëmijë nuk do të mund të hyjnë në ato fakultete ku është konkurrenca shumë e madhe. Fëmijët e dëshmorëve nuk do të mbesin jashtë UP-së”, thotë Dema.

Rektori i ri i UP-së, për Gazetën Fjala shpalosë planet e tij për zhvillimin e Universitetit, sfidat, flet për zërat se ai vie nga politika, punimet e tija të akuzuara për plagjiaturë.

“Zero tolerancë ndaj keqpërdorimeve,  bashkëpunim me të gjithë ata që i adresohen rektorit të ri, zbatimi i Statutit të Ligjit për Arsimin e Lartë, transparencë”, janë disa nga premtimet e Demës.

Gazeta Fjala: A e keni kompletuar stafin tuaj ?

Marjan Dema: Jemi në proces të kompletimit të stafit, besoj që deri ka fundi i kësaj jave edhe do ta kemi komplet stafin e gatshëm.

Dekanët e Fakulteteve do të jenë ata të cilët do të ma propozojnë stafin. Unë vetëm i kam vu kriteret. Ato kanë qenë një gjithë përfshirje që do të thotë nuk do të ketë prorektor prej një anëtari që është në Këshill Drejtues. Nuk do të ketë prorektor që dyfishohet, nuk do të ketë  protektor që vinë nga politika, nuk do të ketë njerëz që janë sjellë në universitet, këshille  drejtuese e të tilla. Unë nuk kam asnjë preferencë nga politika për t’i emëruar prorektorët. Në ekipin tim nuk është as edhe një mik i imi, të gjithëve ju kam thënë jo.

Ndërkaq këta janë emrat e prorektorëve të cilët do t’i përcillen për votim Këshillit Drejtues të UP-së.

Naser Sahiti, prorektor për mësimdhënie, Mryrvete Badiviku prorektore për financa, Afrim Hoti prorektor për marrëdhënie ndërkombëtare, Teuta Pustina- Krasniqi prorektore për cilësi, dhe Faton Berisha, prorektor për shkencë, janë emrat e propozuar nga Rektori Dema.
Gazeta Fjala: Çfarë do të bëni ju më ndryshe se sa rektorët e kaluar?

Marjan Dema: Do të bëjë shumëçka ndryshe. Fillimisht nuk do të merrem me individ.  Do të jem i hapur për të gjithë, kushdo që dëshiron bashkëpunim unë do të jem i hapur për të. E dyta, do të jemi shumë rigoroz në  zbatimin e statutit të Ligjit për arsimin e lartë, gjithmonë në harmoni me agjendën evropiane  në arsimin e lartë. Transparencën  të cilën nuk e ka implementuar askush do ta implementojmë ne. Do ta bëjmë avancimin e të gjitha fushave në veçanti për fushat ku kemi ngecje, në hulumtime shkencore në zbatimin e anës teorike në praktikë. Do të ketë punë praktike të studentëve. Nuk do të ketë pyetje e cila nuk do të ketë përgjigje. Për shumë gjëra do të dalloj nga të tjerët. Universiteti i Prishtinës në kohën time do të jetë lokomotivë e ndryshimeve.

Gazeta Fjala: Cila janë nevojat e Universitetit të Prishtinës?

Marjan Dema: Aktualisht unë i kam dhënë disa prioritete. Do të ketë zero tolerancë  ndaj mbajtjes së mësimit. Jam në proces të një sistemi elektronik një softueri. Kemi nevojë për laboratorë, hulumtimet shkencore do të jenë në fokusin tonë, rritja e hapësirave, shfrytëzimi i hapësirave në mënyrë racionale.  Ne të gjithë e dimë se në UP ka munguar bashkëpunimi. Andaj unë po mundohem që ti vë hallkat e bashkëpunimit, komunikimin me bordin i cili nuk ka funksionuar, po ashtu me senatin e dekanatin. Transparenca do të jetë në rendë të parë. Mendoj që ajo do ta rrisë cilësinë.

