9.8 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 6626

Rama takon Presidentin Obama: Dëgjova fjalë të mira për Shqipërinë

0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me Presidentin amerikan, Barack Obama dhe Zv/presidentin Xho Bajden.

Në përfundim të takimit, kreu i qeverisë tha se me Presidentin amerikan diskutoi për Reformën në Drejtësi, ndërsa tha se Presidenti Obama u interesua me kënaqësi edhe sa i përket idesë për futjen së fesë në shkollë.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministri Rama shprehu përshtypjet e para përmes rrjeteve sociale. Ai tha se kaloi një orë të paharrueshme dhe falenderoi Presidenti Obama.Tv Klan

Pritet takimi i Ramës me Obamën

E ndërsa sot pritet takimi mës kryeministrit shqiptar dhe presidentit të SHBA-ve, ambasadori amerikan në vendin tonë është shprehur i lumtur për këtë ngjarje. Përmes një postimi në rrjetin Facebook, Donald Lu shkruan se ky takim vjen në kuadër të 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe pas vizitës së suksesshme të John Kerry-t.

“Jam i lumtur që Presidenti Barack Obama do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në Uashington sot. Në frymën e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, dhe pas vizitës shumë të suksesshme të Sekretarit Kerry në Tiranë, kjo vizitë paraqet një tjetër mundësi për të shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e palëkundur midis qeverive tona dhe popujve tanë në lidhje me një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, të tilla si kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm, koalicioni kundër ISIS dhe reforma historike në drejtësi.” – shkruan Don Lu.

Kryeministri i vendit prej disa ditesh ndodhet ne vizite ne Uashington ku po zhvillon takime me zyrtare te larte amerikane. Ne axhenden e Shtepise se Bardhe theksohet se fillimisht do te kete nje takim te Rames me zv.presidentin amerikan Joe Biden dhe me pas me Barak Obamen

Bjordi harron Adelën, ja kush është e dashura e re

0

Bjordi Mezini dhe Adela Xhamani kanë qenë çifti më i përfolur në Big Brother. Pak kohë më parë ato vendosën që rrugët e tyre të ndaheshin dhe secili prej tyre ndoqi ëndrrat dhe dëshirat e veta.

Duket se Bjordi tashëm është “shëruar” plotësisht nga ndarja më Adelën dhe ka krijuar një lidhje të re.

Jona Spahiu është vajza që i ka rrëmbyer zemrën regjisorit dhe që nuk ngurron ta shfaqë këtë në rrjetet sociale.

Herë pas here ajo poston foto me ish-banorin e “Big Brother Albania” nën hashtag-un #dashuriaështënëajër.

Çifti i ri duket se po e përjeton më së miri fillimin e lidhjes së tyre duke bërë udhëtime të shumta në vend e të ndryshme jashtë Shqipërisë.

Çoçaj e Buduri me deklarata kundërthënëse

0

Në gjykimin për punësimin e paligjshëm të Besnik Krasniqit u morën në pyetje Nexhat Çoçaj e Shaip Buduri.

Krasniqi është vëllai i gruas së Shaip Budurit, ndërsa Buduri drejtor në Gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit.

Në këtë gjimnaz pa konkurs ishte punësuar Krasniqi për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe, pasi arsimtari i mëparshëm kishte dalë në pension.

Buduri tha se Besnik Krasniqi me shkrim i ishte drejtuar atij si drejtor i gjimnazit që të marrë orët e gjuhës shqipe, ndërsa tregoi se e ka drejtuar në DKA duke mos i dhënë leje as me shkrim dhe as gojarisht që të marrë këto orë.

I akuzuari Buduri e pranoi se nuk është hapur konkurs për orët e kësaj lënde.

“Jo nuk është shpallë konkursi, kam kërkuar nga DKA që të shpallet konkursi për orët e gjuhës shqipe. Unë nuk kam pasë kompetenca ligjore që t’ia ndaloj mosdhënien e mësimit në gjimnaz, përderisa kur e kam pyetur mësimdhënësin se kush të ka sjellë për t’ i mbajtur orët më është përgjigjur se e kam miratimin nga Drejtoria e Arsimit,” tha Buduri.

Buduri, po ashtu tha se meqë Besnik Krasniqi nuk është punësuar me konkurs nuk i ka përpiluar të njëjtit kontratë për pagesë, të cilën do ta nënshkruante DKA-ja.

