15.5 C
Prizren
E martë, 6 Maj, 2025
Home Blog Page 6680

Zyra për Ankesa të pacientëve në Prizren dhe në Prishtinë

0

Shoqata për të drejtat e pacientëve në Kosovë (PRAK) në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) përkrahur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim , ka hapur zyrat për Ankesa të pacientëve – “Protektori për Pacientë”.

Zyra për Ankesa të pacientëve pranon ankesa nga pacientët, shqyrton ankesat e pacientëve, në rastet e rënda menjëherë lajmëron inspektoratin shëndetësor dhe komisionin për mbikëqyrjen e linjës telefonike falas të pacientëve, përcjell zbatimin e ligjit dhe vepron konform tij në rast njoftimi të shkeljes së të drejtave të pacientëve, jep rekomandime dhe mendime për planet e mbrojtjes, kryen dhe përcjell aktivitete në promovimin dhe përparimin e të drejtave të pacientëve, dhe është ne dispozicion të publikut dhe me një qasje të drejtpërdrejtë harton aktivitete që do të edukojnë publikun në fushën e mbrojtjes së pacienteve, dhe në fushën e përdorimit të përgjegjshëm të sistemit shëndetësor.

Zyret gjenden në Prishtinë dhe Prizren:

Zyra për Ankesa të Pacientëve në Prishtinë gjendet në hyrjen e repartit të Ortopedis,kat i parë “QKUK”- Tel: 044 /411- 099 / email: [email protected].

Zyra për Ankesa të Pacientëve në Prizren gjendet në ndërtesën e Pediatris dhe Internos kati i parë në Spitalin Rajonal “Prim Dr.Daut Mustafa”.-Tel.044/411-232 / email: [email protected].

/PrizrenPress.com/

Rahoveci gati për pritjen e bashkatdhetarëve

0

Pas nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit në mes të komunës së Rahovecit dhe ministrisë së Diasporës, drejtori i Administratë së Përgjithshme Sali Sallteku ka bërë përgatitjet e nevojshme për sezonin e verës, përkatësisht muajve korrik-gusht, pasi që në këta dy muaj do të vijnë shumë bashkatdhetar të cilët jetojnë jashtë Kosovës.

Sipas tij, nga data 13 korrik deri me datë 29 gusht 2015, do të zgjatet orari i punës.

“Zgjatja e orarit të punës është krejt normale pasi që edhe në vitin e kaluar është zgjatur orari për muajt korrik-gusht, kjo është duke u bërë që të respektohet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit i nënshkruar nga kryetari i komunës së Rahovecit me ministrin e Diasporës për bashkatdhetarët tanë të cilët vijnë për pushime, të ju ofrojmë mundësi që të mos presin gjatë nëpër sportele për pajisjen e tyre me dokumente siç janë certifikatat, ekstraktet dhe dokumentet të tjera”, thotë Sallteku.

Zgjatja e orarit të punës është bërë nga e hëna deri të premten, të punohet nga ora 08:00-18:00, kurse ditën e shtunë do të punohet nga ora 09:00-12:00, kjo zgjatje e orarit të punës është bërë për zyrtarët e zyrës së gjendjes civile, zyrës së pranimit dhe zyrës së tatimit në pronë, të cilët gjendën në objektin e komunës së Rahovecit. /PrizrenPress.com/

Prizreni organizon marsh për Srebrenicën

0

Në Prizren do të organizohet një marsh për nder të 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Marshi organizohet nga dy organizata jo qeveritare të boshnjakëve në Prizren, e përkrahur edhe nga Drejtoria për Kulturë e kësaj komune.

Sipas një njoftimi dërguar mediave nga OJQ-ja e quajtur “Boshnjak KS”, “Marshi i Paqes për Srebrenicën” do të fillojë pranë qendrës sportive “Sezai Surroi” në Prizren, për të vazhduar në Bazhdarhane pranë “Shtëpisë e Bardhë”, si dhe rrugës drejt Shadërvanit ku do të organizohet performanca “Lulja e Srebrenicës”.

