Home Blog Page 6637

Gazetari Petrit Kryeziu përkujton babën e tij (Foto)

0

Gazetari Petrit Kryeziu, ka përkujtuar babën e tij, të rënë dëshmor 24 vite më parë.

“Sot ishim të nderuar nga shokët e babës dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta. Shumë nga ta guerilas të orëve të para.

Po ashtu në këtë përvjetor, brigada 28/128 e UÇK-së, në krye me komandant/kolonel Ruzhdi Saramatin, e nderoi dëshmorin e kombit Alush Kryeziun me titullin “FLAMUR LIRIE”.

“Qofshi të nderuar përjetë…”, ka shkruar Kryeziu.

fot2

Model i ri i zgjedhjes së kryetarit në PDK!

0

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ka kërkuar që kandidimi të bëhet në mënyrë individuale, e jo këtë ta bëjë këtë kryesia, siç ka ndodhur deri më tani. Gazeta Blic ka marrë vesh që ditën e premte, Veseli edhe zyrtarisht do ta shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së.

“Kandidatura ime për kryetar bëhet të premten. Ndoshta nuk gabova, por kërkova që kandidimi im të jetë individual nga vetë unë, jo nga Kryesia sikurse ishte menduar të ndodh”, citohet të ketë thënë Veseli, tregon një burim i Gazetës Blic brenda mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.

Sipas këtij burimi, Veseli ka theksuar se me këtë veprim “dëshiron të hap një proces të ri të kandidimeve demokratike në parti, edhe pse me risk afatshkurtër, por në aspektin afatgjatë”.

PDK për 16 vjet rresht ishte udhëhequr nga Hashim Thaçi, i cili para më shumë se një muaji u zgjodh president i vendit, derisa partinë më të madhe në vend pritet ta drejtoj Kadri Veseli.

Ndërkaq, pas mbledhjes nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se sot është takuar Kryesia e kësaj partie për t’i koordinuar veprimet për Konventën e PDK-së, e cila do të mbahet më 7 maj.

Ai ka theksuar se ushtruesi i detyrës së PDK-së, Kadir Veseli ka kërkuar që të minimalizohen dhe liberalizohen kriteret që të ketë sa më shumë kandidatë për kreun e partisë. / Gazeta Blic

BD: Qeveria kriminale e Ramadan Mujës, po e shkatërron Prizrenin

0

Bashkimi Demokratik(BD) në Prizren ka akuzuar qeverisjen e Ramadan Mujës, për shkatërrimin që po ia bënë qytetit.

“Qeverisja komunale e të dënuarit për krim dhe korrupsion Ramadan Muja në Prizren vazhdon ta shkatërroj qytetin e Prizrenit në të gjitha fushat, ndërsa paranë publike të taksapagueseve ta vë në shërbim të klaneve para politike të PDK-së”, thuhet në komunikatën e BD-së në Prizren.

“Shqetësimet e qytetarëve dhe shoqërisë civile tashmë janë alarmante në drejtimin e mbrojtjes së vlerave kulturore e historike të qyteti të Prizrenit të cilat jo që nuk po mbrohen por ato po shkatërrohen edhe me miratimin e pushtetarëve të korruptuar në Prizren”.

“Ndërtimet pa leje në zonën historike të Prizrenit, mbindërtimet dhe shkatërrimi I mijërave hektarëve tokë buke nga ndërtimet ilegale paraqesin rrezikun më të madh për perspektivën e qytetit tonë, ku me gjasë misioni I këtyre qeveritarëve është mbushja e xhepave të tyre e jo mirëqenia e qytetarëve”.

“Dhjetëra të emëruar politik dhe zyrtarë tjerë çdo ditë sillen në organet e ndjekjes si në Polici, Prokurori dhe Gjykata për keqpërdorimet që janë duke I bërë tregon fytyrën e vërtetë të qeverisjes Muja dhe paraqet imazhin e keq për qytetin e Prizrenit”.

