14.3 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 6704

Mustafa tregon se për çfarë punojnë njerëzit e LDK-së

0

Kryeministri Isa Mustafa të martën në mëngjes ka thënë përmes një statusi në Facebook se fryma e LDK-së është shtetformuese dhe institucionaliste.

“Fryma e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga fillimi, është shtetformuese dhe institucionaliste. Nerëzit e LDK-së punojnë dhe do të punojnë për vlerat e LDK-së dhe shtetin e Kosovës”, shkruan Mustafa, pa sqaruar se kujt ia aludon këtë postim të ri.

Kuçi e Hoxhaj, në vend të Thaçit

0

Lëvizjet e reja në Qeverinë e Kosovës. Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi rikthehet zv.kryeministër, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxha sërish në MPJ

Pas zgjedhjes së kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, në pozitën e presidentit të Kosovës, janë krijuar parakushte për plotësimin e tri pozitave të zbrazëta, që i ka ushtruar deri më tani, duke filluar nga pozita e kreut të PDK-së dhe dy pozita në Qeveri, ajo e zëvendëskryeministrit të parë dhe pozita e ministrit të Jashtëm.

Partia Demokratike e Kosovës, deri më datën 7 prill, kur presidenti duhet të japë betimin para Kuvendit dhe ta marrë zyrtarisht ushtrimin e detyrës, duhet të bëjë plotësimin e tri pozitave vakante, që i liron lideri i PDK-së, duke respektuar Kushtetutën e vendit, e cila ia ndalon atij ushtrimin e çfarëdo funksioni tjetër publik dhe politik, përveç pozitës së kryetarit të shtetit.

Sipas burimeve të gazetës ‘Kosova Sot’ brenda PDK-së, lista me plotësim-ndryshimin e pozitave që i liron lideri i PDK-së është e gatshme dhe vetëm pritet të zyrtarizohet ditët në vijim, duke ndjekur disa procedura të rregullta statusore në nivel të strukturave drejtuese të PDKsë.

Sipas burimeve të gazetës, aktualisht partnerët e koalicionit nuk planifikojnë ndonjë ndryshim esencial, riformatim të kabinetit qeveritar, veç ndryshimeve që po i imponon procesi i ri, e të cilat janë përgjegjësi e PDK-së. /Kosova Sot/

Gashi: Me ritëm të shpejtë pritet funksionalizimi i Speciales

0

Avokati Tomë Gashi ka thënë për ‘Epokën e re’ se aktakuzat e para do të bëhen publike shumë shpejt.

“Ka aludime në emra të caktuar, ku disa prej tyre janë edhe funksionar të lartë”, është shprehur Gashi.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës e zhvendosur në Holandë”.

Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale.

Sulmet mbi zyrat partiake acarojnë stabilitetin e shtetit

0

Vetëm dy ditët e fundit tetë zyre të LDK-së dhe një e PDK-së, në komuna të ndryshme të Kosovës, janë demoluar si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit politike.

Ekspertët e çështjeve të sigurisë, Naim Maloku dhe Behar Selimi, kanë vlerësuar për “Epokën e re” se sulmet ndaj zyrave të partive në pushtet mund të sjellin pasoja për vendin.

Sipas tyre, këto sulme vandale e rëndojnë situatën politike dhe dërgojnë mesazhe të këqija. Ata u kanë bërë thirrje organeve të rendit të merren me këtë çështje në mënyrë që të dihet se kush po i kryen këto sulme dhe me çfarë motive.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore për hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtyre rasteve. /Epoka e re/

Franca demolon kampin “Calais”, emigrantët në protestë

0

Ka shpërthyer përplasje në mes policisë franceze dhe emigrantëve që po qëndronin në kampin “Calais” të njohur po ashtu si xhungla, teksa autoritetet po e demolonin kampin, raporton Aljazeera.

Të hënën në mbrëmje, policia ka përdorur gaz lotsjellës në emigrantët e kampit të cilët po protestonin kundër demolimit të kampit.

Gjatë natës, rreth 150 banorët e kampit kanë filluar të hedhin gurë dhe me vetura kanë tentuar t’i drejtohen Anglisë.

Përderisa nuk raportohet për të lënduar, autoritetet kanë deklaruar se të paktën 3 njerëz janë arrestuar.

