9.8 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 6627

Ndahet nga jeta akademik Latif Susuri

0

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka njoftuar se sot në mëngjes, në spitalin e Prishtinës, vdiq anëtari i rregullt i saj, akademik Latif Susuri. Njëkohësisht opinioni njoftohet se një mbledhje komemorative do të mbahet sot, në orën 11:00, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku do të bëhen edhe homazhet pas kësaj mbledhje.

Akademik Latif Susuri do të varroset sot (e enjte) në vendin e tij të lindjes, në Zhur, në orën 16:00.

Akademik Latif Susuri lindi më 7. 05. 1941 në Zhur, ku e kreu shkollën fillore. Shkollën e Mesme Bujqësore e mbaroi në Prishtinë, ndërsa Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Beogradit, në vitin 1975. Disertacionin e doktoratës e mbrojti në Fakultetin e Agronomisë të Universitetit të Zagrebit, në vitin 1983.

Si bursist i disa fondacioneve qëndroi për studime specialistike në SHBA, në Angli dhe në qendra të tjera. Në vitin 1977 zgjidhet ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës dhe pastaj i merr të gjitha thirrjet akademike deri te profesori ordinar. Ishte dhe dekan i këtij Fakulteti. Në vitin 2000 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Preokupimi kryesor i akademik Susurit ishte puna shkencore-hulumtuese në fushën e sëmundjeve të bimëve, të fitopatologjisë. Nga lëmi i ngushtë ka botuar shumë punime në revista të njohura shkencore në vend dhe në botën e jashtme (SHBA, Gjermani, Itali, Hungari, Slloveni, Kroaci etj.).

Përfshihet nga zjarri një restorant në Prizren

0

Policia e Kosovës raporton se në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:10, ka shpërthyer një zjarr i madh në ambientet e restorantit të N.SH. ”Blendi” në Korishë të Prizrenit.

Policia raporton se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit dhe minimizimin e dëmeve materiale që sipas pronarit e kalojnë shumën e 150 000 eurove.

Njësite relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime. Sipas pronarit, si shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë korrenti elektrik. /PrizrenPress.com/

LDK-ja në Prizren, pyetje për Ramadan Mujën

0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, kërkon nga kryetari i Komunës,Ramadan Muja, që të tregojë arsyet pse nuk është duke u implementuar sistemi i adresave në qytet.

Zëdhënësi i LDK-së Shkëmbim Cikaqi thotë se Muja duhet të përgjigjet për këtë çështje.

“Të gjitha qytetet tjera në Kosovë e kanë përfunduar këtë proces madje edhe komunat më të vogla si Juniku, Fushë Kosova e Shtimja…”, thotë Cikaqi.

“Ndërkohë, komunarët tanë janë akoma në gjumin e thellë dimërorë”.

Duke e ditur që kusht për liberalizim të vizave është edhe përmbyllja e sistemimit të adresave, Cikaqi shtron këto pyetje për Mujën:

Pse Prizreni të bëhet pengesë në këtë drejtim?

Si është e mundur një qytet me mbi 40 milion euro buxhet të dështojë vazhdimisht, vit pas viti në këtë proces?

Çfarë arsyetimi do t’u japim gurbetqarëve këtë vit kur një gjë e tillë vazhdimisht u është premtuar?

“Për të gjitha këto duhet të përgjigjet Ramadan Muja”, shprehet ai.

“Ne si LDK kemi participuar në punën e Komisionit për emërimin e Rrugëve dhe Shesheve, madje përfaqësuesit tanë janë treguar shumë të suksesshëm në këtë drejtim”.

“Gjithashtu asamblistët e LDK-së e kanë mbështetur këtë projekt edhe në asamblenë e Komunës në maji të vitit 2015, dhe kanë treguar gatishmëri për bashkëpunim që sa më shpejtë qyteti i ynë të pajiset me tabelat e emërimin e rrugëve”.

“Por sot po bëhet një vit ndërkaq Komuna e Prizrenit nuk e ka bërë as një hap në këtë drejtim”.

