13.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 6641

Kylie Jenner në një aventurë të re

0

Kylie Jenner ka publikuar disa fotografi në rrjetin Snapchat, imazhe këto të cilat i referoheshin një udhëtimi relaksues në këtë fundjavë.

Por 18 vjeçarja nuk u pa e vetme atje, ajo ishte e shoqëruar me disa miqë të saj e që përgjat udhëtimit të tyre me një makinë sportive pësuan disa luhatje nga rrugët.

Sipas raportimeve Kylie, këtë herë për të vizituar, ka zgjedhur pyje të egra të vendit të saj.

Kylie Jenner ne aventure te re1

Eqrem Kryeziu për ekspertët e demarkacionit: Kosova u dha punë tre gastarbajterëve

0

Ish-Nënkryetari i Parë i LDK-së, Eqrem Kryeziu e ka cilësuar si mashtrim simpatik të Presidentes angazhimin e tre ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët konstatuan se shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi ishte bërë në mënyrë të rregullt.

“E vetmja gjë simpatike në këtë rast do të ishte mburrja eventuale, por e ligjshme domosdo, e zonjës Jahjaga dhe, për pasojë, e secilit prej nesh se edhe Kosova u dha punë tre gastarbeiter-ëve”, ka shkruar Kryeziu.

Sipas Kryeziut, tre ekspertët s’kishin kurrfarë kredencialesh as në shtetet e tyre dhe kjo i ka shmangur nga çfarëdo përgjegjësie e llogaridhënie.

“Sipas opinionit tonë, Komisioni Ndërkombëtar për Demarkacionin ishte një mashtrim simpatik: duke mos pasur kredenciale të shteteve të tyre dhe as të ndonjë institucioni të besueshëm ndërkombëtar, në këtë mënyrë ata i shmangen çdo përgjegjësie e llogaridhënie”, ka shtuar ai.

Emërtimi gastarbajter i referohet punëtorëve sezonalë dhe atyre që shkojnë prej një vendi në vendin tjetër për punë.

Presidenca e Kosovës nuk ka sqaruar ende se sa para u janë dhënë tre ekspertëvendërkombëtarë, por sipas burimeve të Express, Shteti i kanë kushtuar më shumë se 50 mijë euro pagesa për punën dy javore të amerikanit Fletcher M. Burton, gjermanit Herbert Wilmes dhe britaniku Fred Newton.

Zjarr në Bjeshkët e Sharrit

0

Raportohet se ka shpërthyer një zjarr në Bjeshkët e Sharrit tek vendi i quajtur Bungaja e Maqitevës, në fshatin Maqitevë të Suharekës, raporton PrizrenPress.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e zjarrfikësve të cilët janë duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit. /PrizrenPress.com/

Prizren: I biri arrestohet pasi kanos babain

0

Në Prizren është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur verbalisht prindin e tij, raporton PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Shtetasi i Shqipërisë keqpërdor seksualisht një të mitur në Prizren, arrestohet

0

Policia e Kosovës bën të ditur se një femër nën moshën 16 vjeçare është keqpërdorur seksualisht nga një mashkull – shtetas i Shqipërisë, në Prizren. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti ka keqpërdor seksualisht viktimën femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, njofton PK, raporton PrizrenPress.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Agjenti amerikan përplaset me truprojën e Erdoganit

0

Qëndrimi i Presidentit turk në Washington, Recep Tayyip Erdogan, përveç protestave dhe përplasjeve të shumta ka ofruar edhe këtë pamje. Ky është momenti i pabesueshëm kur një agjent i shërbimit sekret amerikan është filmuar duke debatuar ashpër me një nga truprojat e Erdogan, pas përleshjeve me protestuesit dhe gazetarët në Washington.

Udhëheqësi turk ishte në kryeqytetin amerikan për të marrë pjesë në samitin bërthamor të udhëheqësve botërorë, kur përleshja shpërtheu jashtë Institutit Brookings.

Kalimtarët kanë filmuar momente kur truprojat e ngarkuar për sigurinë e Presidentit turk shqyen parrulla anti-Erdogan nga duart e protestuesve, ndërsa gazetarët deklaruan se ata u shtynë edhe dhe shkelma.

Pikërisht pas këtyre incidenteve, një agjent i shërbimit sekret amerikan është filmuar duke i tërhequr vëmendjen truprojës turk: “Kjo është Amerika!”

