Home Blog Page 6679

Tiri Gjoci fiton “The Voice of Albania 5”

0

Tiri është fituesi i edicionit të pestë të “The Voice of Albania”. Në një mbrëmje të gjatë e me shumë emocione, 22-vjeçari nga qyteti i Kavajës ia ka dalë të marrë votat e publikut për t’u kurorëzuar zëri më i mirë i këtij viti.

“Jam shumë i privilegjuar, jashtëzakonisht i emocionuar. Është çmimi im më i madh dhe më i mirë i imi deri më tani. Falenderoj të gjithë ata që më kanë votuar. Do të doja që sot isha në formë dhe dola mirë dhe siç duket kjo është vlerësuar”, shprehet fituesi.

Pjesëmarrja në “Voice” është vetëm nisja e një rruge të gjatë që sapo ka filluar për Tirin, një udhë drejt botës së madhe të muzikës, ku plane të shumta e presin.

“Shumë plane, sigurisht kënga e radhës dhe nuk do të resht së publikuari këngë. Sigurisht që çmimin ia dedikoj vëllait tim, pasi ka qenë ai që më ka nxitur të merrja pjesë në “The Voice”, shprehet Tiri.

E ashtu siç ishte premtuar më herët, surprizat nuk munguan. Willy Williams, Alban Skënderaj dhe performancat nga fituesit e katër edicioneve të kaluara ndezën më shumë atmosferën në skenën e “The Voice”.

Rrahje masive në Prizren, Malishevë dhe Krushë të Madhe

0

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Prizren. Policia e Kosovës njofton se si pasojë e rrahjes njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.

Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti i dytë i rrahjes ka ndodhur në Malishevë.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti”.

“Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”.

“ Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Ratsi i tretë i rrahjes ka ndodhur në fshatin Krushë e Madhe,njofton Policia e Kosovës,transmeton PrizrenPress.

“ Për shkak të një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje mes veti nëntë të dyshuar”.

“Si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”.

“ Me vendim të prokurorit tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje”./PrizrenPress.com/

Sovrani ta rrëzojë me votë regjimin e korruptuar!

0

Thellimi i abuzimeve të pushtetit dhe rënia e madhe e besimit të qytetarëve, karshi klasës politike qeverisëse, paralajmëron ndryshime esenciale në zgjedhjet e ardhshme

Publikimi i njëpasnjëshëm i raporteve me vlerësime kritike për qeverisjen e shtetit të Kosovës, nga organizma e institucione me peshë ndërkombëtare, sikur ishte raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas njerëzve të politikës, analistëve dhe shoqërisë civile, paraqesin sinjale serioze dhe mesazh të qartë për qytetarët e Kosovës. Këto vlerësime mund t’u shërbejnë në të ardhmen e afërt edhe për ta pastruar këtë skenë politike dhe larguar nga pushteti atë pjesë të oligarkisë së lidhur me krimin. Me këtë po krijohet bindja se dhe miqtë më të mëdhenj të Kosovës po e humbin besimin në këtë klasë politike, që po e rrënon shtetin, prandaj ndryshimet janë të domosdoshme, por duhet të vijnë nga vetë qytetarët, por edhe nga institucionet e ligjit. Një gjykim të tillë për këtë situatë ka edhe eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Muhamet Kelmendi, anëtar i kryesisë së AAK-së.

Keqqeverisja i dëshpëroi të gjithë

“Në rrugëtimin e tillë të publikimit të vazhdueshëm të raporteve, të cilat faktori ndërkombëtar po i publikon vazhdimisht për Kosovën, e më i freskëti është ky i publikuar nga DASH-i, lidhur me krimin e organizuar, korrupsionin dhe dukurive të tjera negative në këtë pushtet, në kuadër të sistemit tonë shtetëror, natyrisht që e shoh si një punë të madhe, që kanë bërë ekspertë dhe raportuesit amerikanë në këtë drejtim”, theksoi Kelmendi.