“LDK shpreh keqardhje për anëtarët e Komisionit të cilët kanë bërë punë të madhe, me mbi 60 takime sa të lodhshme aq edhe të mundimshme dhe kot”.

“Por, urojmë që ky komision mos ta ketë fatin e atij të kaluarit 2013/14 i cili kishte dështuar nga mosinteresimi i komunarëve për punën e tyre”.

“Keqardhje ndjejmë edhe ndaj familjeve të dëshmorëve të cilët vazhdojnë të presin që një ditë t’i shohin emrat e më të dashurve të tyre në tabelat e rrugëve në qytetin për të cilin dhanë jetën, gjë që u është premtuar”.

“LDK do vazhdojë të ngrit zërin edhe në seancat e ardhshme të asamblesë ku do të kërkohet përgjigje nga kompetentët se për c’arsye është ndalur puna në këtë drejtim”./PrizrenPess.com/

Vdekje aksidentale në Brezne të Dragashit

0

Ka ndërruar jetë një person nga fshati Brezne e Dragashit, pas lëndimeve që kishte marrë dy ditë më parë nga rënia e shtyllës elektrike.

Policia e Kosovës njofton se viktima ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë.

“Viktima ishte duke punuar në një shtëpi private dhe në rrethana të pa njohura është rrëzuar nga shtylla elektrike me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore”, njofton Policia, raporton PrizrenPress.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK në Prishtinë dhe si pasojë e lëndimeve të marra me datën 13.04.2016 ka ndërruar jetë”.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”. /PrizrenPress.com/

Hipokrizia e Thaçit për bordet

0

Presidenti, Hashim Thaçi, ka kërkuar që të largohen ndikimet partiake nga bordet e agjencive të pavarura dhe të ndërmarrjeve publike. Por kjo kërkesë është cilësuar hipokrizi nga opozita dhe shoqëria civile, pasi, sipas tyre, përgjegjësi kryesor për politizim të këtyre bordeve është pikërisht Thaçi

Kërkesa e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për t’i larguar ndikimet partiake nga bordet e agjencive të pavarura dhe të ndërmarrjeve publike është cilësuar si hipokrizi.

Sipas përfaqësuesve të subjekteve opozitare dhe të shoqërisë civile, pikërisht Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për politizimin e institucioneve që do të duhej të ishin të pavarura, pasi që gjatë mandateve të tij në krye të Qeverisë së Kosovës bordet e tilla janë mbushur me militantë partiakë.

Pas fitores në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, Thaçi pati nënshkruar marrëveshje me LDK-në për ndarjen e posteve në mënyrë të barabartë në të gjitha institucionet publike.

Në të njëjtën formë ka vepruar edhe pas zgjedhjeve të vitit 2010 me AKR-në dhe në vitin 2014 sërish me LDK-në, shkruan sot gazeta “Zëri”.

I pari i vendit, Hashim Thaçi, në një ceremoni në tetëvjetorin e miratimit të Kushtetutës së vendit ndër të tjera ka bërë thirrje që të largohen ndikimet partiake nëpër borde e agjenci të pavarura.

“Mund të jetë ironike që unë si një ish-kryetar i partisë më të madhe, të bëj thirrje për më pak ndikime partiake në borde e agjenci, por mendoj se na duhet t’i ribalancojmë institucionet tona konform nevojës për performancë optimale të Qeverisë dhe agjencive. Mos të keqkuptohemi, nuk besoj se ne mund të kemi liderë apolitikë apo zyrtarë të shkurorëzuar nga realiteti ynë, sepse mendoj dhe e di se disa prej njerëzve më të aftë që ka Kosova janë në parti politike”, ka deklaruar Thaçi, duke thënë gjithashtu se njerëz me aktakuza nuk do të ketë në institucione apo agjenci dhe të cilët, sipas tij, nuk duhet të jenë as në lista zgjedhore të partive politike.

Si lindi dhe u zhvillua ISIS-i?