Në pamjet e filmuara nga Cenk Sidar, një kolumnist turk, agjenti është dëgjuar duke thënë:

“Qëndro në këtë anë të rrugës. Më kuptoni. I thoni atij të qetësohet, kjo është Amerika. Sillu si i rritur, qëndro në këtë anë të rrugës. Duke shkuar sa andej-këndej po shkaktoni më shumë probleme për mua dhe mbrojtjen tuaj”.

Të enjten, pasi Erdogan mbërriti në Institutin Brookings për të dhënë një fjalim, protestuesit u mblodhën përjashta me pankarta me mbishkrimet: ”Fashist” dhe “vrasës”.

https://youtu.be/NyXuF7euQRY

Aksident në Dibër: Një i vdekur dhe një i plagosur

0

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Lurë të Dibrës mbrëmë rreth orës 23:30.

Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër. Viktima është 27-vjeçari Fatjon Kaci, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i makinës.

Aksidenti ndodhi si pasojë e daljes nga rruga të automjetit tip “Land Rover” me targa “KR 6461 A”, që drejtohej nga Ndriçim Cuku 30 vjeç. Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën dhe është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.04.2016 rreth orës 23.30 kemi marë njoftim se shtetasi Ndriçim Cuku, 30 vjeç, banues në fshatin Lurë e Vjetër, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover” me targa “KR 6461 A” në vendin e quajtur Fushë- Lurë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri shtetasi me inicialet F.K., 26 vjeç, banues në Lurë.

Forcat e policisë kanë shkuar në vend ngjarje ku kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për në Komisariatin e Policisë Dibër.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vend ngjarje për të përcaktuar shkakun e daljes nga rruga të automjetit.

Ekuilibruesi virtuoz

0

Trashëgimia e Hans-Dietrich Genscherit mbetet busull orientuese deri më sot. E megjithatë në shekullin e 21-të orientimet e politikës së tij kanë mbërritur në limit.

Hans Dietrich Genscher nuk ishte politikani i jashtëm i lindur. Megjithatë ai u bë simboli i ministrit të Jashtëm gjerman, 18 vjet me radhë. Ai e përfaqësonte, e jetonte, ai e mishëronte politikën e jashtme të Republikës Federale. Një politikë gjithmonë e orientuar nga ekuilibrimi – ekuilibrimi i vazhdueshëm me partnerët e tjerë në Europë, në SHBA, por edhe me fqinjët lindorë, në atë kohë ende armiq, dhe me superfuqinë sovjetike. Ky kërkim i vazhdueshëm për kompromise, për linjat e kompromisit, ku shpesh rruga ishte qëllimi, ka qenë melodia kryesore e politikës së jashtme të Genscherit. Toni bazë i politikës gjermane të pasluftës.

Një ton, i cili, me që ra fjala, nuk i pëlqente gjithmonë të gjithëve, sidomos në SHBA. Në Uashington arti i ekuilibrimit politik shihej si një politikë e jashtme e përafërsisë, e paqartësisë, e pavendosshmërisë. Kështu disa homologë nga ana tjetër e Atlantikut e mbanin Genscherin për një partner të pasigurtë, të lëkundur, “compagnon de route”. Manovrueshmërinë, të cilën e ai zotëronte aq mirë dhe me virtuozitet, madje përtej hendeqeve të thellë të armiqësisë, Uashingtoni e shihte si një politikë të jashtme pa bosht.

Busull orientuese deri më sot

Politika e jashtme e Genscherit është kthyer në busull të politikës gjermane, të politikës gjermane të bashkimit. Pra politikë e jashtme gjermane, sot në Berlin si më parë në Bonn, do të thotë mundësisht të ruash marrëdhënie të mira me të gjithë, e në rastin më të keq të mos e ndërpresësh komunikimin. Një politikë e tillë e jashtme është e thellë dhe bazohet në të përbashkëtat europiane – edhe pse shpesh kritike – ajo është e rrënjosur në politikën perëndimore të aleancës. Ajo kërkon gjithmonë kompromisin, ekuilibrin, -së fundmi e tregon këtë qëndrimi ndaj Moskës në krizën e Ukrainës. Kjo politikë nuk e këputi fillin e komunikimit, duke mbajtur e xhongluar në të njëjtën kohë me shumë topa diplomatikë. Ky lloj virtuoziteti i Genscherit ëshët kthyer në model orientues për pasardhësit e tij,- deri më sot. Klaus Kinkel, Joschka Fischer, Guido Westerwelle apo Steinmeier – të gjithë kërkonin dhe kërkojnë shtendosjen e konflikteve apo rrezikut të luftës me mjetet e diplomacisë.

