11.9 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 6678

Doli nga shtypi libri ”Sykaltra” i Mërgim Osmanit

0

Ka dal nga shtypi libri “Sykaltra” i autorit Mërgim Osmani. Libri përmban tregime me anë të të cilave shkrimtari Osmani paraqet nostalgjinë për atdheun.

Autori në tregimet, Tuneli, Sykaltra, Trumcaku, Magjia e dëborës, Një lutje për nënën, Hoqa e Madhe dhe Mulliri, nga Vjena e Austrisë, paraqet shpirtin e tij të mishëruar me vendlindjen, p

”Vëllimi me tregime i Mërgim Osmanit, tërheq menjëherë vëmendjen për realizimin dhe vërtetësinë e përshkrimeve plot hare dhe jetë, sa të qartë po aq edhe plot mistere” shkruan recenzentja e librit, Bardha Mançe.

Osmani vije me mesazhin e vendlindjes së tij por, a mund të harrohet shprehja gjerësisht e përdorur në popull, mandej edhe nga dijetarë, që “për veprat e mira duhet një për qind talent dhe punë”.

“Të gjitha këto tregime aq bukur janë bërë saqë lexuesi nuk mund të ndahet pa i ardhur në fund librit qoftë duke ndërruar edhe me bukën e gojës”.

“Është e vërtetë që në kushtet e sotme, sidomos të botimeve në shtypin e tanishëm, i kushtohet pak ose aspak kujdes, po që në këtë libër nuk ndodhë kjo”.

Shkrimtari Osmani me librin katërt, tashmë ka krijuar personalitetin letrar, që domosdo duhet të lexohet me një frymë.

Shkrimtari Mërgim Osmani deri më tash ka botuar libra me poezi siç janë: ”Do t’i mbledhë”, “Me sytë kah qielli” dhe “Shpirti trazuar” . /Qazim Thaçi /

Tri fshatra të Hasit, nesër pa uji

0

Fshati Kabash, Kushnin dhe Lugizhdë e Hasit,nesër nuk do të kenë uji të pijshëm.

Zëdhënësja e “Hidroregjionit Jugor”, Verije Krasniqi- Ibrahimi tha se këto fshatra nuk do të kenë uji për shkak disa punimeve të KEDS-it.

Pesë mashtrues dënohen me gjobë në Prizren

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, pas pranimit të aktakuzës dhe marrëveshjes së pranimit të fajësisë, të akuzuarit me inicialet N.K., Sh.K., F.G. nga Prizreni, I.B. nga fshati Dobërdol – Komuna e Podujevës, si dhe M.K. nga fshati Budakovë – Komuna e Suharekë, për shkak të veprës penale të mashtrimit në bashkëkryerje nga neni 261 par. 2 e lidhur me nenin 23 të KPK-së gjykata shpalli fajtor të akuzuarit, dhe secilin veç e veçi dënoi me burg në kohëzgjatje prej 6 muajve, ku në këtë dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Gjyqtari gjykues duke aplikuar dispozitat e nenit 47 të KP-së, pasi që mori pëlqimin e të akuzuarve të lartë cekur dhe mbrojtësve të tyre, dënimi i shqiptuar me burgim për secilin veç e veç me nga 6 muaj, ju zëvendësohet me dënim me gjobë secilit veç e veç me nga 4.000 (katërmijë) euro, në të cilën shumë të dënimit me gjobë do të llogaritet për secilin veç e veç koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Të akuzuarit prej viti 2009, në vazhdimësi në intervale të ndryshme kohore deri më datën 09.09.2011, duke vepruar bashkërisht në territorin e Komunës së Prizrenit, Suharekës, Rahovecit me qëllim që vetit ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme paraqiten si zyrtar të kompanisë së telefonisë “IPKO”, kinse sipas projektit të kësaj kompanie, bëjnë vendosjen e antenave në pronat – palujtshmërisë private dhe si kusht për këtë ofertë nga të dëmtuarit marrin shuma të konsiderueshme të hollash. /PrizrenPress.com/

Policia konfiskon narkotikë në Prizren

0

Policia Rajonale e Prizrenit mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Xhemajl Mustafa”, ka konfiskuar një qese me peshë prej 3.63 gramë substancë e dyshuar narkotike.

“Nga njësiti policor është ndaluar i dyshuari, pasi që është vërejtur se ka hedhur një qese me substancë narkotike. Gjatë kontrollit të lokacionit është gjetur dhe konfiskuar një qese me peshë prej 3.63 gramë substancë e dyshuar narkotike”, ka bërë të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

AAK braktis Kuvendin

0

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se partia e tij nuk do të jenë më pjesë e këtij mandati të Kuvendit.

Këto komente Haradinaj i ka bërë pasi ka dhënë gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut.

Kryetari i AAK-së tha se janë duke biseduar edhe me partitë opozitare që edhe ato ta bojkotojnë Kuvendin derisa vendi të shkoj në zgjedhje.

“Parlamenti është shfrytëzuar për të mbuluar kapjen e shtetit dhe marrëveshjet por edhe me zgjedhjen e Thaçit President që është arkitekt i kësaj kapje të shtetit. Prandaj një Parlament i tillë e meriton të shpërbëhet dhe vendi të shkoj në zgjedhje. AAK nuk është pjesë e këtij parlamenti”, tha ai.

Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes në Prizren, Egzon Azemi

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, përmes një komunikate ka bërë të ditur se, Policia e Kosovës ka arrestuar sot në shtëpinë e tij aktivistin e tyre, Egzon Azemin, për protestën e mbajtur në Prizren dy vite më parë kundër kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

“Ramadan Muja, është i dënuar nga Gjykata për keqpërdorim dhe abuzim me detyrën por vazhdon të qëndrojë në liri dhe vazhdon të jetë Kryetar i Komunës. Kurse aktivistët e Vetevendosje!-s që protestuan kundër tij vazhdojnë të përndiqen e arrestohen nga ky sistem i kapur i drejtësisë”, thuhet në komunikatën e kësaj Lëvizje.

“Iu bëjmë thirrje organeve të rendit që t’i lirojnë të gjithë aktivistët, dhe t’i ndalin përndjekjet ndaj tyre. Në anën tjetër, policia duhet të arrestojë zyrtarët e pushtetit kriminal, të cilët edhe pse formalisht janë të dënuar, vazhdojnë të qëndrojnë në krye të institucioneve”, thuhet në komunikatë.

“Ramadan Muja duhet të shkojë në burg, e jo aktivistët që protestuan kundër tij. Shteti ku hajnat dhe keqpërdoruesit e dënuar apo të padënuar vijojnë të rrinë në pushtet ndërsa protestuesit arrestohen, është shtet në shërbim të krimit”. /PrizrenPress.com/

Avokati Komunal i Prizrenit shpallet i pafajshëm

0

Avokati Publik Komunal i Prizrenit, Besim Morina, është shpallur sot i pafajshëm nga akuzat me të cilat e ngarkonte Prokuroria.

Besim Morina akuzohej se duke mos u ankuar në gjykatën e shkallës më të lartë për dy lëndë i ka shkaktuar dëm në patundshmëri Komunës së Prizrenit, interesat e të cilës i mbronte.

“Trupi gjykues ka gjetur se i akuzuari Besim Morina lirohet nga akuza pasi që nuk është provuar që e ka kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ka thënë kryesuesja e trupit gjykues e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ajser Skenderi.

Ndërsa, në një prononcim për KALLXO.com, pas shpalljes së aktgjykimit, Besim Morina tha se që nga fillimi është ditur pafajësia e tij.

“Që nga fillimi kur është inicu procedura ndaj meje, e kam konfirmu vazhdimisht që nuk kam të bëj me vepër penale. Sot edhe nga ana e trupit gjykues të gjykatës u konfirmua ky konsiderim i imi dhe normal mori vendim mbi lirimin nga akuza”, tha Avokati Publik Komunal i Prizrenit. /Kallxo.com/

Malisheva nis masat parandaluese për ethet hemoragjike

0

Sot, në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar cikli i parë i fushatës për repelimin e kafshëve shtëpiake, si masë parandaluese ndaj etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Repelimi i kafshëve, bëhet me qëllim të mbrojtjes nga rriqrat si bartës të virusit të EHKK, të cilët përmes kafshëve barten tek njeriu si dhe për ndërprerjen e ciklit të shumimit të rriqrave, përkatësisht pamundëson, që rriqra të ushqehet nga kafshët.

Repelimi i kafshëve, bëhet nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, në bashkëpunim të ngushtë me drejtorinë komunale për bujqësi dhe shtabin komunal, për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Kjo formë e luftimit të EHKK, është në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

“Repelimi i kafshëve, ka filluar sot në fshatrat Banjë dhe Gajrak, ndërsa ky është cikli i parë i repelimit. Deri në fund të vitit, pritet të bëhen katër cikle të repelimit”, tha drejtori për bujqësi, Hajrullah Mazreku, i cili e ka vëzhguar nga afë, fillimin e kësaj fushate.

Repelimin e kafshëve, është duke e kryer operatori “Fauna”, i përzgjedhur nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, ndërsa në ciklin e parë të repelimit, përdoret preparati “Butox”. /PrizrenPress.com/

Basha vizitë zyrtare në ShBA

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, është nisur sot për një vizitë zyrtare në SHBA.

Sipas njoftimit të PD-së, Basha do të takohet me zyrtarë të lartë të administratës dhe politikës amerikane. Në këtë vizitë, ai shoqërohet nga një delegacion që ka në përbërje disa deputetë.

Vizita e Bashës në SHBA ndërlidhet me 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së.

Sfidat e Shqipërisë për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe shtetit të së drejtës, zbatimi i reformës së dekriminalizimit, zgjedhjet e lira dhe reforma në drejtësi, do të jenë në qendër të agjendës së Bashës në SHBA.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite, Basha pritet të diskutojë edhe për qëndrimet e Partisë Demokratike për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza.

UP rishpall konkursin për rektor

0

Universiteti i Prishtinës rishpalli konkursin për rektor pas dështimit të zgjedhjes së tij dy javë më parë.

Kandidatët të cilët duan të garojnë për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nga sot mund të aplikojnë në konkursin që është rishpallur nga universiteti.

Konkursi i rishpallur do të qëndrojë i hapur për 15 ditë, deri më datën 28 mars në orën 15:30.

Kandidatët duhet të aplikojnë me dorëzim të dokumenteve në formë fizike dhe elektronike të cilat pastaj do t’i shqyrtojë komisioni për verifikimin e dokumenteve.

Konkursi për rektor u rishpall pas pamundësisë të zgjedhjes së tij më 4 mars kur asnjë kandidat nuk mori votat e mjaftueshme.

Kandidatë në konkursin e kaluar ishin: Lul Raka, Naser Sahiti, Sali Bashota dhe Anton Berishaj ndërsa kandidati i pestë Isuf Musliu nuk ishte ftuar fare për intervistim.