Aktakuzat e para, deri në fund të vitit

0

Nëse brenda gjashtë muajve Gjykata Speciale arrin të kompletohet me stafin e nevojshëm dhe arrin t’i sigurojë mjetet financiare, pritet që aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, t’i ngrejë në fund të vitit 2016, eventualisht në fillim të vitit 2017

Gjykata Speciale pritet që aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, t’i ngrejë në fund të vitit 2016, eventualisht në fillim të vitit 2017.

Kjo do të ndodhë nëse brenda gjashtë muajve Gjykata Speciale arrin të kompletohet me stafin e nevojshëm dhe arrin t’i sigurojë mjetet financiare. Presidentja Atifete Jahjaga ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën, shtet ky në të cilin do të vendoset Gjykata Speciale.

E para e shtetit, e ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën në bazë të kompetencave të saj kushtetuese për ratifikim të marrëveshjeve duke u bazuar në nenin 18, paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 10, paragrafi 4 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe në nenin 4, paragrafi 3 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik.

“Me ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje, krahas ratifikimit më 4 shkurt 2016 të “Marrëveshjes së përkohshme ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, Kosova përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale”, thuhet në komunikatën e Presidencës. /Zëri/

I thyhet shtëpia Ivan Kërstiqit nga Prizreni

0

I është thyer dhe demoluar shtëpia e antarit të Komitetit për Komunitete në Prizren, Ivan Kërstiq.

Nënkryetarja për komunitete në Prizren, Sabina Birdaini – Dana thotë se aktet e tilla janë të dënueshme.

“Nuk i bëjnë nderë askujt dhe shprehim indinjatë të thellë”, tha ajo transmeton PrizrenPress.

“Komunitetet në komunën e Prizrenit janë vlere e shoqërisë sonë dhe janë kontribuuese e të gjitha proceseve dhe arritjeve tona të përbashkëta”.

“Komuna kërkon nga organet kompetente që sa më shpejte të gjejnë kryesit e kësaj vepre të shëmtuar, të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin meritor ligjor”.

“Komuna jonë është e angazhuar fuqishëm që së bashku me komunitetet të ndërtojmë vlera të demokracisë shoqërore, tolerancës dhe bashkëjetesës”./PrizrenPress.com/

‘Goditjet’ e Hatim Baxhakut

0

Deputeti i LDK-së Hatim Baxhaku, që ishte në mesin e 5 deputetëve të kësaj partie që nuk mori pjesë në seancën në të cilën Hashim Thaçi u zgjedh president i Kosovës, ka reaguar ndaj lajmit se në mbledhjen e sotme të Isa Mustafës me kryetarë të degëve të partisë është kërkuar ndër të tjerë edhe shkarkimi i tij.

“Drejtuar Gazmend Muhaxheri, Luan Goles, Fadil Gashit dhe atyre që mendojnë njëjtë si ata. Sot në mbledhjen e kryetarëve të degëve të LDK-së me kryetarin z. Isa Mustafa, disa që kanë ndërruar nga disa parti ose kanë ardhur dje në LDK, paskan kërkuar përjashtimin e Hatim Baxhakut nga LDK-ja sepse nuk e paskam përkrahur zgjedhjen e Hashim Thaçit për President”, ka shkruar Baxhaku në Facebook.

Ai ka treguar se është themelues i degës së LDK-së në Dragash, kryetar i nëndegës dhe anëtar i kryesisë që nga themelimi.
“Kam qenë delegat i Kuvendit Themelues të LDK-së në vitin 1989 të mbajtur në Medresen në Prishtinë. Jam nënkryetar i parë i LDK-së dega në Prizren. Gjithashtu jam veteran i UÇK-së. Dhe tani këta injorantë dhe hipokritë po dashkan të më përjashtojnë nga partia e cila është dhe do të jetë e vetmja deri sa të kam frymë. O Zot i madh mëshirojë”, ka shkruar tutje Baxhaku.

Në fund të postimit të tij në Facebook, ai u është drejtuar anëtarëve dhe simpatizuesve të LDK-së, që të ndalin atë që e ka quajtur debat dhe gjuhë përçarëse në komunikimet nëpër rrjetet sociale dhe mendimin dhe veprimin ndryshe për çështje të caktuara të pranohet si vlerë.
“Të ecim përpara së bashku drejt fitoreve të reja të LDK-së për shtetin e Kosovës. Kjo zaten edhe është Rugovizmi dhe filozofia Rugoviane të cilën e kemi përqafuar dhe e kemi në zemër të gjithë ne anëtarët e LDK-së pa përjashtim”, ka thënë Baxhaku.

