Sulmet mbi zyrat partiake acarojnë stabilitetin e shtetit

Vetëm dy ditët e fundit tetë zyre të LDK-së dhe një e PDK-së, në komuna të ndryshme të Kosovës, janë demoluar si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit politike.

Ekspertët e çështjeve të sigurisë, Naim Maloku dhe Behar Selimi, kanë vlerësuar për “Epokën e re” se sulmet ndaj zyrave të partive në pushtet mund të sjellin pasoja për vendin.

Sipas tyre, këto sulme vandale e rëndojnë situatën politike dhe dërgojnë mesazhe të këqija. Ata u kanë bërë thirrje organeve të rendit të merren me këtë çështje në mënyrë që të dihet se kush po i kryen këto sulme dhe me çfarë motive.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore për hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtyre rasteve. /Epoka e re/

Më Shumë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Lajmet e Fundit