Dëshmitari/ Ja sherri mes Françeskës dhe ish-gruas të të dashurit

Nuk kanë të sosur bëmat e ish-banores së “Big Brother”. 23-vjeçarja e cila pak javë më parë rrahu një vajzë shtatzënë, u rikthye në qendër të mediave për shkak të një tjetër sherri, të ndodhur verën e shkuar.

Njësoj sikur të ishte brenda shtëpisë së përgjuar me kamera, Françi u pa teksa përleshej me atë që u tha se, ishte ish-bashkëshortja e të dashurit të modeles vlonjate.

Krahas pikëpyetjeve që ngriti video e kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit “La Voglia” në kryeqytet, duket se një dëshmitar ka pranuar se bëhej fjalë për mikeshën e tij.

Fotografi Juxhin Kurti, ka folur shkurt për “Bluetooth”, duke pranuar se në tavolinë atë ditë gjendej rastësisht.

“Nuk është bërë asnjë lloj denoncimi, ka qenë thjesht një konflikt. Nuk është e vërtetë që Françeska ka përfunduar në spital”,- thotë djali i cili në video shihet që tenton t’i ndajë femrat.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Lajmet e Fundit