Gazeta Fjala: A do ti ndryshoni kriteret për pranim në UP për fëmijët e kategorive të dala nga lufta?

Marjan Dema: Fëmijët e dëshmorëve, jo të kategorive të tjera  do të bëjë çmos që mos ti lë jashtë universitetit. Garantoj që nëse do ta kem hapësirën më të vogël do ti pranoj ata. Ajo kategori e meriton që të jetë pjesë e UP-së. Por të jemi të qartë  këta fëmijë nuk do të mund të hyjnë në ato fakultete ku është konkurrenca shumë e madhe. Fëmijët e dëshmorëve nuk do të mbesin jashtë UP-së.

Gazeta Fjala: Pse duhet që politikanët të jenë pjesë e Universitetit të Prishtinës, a po e politizojnë ata UP-në?

Marjan Dema: Këtu ka një keqkuptim. Me një udhëzim  administrativ, kryeministri, ministrat kategoria profesorëve që janë të emëruara kanë të drejtë në punë sekondare e cila paguhet 50 për qind. Unë sërish po e them se në Universitetin e Prishtinës nuk do të ndërhyjë politika.

A jeni ju njëri ndër rektorët e politizuar?

Marjan Dema: Po e cek një herë e  përgjithmonë, unë nuk vi nga politika. Unë vi nga shoqëria civile. Nëntë muaj kam qenë në politikë, e ata nëntë muaj duan të mi keqpërdorin. Unë që tetë vite jam në shoqërinë civile. Politika nuk më ka sjellë mua në krye të UP-së. Unë jam karakter i fortë.  Për pozitën e rektorit kam aplikuar pesë ditë para se të përfundoj konkursi. Kam pasur dëshirë vetëm që të skenohem dhe të gjithë të hulumtojnë mbi punën time. Unë kam lënë fëmijët, familjen në Amerikë e kam ardh mi i ndihmua këtij vendi. Kam pasur një jetë të qetë e të mirë, por nevoja shpirtërore ka bërë që unë të aplikoj për këtë pozitë.

Gazeta Fjala: Profesorët shpesh-herë akuzohen për plagjiaturë, a do t’i hetoni ju gjatë mandatit tuaj këta profesorë?

Marjan Dem: Problemi i plagjiaturës është një problem global, jo vetëm tek ne. Unë do të përpiqem që maksimalisht ta minimizoj këtë dukuri. Do të insistoj që ta kemi një program softverik në kuadër të universitetit i cili i krahason punimet e profesorëve. Për krimet akademike do të merret gjykata.

Gazeta Fjala: Njëri nga të akuzuarit për plagjiaturë jeni dhe ju, sa janë të vërteta këto deklarata?

 Marjan Dema:  Të gjithë ata që kanë dyshime lidhur me këtë gjë ta thonë haptas . Punimi është publik, le ta marrin e ta shikojnë. Revista nuk është e rrejshme. Unë kam doktoru para të gjithëve. Është punimi, le ta marrin matematikantët, ta shohin a ka vlerë.

Gazeta Fjala: Cilat janë masat që do ti ndërmerrni për ti ndal publikimet në revista të rrejshme?

Marjan Dema: Unë do të kërkoj nga të gjitha fakultete e Universitetit të Prishtinës që të hartojnë një listë me emrat e revistave të cilat ku mund të botojnë punime shkencore. Secili fakultet do ta sjellë listën dhe në bazë të saj do të bëhen publikimet.

Gazeta Fjala: Sa punime të diplomave i keni nënshkruar prej që keni marrë mandatin e rektorit  të UP-së?

Marjan Dema: Të gjitha diplomat janë nënshkruar. Asnjë nuk ka pritur. /Gazeta Fjala/

Donika Kada-Bujupi i bashkohet Vetëvendosjes

0

(E plotësuar) Deputetja që ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada-Bujupi dhe zyrtarisht iu ka bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi i ka uruar mirëseardhje në Vetëvendosje, deputetes Donika Kada-Bujupi.