Politika e jashtme gjermane është për këtë arsye gjithmonë një diplomaci e qëndrimit të rezervuar në pikëpamjen ushtarake, qoftë në misionin në Ballkan apo Afganistan. Në sytë e krerëve të diplomacisë gjermane, lufta jo vetëm që është alternativa më e fundit, por ajo nuk është alternativë në vetvete. Politika e jashtme gjermane, tek e cila ka lënë gjurmën e pashlyeshme Hans Dietrich Genscher, është diplomacia pa armë, pa ushtri. Politika e jashtme gjermane përdor në vend të kësaj „soft skills“, mjetet e buta, forcën e bindjes në vend të topave. Natyrish ky është mësim nga Lufta e Dytë Botërore, por ai vepron ende, edhe 70 vjet pas luftës në politikën e jashtme gjermane.

Koha e vetëpërmbajtjes ka marrë fund

Po t’i pyesësh gjermanët, ata e shohin veten me dëshirë si „Zvicra e gjelbër“: të rehatuar mirë brenda mirëqenies së tyre, të preokupuar me veten dhe mundësisht larg botës. Por ky është iluzion. Gjermania është një fuqi mesatare e vërtetë, në Europë madje një superfuqi. Në krizën e euros, por edhe në atë të refugjatëve, europianët e tjerë i drejtuan sytë, pjesërisht me habi drejt gjermanëve të vetësigurtë. Një qeveri gjermane që u dikton partnerëve të saj kushte, dhe që nuk është më e preokupuar vetëm të ruajë konsesusin harmonik mes të gjithëve – së paku jo në kurrizin gjerman.

Këtu bëhet e qartë se politika e jashtme e Genscherit, sa racionale dhe e mençur në mosmbivlerësimin e ndikimit të saj, ka mbërritur në limite në shekullin e globalizimit. Sigurisht Gjermania nuk do zbulojë papritur me arrogancë dhe në mënyrë të paarsyeshme mjetet luftarake – por ajo është më e kërkuar se kurrë. Koha e vetëpërmbajtjes ka marrë fund. Politika e jashtme gjermane, sigurisht duke ndjekur gjurmët shpirtërore të Hans-Dietrich Genscherit, do duhet të përgatitet për këtë. /DW/

Kastro Zizo nuk është në ditë të mira

0

Vdekja e nënës së tij ka bërë që ta njohim edhe anën tjetër, atë pozitive të Kastro Zizos.

Ai njihet si një tip i rebeluar, mirëpo ditët e fundit Kastro është komplet ndryshe emocionalisht.

Realiteti i hidhur i humbjes së më të shtrenjtës, nënës së tij, ka bërë që ai dhimbjen që ka ta ndajë me të tjerët në rrjete sociale.

“Qenka e veshtire ta shoh jeten pa ty mam. Por e di qe nuk vuan me aty ku je…frymen e fundit e ndam bashke…dhimbjet sti morra dot se te gjitha ti kisha marre…me mungon qe tani edhe pse nuk isha djali me i mire per ty! Me fal”,- ka shkruar Kastro plot emocion.

Dëshmitari/ Ja sherri mes Françeskës dhe ish-gruas të të dashurit

0

Nuk kanë të sosur bëmat e ish-banores së “Big Brother”. 23-vjeçarja e cila pak javë më parë rrahu një vajzë shtatzënë, u rikthye në qendër të mediave për shkak të një tjetër sherri, të ndodhur verën e shkuar.

Njësoj sikur të ishte brenda shtëpisë së përgjuar me kamera, Françi u pa teksa përleshej me atë që u tha se, ishte ish-bashkëshortja e të dashurit të modeles vlonjate.

Krahas pikëpyetjeve që ngriti video e kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit “La Voglia” në kryeqytet, duket se një dëshmitar ka pranuar se bëhej fjalë për mikeshën e tij.

Fotografi Juxhin Kurti, ka folur shkurt për “Bluetooth”, duke pranuar se në tavolinë atë ditë gjendej rastësisht.

“Nuk është bërë asnjë lloj denoncimi, ka qenë thjesht një konflikt. Nuk është e vërtetë që Françeska ka përfunduar në spital”,- thotë djali i cili në video shihet që tenton t’i ndajë femrat.