“Marshi i paqes është manifestim këmbësorësh i cili mbahet në kuadër të përvjetorit të gjenocidit ndaj boshnjakëve të Srebrenicës dhe të rrethinës së saj me qëllim të përkujtimit të viktimave të gjenocidit dhe rikujtimin e krimeve të tmerrshme të kryera nga forcat ushtarake të Republikës së Srpskës, të ndihmuar nga forcat e Serbisë, ndaj popullit boshnjak në muajin qershor të vitit 1995. Marshi i paqes organizohet në gati të gjitha vendet e botës, posaçërisht këtë vit kur mbushen njëzet vjet nga gjenocidi në Srebrenicë. Kolona e pjesëmarrësve numëron me mijëra njerëz nga të gjitha anë të botës dhe për çdo vit kjo kolonë është më e madhe”, thuhet në njoftim.

Organizatorët bëjnë thirrje të gjithë qytetarët që të marrin pjesë, për t’u bashkuar me të gjithë botën në përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, ku janë vrarë mbi 8 mijë njerëz.

Merkel thotë se me Ramën ka folur edhe për Kosovën e Maqedoninë

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Gjermania e mbështetë Shqipërinë në rrugën e saj evropiane.

Gjatë konferencës së përbashkët, Merkel ka thënë se me Kryeministrin e Shqipërisë ka folur edhe për Kosovën e Maqedoninë.

Por, ajo s’ka dhënë detaje tjera se për cilat tema kanë folur lidhur me Shtetin e Kosovës.

Sidoqoftë, Merkel ka thënë se Shqipëria duhet të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit për të pasur më të lehtë integrimin në BE.

Rama: Me fqinjët tanë serbë do të ndjekim planin franko-gjerman

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, pas takimit të tyre kokë-më-kokë, zhvilluan një konferencë për media, në të cilën Rama tha se e falënderon skajshmërisht Gjermaninë për ndihmën ajo që i ka dhënë si Shqipërisë, ashtu edhe BE-së.

“Në emër të të gjithë shqiptarëve ju falënderoj për përkrahjen që shteti juaj i jep vendit tonë, por edhe Evropës së bashkuar, si komuniteti më i rëndësishëm i vlerave që kontinenti ynë ka parë”, ka thënë Rama në konferencën për media bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Jemi të vendosur të ecim së bashku me fqinjët tanë serbë përmes planit franko-gjerman”, theksoi Rama.

Koalicioni NISMA-LDK në Malishevë, stabil (Dokument)

0

Dy subjektet bashkeqeverisëse në Malishevë, NISMA për Kosovë dhe LDK, kanë dalur me një deklaratë të përbashkët, e cila sqaron gjedjen reale në mes të këtij koalicioni i cili qëndron stabil që nga dita e nënshkrimit.

“Ne garantojmë se bashkëqeverisja ne komunën tonë, është duke funksionuar pa asnjë pengese të vetme, duke respektuar programet politike të dy subjekteve në koalicion”, thuhet në deklaratë.

Më posht gjeni deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga Kryetari i NISMA për Kosovë dega në Malishevë Ragip Begaj dhe ai i LDK-së Sami Kafexholli.

Malisheve-deklarata Nisma LDK

Pritje madhështore për Merkelin (Video)

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka arritur para Kryeministrisë së Shqipërisë ku është pritur me nderimet më të larta shtetërore. Rama e Merkel pas takimit në orën 15 e 30 pritet të mbajnë një konferencë për media.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka arritur para Kryeministrisë së Shqipërisë ku po pritet me nderimet më të larta shtetërore.

Merkel dhe Rama, pas ekzekutimit të Himnit të dy vendeve, bënë parakalimin para Gardës së Nderit.

Ndërron jetë veterani i UÇK-së Njazi Krasniqi

0

Sot ka ndërruar jetë nga plagët e luftës, veterani (invalidi) i UÇK-së Njazi Avdyl Krasniqi nga fshati Astrazup i Malishevës.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e fshatit.