Ajo është pritur me duartrokitje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku për shkaqe shëndetësore nuk po merr pjesë kryetari i kësaj lëvizje, Visar Ymeri.

Çaushi tha para të pranishmëve se Lëvizja Vetëvendosje është rritur gjatë këtyre muajve.

Veseli merr përkrahjen amerikane për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Uashington, përveç takimeve individuale që kishte me senatorë e kongresmenë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Senat dhe Kongres, takoi edhe një grup senatorësh të kryesuar nga John Boozman.

Sipas njoftimit nga zyra e Kryetarit të Kuvendit, senatorët përfaqësonin komitete të fushave të ndryshme, me ç’rast Kryetari Veseli i informoi në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Gjithashtu, Kryetari Veseli pati dhe një takim të veçantë me një grup kongresmenësh të kryesuar nga Kongresmeni Robert Aderhold.

Në të dyja takimet, Kryetari Veseli shfrytëzoi rastin të falënderojë senatorët dhe kongresmenët për përkrahjen dhe miqësinë e madhe që SHBA-ja i ofron Kosovës. Po ashtu, në këto takime u diskutua për mundësitë që kjo mbështetje të vazhdojë, por edhe të zgjerohet në fusha të caktuara, sidomos për zhvillimin ekonomik dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Takim të veçantë, Kryetari Veseli ka zhvilluar edhe me senatoren e Iowa-s, Joni Ernst, me të cilën diskutoi për bashkëpunimin e deritashëm të Kosovës me këtë shtet, me interesim të rritjes dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.

Në takim u fol edhe për ndihmesën që do të kenë institucionet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, si dhe bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Iowa-s. /Telegrafi/

Kryeministri publikon listën e re të arriturave të Qeverisë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa edhe sot ka vazhduar me publikimin e listës së sukseseve, të cilat thotë se janë arritur nga Qeveria që ai drejton gjatë vitit 2015.

Disa prej sukseseve të renditura në një posim në Facebook, Mustafa thotë se janë edhe pavarësimi i legjislativit, integrimi i komunave veriore në sistemin e drejtësisë, reformat në administratën publike, ndryshimi i Ligjit për Prokurim Publik…

“Qytetarë të nderuar,

Me respekt po ju informoj se këto janë disa nga të arriturat e Qeverisë që unë e drejtoj, në vitin 2015, në fushën e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të ligjit:

– Pavarësimi i plotë i legjislativit, me ndryshimet e Kushtetutës dhe ligjeve;

– Integrimi i komunave veriore në sistemin e drejtësisë dhe shpërbërja e strukturave të mbrojtjes civile;

– Përgatitja dhe procedimi i 80 projektligjeve në Kuvendin e Kosovës;

– Reformat e rëndësishme në administratën publike.

– Përmirësimi i financimit dhe infrastrukturës fizike të prokurorisë dhe gjyqësorit ;

– Punë e vlerësuar lart e Policisë së Kosovës në menaxhimin e të gjitha situatave;

– Qeveria ka qartësuar qëndrimin e saj se nuk do të lejojë në asnjë rast që njerëzit e lidhur me korrupsion dhe krimin e organizuar të jenë pjesë të saj ose të organeve që ajo i emëron. Është bërë ndryshimi i Ligjit për Prokurim Publik, kompletimi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ndryshimet në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, përgatitja e platformës për fillimin e prokurimit elektronik nga viti 2016, suspendimi i shërbyesve civil ndaj të cilëve ishin ngritë aktakuza;

– Për herë të parë Agjencia Kosovar e Privatizimit bëri transparente rastet e uzurpimeve të pronave shoqërore. Po bëhen transparente edhe rastet e privatizimeve.

– Rishikimi nga Qeveria dhe ministritë i vendimeve dhe kontratave të cilat mund të cenojnë konkurrencën apo mund tu shërbejnë monopoleve dhe grupeve të interesit;

– Kuvendi, me propozim të Qeverisë, aprovoi Ligjin, i cili ndalon bashkimin e qytetarëve tanë në konflikte të jashtme.

