PDK në Prizren anulon ‘udhëtimin festiv’ në Prishtinë

Dega e PDK-së në Prizren anuloi nisjen drejt Prishtinës për ta festuar zgjedhjen e Preisdentit.

Dega e PDK-së në Prizren dje përmes një komunikate për media njoftoi se sot nga ora 09:00 do të bëhet nisja e organizuar për të festuar në Prishtinë.

Nisja ishte planifikuar të bëhet nga “Bazhdarhane”, mirëpo kjo degë nuk njoftoi mediat për anulimin e organizimit.

Gazetari i KALLXO.com ishte te vendi ku ishte planifikuar të bëhet nisja, mirëpo aty nuk kishte asnjë person, siç shihet në fotografi.

Jeton Bytyqi, koordinator i degës së PDK-së në Prizren tha për KALLXO.com, se anulimi i organizimit është bërë mbrëmë dhe kanë dëgjuar në orët e vona për këtë anulim, atëherë kur kishte vendosur shefi i partisë, Hashim Thaçi.

Bytyqi, tha se në vend të festës në Prishtinë, festa do të bëhet “nëpër shtëpi dhe në qytetin e Prizrenit” në mënyrë që, sipas tij, të evitohen incidentet e mundshme që mund të ndodhin në Prishtinë.

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Lajmet e Fundit