“Situate e menaxhimit me pushtetin lokal ka kaluar në një ekstrem që tashmë nuk durohet ku dhjetëra projekte në infrastrukturë që kapin shifrën me miliona euro janë të dështuar siç është rasti me rrugën e transitit të ri I cili që 6 vite ka filluar dhe ende nuk ka përfunduar, po ashtu edhe shkolla e mesme e mjekisë e cila ka filluar para shumë viteve, e dedikuar fillimisht për lagjen “Barut’hane”, “gurëthemeli” I të cilës është vendosur në lagjen “2 Korriku” ndërsa tash e 6 vite më herët ka mbetur e pa përfunduar si një gërmadhë trishtuese në lagjën “Bajram Curri””.

“Bashkimi Demokratik si forcë serioze opozitare në qytetin e Prizrenit do të vazhdojë ta luftojë krimin dhe korrupsion si dhe keqpërdorimin e parasë publike, ku me këtë rast fton qytetarët, shoqërinë publike dhe subjektet tjera politike për të bashkëpunuar dhe për të ia shkurtuar jetën kësaj qeverisje te keqe në Prizren”./PrizrenPress.com/

Zafir Berisha rikujton ‘tradhtinë e madhe’ të Qeverisë ‘Mustafa’

0

Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka rikujtuar tre vjetorin e marrëveshjes së nënshkruar nga Qeveria e Kosovës,për normlizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai, këtë marrëveshje e quan “tradhti të madhe”

Postimi i plotë në Facebook

Tre vite pas tradhëtisë së madhe!?

Marrëveshja e 19 prillit 2013, për gjoja normalizim të mardhënjeve me Serbinë është ataki më i madh që i është bërë shtetit të ri të Kosovës. Efektet e kësaj marrëveshje janë aq negative sa që jemi dëshmitar se si rezultat i saj Kosova nuk është shtet funksional dhe institucionet vazhdojnë të mos e shtrijnë autoritetin në gjithë territorin e Kosovës.

Kjo marrëveshje është kthimi i Serbisë në Kosovë. Serbia e cila është largua me luftë nga këtu, me këto bisedime njerëzit e papërgjegjshëm si Hashimi, e tash edhe Isa e kanë bërë Serbinë pjesë e rregullimit të brendshëm shtetërorë të Republikës së Kosovës.

Pasojat e kësaj marrëveshje do të jenë shumë të mëdha dhe nëse nuk vetëdijesohemi shpejtë, do të jenë edhe më fatale për Kosovën.
Me këtë marrëveshje vetëm Serbia ka fituar, ndërsa Kosova jo që ka humbur por është kthyer në pikën zero dhe është në pikëpyetje shteti funksional.

Sot 3 vite pas kur i lexon pesëmbëdhjetë pikat e kësaj marrëveshje shtrohet pyetja se a ka qenë normal dhe shqiptarë ai person i cili e ka nënshkruar këtë marrëveshje si dhe a e ka ditur se Kosova ka një Kushtetute dhe ka ligje në fuqi që rregullojnë funksionimin e shtetit.
Zafa

Rektori i ri ul standardet e UP-së

0

Kërkesat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ia shkurtuan mandatin ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zenjullahu.

Këshilli Drejtues i UP-së më 21 tetor të vitit të kaluar e shkarkoi Zejnullahun i cili kishte qenë në qendër të kritikave për mos-zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për regjistrimin e fëmijëve të kategorive të dala nga lufta në UP.

Atë kohë u bënë edhe shumë protesta për këtë çështje.

Por, pasardhësi i tij që po e quan vetën “Lokomotivë të ndryshimeve në  UP”,  Marjan Dema, rektori i ri i Universitetit të Prishtinës po premtom haptas se fëmijët e dëshmorëve do të bëhen pjesë e UP-së pa ndonjë kriter.

Demaj në një intervistë të dhënë javën e kaluar për Gazetën Fjala u zotua se do bëj çmos që t`i pranojë fëmijët e dëshmorëve në Universitet.

“…do të bëjë çmos që mos t`i lë jashtë universitetit. Garantoj që nëse do ta kem hapësirën më të vogël do ti pranoj ata. Ajo kategori e meriton që të jetë pjesë e UP-së. Por të jemi të qartë  këta fëmijë nuk do të mund të hyjnë në ato fakultete ku është konkurrenca shumë e madhe. Fëmijët e dëshmorëve nuk do të mbesin jashtë UP-së”, është shprehur Dema.

Por deklaratat e tij, njohës të çështjeve arsimorë po i shohin vështirë të realizueshme. Madja ata thonë se një vendim të tillë nuk duhet të futet fare në UP.

