Home Blog Page 6678

Imogen, një ‘bombë seksi’ në plazhet e Majemit

0

Koha në Britani nuk duket e mirë, ndërkohë që pranvera akoma nuk ka ardhë mirë.

Por Imogen Thomas nuk e ka këtë shqetësim.

Ajo po pushon në SHBA në plazhet e Majemit, ku ka ekspozuar format e saj.

Limaj tregon se si e ka ndërmend të marrë pushtetin në Suharekë

0

Dega në Suharekë e Nismës për Kosovën ka shënuar dy vjetorin e themelimit.

Në takimin që e hapi kryetari i degës Shaban Gollopeni, u fol rreth sfidave dhe sukseseve që ka pasur Nisma në Suharekë.

Por i pari i kësaj partie, Fatmir Limaj, u bëri thirrje të pranishmëve në këtë tubim që të përgatiten për zgjedhjet që do të mbahen. Ai tha se koalicioni do të nisë shumë shpejt. Sipas tij, “kjo do të sjellë Nismën në pushtet në Suharekë”, transmeton TherandaPost.

Ai tregoi për qëllimet e Nismës qysh para dy viteve.
“Para dy viteve, Nisma ka pas një objektiv tjetër.., dhe si rezultat i këtij qëllimi ne arritëm të kemi një opozitë të bashkuar”, ka thënë ai.

Donika Kadaj Bujupi mbetet në AAK!(Foto)

0

Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas dorëheqjes ajo ka qenë e përfolur se mund të bashkohet me Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirëpo, ajo vazhdon të jetë pjesë e AAK-së. Po të hysh në ueb-faqen e AAK-së dhe të klikosh te strukturat e partisë, emri i Kadaj-Bujupit ende figurin si anëtare e kryesisë së partisë.

DONIKA-AAK-1-1

 

Thaçi nuk tregon se a do të japë dorëheqje nëse akuzohet nga Specialja

0

Presidenti Hashim Thaçi, nuk është deklaruar nëse zotimi i tij se nuk do të ketë vend në institucione për zyrtarë të akuzuar, vlen edhe për të.

Thaçi për herë të dytë e ka dhënë një premtim të tillë prej se ka marrë detyrën e presidentit.

“Persona me dosje kriminale e njerëz me aktakuza nuk do të ketë në institucione apo në agjenci”, ka thënë ndër tjera presidenti i Kosovës”, ka thënë Thaçi në ceremoninë e organizuar për 8 vjetorin e Kushtetutës gjatë kësaj jave.

Në kabinetin e tij nuk janë përgjigjur nga e marta në pyetjet e Insajderit nëse Thaçi do të japë dorëheqje nëse akuzohet për krime lufte apo krime tjera që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës.

Thaçi është nën hetime nga Task Forca Speciale si “kreu i një grupi kriminal” i identifikuar si “Grupi i Drenicës”.

Zyra për media nuk ka folur prej të martës rreth kësaj çështje.

Presidenti i vendit ndërkohë ka folur edhe për ndryshime në Kodin Penal të Kosovës. Ka thënë se është formuar një ekip ekspertësh vendës e ndërkombëtarë.

“Në kuadër të kompetencave që unë kam si president i vendit në të ardhmen e afërt do të fillojë ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës, me gjithë se është më i miri në rajon, por kemi vërejtur disa boshllëqe që janë të nevojshme të eliminohen apo disa vrima të cilat janë të nevojshme të plotësohen me disa propozime shtesë”, ka thënë ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Do të ulemi të diskutojmë dhe do të propozojmë me gjithë skenën politike që në mënyrë të përshpejtuar të ndodhin ato ndryshime në mënyrë që edhe sistemi i drejtësisë të jetë më efektiv. Që ta plotësojnë njëra tjetrën edhe sistemi prokurorial edhe ai gjyqësor por edhe shtëpitë korrektuese”./Insajderi.com

Erdogan kritikon shtetet islamike që nuk njohin Kosovën

0

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në fjalimin e mbajtur përpara anëtareve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), ndër të tjera ka deklaruar se detyra thelbësore e Organizatës është që të interesohet për problemet e myslimanëve në çdo cep të botës.

Ai bëri të ditur se ndjehen të hidhëruar për shkak se brenda 56 vendeve anëtare të OBI-t, ka ende nga ato që nuk e kanë njohur Qipron turke dhe Kosovën. Erdogan ka deklaruar se nuk e kupton shtyrjen e kësaj çështjeje duke parashtruar arsye në lidhje me mospranimin.(TRT)

Nishani i jep Kukësit titullin “Nderi i Kombit”, për strehimin e kosovarëve gjatë luftës

0

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i ka akorduar qytetit të Kukësit titullin ‘Nderi i Kombit’. Titulli iu dha për pritjen që kuksianët u bënë kosovarëve gjatë Eksodit `99, kur ata u larguan nga shtëpitë e tyre të detyruar nga dhuna e ushtrisë serbe.

