19.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 6710

Bon Jovi koncert në Tiranë

0

Rokeri i famshëm Jon Bon Jovi dhe grupi i tij ka gjasë që të vizitojnë muajin e ardhshëm kryeqytetin shqiptar, Tiranën.

Kështu paralajmëron përmes rrjetit social Facebook organizata “G.A Tirana Events”, sipas të cilës grupi do të performojnë më 14 mars, që njihet ndryshe si Dita e Verës, në stadiumin “Qemal Stafa”.

“G.A Tirana Events, sjell bandën e famshme Bon Jovi në Stadiumin Qemal Stafa, një natë para nisjes së shembjes së tij. Le të jetë kjo natë pra një festë muzike, si dhe një kujtim i bukur për vitet që na shoqëruan në këtë stadium”, shkruhet në faqen e tyre.

Sipas kësaj organizate, që synim e ka të sjellë muzikantë të famshëm në trojet shqiptare, përkrahëse e këtij koncerti do të jetë Bashkia e Tiranës. /KultPlus.com/

Bon Jovi ne Tirane

Selmanaj: Pse familja Jashari s’është në seancë

0

Shpetim Selmanaj, pjesë e kabinetit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar në profilin e vet në Facebook se sot në seancën e zgjedhjes së presidentit nuk ndodhet familja Jashari.

“Sa herë që janë zgjedhur presidentët e Kosovës janë ftuar familjet emblematike, ndër to edhe familja Jashari, por sot familja Jashari nuk është aty. A d.m.th se kjo është mbështetja që Drenica ia jep Hashim Thaçit për president”, ka shkruar Selmanaj. /Epoka e re/

46-vjeçari vret të dashurën me kastravec

0

Një 46-vjeçar nga Gjermania ka vrarë pa dashje të dashurën e tij duke përdorur një kastravec gjatë marrëdhënies seksuale dhe tashmë ka dalë përpara gjykatës për “vrasje neglizhente”.

Ai është Oliver Dietmann dhe mund të dënohet me 5 vite burgim për vrasjen e 46-vjeçares, Rica Varna.

Sipas medieve vendase, Oliver i ka thënë gjykatësit se shpesh ai dhe e dashura e tij përdornin perimet në vend të lodrave të seksit.

Ja çfarë ndodhi sipas 46-vjeçarit: “Kastravecin e kishte në gojë. Papritur, pashë që nga kuzhina po dilte tym. Kisha lënë një copë mish në sobë për qenin dhe shkova me vrap ta hiqja nga zjarri. Pasi ushqeva qenin, shkova në ballkon për të pirë një cigare. Kur u ktheva në shtrat, ajo ishte pa ndjenja”.

Ndërkohë, mjekët janë shprehur se kastraveci i kishte mbyllur rrugët e frymëmarrjes 46-vjeçares.

“I akuzuari nuk duhet ta kishte lënë vetëm për aq shumë kohë”, tha prokurori Reinhard Hoffman.

Mediet gjermane shkruajnë se vendimi për Oliver Dietmann do të jepet sot. /Shekulli Online/

Lotsjellës në Kuvend

0

Deputetët e Opozitës, pasi i kanë përfunduar fjalimet e tyre në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, kanë hedhur gazin lotsjellës.

Kryesuesi i seancës, Xhavit Halitit, ka dhënë një pushim prej 10 minutash.

Gazi lotsjellës është gjuajtur në momentin që doli të flasë Deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti, i cili ishte edhe i fundit, para se të fillohej me procedura tjera të zgjedhjes së Presidentit.

Kurti pyet Thaçin çka ka ndodhur me Behajdin Allaqin

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe një herë ka dhënë arsyetime se pse Hashim Thaçi nuk duhet të zgjidhet president i vendit.

Ai, ka numëruar siç i ka quajtur dështimet e Hashim Thaçit, dhe mashtrimet e tij që ka bërë me CV-në e tij sot kur i është prezantuar deputetëve.

Kurti, pretendon se Thaçi ka gënjyer në CV-në e tij duke thënë se ka shumë pasaktësi.

“Kemi një njeri që e njohim dhe kemi një biografi që nuk e njohim. Thuhet se si kryeministër na e paska shpallur pavarësinë. Kjo është e pavërtetë se pavarësinë e kanë shpallur të zgjedhurit e popullit. Thaçi vetëm e ka lexuar fjalimin e tij. Ai thuhet se e din anglishten por ne se kemi parë. Ne e kemi parë vetëm në gjuhën italiane duke folur me dostin e tij Adem Grabovcin në aferën pronto”, tha Kurti gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme.

Por për Kurtin, kjo nuk është e vetmja. Në CV-në e Thaçit sipas tij është edhe një e pavërtetë me angazhimin e Thaçit në Lëvizjen Popullore.

Përmendi Fadil Vatën, Afrim Zhitinë dhe Behajdin Allaqin. E për këtë të fundit e pyeti Thaçin se kur dhe si u vra Allaqi.

“Kryeministri i cili ka qenë i fundit, nuk tregohet se në cilën betejë është vra Behajdin Allaqin, e këndej e shpallin hero nderi. Çka mund të na tregoi heshtja e zëvendëskryeministrit, kur nuk na tregon se çfarë ka ndodhur me të”, tha Kurti.