“Ky është vetëm një tregues se më në fund po bindet edhe faktori ndërkombëtar, por me këtë vjen edhe mesazhi, sipas të cilit duhet të bindet edhe qytetari i Kosovës se duhet të ndëshkohen të gjithë pushtetarët e korruptuar dhe të japin llogari jo vetëm politike, por edhe përgjegjësi penale para ligjit”, u shpreh ai. Se këto raporte do të kenë ndikim të madh te qytetari, që të bindet më në fund për ta ndëshkuar këtë klasë politike në pushtet, për të mos votuar asnjë nga ata që kanë abuzuar dhe po abuzojnë në vazhdimësi me pushtetin, është optimist edhe eksperti i sundimit të ligjit, Riza Smaka.

“Keqqeverisja aktuale e ka dëshpëruar dhe zhgënjyer numrin më të madh të qytetarëve të vendit tonë, e që mund të jenë përjashtim vetëm disa nga ata që nga kasta e klasa politike janë shumë të beneficuar e të privilegjuar, kryesisht me poste pushtetare ose me pozita dominuese e monopoliste, qoftë në pozita shtetërore apo edhe në biznes, në ekonominë e tregut”, tha Smaka për “Kosova Sot”.

AAK e Nisma bëjnë koalicion pa Vetëvendosjen

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do ta zyrtarizojnë të hënën koalicionin e tyre parazgjedhor njofton Klan Kosova

Klani ka mësuar se pjesë e këtij koalicioni nuk do të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, që ishte mysafir në Info Magazine i ka konfirmuar bisedimet midis dy subjekteve.

“Shpresojmë se do ta formalizojmë një marrëveshje me Nismën. Besoj se shumë shpejtë do ta realizojmë”, ka thënë Gjini.

Diçka e tillë nuk është thënë se do të ndodhë edhe me Vetëvendosjen.

Problemet në bllokun opozitar kanë filluar kur tri partitë, Vetëvendosje, AAK e Nisma kishin vendosur të anulonin protestën e 26 marsit, të thirrur kohë më parë.

Gjini ka treguar se vendimi kishte ardhur njëanshëm nga Vetëvendosje dhe përkundër kundërshtimeve në fund AAK-ja kishte vendosur ta respektojë vendimin.

Thellimi i përçarjes ka vazhduar kur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si e vetme, vendosi të thërras protestë për datën 14 maj, të cilën Vetëvendosje nuk po e përkrahë.

Jo vetëm që nuk e kanë përkrahur, “por ata po thërrasin njerëzit që të mos dalin në protestë”, ka thënë Gjini.

Burri me dy gra nga Hasi: Një javë me njërën, një javë me tjetrën (Video)

0

Një histori nga ato të rrallat, jashtë normales por që ka ndodhur dhe zhvillohet dita-ditës.

Në fshatin Dobrun i Hasit të Shqipërisë, Dem Mula 63 vjeç mban dy gra.

Pas gruas së parë, Hatixhja, Dem Mula, vendos të marrë një grua të dytë, Nazmijen, pasi nuk bënte fëmijë. Por as me atë nuk arriti. Në fund vendosi t’i mbajë të dyja.

Siç e përshkruajnë dy gratë, nuk kanë asnjë xhelozi me njëra-tjetrën, madje bashkëshortin e tyre e ndajnë në mënyrë të barabartë. Me dhoma të ndara sigurisht.
‘Sa çifte ka kështu…ne s’jemi as të parët as të fundit”, thotë Hatixhja.

“Siç e kemi ne në Veri, një javë njëra, njëherë tjetra’’, thotë 63-vjeçari me dy gra.

Ministrja belge e Transportit jep dorëheqjen

0

Ministrja belge e Transportit ka dhënë dorëheqjen, pas akuzave se ajo injoroi paralajmërimet për mungesën e sigurisë në aeroportin e Brukselit. Partitë opozitare kishin kërkuar në mënyrë të vazhdueshme largimin nga detyra të ministres Jacqueline Galant.

Thuhet se ishte publikuar që në vitin 2015 një dokument konfidencial i BE-së, i cili vinte në dukje se mungonte siguria në aeroportet e Belgjikës.

Kryeministri Charles Michel ka mbrojtur ministren, duke deklaruar se ajo dhe stafi I saj nuk e kanë parë raportin. Sulmet në aeroportin Zaventem dhe stacionin e metrosë shkaktuan 32 të vdekur, ndërsa përgjegjësin e sulmit e mori Shteti Islamik ISIS. /Shqip/

Porosia për Shqipërinë

0

Parlamenti Europian i ka tërhequr vërejtjen Shqipërisë që ta intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, para se të mund të bëhet progres i mëtejshëm në kandidaturën e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Parlamenti Europian tha se Shqipëria, anëtare e NATO-s, duhet t’i intensifikojë edhe reformat e drejtësisë, që janë madhore për progresin e mëtejmë për pranim në BE.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar sot nga partitë politike në Shqipëri që të mos e vonojnë shumë pakon e kërkuar të reformave.