Halim Hyseni nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, ka thënë për Gazetën Fjala se një vendim i tillë për t’i futur në UP, fëmijët e dëshmorëve nuk është i duhur.

Sipas Hysenit, fëmijët e dëshmorëve kanë nevojë për një arsim më cilësor e jo për privilegje.

“Kjo nuk është në interes as të fëmijëve të dëshmorëve e as të krijimit të një Universiteti me standarde evropiane. Por një vendim i tillë nëse merret nuk do të ishte aspak habitës sepse e dimë qe vet rektori vie nga politika, pikërisht nga dy partitë që janë në pushtet. UP duhet të jap cilësi e jo privilegje”, ka thënë Hyseni për Gazetën Fjala.

Të shqetësuar nga deklaratat e rektorit

Kurse, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ), ka shfaqur shqetësim e tyre lidhur deklaratat e rektorit të Universitetit të Prishtinës se fëmijët e dëshmorëve do të mund të jenë pjesë e UP-së në fillim të vitit të ri akademik.

“Askush nuk do të mund të pranohet në Universitetin e Prishtinës pa i përmbushur kriteret për tu bërë pjesë e universitetit”, ka thënë për Gazetën Fjala kreu i KMLDNJ-së, Behxhet Shala.

Ai shpjegoi se në këtë mënyrë po u bëhet diskriminim kandidatëve të tjerë për tu bërë pjesë e Universitetit.

Kreu i KMLDNJ-së, bëri me dije se përkundër deklaratave të kreut të UP-së, Marjan Demaj se ai do t`i pranojë në UP, vetëm fëmijët e dëshmorëve e jo të kategorive të tjera, këto deklarata sipas tij do të hasin në presionin dhe përballë fëmijëve të tjerë nga tjerat kategori të dala nga lufta.

“Në derë të rektoratit mund të trokasin edhe fëmijët e kategorive të tjera të personave apo familjeve të dala nga lufta. Pra kjo mund të jetë e rrezikshme, pasi që shumëkush mund të kërkojë hise në UP në këso lloj rrethanash”, ka thënë Shala.

Vetëranët mirëpresin vendimin 

Por ka të tjerë që i gëzohen lajmit se rektori Demaj do të mund t’i pranoj me automatizëm fëmijët e dëshmorëve në Kosovë.

Smajl Elezaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës, e ka mirëpritur deklaratën e rektorit të UP-së Marjan Demaj.

“Rektori i tanishëm e ka shprehur vullnetin e tij, duke u bazuar në memorandumin e nënshkruar para shumë vitesh. Rektorët e kaluar kanë qenë të papërshtatshëm lidhur me këtë çështje”, ka thënë shkurt Elezaj për Gazetën Fjala.

Ndërkohë që çështja e zbatimit të memorandumit për pranim me automatizëm të fëmijëve për kategoritë e dala nga lufta ka qenë “mollë sherri” në mes të ish rektorit Ramadan Zajnullahu, OVL-UÇK-së, si dhe Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Ky i fundit në tetor të vitit të kaluar edhe e shkarkoi rektorin Zejnullahu për mos respektim të memorandumit./Gazeta Fjala/.

Deputeti i NISMA-s akuzon VV-në: Po flirtoni me pushtetin

0

Deputeti i NISMA për Kosovën, Enver Hoti, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për përçarjen e bllokut opozitar. Ai madje thotë se janë pikërisht takimet e shpeshta të eksponentëve të Vetëvendosjes me partitë në pushtet ato që kanë arritur ta krijojnë një përçarje brenda bllokut.

“Dy ditët e fundit jemi atakuar padrejtësisht nga Lëvizja Vetëvendosje se kinse jemi duke koketuar apo flirtuar me partitë në pushtet. Por unë mendoj se takimet e shpeshta të eksponentëve të Vetëvendosjes me partitë në pushtet kanë arritur ta krijojnë një përçarje brenda bllokut opozitar”, ka deklaruar Enver Hoti në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Hoti ka thënë se janë njerëzit e pushtetit ata që nuk po lejojnë të reformohet Lëvizja Vetëvendosje.