0

Një rrugë me pluhur të çon në Bucca. Nga qyteti i dytë më i madh irakian, Basra, deri në Bucca janë vetëm 94 kilometra, por askund nuk sheh ndonjë tabelë që të sinjalizon vendin e burgut të dikurshëm më të madh të Irakut.

Duhet t’i pyesësh banorët: Papritur në mesin e shkretëtirës shfaqen fusha të gjelbra në anë të rrugës: Ullinj dhe portokaj: Një kullë vëzhgimi, mure betoni e një postbllok: “Po”, thotë roja, “kjo është Bucca”.

Ndërkohë që në ndërtesën e dikurshme të administratës amerikane ka zënë vend një firmë logjistike nga Basra, qelitë e burgut po përdoren nga një njësi e ushtrisë irakiane.

Nuk ka ndryshuar gati asgjë, qëkur amerikanët u larguan nga ky kamp në fundin e vitit 2009. Asgjë nuk është shkatërruar, siç është raportuar në medie.

Aty gjen edhe sheshin kryesor me projektorë të mëdhenj, ku bënin shëtitjen e ditës të burgosurit. Më pas barakat që mbanin secila rreth 200 të burgosur brenda.

Kreu i IS-it ka qenë në burgun e Bucca-s

Në kohën kur Marvan shërbeu për katër vjet tek Kryqi i Kuq Ndërkombëtar në Bucca, në burg qëndronin 30.000 vetë. Disa qëndruan për vite, disa pak muaj e të tjerë vetëm disa javë. Sa kohë qëndroi këtu koka e të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, Abu-Bakr al-Bagdadi, nuk mund të thuhet me saktësi. Ka burime që thonë se ai qëndroi vetëm katër muaj, të tjerë thonë disa vjet.

Ka gjasë që kreu i ISIS-it të jetë burgosur disa herë. “Arrestimet kryesore janë bërë nga viti 2007 dhe 2008”, thotë Marvan që nuk do të përmendë emrin e plotë. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka premtuar heshtje, punonjësit e tij punojnë në ilegalitet.

Marvani vetë ishte përgjegjës për vizitat që iu bëheshin të burgosurve nga familjet që bënin rrugë të gjatë. Dy vjet me radhë ka negociuar ai me amerikanët dhe britanikët derisa sa iu mundësua të hynte e të jetonte në ndërtesën e administratës.

Në fillim ka pasur vetëm sunitë

Shumica e të burgosurve vinin nga rajonet sunite, që sot kontrollohen nga ISIS-i: Ramadi, Falluxha, Salahudin, Dijala dhe Nineva. Edhe rezistenca kundër amerikanëve e pati origjinën e saj tek popullsia sunite.

Gati përditë shpërthenin bomba të atentatorëve vetëvrasës apo lëndë eksplozive për të vrarë amerikanë e ata që punonin bashkë me ta. Bucca ishte burgu i rebelëve, që konkurronin mes tyre se kush kishte vrarë më shumë njerëz: “Kam vrarë 300 prej tyre”, citon Marvan një nga fjalitë e të burgosurve.

Deri në vitin 2007 në këtë burg gjeje vetëm sunitë. Kur filloi lufta qytetare erdhën të burgosur shiitë. Para barakave ata qëndronin të gjithë të veshur mekostumet e verdha: kasta drejtuese e “Shtetit Islamik” përreth strategut dhe ideologut të vrarë në vitin 2014 në Siri, Haji Bakr, simpatizantë e anëtarë të terrorit sunit të “Al-Qaida”-s, ish-oficerë sekretë të Sadam Huseinit, dhëndri i tij, ish-ministri i Brendshëm dhe në fund edhe krerë të rezistencës shiite dhe milicisë së tyre.

Në Bucca skicoheshin plane, diskutoheshin ideologji, krijoheshin aleanca, ujdi për kalifatin. “Sunitët duhej të ndaheshin nga shiitët”, kujton anëtari i Kryqit të Kuq, Marvan. “Ndryshe do të kishim edhe në burg luftë civile”.

