17.2 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 6711

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Rahovec

0

Pas një pune operativo-hetimore, Policia e Kosovës ka arritur të identifikoj dhe ka arrestuar të dyshuarin që ka plagosur një person në fshatin Xerxë të Rahovecit, raporton PrizrenPress.

Rasti për tentim vrasje kishte ndodhur më 23.02.2016 në ora 01:50, ku i dyshuari  ka qëlluar me armë zjarri viktimën.

Policia njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një revole “Sig sauer” me një karikator me 6 fishek e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër  të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Adem Demaçi, sot mbush 80 vjet

0

Veprimtari i shquar shqiptar dhe simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi sot mbush 80 vjet. Në vitin 1936, 26 shkurt, Demaçi u lind në fshatin Lupç të Podujevës.

Për shkak se Demaçi ishte angazhuar politikisht kundër regjimit jugosllav mbajti 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik.

Përndryshe, Demaçit shpesh i është dhënë epiteti edhe Nelson Mandela i Evropës.

Në vitin 1991, Parlamenti Evropian nderoi Demaçin me Çmimin Saharov.

Më së miri, Demaçi njihet si udhëheqës i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995 dhe si zëdhënës i UÇK-së gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambuje për të ardhmen e Kosovës.

Grabovci: Thaçi, njeriu më adekuat për president

0

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, e cili e mban edhe postin e nënkryetarit të partisë, Adem Grabovci, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se kandidati për postin e presidentit, Hashim Thaçi, është personi më i duhur për këtë pozitë.

Ai ka thënë se seanca e sotme do të jetë një ndër më të rëndësishmet në Kuvendin e Kosovës, pasi do të jetë përcaktuese për mandatin pesëvjeçar të presidentit.

“Shpresoj që qytetarët do ta shohin një seancë solemne me plot kuptimin e fjalës, ku deputetët e Kuvendit të Kosovës nëpërmjet votës së tyre do ta zgjedhin presidentin e vendit. Kjo do t’u bëjë nder edhe institucioneve të vendit dhe qytetarëve, sepse ky institucion ka nevojë për një njeri siç është z. Thaçi”, ka thënë Grabovci.

Sipas tij, Thaçi në këtë pozitë ka aftësi për t’u përballur me sfidat dhe vështirësitë e ndryshme që mund t’i dalin vendin.

“Kështu që, për president na duhet një njeri energjik, i guximshëm dhe vendimmarrës. Prandaj, mendoj se njeriu më adekuat për ta përfaqësuar këtë institucion është z. Thaçi”, ka deklaruar Grabovci, duke shtuar se Thaçi është njeriu më i votuar nga qytetarët e Kosovës jo vetëm në zgjedhjet e fundit, por në disa palë zgjedhje radhazi.

“Kjo nënkupton se është njeriu më gjithëpërfshirës dhe do ta luajë rolin e unifikuesit”, është shprehur Grabovci.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të kthehen në Kuvend dhe të shmangen nga përdorimi i dhunës e, po ashtu, ka apeluar që të ketë qetësi dhe festë për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, pa përjashtim të përkatësisë nacionale, fetare, kulturore apo partiake, që të festojnë këtë ditë, pasi kemi të bëjmë me zgjedhjen e presidentit të vendit, i cili do të na përfaqësojë para botës demokratike, i cili do të ndikojë pozitivisht për krijimin e urave të miqësisë me shtetet e tjera. I bëj thirrje opozitës të kthehet në Kuvend, aty ku e ka vendin, pasi nuk ka asnjë arsye që nesër të protestohet”, ka deklaruar Grabovci. /Epoka e re/

Qeveria e juristëve dështakë

0

Analistët vlerësojnë se, ndonëse Qeveria ka një armatë juristësh, ajo dështoi në marrëveshjet që rezultuan jokushtetuese, duke nxitur edhe një krizë të thellë politike në Kosovë

Derisa opozita dhe Qeveria po i thyejnë shtizat në betejën e tyre politike, njëra anë për të dëshmuar shkeljen kushtetuese që ka bërë Qeveria me marrëveshjen për Zajednicën dhe ana tjetër duke u vetëmbrojtur, ekspertët e fushës së legjislacionit dhe të Kushtetutës mbeten të habitur se si një Qeveri, e cila në përbërjen e vet ka emra që konsiderohen koka të ekspertizës juridike, tre ministria juristë, dy nga të cilët kanë marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës, siç janë Arsim Bajrami e Hajredin Kuçi, bënë një rrëshqitje aq skandaloze dhe nënshkruan marrëveshje antikushtetuese.