– Qeveria aprovoi strategjinë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm që qon në terrorizëm;

– Policia, AKI, organet e drejtësisë janë treguar efikase në parandalimin e shkuarjes së individëve nga Kosova në konfliktet e jashtme. Për 7 muajt e fundit nuk është shënuar asnjë rast i bashkangjitjes në konflikte të jashtme.IM” (sic.), ka shkruar Mustafa.

Një listë të tillë suksesesh kryeministri e postoi edhe dje në Facebook, ku tha se Kosova ka shënuar rritjen më të madhe në rajon gjatë vitit paraprak, prej 3.6 për qind. /Telegrafi/

Beyonce rikthehet fuqishëm (Video)

0

Beyonce i ka provokuar fansat e saj me një projekt të ri.

Këngëtarja 34 vjeçare postoi një klip të shkurtër dhe të ngadalësuar në Instagram dhe Youtube, ku ajo shihet duke pozuar afër asaj që duket si një veturë.

Ky klip promovues lajmëron se “Lemonade” është “Premiera e Ngjarjes Botërore”, e cila do të publikohet të shtunën në kanalin HBO.

Është përfolur se “Projekti Lemonadë” ka të bëjë me një film, i cili do ta shoqërojë publikimin e albumit të ardhshëm të Beyonce, i cili pritet të dalë në treg nga dita në ditë.

Rrënohet edhe një shtëpi e vjetër në Prizren

0

Në Prizren është rrënuar edhe një shtëpi e vjetër, dhe ky është objekti i tretë i rëndësishëm që shkatërrohet brenda kësaj jave në këtë qytet.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook drejtori i organizatës EC Ma Ndryshe, Hajrulla Çeku, i cili ka thënë se ky krim po ndodh para syve të të gjithëve, kurse autoritet përgjegjëse nuk po ndërmarrin asnjë veprim.

“Sot u rrënua edhe një shtëpi e vjetër në Prizren. Brenda vetëm një jave, në Qendrën Historike të Prizrenit u shkatërruan tre monumente: dy shtëpi të vjetra u rrënuan tërësisht dhe ndërtesa që është pjesë e Kompleksit të Kishës Katolike u kaplua nga zjarri për herë të dytë”, ka shkruar ai.

Çeku më tutje ka shtuar se, “çuditërisht të gjitha po ndodhin ditëve të fundjavës dhe natyrisht, shteti nuk po shfaqet në vendin e ngjarjes. Krimi po ndodh para syve të të gjithëve, ndërsa autoritetet përgjegjëse nuk po ndërmarrin asnjë veprim”.

Sipas tij, shkatërrimi do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Ai ka thënë se mosveprimi i zyrtarëve të shtetit nënkupton bashkëpjesëmarrje në krim.

Prej nesër, në Maqedoni vetëm me letërnjoftim

0

Nesër do të mbahet ceremonia solemne me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve.

Ceremonia do të mbahet në hapësirën ndërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës.

Kosovarët kalojnë kufirin në Vërmicë në këmbë, kujtojnë Eksodin ’99

0

Rreth 2000 qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës kaluan kufirin në Vërmicë në drejtim të Shqipërisë në këmbë, njofton Klan Kosova.

Kështu u kujtua eksodi i vitit 1999 ku më se një milionë njerëz u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Por këtë herë këta qytetarë, edhe pse kufirin me Shqipërinë po e kalojnë në këmbë, po e bëjnë në kohë paqeje.

Madje këtë herë ata po shoqërohen edhe nga ministra e kryetar komunash.

Kurse në anën tjetër të kufirit po i presin, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Ribashkimi emocionues i familjes Berisha nga Malisheva me strehuesit e tyre nga Kukësi

0

Familja Berisha nga Malisheva vizitoi në kohë paqeje familjen Bilalli në Bicaj të Kukësit, familje kjo që u kishte gjetur strehë në kohë lufte.