“Varrezë e të mbijetuarve”

Në një nga rrugët anësore në breg të Shat-Al-Arab në Basra rri ulur në zyrën e tij, Saad Abdulla-Al Fatlavi dhe rrotullon në gishta tespihet. Abu-Khaled, siç e thërrasin miqtë, ka qenë dy vjet në burgun e Buccas.

Tani ai shet udhëtime në Iran, si punë dytësore ai lufton krah milicisë Hizbollah kundër ISIS-it dhe Abu-Bakr-Al Bagdadit në frontin e Samarës, aty ku filloi konflikti mes sunitëve dhe shiitëve para dhjetë vjetësh. Tani ai është përhapur në të gjithë rajonin- “Bucca ishte për mua një varrezë e të mbijetuarve”, e komenton ai kohën në burgun amerikan.

“Ata erdhën natën me helikopter, thyen derën e shtëpisë më lidhën duart në banjë dhe më goditën në gjunjë”, rrëfen 47-vjeçari arrestimin e tij nga ushtarë britanikë e amerikanë. “Ata erdhën drejt e tek unë e më akuzuan si burim i mbledhjes së parave për Hizbollahun. Duhej të jepja informacione, të tradhtoja shokët”. Hetimi u bë në Bagdag, pastaj Al-Fatlavi u zhvendos në Bucca, në burg ndodhej ndërkohë Al-Bagdadi dhe “trupa” e tij, rrëfen ish-i burgosuri.

Kur amerikanët filluan të tërhiqen nga Iraku, nga shtatori 2009, ata filluan të boshatisnin njëri-pas tjetrit burgjet: Në intervale të rregullta 170 të burgosur dërgoheshin në Bagdad.

Vetëm 250 iu kaluan qeverisë irakiane. Ndër ta ishin kryesisht përfaqësues të lartë të regjimit të Sadam Huseinit, si ish-ministri i Jashtëm, Tarek Azis.

Të tjerëve iu jepej liria me një “happy bus”. Saad Abdulla-Al Fatlavi u kthye fillimisht tek dy gratë dhe pesë djemtë e tij në Basra. Abu Bakr al-Bagdadi krijoi një vit më vonë organizatën ISIS – “Shteti Islamik në Irak dhe Siri”.

Ndërkohë ISIS-i ka vënë nën kontrollin e tij pjesë të mëdha të Irakut dhe ka shpallur kalifatin. Edhe Hizbollahu i Fatlavit është kthyer në një nga milicitë shiite më të fuqishme.

“Në Bucca të gjithë u bënë ata që janë sot”, i komenton ish-punonjësi i Kryqit të Kuq, zhvillimet në Irak. DW

Tjetër modele për Leon

0

Është 19-vjeçe, bukuroshe dhe një prej engjëjve të Victoria’s Secret. Leonardo DiCarpio nuk zhgënjen as këtë herë me zgjedhjen e tij.

Sipas mediave roze, e dashura më e re e fituesit të Ç0mimit Oscar është sërish një modele mjaft e bukur dhe shumë më e re në moshë sesa ai. Aktori i njohur u fotografua në shoqërinë e holandezes Chelsey Weimar në Los Angeles.

Edhe modelja ka postuar disa foto në profilin e saj në Instagram, që duket të jenë shkrepur në shtëpinë e Leos. Për momentin asnjë prej të dyve nuk e komenton lidhjen, por e sigurt është se Chelsey është pikërisht prototipi i gruas që mund t’i rrëmbejë zemrën beqarit të famshëm të Hollivudit.

Holandezja sapo ka pozuar për faqen e parë të revistës “Design Scene” është një përdoruese besnike e rrjeteve sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj.

Në fillim të këtij viti, tabloidet raportuan per ndarjen e Di Caprios me modelen e “Sports Illustrated”, Kelly Rohrbach.