Ndërsa i akuzuari tjetër Nexhat Çoçaj në deklaratën e tij tha se asnjëherë nuk i ka thënë Besnik Krasniqit që të shkojë t’ i mbajë orët nga lënda e gjuhës shqipe në gjimnazin “Gjon Buzuku”.

“Unë nuk kam dhënë asnjë pëlqim as me gojë dhe as me shkrim që Besnik Krasniqi t’ i mbajë orët e gjuhës shqipe në gjimnazin ‘Gjon Buzuku’, përkundër deklaratave të tij që thotë se ka biseduar në zyrën time gjë që nuk qëndron, ngase biseda është bërë në një vend tjetër, biseda është zhvilluar në zyrën e partisë dhe aty nuk kam deklaruar asnjëherë që t’ i marrë apo mos t’ i marrë orët, nuk jam deklaru fare,” tha Çoçaj.

Sa i përket mosshpalljes së konkursit, Çoçaj tha se drejtori i gjimnazit e kishte sjellë kërkesën vetëm për 16 orë, e jo për normë të plotë qysh e kishte pasur mësimdhënësi që kishte dalë në pension.

“Unë kam pasë njohuri se në gjimnaz ka dalë në pension një mësimdhënës me normë të plotë dhe kam kërku nga stafi i gjimnazit që t’më japë sqarime se pse nuk janë 20 orë, po janë 16 orë dhe kjo është arsye se pse nuk është shpallë në konkursin e parë, kjo është arsyeja sepse kanë mungu orët,” sqaroi Çoçaj.

Për më tepër, Çoçaj mohoi të jetë takuar ndonjëherë me drejtorin e gjimnazit Shaip Budurin për këtë punë dhe që ky i fundit t’ i kishte përmendur shpalljen e konkursit për gjuhë shqipe.

Çoçaj, tha se pas pesë muajve ka lidhur kontratë pune për mesimdhënësin Besnik Krasniqi. Këtë tha se e ka bërë pasi që është siguruar që nuk po e shkelë ligjin dhe pasi kishte marrë rekomandimin nga drejtori i Departamentit Për Arsimin Parauniversitar, me të cilin rekomandohej që të sistemohen si mësimdhënës drejtorët e shkollave.

Nga shtatori i vitit 2013, deri më muajin shkurt të vitit 2014, Çoçaj tha se nuk ka qenë në dijeni që Besnik Krasniqi ka qenë duke punuar në gjimnaz. Këtë tha se e ka kuptuar më 2 shkurt 2014, atëherë kur kishte lidhur kontratë me të.

Seanca e radhës ku do të jepet fjala përfundimtare e palëve, do të mbahet më 11 maj 2016.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Shaip Buduri derisa kryente detyrën zyrtare si drejtor i Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

“Me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe privilegjeve lidhur me punësimin e profesorit B.K. (vëlla i bashkëshortes) së të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Kosovës, i ka mundësuar që pranë gjimnazit “Gjon Buzuku” nga fillimi i vitit shkollor 2013/2014 deri më datë 04.02.2014 t’i mbajë orët e gjuhës dhe letërsisë shqipe,” thuhet në aktakuzë.

Ndërsa i pandehuri Nexhat Çoçaj, sipas aktakuzës, derisa kryente detyrën zyrtare si drejtor ne Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prizrenit po ashtu ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

“Me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për personin tjetër, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke e nënshkruar kontratën për punësim, nga data 04.02.2014 në vendin e punës profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe personit B.K. nga Prizreni, pa shpallur konkurs për vendin e punës duke shkelur seriozisht të drejtat e personit tjetër,” thuhet në dispozitivin e aktakuzës.

Çoçaj është duke u gjykuar edhe për dy raste të tjera të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar në këtë gjykatë, për të cilat KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi./kallxo.com/

Filmat konkurrent në Festivalin e Kanës

0

Steven Spielberg, Sean Penn, Pedro Almodovar, Xavier Dolan e Paul Verhoeven, janë emrat e regjisorëve që do të garojnë me filmat e tyre në Festivalin e Kanës këtë vit.

“The BFG” i Steven Spielberg do të jetë në konkurrencë me filmat: “Money Monster” me regji të Jodie Foster,” The Nice Guys” nga Shane Black dhe “Cafe Society” nga Woody Allen, njofton Klan Kosova.