Profesori i së Drejtës, Muhamet Kelmendi thotë se mbi këta njerëz, qoftë si ekspertë apo edhe të zgjedhur politikë, për shkeljen e Kushtetutës së konstatuar nga Gjykata Kushtetuese do të duhej të vepronte ligji, me dënimin meritor sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Kundruall gjendjes së krijuar, nuk mendoj se ata nuk janë pyetur. Madje, edhe vetë z. Arsim Bajrami, në deklarimin e tij në TV, e ka mbrojtur marrëveshjen e parimeve. Ai ka shkuar deri atje saqë të mos e vlerë- sojë si marrëveshje me rëndësi, të karakterit ndërkombëtar, edhe pse dihet se është e nënshkruar nga dy kryeministra dhe nga Unioni Evropian, duke e vlerësuar pa rëndësi juridike që nuk prodhon efekte”, tha ai. /Kosova Sot/

Thaçi në “fron”, Kosova në tension

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka të sigurta votat për t’u zgjedhur president i vendit. Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës as që e vënë në dyshim çështjen e numrave, edhe pse drejtuesit e Listës Serbe ende nuk kanë dalë me qëndrim përfundimtar.

Pos të gjitha votave të PDK-së, Thaçi pritet t’i marrë edhe votat e Grupit Parlamentar “6+”. Nga LDK-ja mësohet se vetëm Vjosa Osmani dhe Adem Salihaj janë kundër zgjedhjes së Thaçit president. Në votimin e presidentin nuk do të marrin pjesë deputetët e opozitës si dhe deputeti, Gëzim Kelmendi, i cili është pa grup parlamentar. Tashmë është paralajmëruar se opozita do të bëjë përpjekje që ta pengojë mbajtjen e seancës dhe gjithashtu do të protestojë jashtë Kuvendit duke ftuar edhe qytetarët që të kundërshtojnë para Kuvendit zgjedhjen e Thaçit president.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë se e premtja do jetë ditë feste në Kosovë, ndërsa është shprehur i bindur që shefi i tij, Hashim Thaçi, i ka të sigurta votat për president. /Zëri/

Dita e Thaçit

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherit zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme do të tentojë të zgjidhet sot president i Kosovës.

Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është thirrur sot në ora 11:00.

Kjo zgjedhje e Thaçit po bëhet në kohë protestash opozitare të cilët po e shënojnë ditën e katërt në tenda në sheshet e Prishtinës në kundërshtim të Qeverisë dhe zgjedhjes se Thaçit president, madje opozitarët kanë thirrur një protestë për sot në ora 10:00, njofton Klan Kosova.

Përfaqësues të koalicionit janë shprehur se numrat për zgjedhjen e Thaçit nuk janë problem sepse tashmë ata janë siguruar.

Kundërshtime e urime e kanë cilësuar këtë kandidaturë – degët e PDK-së nga Skënderaj , Mitrovica, Prizreni kanë paralajmëruar ardhjen në Prishtinë për të festuar, por në orët e vona të natës vet kryetari i PDK-së Thaçi ka bërë thirrje që simpatizantët e tij të festojnë nëpër shtëpi.

Kuvendi për gjashtë muaj rresht është karakterizuar nga gazi lotsjellës dhe dhuna brenda saj – por sipas të gjitha gjasave askush nga deputetët opozitarë nuk do të merr pjesë në seancë.

Nëse zgjedhet, Thaçi do të jetë presidenti i pestë i Kosovës që nga paslufta.

Besa Luzha: Thaçi s’ka kredibilitet, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

0

Besa Luzha nga shoqëria civile, në intervistën “Ballë për Ballë” në Klan Kosova, ka deklaruar se situata është polarizuar mjaftë, ku janë dy anë, njëra planifikon festë kurse ana tjetër është e pakënaqur.

“Por një e mirë është këtu se njerëzit mund të shprehin pakënaqësinë e tyre, pra respektohet mendimi ndryshe”.

“Thaçi do të provojë ta mbyllë këtë proces, i cili duhet të ndodhë në kuvend, kjo është demokratike nëse ata vendosin me vullnetin e tyre të lirë”.

Luzha ka thënë të ketë vërejtur shqetësim edhe në prononcimin e Thaçit.

“Lista “Sprska” nuk i ka punët mirë, pasi ajo është kafshatë e vështirë në këtë moment, pasi thuhet se ata kërkojnë njërin nga postet kyçe”.

“Apelojë që nesër të jetë një protestë dinjitoze por e qetë, qytetaria shprehet ashtu, nuk ka nevojë për dhunë”, ka thënë Luzha.

Ajo ka thënë se beson që qytetarët e dinë se sa kemi pasur vështirësi për të ardhur deri këtu.

“Është normale kjo situatë, të dyja palët duan ta kenë pushtetin, por kjo varet e duan për vete apo për rregullimin e jetës së qytetarit”.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme, u bë ose jo Thaçi president, në mënyrë që situata të qetësohet. E kjo duhet të bëhet në parlament”.

“Thaçi nuk ka kredibilitet. Mendoj që thirrja e tij të festohet nga shtëpitë e tyre është e mirë, pasi që situata mund të përshkallëzojë”.

“Edhe unë do të jem pjesë e protestës, por ne do të thërrasim në qetësi. Duam ta ruajmë popullatën pasi nuk kemi nevojë të luftojmë me vetveten”.