Në vitin 1999, më shumë se gjysmë milioni banorësh të ardhur nga Kosova, për shkak të shpërnguljes me dhunë nga forcat Serbe, u strehuan në kampet dhe shtëpitë e kuksianëve, ndërsa 400 mijë të tjerë kaluan përmes këtij qyteti për tu vendosur në qytet e tjera të Shqipërisë.

Në vitin 2000 Kukësi ishte qyteti i parë që u kandidua për çmimin ‘Nobël’ për paqe.

Titulli “Nderi i Kombit” është një ndër më të lartët në Republikën e Shqipërisë dhe ky vlerësim i jepet për herë të parë një qyteti.

I djeg makinat ish-kunatës për hakmarrje

0

Ditën e sotme rreth orës 02:40 të mëngjesit në Unazën të Re, në afërsi të hotel “Roland”, si pasojë e një zjarri janë djegur disa mjete.

Autori i dyshuar për këtë ngjarje është shtetasi O. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e zjarrit janë djegur plotësisht mjetet “Nissan” dhe “Opel”, në pronësi të shtetases A. A., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe janë dëmtuar pjesërisht mjetet tip “Mercedes Benz” dhe “Skoda”, të parkuara pranë tyre.

Nga burimet e policisë, shtetasi O. M., ka qënë i fejuari i motrës së shtetases A. A., me të cilën ka një konflikt prej disa kohësh.

Objektivi i këtij shtetasi kanë qenë shkatërrimi i automjetit të shtetases A. A., dhe të bashkëshortit të saj.

Dy mjetet e tjera të përfshira në dëmtim ka ardhur si pasojë e përhapjes së flakëve./tvklan.al

Ditari i Hitlerit, aktualisht libri më i shitur në Gjermani

0

Hitleri, një prej figurave më të tmerrshme të shekullit të kaluar që bart mbi vete fajin e Holokaustit, e ka shkruar librin në një burg në Baviera, ku paraqet ideologjinë e tij si dhe punët e kryera me plane të përpikta për të shfarosur çifutët në mbarë botën.

Ditari politik “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit, edicioni kritik, momentalisht është libri më i shitur në Gjermani, në seksionin e librave të vërtetë, jo trillim.

Libri me 1948 faqe, i cili për një kohë pati probleme me të drejtat e autorit, kryeson listën në “Der Spiegel”. Libri është edituar nga Instituti i Historisë

Bashkëkohore në Mynih. Libri ka arritur në Gjermani në muajin janar, ndërsa njëherë flitej se do të ndalohej së shituri.

Edicioni i parë i librit u botua më 1924, ndërsa 4 mijë ekzemplarët e parë të librit janë shitur vetëm ditën e parë.
Hitleri, një prej figurave më të tmerrshme të shekullit të kaluar që bart mbi vete fajin e Holokaustit, e ka shkruar librin në një burg në Baviera, ku paraqet ideologjinë e tij si dhe punët e kryera me plane të përpikta për të shfarosur çifutët në mbarë botën. / KultPlus.com

Tiri Gjoci fiton “The Voice of Albania 5”

0

Tiri është fituesi i edicionit të pestë të “The Voice of Albania”. Në një mbrëmje të gjatë e me shumë emocione, 22-vjeçari nga qyteti i Kavajës ia ka dalë të marrë votat e publikut për t’u kurorëzuar zëri më i mirë i këtij viti.

“Jam shumë i privilegjuar, jashtëzakonisht i emocionuar. Është çmimi im më i madh dhe më i mirë i imi deri më tani. Falenderoj të gjithë ata që më kanë votuar. Do të doja që sot isha në formë dhe dola mirë dhe siç duket kjo është vlerësuar”, shprehet fituesi.

Pjesëmarrja në “Voice” është vetëm nisja e një rruge të gjatë që sapo ka filluar për Tirin, një udhë drejt botës së madhe të muzikës, ku plane të shumta e presin.

“Shumë plane, sigurisht kënga e radhës dhe nuk do të resht së publikuari këngë. Sigurisht që çmimin ia dedikoj vëllait tim, pasi ka qenë ai që më ka nxitur të merrja pjesë në “The Voice”, shprehet Tiri.

E ashtu siç ishte premtuar më herët, surprizat nuk munguan. Willy Williams, Alban Skënderaj dhe performancat nga fituesit e katër edicioneve të kaluara ndezën më shumë atmosferën në skenën e “The Voice”.

Rrahje masive në Prizren, Malishevë dhe Krushë të Madhe

0

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Prizren. Policia e Kosovës njofton se si pasojë e rrahjes njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.

Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti i dytë i rrahjes ka ndodhur në Malishevë.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti”.

“Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”.

“ Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Ratsi i tretë i rrahjes ka ndodhur në fshatin Krushë e Madhe,njofton Policia e Kosovës,transmeton PrizrenPress.

“ Për shkak të një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje mes veti nëntë të dyshuar”.

“Si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”.

“ Me vendim të prokurorit tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje”./PrizrenPress.com/