Reagon “HandiKOS”: Begaj, luftëtar i denjë i të drejtave të qytetarëve me aftësi të kufizuara

0

Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara ”HandiKOS”, të Komunave Malishevë dhe Drenas kanë reaguar ndaj deklarimeve të fundit për rastin e Fetah Rudit. Përmes një komunikate “HandiKOS” ka thënë se të gjitha të arriturat që kanë të bëjnë në komunën e Malishevës lidhur me përparimin e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, luftën ndaj diskriminimit të tyre, krijimin e kushteve për një jetë sa më të mirë dhe të dinjitetshme të tyre, si në shkollim, mbrojtje sociale, shëndetësi, punësim, rehabilitim etj, lidhen me kontributin direkt dhe indirekt të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“HandiKOS” e cilëson Begajn si  luftëtar i denjë i të drejtave të qytetarëve me aftësi të kufizuara.

“Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara ”HandiKOS”, të Komunave Malishevë dhe Drenas, si një njësi organizative regjionale, sipas organizimit të brendshëm të HandiKOS-it të Kosovës, lidhur me reagimet e fundit të disa individëve, organizatave të shoqërisë civile, KMLDNJ-së, dhe mediave të shkruara dhe elektronike, mbi deklaratat e Kryetarit të Komunës së Malishevës z. Ragip Begaj.

1.Handikos si organizatë joqeveriatere, humanitare, joprofitabile, jopartiake , jofetare…pa dashur të implikohet në çështjet politike të Komunës së Malishevës dhe pa dashur që ta mbronë Kryetarin e Komunës z.Ragip Begaj për deklaratat e tij të fundit lidhur me rastin Rudi, e informon opinionin e gjerë publik dhe mbanë përgjegjësi morale dhe juridike,se të gjitha të arriturat që kanë të bëjnë në këtë komunë lidhur me përparimin e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, luftën ndaj diskriminimit të tyre, krijimin e kushteve për një jetë sa më të mirë dhe të dinjitetshme të tyre, si në shkoillim, mbrojtje sociale, shëndetësi, punësim, rehabilitim etj, lidhen me kontributin direkt dhe indirekt të z.Ragip Begaj ,kryetar aktual i Komunës së Malishevës.

2.Për Handikos-in, Personat me Aftësi të Kufizuara dhe familjarët e tyre,z. Begaj, njihet si njeri me shpirt human, paqësor, pajtues dhe luftëtar i denjë i të drejtave të Qytetarëve me Aftësi të Kufizuara.

3.Kontributi i z.Ragip Begaj, është i ndërlidhur direkt me funksionimin e qendrës së rehabilitimit të bazuar në bashkësi në Malishevë, qendër kjo e cila është shtëpi e dytë e Personave me Aftësi të Kufizuara, me të gjitha standartet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve për PAK-ët, dhe një ndër qendrat më të mira në Kosovë. Këso qendre, sot nuk kanë edhe shumë komuna më të mëdha dhe me buxhet marramendës në krahasim me Komunën e Malishvës, siç janë; komunat Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj etj.

4.Komuna e Malishevës është një ndër komunat më të varfëra në Kosovë dhe me buxhetin më të vogël në krahasim me shumë komuna tjera, por është një ndër komunat , që më së shumti ndanë buxhet për Handikos-in dhe Personat me Aftësi të Kufizuar, përjashtuar Komunën e Therandës.

5.Derisa Komuna e Malishevës ndanë buxhet vjetor mbi 22,000,00 euro në vit për Handikos-in, komunat tjera si Mitrovica për Handikosin ndanë buxhet 4000 , Prishtina në këtë vit nuk ka ndarë asnjë cent,Gjakova 3.000, Ferizaj asnjë cent, Prizreni 1.000, e kështu me radhë.

6.Në Komunën e Malishevës, situata e arsimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, në shkollim të rregullt fillor dhe parafillor, është shumë më e mirë se sa në komunat; Prishtinë, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe shumë komuna tjera.
Sot nga Komuna e Malishevës kemi student në fakultet, që janë përdorues të karrigave me rrota ku është rast i rrallë që kemi edhe nga komunat tjera.

