Home Blog Page 6663

Kapet shqiptari me disa pasaporta të falsifikuara slovake

0

Natën e së dielës, 00.30, nga kontrollet rutinë të policisë austriake në magjistralen A8, në afërsi të Suben, është kontrolluar një linjë autobusi me itinerar Budapesht – Brukseli -Londër, shkruan nachrichten.at.

Nga kontrollet është gjetur një person me disa leje qarkullimi dhe pasaportë të falsifikuar slovake, që krahas tyre kishte edhe pasaportën origjinale të Shqipërisë. Pra bëhet fjalë për një 35 vjeçar shqiptar, i cili i dënuar për të mos u futur në zonën Shengen, ka menduar të falsifikojë pasaportën, përcjell botasot.info. 35 vjeçari ka dashur të shkojë në Londër, për të punuar si qytetar i BE-së.

Ai është dërguar në PAZ Linz.

Të pasmet e Kallashit nuk po i mban karriga (Foto)

0

Seks valltarja e njohur, Donjeta Kosumi Kallashi e cila është gjithmonë aktive nëpër klubet e natës, së fundmi ka postuar një foto në rrjetin social Facebook, ku ka ekspozuar trupin e saj, shkruan Gazeta Express.

Por të pasmet e Kallashit nuk po i mban karriga.

Kallashit ne karrige

“Babai” në Cleveland International Film Festival

0

Rrugëtimi shumë i suksesshëm i filmit kosovar “Babai” të regjisorit Visar Morina po vazhdon edhe në vitin 2016-të edhe pas shumë shfaqjesh në shumë festivale dhe shumë çmimesh që mori vitin e kaluar.

Ky film do të shfaqet më 5 dhe 6 prill në edicionin e 40-të të Cleveland International Film Festival.

Faqja Cleveland.com shkruan se historia midis babait dhe birit që përshkruhet në këtë film është shumë e fuqishme.

“Është një moment që ta thyen zemrën në film, kur një djalë i ri e shikon nga kampi i refugjatëve, babanë e tij duke u larguar dhe shpreson që të kthehet për të. Por, një gjë e tillë nuk ndodh. Kjo, mbi të gjitha tregon për një baba, i cili e braktisë fëmijën e tij në Kosovë, dhe e lë 10 vjeçarin me axhën e tij, i cili është i dhunshëm edhe ndaj fëmijëve të tij. Një baba që gjithnjë e largon të birin dhe e largon edhe në stacionin e autobusëve”, shkruan Cleveland.com.

“Babai” flet për Norin (Val Maloku), një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Ky film u shfaq në shumë festivale prestigjioze në botë dhe ishte edhe propozimi i Kosovës në Akademinë Oscars, për kategorinë e filmave në gjuhë të huaj.

“Babai” ishte edhe në repertorin e kinemave gjermane, duke u bërë kështu i pari film kosovar që bëhet pjesë e programit të kinemave në Gjermani.

PriFest 8 hapet me filmin “Mediterranea”

0

Në javën e dytë të muajit prill do të nis në Prishtinë, pas një viti në ekzil në Tiranë, edicioni i tetë i festivalit të filmit të metrazhit të gjatë, PriFest, i cili bëhet e ditur se do të hapet me filmin e famshëm “Mediterranea”.

Filmi i regjisorit Jonas Carpignano, do të shfaqet në mbrëmjen gala të hapjes së PriFest-it, më 22 prill.

Ky festival rikthen edhe kinemanë e hapur në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ku do të shfaqet “Mediterranea” edhe për publikun e gjerë që nuk kanë festa për festival, në të njëjtën kohë me hapjen e festivalit.

PriFest-i gjithashtu sivjet veçohet edhe me “Green Film Project” dhe me bashkëpunimin me shkollën amerikane në Kosovë, ASK.

Rikujtojmë se ky festival mbajti vitin e kaluar në ekzil në Tiranë edicionin e shtatë, sipas organizatorëve si pasojë e mos përkrahjes nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë.

Qeveria ka shumicën, s’ka nevojë për zgjedhje

0

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László Márkusz, ka thënë se Kosova dhe Hungaria kanë bashkëpunim të mirë politik dhe ekonomik.