“Konsideroj me bindje se ka flirtim mes eksponentëve të caktuar të partive në pushtet dhe Vetëvendosjes të cilët nuk po e lejojnë që të reformohet përbrenda Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë deputeti i NISMA për Kosovën, duke shtuar se Vetëvendosje i ka disa probleme të brendshme dhe është mbetur peng i një projekti që e ka shfaqur vazhdimisht dhe e cila nuk po mund të hapet më tutje.

“Kosova ndodhet në një situatë të rendë prandaj ne nuk mund të qëndrojmë peng i një koalicioni apo projekti ideologjik. Kosova ka nevojë t’i kalojë bindjet politike, t’i kalojë koalicionet ideologjike dhe është nevojë emergjente të krijohet një front qytetarë dhe tani ne e kemi bërë këtë me AAK-në e cila e garanton fitoren. /Gazeta Tribuna/

Natën seks me klientët, në mëngjes në shkollë!

0

Sierra Leone është një ndër shtetet më të varfra në Afrikë dhe me shkallën më të lartë të prostitucionit.

Sipas medieve ndërkombëtare, të shkosh në shkollë kushton rreth 60 dollarë në vit, por për nxënësit e këtij vendi këto shifra janë të papërballueshme në shumicën e rasteve.

“Daily Mail” shkruan se në disa komunitete të varfra, adoleshentet e kanë të pamundur të vazhdojnë shkollën nëse nuk prostituohen. Shumë prej vajzave dalin si prostituta në rrugë ndërsa të tjera lidhen me pasanikë që u paguajnë tarifën e shkollës.

“Natën shkojmë me klientë për 5 dollarë, ndërsa në mëngjes shkojmë në shkollë”, rrëfen një prostitutë 15-vjeçare. Shumica e tyre përfundojnë shtatzëna dhe të braktisura.

Aminata ul kokën dhe me zë të ulët tregon se si fiton paratë. Është vetëm 15-vjeçe dhe punon si prostitutë. Ajo ka 3 klientë çdo natë. Ajo shet trupin e saj pasi do që të përfundojë shkollën.

Digjet pylli në Skorobishtë të Prizrenit

0

Në fshatin Skorobishtë të Prizrenit në rrethana të panjohura është djegur një pjesë e pyllit pronë shoqërore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Policia njofton se njësitet e zjarrfikësve kanë dal në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Polcia është duke e hetuar rastin

Arrestohen dy persona në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar dhe dërguar nga policia në mbajtje në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“ Në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Ndërkaq, arrestimi i dytë është bërë në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren.

“Në bazë të dy urdhëresave të lëshuara nga gjykata, është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Prizren”./PrizrenPress.com/

Ish i dashuri i Rihannës në dokumentarin e tij tregon se ka dashur të bëjë vetëvrasje

0

Chris Brown shpërthen në lot në dokumentarin e tij teksa përmend të rrahurën që ia ka bërë ish të dashurës së tij Rihanës.

Shtatë vite më vonë, sulmi që ai ia ka bërë Rihanës ende e ndjek atë .

Chris Brown, 26, ka folur për këtë ngjarje në dokumentar tij trailer “Welcome to my life” dhe kjo ishte një temë bukur e ndishme,transmeton Holliwood Life,citon kolona.al.

Gjithçka e pastër është thënë për jetën në dokumentarin e ri të lansuar. Sa shumë ka ndryshuar jetën e tij lansimi i këtij dokumentari. Afër 3 minuta klip tregon se sa shpejtë ka ndryshuar jeta e tij nga një fëmijë i rregullt deri në yllin e madh botëror. Të famshëm si Usher, Jennifer Lopez e të tjerë por që gjithçka ndryshon kur vjen moment I keq sikurse i asaj nate fatale.

“ Punoja të isha në majat e larta , në numrin e madh të këngëve, të isha I mirë , etj”, tregon ai derisa dokumentari fillon më tej duke treguar për tregimin abuziv derisa shpalos ngjarjen e vitit 2009.

“Ndihem si monstrum”, e pranon ai. “Mendoja të bëja vetëvrasje dhe çdo gjë tjetër. Nuk flija, nuk haja..”thotë ai.

“Ajo ishte dita më e keqe në jetën time, ndoshta edhe tërë jetës sime. Derisa më tej flet edhe nëna e Chrisit. “Mendoja se po e humbisja djalin tim”, thotë ajo. /kolona.al