Lajmi për kërkesën për përjashtimin e pesë deputetëve që nuk votuan sipas marrëveshjes të cilën LDK-ja e kishte nënshkruar me PDK-në, e e cila nënkuptonte që Thaçi të bëhej president, ende nuk është dhënë zyrtarisht. Mediat kanë raportuar se kryetari i degës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ai i degës së Gjakovës, Luan Gola dhe ai i degës së Klinës, Fadil Gashi kanë kërkuar një gjë e tillë. LDK-ja e as këta të tre nuk e kanë mohuar ende një kërkesë të tillë.

Antoni Quni: Ja çfarë me tha Thaçi për ndriçimin e vrasjeve politike

0

“Një ditë para seancës, zotni Mustafa dhe zotni Thaçi ranë dakord rreth kërkesave që i kam parashtruar qysh është zbardhja e vrasjeve politike të LDK-së si dhe njohja formale e fomacioneve ushtarake pranë Ministrisë së Mbrojtjes, por ishte vonë”.

Kështu tha ekskluzivisht për emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, Anton Quni deputet i LDK-së.

“Po ju rikujtoj se une para 1 viti kam thane se nuk kam arsye me votue Hashim Thaçin President. Ketyne fjaleve nuk i ka dale afati. Kjo asht natyra ime, keshtu jam i edukuem e i arsimuem… nuk i ndrroj fjalet e mia”, tha Quni lidhun me mospjesemarrjen e tij ne seancen e zgjedhjes se Presidentit.

“Nuk isha i gatshem me ba ndonji veprim qe kishte me sjelle Thaçin ne poziten e Presidentit. Kam shume arsye qe e kam ba kete”, theksoi ai.

“Jam detyrue me u çue nga karriga ime e me shku te ajo e Kryeministrit, qe ne ate kohe ishte Thaçi, e me i thane: Zotni Kryeminister, ju sot e keni nji shans shume te mire per me i binde deputetet me i votue amandamentet e mia, por ai nuk e bani”, tha Quni lidhun me amandamentet e tij lidhun me formacionet ushtarake te UÇK’s, nen komanden e Ministrise se Mbrojtjes.

“Ka pase shume biseda. Bisedimet e shtrueme nuk i marre si presion. Kam bisedue edhe me Kryeministrin Mustafa e Hashim Thaçin…i kam qendru besnik qendrimeve te mia, e para Mustafes i kam elaborue shume çashtje. Por, nji nder momentet ma te veçanta ishte nji dite para seances, ku u takuem me Kryeministrin Mustafa dhe Hashim Thaçin. Thaçi kishte ardhe shume i pregaditun. Dy gjanat qe i diskutuem ishin keto: adresimi i vrasjeve politike; dhe, Ligji i veteraneve. Per te dyja çashtjet Thaçi ofroi zgidhje konstruktive. Per vrasjet politike, Thaçi tha se drejtimin e Ministrise se Drejtesise ka me marre LDK”, – sqaroi gjane e gjate Quni, tue shtue se perseri nuk mundi me u largue prej qendrimeve te tij.

“Une e shpreha gadishmenine time me dhane doreheqje si deputet, e ne vend timin me ardhe nji deputet qe kishte me votue Thaçin per President, por zotni Mustafa e mohoi kategorikisht kete mundesi”, kallxon Quni.

“Çdo lider e ka te drejte me dhane mendime e me i kritikue bartesite e vet”, tha Quni lidhun me shkrimin e Mustafes per deputetet e LDK qe nuk votuen Thaçin per President. Si dihet, Mustafa u tha se jane frigue nga çadrat.

Gjate bisedes Quni i bani thirrje klases sone politike me marre shembull Presidentin historik Ibrahim Rugova se, qysh tha Quni, ai ne fjalorin e tij nuk ka pase kurre shantazhe e as kesi lloj fjalori qe po e perdorin lideret tone.

“Une jam i bindun se Fisnik Ismaili asht nji patriot i mire e ka deshmue gjate luftes, por fjalori i tij s’asht fjalor qe asht ne kulturen tone. Me letrene tij nuk e ka fy veç Teuta Rugoven, por jam ndie i fyem edhe une e familja e saj. I baj thirrje me shkue me ble 1 buqet me lule, me shkue te shtepia e saj me i kerkue falje”, sugjeroi Quni.