Në një deklaratë të përbashkët, Bashkimi Europian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, thanë se të gjitha partitë politike “e bartin prëgjegjësinë kryesore” derisa kundërthëniet politike e kanë shtyrë miratimin e pakos së reformave të paraparë për fillimin e pranverës, ashtu siç kanë premtuar, raporton AP nga Tirana.

Washingtoni dhe Brukseli ishin të përfshirë në propozimin e pakos së reformave, që fokusohen në luftimin e korrupsionit në të gjitha nivelet, e veçanërisht në sistemin e drejtësisë.

Dashuria magjike

0

Lidhjen e saj me Calvin Harris është munduar ta mbajë larg lajmeve kryesore, më shumë se një vit më parë, por Taylor Swift flet për romancën e saj si diçka ‘magjike’.

Duke folur për American Vogue, 26-vjeçarja thotë se dëshiron ta mbajë këtë romancë për vete dhe t’i shijojnë gjërat në mënyrë private.

“Tashmë jam në një lidhje magjike. Dhe sigurisht që do të doja të të ishte vetëm e jona, jo shumë e ekspozuar… kjo është e vetmja gjë që e imja në jetën time personale. Thjesht po i marrë gjërat siç më vijnë”, ka thënë Taylor.

Taylor ka pasur disa romanca kalimtare në të shkuarën me Jake Gyllenhaal, Harry Styles, dhe Taylor Lautner, por pranon se vëmendja për jetën e saj personale u fokusua pas njohjes me të dashurin aktual.

“Ju e dini unë kam pasur lidhje normale kur isha 20 vjeç, dhe sigurisht i kam kaluar. Kërkonte shumë punë dhe vendimmarrje. Unë nuk pata asnjë lidhje për dy vjet e gjysmë. Mos duhet të kisha? Jo”, vijon rrëfimin e saj këngëtarja.

Tentojnë të rrëmbejnë një 15 vjeçare në Prizren

0

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se sot dy persona në orët e mëngjesit kanë tentuar të rrëmbejnë një vajzë të moshës 15 vjeçare, të cilët e kanë kapur për flokë dhe kanë tentuar ta fusin në veturë me dhunë.

“Sot, rreth orës 09:20, në rrugën ‘Ali Hadri’, dy të dyshuar me mbiemër Kastrati, kanë tentuar që me forcë ta rrëmbejnë një vajzë të moshës rreth 15 vjeç. Të dyshuarit e kishin kapur për flokë vajzën me qellim ta fusin në një veturë të llojit BMW. Ma ta parë ngjarjen, shoqet e vajzës me telefon kanë thirr në ndihmë policinë e cila ka reaguar dhe shumë shpejtë janë arrestuar të dyshuarit. Ndërkaq është sekuestruar edhe vetura e llojit BMW e cila ishte pa regjistrim të vlefshëm dhe ngasësi pa patentë shofer”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Policia gjatë kontrollit në veturë po ashtu ka bërë të ditur se ka gjetur edhe një sasi e drogës e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/

Republika Çeke do të ndryshojë emrin

0

Republika Çeke pritet të ndryshojë emrin për ta bërë më të lehtë përdorimin e saj për kompanitë dhe skuadrat sportive.

Nga Republika Çeke, tani do të quhet thjesht Çekia.

Vendi do e ruajë emrin e plotë, por Çekia do jetë emri zyrtar i shkurtër gjeografik, siç është Franca me Republikën Franceze.

Nëse miratohet nga Parlamenti, proopzimi do të depozitohet në Kombet e Bashkuara.

Republika Çeke u krijua në vitin 1993 nga ndarja e Çekosllovakisë.

Disa e kanë kritikuar emrin Çekia si të shëmtuar.

Disa thonë se ngjanë shumë me emrin Çeçeni.

Duket se edhe atje e kanë për ofendim që të njihen si çeçenë.