Sean Penn, Amodovar, Dolan dhe Varhoeven do të reprezentohen për garën kryesore për çmimin Palme d’Or, që do të jepet nga nj juri e udhëhequr nga regjisori i filmit “Mad Max”, George Miller.

Penn në Kanë do të sjellë filmin “The Last Face”, ku në rolet kryesore do të jenë Charlize Theron dheJavier Bardem; Almodovar do të vijë me filmin “Julieta”; Dolan me filmin “It’s Only the End of the Ëorld” me Marion Cotillard; Verhoeven me filmin “Elle”.

Seleksionimi i filmave që hyjnë në garë, është bërë në mesin e 1869 filmave që kishin hyrë në konkurrencë për nominim.

Festivali i Filmit në Kanë të Francës, fillon me 11 maj me shfaqjen e filmit “Cafe Society”,dhe do të përfundojë me 22 maj me shpalljen e filmit më të mirë të festivalit ku edhe ndahet çmimi Palme d’Or.

“AAK në komunën tuaj” sot në Rahovec

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka takuar strukturat e kësaj partie dega në Rahovec meqë rast ka pasur zhvilluar takimet me bizneset lokale, rininë dhe autoritetet lokale të Rahovecit.

“AAK në komunën tuaj” sot në Rahovec ka diskutuar edhe për protestën e cila planifikohet të mbahet më 14 maj.

Në të gjitha aktivitetet e kësaj partie është nënviziuar kundërshtimi i vendosur i keqqeverisjes në vend si dhe domosdoshmëria për vazhdimin e protestave.

Turi i radhës i “AAK në komunën tuaj” më datën 19 prill do të mbërrijë në Gjakovë.

Ymer Berisha i kundërpërgjigjet LDK-së

0

Zyrtari për informim i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha i është kundërpërgjigjur reagimit të LDK-së për çështjen e adresave në qytet.

“Komuna e Prizrenit dhe kryetari prof.dr. Ramadan Muja, personalisht është angazhuar dhe ka kërkuar qe të përmbyllet kjo politikë publike, nga drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor”, thuhet në reagimin e Berishës.

“Sipas DUPH-së, në këtë politikë publike është duke u punuar intensivisht dhe ka rezultate te prekshme, por realizimi i tërësishëm kërkon mjete financiare, të cilat nuk janë paraparë me kod buxhetor dhe jemi te detyruar të presim rishikimin e buxhetit në qershor që të vazhdojmë me finalizimin e sistemit të adresave të komunës sonë”.

“LDK, dhe kryetari i saj është mirë që korrekt të lexojë dhe analizojë politikat publike dhe mos ta krahasojë komunën e Prizrenit me komunat si Shtimja e Juniku, ngase del jo serioz në analiza dhe komunikim me qytetaret”.

“Për ironinë edhe më të madhe, këshilltari i kryetarit të LDK-së, ( B.O. ), është udhëheqës i këtij projekti nga drejtoria e urbanizmit, që LDK-ë, është dashur ta konsultoi atë për detajet e jo të provoj të bëjë vetëm lajmin mediatik të radhës, pa qëndrueshmëri, politike e administrative”.

“Komuna e Prizrenit do vazhdojë maksimalisht dhe kujdesshëm që së bashku më gjithë akterët tjerë dhe qytetaret, të realizojë të gjitha projektet për jetë më të mirë për të gjithë ne”./PrizrenPress.com/

Sërish koncerte në Bataclan

0

Në sallën e famshme të koncerteve në Paris, “Bataclan”, do të mbahen sërish koncerte, por kjo vetëm në nëntor, atëherë kur edhe mbushen një vit që kur kryeqyteti francez ishte cak i disa sulmeve terroriste që lan rreth 130 persona të vdekur.

Bëhet e ditur se në skenën e “Bataclan” do të ngjitet më 16 nëntor këngëtari britanik Pete Doherty, kurse dy ditë pas tij Youssou N’Dour.

Rikujtojmë se 90 nga 130 personat që u vranë në sulmet e 13 nëntorit ndodheshin në koncertin e grupit nga SHBA “Eagles of Death Metal” në “Bataclan” dhe se ndër viktimat ishte edhe menaxheri i tyre.