Xhafer Bilalli që në vitin 1999 ishte 19 vjeçar kujton ditën kur e mori në shtëpi familjen tetë antarëshe të ish-ushtarit të UÇK-së, Hazir Berisha, njofton Klan Kosova.

Shyqerie Berisha, e cila burrin e kishte në luftë në vitin 1999, nuk pati zgjidhje tjetër pos të niset nga Malisheva me familjen e saj, në këmbë për në Shqipëri.

Isa Mustafa e Ramadan Muja bashkë

0

Kryeministri Isa Mustafa, ka vizituar sot Reçanin dhe vendbanimet përreth këtij rajoni.

Në krahun e djathtë e kishte gjatë gjithë kohës Kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, njeriun e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e të cilin e luftoi fortë dega e LDK’së në Prizren.

Pushteti i bashkoi.

Ata bashkë zhvilluan një takim me qytetarë ku ishin të pranishëm qindra banorë të Reçanit dhe fshatrave tjera, përfaqësues politik të komunitetit boshnjak dhe komuniteteve tjera që banojë në këto zona, përfaqësues të fermerëve, biznesmenë dhe përfaqësues të OJQ-ve.

Së bashku Mustafa e Muja kanë shëtitur nëpër Reçan dhe kanë takuar banorët si dhe ka vizituar fshatin Ljubinje, ku pas një shëtitje dhe vizite në disa pika të frekuentuara ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit dhe banorët e këtij fshati.

Gjatë takimit me qytetarët e këtyre zonave, kryeministri Isa Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të trajtuar të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e tyre si dhe për të ofruar përkrahje për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e këtyre zonave.

“Për ne është me rëndësi që të zhvillojmë bisedë të hapur me qytetarët tanë, t’i dëgjojmë hallet e juaja, t’i dëgjojmë kërkesat e juaja, por po ashtu të marrim edhe propozimet, vërejtjet, sugjerimet e juaja, se si te organizojmë punën më mirë, si ta organizojmë ekonomikisht këtë zonë dhe Kosovën dhe si ta forcojmë shtetin ligjor, si ta përmirësojmë arsimin, dhe si të mundësojmë që sa më shumë qytetarë të kyçen në vetëqeverisjen lokale dhe të jenë më afër pushtetit lokal. Mirëpo, të gjitha këto do t’i bëjmë në bashkëpunim me komunën, në bashkëpunim me ministritë përkatëse dhe në bashkëpunim me qytetarët”, tha kryeministri Mustafa.

Ministri Rasim Demiri, ka falënderuar kryeministrin Mustafa për këtë vizitë.

“Kjo për ne është ditë e veçantë. Unë e falënderoj kryeministrin dhe bashkëpunëtorët e tij që i janë përgjigjur ftesës tonë. Vetë ardhja e kryeministrit këtu dëshmon se kjo Qeveri, që udhëhiqet nga Isa Mustafa, ka programin e saj, ka planin e saj, se si të lehtësohet dhe të përmirësohet jeta e të gjithë qytetarëve në Kosovë, në këtë mes edhe e qytetarëve të komunitetit boshnjak”, tha Demiri.

Duke iu referuar rezultateve të arritura deri më tani nga Qeveria e Kosovës, ministri Demiri, ka thënë se përparimi që është arritur në zhvillimin ekonomik, punësim, përmirësimin e sistemit arsimor dhe suksese tjera që janë përmendur nga kryeministri Mustafa një ditë më parë, janë të arritura për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe komunitetin boshnjak.

Demiri, po ashtu, ka njoftuar edhe për çështjet tjera që preokupojnë këtë rajon siç janë krijimi i komunës së re, migrimi dhe aspektet tjera të zhvillimit.

Gjatë debatit të zhvilluar, qytetarë të shumtë dhe përfaqësues politik kanë shtruar problemet dhe preokupimet e tyre, në të cilat kanë marr përgjigje nga kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat. /Politiko.net/