Në një intervistë për “Epokën e re” Márkusz ka thënë se duhet një bashkëpunim edhe më i thellë ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Ai ka thënë se Hungaria deri më tani ka përkrahur arsimin e Kosovës, duke dhënë disa bursa për të rinjtë dhe, sipas tij, ky shtet do të vazhdojë ta ndihmojë arsimin në vendin tonë edhe në të ardhmen. Márkusz, i cili ka një vit që ushtron detyrën e ambasadorit, ka fjalë të mira për miqësinë që ofron Kosova.

“Populli i Kosovës, po flas në bazë të asaj që kam parë në Prishtinë, është shumë miqësor”, ka thënë ai.

Ambasadori Márkusz ka folur edhe për proceset integruese të Kosovës. Ai ka thënë se Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) është një fillim për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Ai ka shtuar se Kosova nga MSA-ja nuk përfiton shumë shpejt, por suksesi do të shihet brenda viteve.

“Ekspertët e Kosovës duhet të punojnë dhe ta njohin tregun e Bashkimit Evropian, të shohin se si funksionon dhe të zhvillojnë strategji për këtë gjë”, është shprehur Márkusz.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, ambasadori hungarez ka thënë se Kosova është në fazën e fundit për ta pasur liberalizimin e vizave.

“Mendoj se Kosova është në fazën e fundit për ta pasur liberalizimin e vizave. Është e sigurt se ky proces është kah fundi. Në një të ardhme vendimi do të jetë pozitiv. Kështu që, mendoj se Qeveria e Kosovës ka bërë shumë punë në këtë drejtim dhe duhet bërë edhe pak punë”, ka deklaruar Márkusz.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës mos t’ia mësyjnë Hungarisë për të kërkuar azil, sepse përgjigjja do të jetë negative.

“Nuk ka asnjë shans që si qytetarë të Kosovës të merrni ndonjë përgjigje pozitive për azil në Hungari. Në Kosovë tash nuk ka persekutim nga askush”, ka porositur ambasadori hungarez.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László Márkusz, në këtë intervistë ka folur edhe për situatën e fundit politike në Kosovë, për mospajtimet pozitë-opozitë. Ai ka thënë se nëse Qeveria e humbet shumicën në parlament, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Unë do të jem shumë i shkurtër në këtë pikë. Kam një mendim shumë të shkurtër. Nëse Qeveria e një vendi ka shumicën në parlament, këtu mbaron çdo gjë. Nëse Qeveria e humbet shumicën në parlament, atëherë duhet të kemi zgjedhje të parakohshme. Këto janë rregulla bazike të demokracisë dhe duhet t’i ndjekim. Unë nuk dua të inkuadrohem shumë në këto probleme, pasi u takon liderëve të Kosovës të gjejnë zgjidhje. Në demokraci, kur pozita ka shumicën, ajo mund të funksionojë, por kur ajo e humbet shumicën dhe nuk mund ta kalojë asnjë ligj në parlament, duhet të kemi zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Márkusz. /Epoka e Re/

Të hapur edhe për Ramushin

0

Kadri Veseli thotë se PDK-ja është në koalicion me LDK-në, por në princip janë të hapur ndaj të gjitha formulave të bashkëqeverisjes, siç thotë ai, që dëshmojnë se janë në shërbim të konsolidimit dhe ecjes përpara të Republikës së Kosovës

Kadri Veseli nuk e hedh poshtë mundësinë që në të ardhmen partner i koalicionit me PDK-në të jetë partia e Ramush Haradinajt (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), ndonëse, sipas tij, me LDK-në janë në koalicion deri në qershor 2018.

“Në princip, jemi të hapur ndaj të gjitha formulave të bashkëqeverisjes, të cilat dëshmojnë se janë në shërbim të konsolidimit dhe ecjes përpara të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Veseli gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se sistemi politik në Kosovë e bën të pashmangshëm bashkëpunimin ndërpartiak dhe kjo është pozitive për demokracinë e re, sepse, siç thotë ai, bashkëpunimi, kompromisi, ndarja e përgjegjësive, qoftë në një koalicion, qoftë në role të ndara pozitë-opozitë, janë vetë fryma e demokracisë.

Ai thotë se do t’i ftojë liderët e partive opozitare në dialog, sepse, sipas tij, vetëm dialogu është mjeti me të cilin do të dilet nga kriza.