7.Shërbimet sociale, shëndetësore dhe rehabilituese për Personat me Aftësi të Kufizuara ,janë shumë më të avansuar se sa në shumë komuna tjera të Kosovës.

8.Të gjitha këto e shumë suksese tjera, janë kontribut i Komunës së Malishevës, e direkt kontribut i z.Ragip, Begaj edhe atëher ë kur ka qenë nënkryetar i komunës në mandatin me PDK-në, edhe tani si kryetar i Komunës së Malishevës.

9.Handikos, ju bënë thirrje të gjithë atyre individëve, shoqatave të shoqërisë civile, asoacioneve , mediave etj, të cilëve ju dhemb zemra e kanë ndjenja njerëzore për Fetah Rudin, dhe shumë personave me aftësi të kufizuara, ta ndihmojnë Komunën e Malishevës, e në këtë rastë edhe z.Ragip Begaj, që t`i krijojn ë kushte të përshtatshme, për çasje për z.Fetah Rudi dhe shumë anëtarëve të HandiKos-it, që sot presin për punësim, sepse kështu do t`i kontribuojnë përmirësimit të jetës së qyetarëve me afëtsi të kufizuara, klimës poltike në Kosovë dhe avansimit të të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Malishevë dhe në përgjithësi në Kosovë”, thuhet në komunikatë. /PrizrenPress.com/

Tirana mbulohet me flamujt e Gjermanisë

0

Me rastin e vizitës së kancelares Angela Merkel, Tirana është mbuluar sot me flamuj të Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, do të mbërrijë në Tiranë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 13:50.

Në orën 14:15 në shkallët e Kryeministrisë së Shqipërisë kancelares do t’i rezervohet pritja shtetërore e nivelit më të lartë, për të vijuar një takim kokë me kokë me kryeministrin Edi Rama. Më pas për 45 minuta do të zhvillohet takimi në mes dy delegacioneve, i cili do t’ia lërë radhën konferencës së përbashkët për shtyp Rama-Merkel. /Mapo/

“Best Selfie”, fton për garë prej fëmijëve e deri te personat VIP

0

ORakipllari është organizator i garës “Best Selfie”, që ka shpjeguar më detajisht mbi kategoritë e garës, sipas të cilit, “Best Selfie”, mund të sfidohen prej Artist, Baby, Beach, Boy, Couple, Friends, Fans, Girl, Prom Night, VIP. Është bërë e ditur se do të ndahen 10 çmime në kategoritë, të cilët në fund të konkursit do të përfitojnë nga 1 portret Bardh e Zi.

“Me te votuarit=Like do te bëhen pjese e një ekspozite qe do te hapet ne përfundim te konkursit, si dhe çmimet fituese dhe disa prej selfieve me artistike do te bëhen pjese e nje katalogu qe do te botohet me kete rast, njeri do të jetë çmim special ndërsa të tjerët janë: Çmimi “Best Selfie Artist”, “Best Selfie BABY” , Çmimi “Best Selfie Beach”, Çmimi “Best Selfie BOY”, Çmimi “Best Selfie COUPLE”, Çmimi “Best Selfie FRIENDS”, Çmimi “Best Selfie Fans”, Çmimi “Best Selfie GIRL”, Çmimi “Best Selfie Prom Night” dhe Çmimi “Best Selfie VIP””, thuhet në njoftim.

Konkursi tashme është i hapur dhe do të pranohen foto tuaja deri në datën 30 Korrik 2015 dhe finalja është më 30 gusht.

“Fituesit e konkursit do të shpallen më pas në një ekspozitë të posaçme për këtë ngjarje, pjesë ekspozitës do të bëhen të gjithë gjysëm finalistët dhe finalistët.”, bëhet e ditur në lidhje me këtë garë ku përveç çmimeve për këtë konkurs do të botohet dhe një katalog që do të jetë online dhe i printuar.

Shih më shumë në albumi i konkursit: Best Selfie – ORakipllari.