Ndersa, perdorimin e mollotovit e gazit lotsjelles, Quni e vleresoi si nji metode brutale e primitive.
Ne fund te bisedes, moderatori Jupolli kerkoi nga Quni me ja tregue nji storie interesante qe ka ndodh gjate kohes se luftes.

“Nji nga momentet ma qesharake ka qene 9 Qershori, kur asht ditelindja ime. Me therret ne radiolidhje komandanti im, se i kishte ardhe nji arme e fuqishme me nji rreze shume te nalte te veprimit. Me drejtohet me kodin ushtarak e me thote se kjo asht per ditelindjen time. Natyrisht qe u ndjeva mire qe komandantit tim ne ato momente i ka ra ndermend qe une e kam ditelindjen. Me te njajten frekuence me thirr nji luftar serb e me fton me u paraqit ne lidhje. Kur paraqitem, me tha se ndigjova qe e ke ditelindjen, po ta urojme edhe na se e ndigjuem qe ta uroi edhe komandanti, por na s’kemi me te urue me nji granat, por me shume granata”.

3,500 banorë të Zhurit janë shpërngulur jashtë

0

Banori i këtij fshati, Fail Hoxhaj pohon se Zhuri dhe zhurjanët kanë pasur një histori e traditë të begatë atdhetare. Ai thotë se Zhuri ka pasur tramvajin, ka pasur traditën e odave si askund tjetër dhe Zhuri, aktualisht e ka primatin e fshatit më të madh në Kosovë

Sa herë që përmendet kurbeti, njerëzit jo rrallë e mendojnë Zhurin, por ky është vendbanimi rural më i madhi në komunën e Prizrenit dhe ndër fshatrat më të mëdhenj në Kosovë. Zhuri bën pjesë në Krahinën e Lumës, edhe pse shumica e njerëzve mendojnë se i përket Vërrinit. Historikisht selinë e ka pasur në Bicaj, fshat afër Kukësit, bile pleqtë ende mendojnë se përsëri atje të rikthehen duke aluduar në një përbashkim të këtyre trojeve. Në këtë pjesë shpesh ka pasur lëvizje të kufirit dhe Zhuri nëpër faza historike shpeshherë ka qenë nën Komunën e Kukësit, por ka pas periudha që edhe Kukësi ka qenë nën Komunën e Zhurit e herë- herë ka qenë nën Komunën e Prizrenit.

“Si vendbanim është shumë i lashtë, mijëvjeçar, por sipas të dhënave si emër Zhur del që daton nga viti 1331 dhe është karakteristike se ky emër nuk ka pësuar ndryshime, ka ruajtur emrin Zhur. Zhuri shtrihet në një fushëgropë e rrethua me kodra dhe male. Është fshat i tipit të dendur me një lartësi mbidetare mesatare prej 430 metra në qendër të Zhurit“, shpjegon për gazetën Bedri Hoxhaj, veprimtar i këtij fshati.

Fshati ka marrë pamjen si të një qyteti të bukur

Zhuri si pasuri natyrore ka gurin gëlqeror dhe drurin, kurse ka plagën më të madhe kurbetin. Edhe ikja e fundit e të rinjve nga Kosova e ka prekur këtë fshat dhe sipas disa shënimeve janë 150 të rinj që ikën me valën e fundit. “Zhvillimet e fundit kanë bërë që rinia të mos këtë as edhe vende pune. Kurse dikur Zhuri ka qenë kultivues i mirë i vreshtarisë, prej rrushit me të madh prodhohej lëngu i pekmezit e diku-diku edhe vera. Por, shumica e atyre arave tanimë janë mbushur banime shtëpish e disa kanë mbetur djerrina. Druri i bjeshkës së Zhurit është shfrytëzuar dhe shfrytëzohet për djegie dhe si lëndë ndërtimore (pisha e bjeshkës së Zhurit dikur përdorej në si lëndë për ndriçim „bujashka“”, shprehet Hoxhaj. Zhuri ka rreth 1100 familje me etnitet të pastër shqiptar, kurse në të kaluarën ka pasur emigrim të theksuar. “Edhe fshatrat, si Muradem, Vlashnja dhe Kobajë janë banorë të Zhurit, të cilët janë vendosur në ato vende dhe janë formuar si fshatra, por të gjithë këta e dinë se Zhuri është prejardhja e tyre./kosova sot/