 

Drejtësisë i duhet fshesë e madhe

0

Gjendja në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë në vend, siç janë ndërhyrjet politike, drejtësia selektive e raste të ngjashme negative, lë të kuptojmë se ky sistem është në një krizë morale, por edhe ligjore. Në vend se gjyqtarët dhe prokurorët të ishin njerëz me pedigre dhe integritet të lartë, ata thuajse shikohen me përbuzje nga shoqëria, pasi nuk po kontribuojnë për demokratizimin e saj. Në këtë drejtim shtrohet pyetja se a duhet një rishikim radikal i gjithë sistemit të drejtësisë në mënyrë që të ndryshojë kjo gjendje për të mirë. Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se morali i një sistemi gjyqësor varet nga prokurorët dhe gjyqtarët, pasi sipas tij, nëse ata nuk janë të ndërgjegjshëm i tërë sistemi i drejtësisë është në krizë të thellë morale e ligjore. Në këtë drejtim, Dibrani thotë se autoriteti i sistemit gjyqësor nuk përmirësohet përmes debateve televizive, por as spektakleve mediatike, apo me konferenca e deklarata, siç i quan ai bajate, siç janë parë viteve të fundit, por autoriteti i gjyqësorit në Kosovë përmirësohet vetëm me veprime të shpejta, të drejta dhe larg ndikimeve të interesit dhe se e gjithë kjo duhet të ndodhë në përputhje me ligjin, ngase vetëm duke vepruar kështu e shpëtojnë vendin, i cili është futur në krizë të thellë.

Gjendja në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë në vend, siç janë ndërhyrjet politike, drejtësia selektive e raste të ngjashme negative, lë të kuptojmë se ky sistem është në një krizë morale, por edhe ligjore. Në vend se gjyqtarët dhe prokurorët të ishin njerëz me pedigre dhe integritet të lartë, ata thuajse shikohen me përbuzje nga shoqëria, pasi nuk po kontribuojnë për demokratizimin e saj. Në këtë drejtim shtrohet pyetja se a duhet një rishikim radikal i gjithë sistemit të drejtësisë në mënyrë që të ndryshojë kjo gjendje për të mirë.

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se morali i një sistemi gjyqësor varet nga prokurorët dhe gjyqtarët, pasi sipas tij, nëse ata nuk janë të ndërgjegjshëm i tërë sistemi i drejtësisë është në krizë të thellë morale e ligjore. Në këtë drejtim, Dibrani thotë se autoriteti i sistemit gjyqësor nuk përmirësohet përmes debateve televizive, por as spektakleve mediatike, apo me konferenca e deklarata, siç i quan ai bajate, siç janë parë viteve të fundit, por autoriteti i gjyqësorit në Kosovë përmirësohet vetëm me veprime të shpejta, të drejta dhe larg ndikimeve të interesit dhe se e gjithë kjo duhet të ndodhë në përputhje me ligjin, ngase vetëm duke vepruar kështu e shpëtojnë vendin, i cili është futur në krizë të thellë.

Askush nuk i beson drejtësisë selektive

Më tej, Dibrani ka veçuar një çështje, duke thënë se ata që jepnin urdhëresat për arrestim më parë ftonin mediat dhe kamerat televizive për të filmuar, siç thotë spektaklin e tyre, thuajse të ishte koha e xhirimeve për filma, e jo që bëhej fjalë për prangosjen e atyre që ishin të korruptuar apo që kishin rënë ndesh me ligjin. Dibrani ka bërë edhe një krahasim të kësaj gjendje, duke thënë se sikurse trupi i njeriut që nuk mund të shërohet pa një tretman adekuat mjekë- sor, ashtu edhe krimi dhe korrupsioni nuk do të ndalen kurrë pa një trajtim adekuat të drejtësisë, e që siç duket kjo e fundit është futur në ingranazhin e grupeve të interesit. Në këtë kontekst, ai ka nënvizuar se rrjedhimisht edhe përbuzja nga shoqëria, përkatësisht humbja e besimit te prokurorët e gjykatësit, nuk vjen si rezultat i nivelit të ulët të shoqërisë, por kjo përbuzje, sipas tij, shpjegon qartë se shoqëria ka nivel dhe është e vetëdijshme se gjyqësori në Kosovë është duke bërë drejtësi selektive.