Në këtë intervistë për “Zërin”, kreu i partisë më të madhe në vend, flet edhe për reformimin që do ta bëjë në PDK, për ish-Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) të cilin e ka drejtuar vite më parë, për luftimin e ekstremizmit fetar dhe për raportet me partnerin aktual të koalicionit, Lidhjen Demokratike të Kosovës. /Zëri/

Holanda s’e ka ratifikuar marrëveshjen për selinë e Speciales

0

Mbretëria e Holandës dhe Republika e Kosovës kanë nënshkruar dy marrëveshje në lidhje me krijimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special. Përderisa Kosova ka ratifikuar të dy marrëveshjet e me Holandën, shteti pritës nuk e ka kryer këtë obligim.

Në një përgjigje me shkrim për Tribuna Channel, Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës ka thënë se Qeveria holandeze është duke bërë përpjekje që marrëveshjen ta ratifikojë shumë shpejt, por nuk ka dhënë ndonjë afat.

Kushtetuta e Holandës, thotë marrëveshja duhet të ratifikohet në Parlament. Marrëveshja veçse është dorëzuar, por së pari ajo duhet të ratifikohet nga Këshilli i Ministrave, nga Këshilli i Shtetit dhe së fundi miratohet nga Parlamenti.

Kosova ka qenë më e shpejt në këtë drejtim. Marrëveshja nuk është dërguar në Kuvend meqë atë e ka ratifikuar presidentja Atifete Jahjaga, më 29 shkurt.

Bleona e Sharon Stone bashkë në një film (Video)

0

Këngëtarja Bleona Qerreti në intervistën e saj për ExpressRozë ka treguar se ajo gjatë këtij viti do të xhirojë tre filma.

Në mesin e këtyre tre filmave në njërin prej tyre ajo do të luaj në një film bashkë me Sharon Stone dhe Nicolas Cage.

Për detaje shikojeni intervistën e Bleonës nga minuta 19.15 e emisionit ExpressRozë.

Portieri i kombëtares i dhuron Çiljetës fanelën (Foto)

0

Në derbin e luajtur në “Qemal Stafa” mes Partizanit dhe Tiranës, këngëtarja i kërkoi fanelën, por portieri i tha që do t`ia dhuronte herën tjetër.

Kështu futbollisti i të kuqve e ka mbajtur premtimin pasi i ka dhuruar bjondines bukuroshe fanelën e Kombëtares Shqiptare.

Vetë këngëtarja Xhilaga ka postuar në profilin e saj një foto me fanellën që i ka dhuruar portieri i Partizanit Alban Hoxha, pas grumbullimit me Kombëtaren për dy miqësoret e fundit.

“Ja dhurata që mora nga Lali im”, shkruan Çiljeta në profilin e saj.

Ciljeta-Hoxha

Protesta e opozitës dhuratë për ceremoninë e Thaçit president

0

Kjo ka me qenë agjenda e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në javën e dytë të prillit, Kosova ka me qenë nikoqire e 500 figurave të njohura diplomatike për me ndjekë për së afërmi pranim-dorëzimin e postit të Presidencës nga Jahjaga te Thaçi.

E përderisa po bahen përgatitjet për këtë dorëzim pranim të mandateve dhe shpërndarjen e ftesave, subjektet opozitare mohojnë që deri më tani kanë marrë ftesë për këtë, por nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi e mohon pjesëmarrjen edhe nëse një ftesë e tillë ka me ardhë në këtë subjekt.

Madje ai nuk mohon as mundësinë që pikërisht në këtë ditë të ketë protesta nga opozita e bashkuar.

Por deputeti nga radhët e Nismës së Kosovës, Enver Hoti ende nuk ka vendosur se a ka me marrë pjesë në ceremoni.

Por, deputeti nga PDK, Elmi Reçica thotë se një protestë e mundshme në këtë ditë kishte me prish imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

E zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi përmes telefonit mohon pjesëmarrjen e Vetëvendosjes me 7 prill, ditën kur Thaçi ka me u betua para deputetëve.

E derisa jemi 5 ditë para ceremonisë solemne të inaugurimit, mbetet të shihet nëse opozita ka me qenë pjesëmarrëse si mysafirë apo si protestues. /Rrokum/