Gjatë fjalimit të tij Kurti përmendi edhe tri devijimet e Hashim Thaçit, për të cilat Kurti tha se kanë bërë që Kosova të bie dhe Thaçi të ngrihet, por krejt në thelb Kurti e ktheu prapë çështjen e Behajdin Allaqit.

Ndërsa i përmendi edhe synimet e Hashim Thaçit për pozitën e presidentit.

“Për mua është e qartë se synimi i këtij njeriu është ta bëjë ndryshimin e kushtetutës. Të kaloj nga parlamentarja në presidenciale. Si Gjukanoviqi në Mal të zi, si Gruevksi në Maqedoni, e deri te Erdogani në Turqi dhe Putini në Rusi. Dikush po tenton ta shndërroj shtetin në pronë private, popullin si familje të tij dhe kjo nuk ka të bëjë me Demokracinë”, tha Kurti.

Në Prizren promovohet “Gjenocidi i hirtë”

0

Shkrimtari i ri Roland Spahiu promovon në Prizren librin e tij të dytë të titulluar “Gjenocidi i hirtë”.

Në ambientet e Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi” më 26 shkurt me fillim nga ora 19:00 do të prezantohet ky libër, për të cilin do të flasin Xhevahir Lleshi nga Shtëpia Botuese “UEGEN”, shkrimtari Daut Demaku dhe poeti Musa Bushrani.

Para tij, Spahiu kishte botuar në vitin 2013 librin “Fluturat” të cilin ia kushtoi familjes kurse “Gjenocidi i hirit” i kushtohet aforizmave nga fusha të ndryshme të jetës.

Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “UEGEN” (Tiranë).

Spahiu është i lindur më 28 maj 1989 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme dhe studimet për regji filmi dhe sociologji i mbaroi në Stamboll, ku edhe është në përfundim të doktoraturës. /KosovaLive/

Zafir Berisha: Hashim, kësisoj ki qejf me u bo president?

0

Zafir Berisha, deputeti i NISMA-s për Kosovën në fillim të fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës i është drejtuar kandidatit për President, Hashim Thaçi.

“Hashim a po të doket që është festive, kësisoj ki qejf me u bo president?”, i është drejtuar ai Thaçit.

Ai gjithashtu ka thënë se në mesin e qytetarëve që janë duke kundërshtuar ka njerëz të luftës.

“Bashkë me çanaklëpirësin tënd të Rrahman Morinës jeni duke krijuar një situatë jo të mirë. Sa keni qenë ju kryeministër ka lulëzuar korrupsioni. Prej aferës Pronto gjithçka me ju ka përfunduar. Ki me qindra struktura tuajat, kryetarë komunash që janë të dënuar me procese gjyqësore. Gjatë qeverisjes suaj e keni shkatërruar shëndetësinë, arsimin gjithashtu, administratën e keni vënë në shërbim të politikës suaj. Ju me veprimet tuaja e keni sjellë gjykatën speciale”, i ka thënë ndër tjerash Berisha, Thaçit. /Telegrafi/

PDK në Prizren anulon ‘udhëtimin festiv’ në Prishtinë

0

Dega e PDK-së në Prizren anuloi nisjen drejt Prishtinës për ta festuar zgjedhjen e Preisdentit.

Dega e PDK-së në Prizren dje përmes një komunikate për media njoftoi se sot nga ora 09:00 do të bëhet nisja e organizuar për të festuar në Prishtinë.

Nisja ishte planifikuar të bëhet nga “Bazhdarhane”, mirëpo kjo degë nuk njoftoi mediat për anulimin e organizimit.

Gazetari i KALLXO.com ishte te vendi ku ishte planifikuar të bëhet nisja, mirëpo aty nuk kishte asnjë person, siç shihet në fotografi.

Jeton Bytyqi, koordinator i degës së PDK-së në Prizren tha për KALLXO.com, se anulimi i organizimit është bërë mbrëmë dhe kanë dëgjuar në orët e vona për këtë anulim, atëherë kur kishte vendosur shefi i partisë, Hashim Thaçi.

Bytyqi, tha se në vend të festës në Prishtinë, festa do të bëhet “nëpër shtëpi dhe në qytetin e Prizrenit” në mënyrë që, sipas tij, të evitohen incidentet e mundshme që mund të ndodhin në Prishtinë.

Tre të mitur arrestohen në Rahovec

0

Policia e Kosovës bën të ditur se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (të mitur) në Rahovec, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje familjare kanë pasur një konflikt verbal.

Sipas policisë, njëri prej tyre e ka përdorë një sprej ndaj dy të tjerëve me pretekst se të njëjtit kanë tentuar që ta sulmojnë, raporton PrizrenPress.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar sprej që dyshohet se është përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.  /PrizrenPress.com/

Deputeti Hatim Baxhaku bojkoton seancën

0

Deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku ka njoftuar përmes Facebookut, se nuk do të marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së Parlamentit.

“Duke pasur një kërkesë enorme për një deklarim timin rreth zgjedhjes së Presidentit dua të ju njoftojë se do të respektojë vullnetin tuaj të shprehur gjithandej në takimet me ju por edhe bindjet e mia dhe sot nuk do të jem pjesë në seancën ku Hashim Thaçi dot ë votohet për president”, ka shkruar deputeti Baxhaku.