Edhe ky grup ka shprehur dëshirën që të kthehen për të performuar sërish në “Bataclan”. Ata madje e vazhduan koncertin e mbetur në gjysmë në muajin shkurt në Olympia në Paris, duke i ftuar të gjithë të mbijetuarit e sulmeve të bëhen pjesë e koncertit.

Pas asaj që ndodhi më Paris shumë artist të famshëm anuluan koncertet e tyre në shtetin francez, për shkaqe sigurie.

Ndër ta ishte edhe grupi legjendar U2, që koncertin e planifikuar për nëntor e majti në muajin dhjetor dhe këngën e titulluar “Streets of Surrender” ua dedikoi të gjithë viktimave të Parisit.

Vildanja prezanton gjoksin e madh

0

Fotomodelja Vildane Zeneli para pak minutave publikoj foton qe kemi bashkangjitur më poshtë.

Është e pamundur që fokusi i kësaj fotoje të jete diçka tjetër përpos gjoksit që dominon.

Modelja dhe bukuroshja si gjithmonë din të jete provokatore me fotot që publikon.

Suharekë: E shkel këmbësorin dhe arratiset

0

Një këmbësor është goditur me veturë në fshatin Studenqan të Suharekës.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari përderisa ishte duke lëvizur me veturën VW Pasat me targa 05-395-BP në rrethana të panjohura ka goditur një këmbësor. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar. /PrizrenPress.com/

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, opsioni më i mirë!

0

Faik KRASNIQI

Kriza politike që po mbretëron në Kosovë tash e 7 muaj nuk është duke shkuar drejt zgjidhjes, por drejt thellimit të mëtutjeshëm. Kjo krizë politike po shkon drejt thellimit, drejt një rruge qorre. Nuk ka shenjë se pozita dhe opozita do të lëvizin nga qëndrimet e tyre dhe se kriza do të vazhdon të rritet. Fjalori politik mes pozitës dhe opozitës është duke u ashpërsuar dhe nuk ka shenja për ndonjë marrëveshje politike. Prandaj, nëse nuk arrihet ndonjë zgjidhje politike, zgjedhjet e jashtëzakonshme mbesin opsioni më i mirë i mundshëm për të dalë nga kjo krizë e thellë politike.

Ambiciet politike të Kadri Veselit!

Plani i PDK-së ka qenë prej fillimit, që pasi Hashim Thaçi të zgjidhet president dhe Kadri Veseli edhe zyrtarisht më 7 Maj ta marrë timonin e partisë, pas dy ose tre muajve ta prishin koalicionin me LDK-në dhe këtë parti ta hedhë në koshin e historisë. Por, Kadri Veseli menjëherë pas zyrtarizimit të tij si kryetar i PDK-së fillimisht do të dalë me një ofertë për opozitën, kinse për ta tejkaluar krizën politike, ashtu siç ka deklaruar edhe vetë. Duke i ditur ambiciet politike të Kadri Veselit, oferta e tij për opozitën do të jetë joserioze, sa për sy e faqe. Dhe pas refuzimit të ofertës së tij nga ana e opozitës, oferta e tij e dytë do të jetë shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ofertë të cilën do ta pranojnë menjëherë partitë opozitare, sepse zgjedhjet e jashtëzakonshme i konvenojnë të gjitha partive, me përjashtim të LDK-së e cila do të pësojë debakël, për shkak tradhtisë që i bëri elektoratit të vetë, pas lidhjes së koalicionit me PDK-në.

Rënia drastike e LDK-së!

Nëse partitë opozitare futen në zgjedhje veç e veç, e jo si një opozitë e bashkuar dhe bashkë me shoqërinë civile dhe intelektualët e pavarur, rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk do të kishte ndryshim të madh nga ai i vitit 2014, përpos që LDK-ja do ta humbiste vendin e dytë, por edhe vendi i tretë për këtë parti do të ishte shumë i diskutueshëm, për shkak të zhgënjimit që kjo parti i bëri elektoratit të saj. Dhe nga rënia drastike e LDK-së do të përfitojnë më së shumti partitë opozitare, por nuk do të jetë e mjaftueshme që njëra nga partitë e opozitës të dalë para PDK-së në vendin e parë. Kurse pas zgjedhjeve çdo koalicion është i mundshëm. Varianti më i mundshëm i krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të jetë një koalicion i krahut të luftës, në mes të PDK-së, AAK-së dhe Nismës.