Tutje, ai shprehet se askund në botë nuk do të kishte demokraci të konsoliduar e as popull të emancipuar nëse në ato vende të mos kishte gjyqësor që bën veprime parandaluese, por edhe me prokurorë dhe gjyqtarë të dinjitetshëm dhe në këtë mënyrë edhe janë zhvilluar si duhet pasi drejtësia nuk është kaq selektive dhe nuk vepron për interesa të grupeve të caktuara. “Sikur gjyqësori të funksiononte si duhet edhe gjendja e demokracisë nëpër partitë politike do të ishte ma e mirë dhe do ta detyronte secilën parti që të zhvillojë garat në përputhje me sistemin zgjedhor, e të cilin secila e ka të prezantuar, por atë që nuk i përmbahet këtë të gjithë e dimë. Në këtë drejtim ai precizon se themelet e një demokracie në zhvillim dhe asaj të konsoliduar varën krejtësisht nga baza ligjore e atij vendi dhe respektimi që iu bëhet ligjeve, të cilat vetë deputetët i kanë miratuar../kosova sot/

Pushteti i bashkoi, pushteti i ndau

0

Ndarja e opozitës tashmë po shprehet hapur edhe ndërmjet partnerëve opozitarë. Zyrtarët e “Vetëvendosjes” e quajnë hipokrizi ftesën e AAK-së për protestë, derisa deklarojnë se nuk kanë vija të kuqe ndaj asnjë partie. Analistët thonë se pushteti i bashkoi dhe pushteti i ndau

Lufta për pushtet i bashkoi dhe është pikërisht lufta për pushtet që po i ndan tri partitë opozitare që formuan bllokun anti-Qeveri: Lëvizjen “Vetëvendosje”, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nismën për Kosovë”.

Kështu mendojnë analistët politikë, të cilët kauzën për kundërshtimin e dy marrëveshjeve, atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe për Demarkacionin me Malin e Zi, i shohin si mjet për realizimin e qëllimit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Opozita u përça në momentin kur në tavolinën e bisedimeve u shtruan çështjet për hyrje me një listë të përbashkët në zgjedhjet (që nuk po dihet se kur do të mbahen) kandidatin për kryeministër e prijësin e listës zgjedhore.

Akuza të ndërsjella tanimë po dalin hapur nga të dyja subjektet politike, AAK-ja dhe LVV-ja, që dëshmojnë prishjen e bllokut.

Kjo po dëshmohet dhe me faktin se AAK-ja e vetme ka vendosur të protestojë kundër Qeverisë.

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, e ka quajtur mashtrim të qytetarëve thirrjen e protestës nga AAK-ja kundër këtij pushteti, derisa në anën tjetër deklaron se nuk ka vija të kuqe as ndaj dy partive në pushtet.

“Të ftosh protestë për dorëheqjen e regjimit autoritar dhe në anën tjetër të thuash se ‘nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti politike’, përveçqë është hipokrizi, është edhe mashtrim për qytetarët”, ka thënë Haxhiu në një shkrim në “Facebook”.

Sipas saj, Kosova nuk ka nevojë vetëm për ndryshim fytyrash, por mbi të gjitha për ndryshim të mendësisë politike.

Protestuesit në Shkup i vënë flakën zyrës së presidentit

0

Protesta kundër vendimit të presidentit të Maqedonisë, për të falur politikanët e hetuar për krime ka eskaluar.

Të zemëruar me këtë vendim, protestuesit e mbledhur në Shkup, i kanë vënë flakën zyrës së presidentit.

Protesta po zhvillohet përpara zyrës së Presidentit, Gjorgje Ivanov. Mijëra persona të mbledhur në shesh kanë hedhur fishekzjarre dhe gjëra të forta në drejtim të ndërtesës shtetërore.

Me thirrjet “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, protestuesit marshuan në drejtim të ndërtesës së Presidencës si reagim kundër vendimit të Ivanovit për të falur të gjithë politikanët nën hetim, ndërkaq Zyra e Ivanovit është përfshirë në flakë.

Amnistia u mor dy ditë më parë dhe kishte për qëllim që të mos kishte tensione gjatë zgjedhjeve. Protestat organizohen nga shoqëria civile.