Luzha ka thënë se kjo situatë nuk është diçka dramatike, shkohet në zgjedhje maten forcat, njerëzit mund të zgjedhin për ndryshim, mund të votojnë përsëri njësojë.

“Ju bëjë thirrje qytetarëve që për zgjedhjet e ardhshme të maten mirë, para se të vendosin kënd ta votojnë. Fryma Rugoviane ka rënë tash në ujë, këtë e ka parasysh gjithkush sepse në këtë situatë nuk bëhet fjalë për këtë frymë”, ka thënë Luzha.

Metallica album për viktimat e Parisit

0

Grupi i famshëm i rockut, Metallica, ka njoftuar se do të prezantojë një albumin i cili i kushtohet viktimave të sulmeve terroriste të 13 nëntorit të vitit të kaluar në Paris, raporton The Guardian.

Albumi do të titullohet “Liberté, Egalité, Fraternité, Metallica! – Live at Le Bataclan, Paris, France – June 11th, 2003’” dhe do të përmbledhë këngë të performuara nga grupi live në Bataclan të Parisit, më 11 qershor të 2013.

Rikujtojmë se 90 nga 130 personat që u vranë në sulmet e nëntorit ndodheshin në koncertin e grupit “Eagles of Death Metal” në Bataclan.

Sipas Metallica-s, të gjitha përfitimet që do të arrihen do të shkojnë në bamirësi për nismën në kuadër të grupit filantropikë ‘’Fondation de France’’ që ka ngritur fonde për të mbijetuarit dhe për familjet të cilat humbën të afërmit e tyre në sulmet në Paris.

Nga mesi i errësirës, në festë apo protestë!

0

Mr.sc. Islam Krasniqi

Fushata e errët që po bëhet ditëve të fundit, lidhur me gjendjen aktuale në vend po krijon, mjegulli dhe po e acaron gjendjen edhe më shumë, po e futë vendin në një luftë civile. Inatet personale kanë shkuar shumë larg, etja për pushtet shokët e pushkës i bëri armiq, humben moralin dhe identitetin njeri, humben dhe njollosen luftën çlirimtare e cila ishte më e pasur se loti.

Opozita ka njoftuar një protestë të madhe gjersa pozita është përgatitur për të festuar zgjedhjen e Thaçit president, protestuesit dhe ata që do të festojnë do të takohen në sheshin ZahirPajazit apo edhe të ai Ibrahim Rugova, sepse turmat e njerëzve do të jenë aq të gjata sa që edhe fundi ndoshta s’do ti shifët.

Po në rast së takohen mesë vetë, çfarë mund të ndodh ! , a do të jenë në gjendje ti kontrollojnë të gjithë, a do të kenë mundësi ti mbajnë nën kontroll, a e kanë menduar së në rast së protesta dhe pro festa dalin nga kontrolli, çfarë mund të ndodh, mund të ketë viktima në njerëz sa që buzëqeshja nga fytyra e Shqiptarëve nuk do të kthehet me shekuj.

Militantët e PDK-së do të festojnë po ata të LDK-së në protestë do të jenë sepse liderët e tyre i tradhtuan, shkelen mbi elektoratin dhe frymënRugoviane vetëm e vetëm që të vinë në pushtet.

Përsëri do të ketë një skenar përpresident, siç ishte me Sejdiun, Pacollin, sepse z. Thaçi nuk do të mund ti bëjë numrat për president, ku serish do nevojitetzarfa.

Po çka po mendojnë këta njerëz kështu, a jeton kush në këtë vend, pas gjitha këtyre dështimeve, përsërikëqyrin mi shti popullin nëluftë mes veti për një post, për të mos ju prishur rahatia në kolltukët e tyre. .

Bashkësia Ndërkombëtare po e përkrah këtë qeverisje, kështu siç është e zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar, e cila po e shtyp popullin në dy mënyra, duke e përdorur aparatin e dhunës (policin) dhe plaçkitjen në mënyrëtaksative, duke i shtrenjtuargjithçka sikur të jetonim në Gjermani apo Zvicër.

Ambasadori Amerikan haptas e shpreh armiqësinë me partitë opozitare dhe thotë nëpër media së ne (unë dhe SHBA) nuk do ti përkrahim dhe bisedojmë me partitë që janë të dhunshme dhe të korruptuara mirëpo qetë pushkë për partitë në pushtet të cilat çdo individ i tyre është i zhytur në krim dhe korrupsion. Ambasadori për ta mbuluar deklaratën e vetë i përmend të korruptuarit, ama po harron ai së drek e dark bashkë po i ndan me ta, dhe duke i armiqësuarpartitëpozitëopozitë me përkrahjen e tyre.

BE-ja na ka izoluar përshkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit mirëpo atyre po ju konvenon ky sistem, së po i ngoin në raport me Serbin, çka të gatuhet ne Beograd dhe Bruksel këta po e hanë. Bashkësia ndërkombëtare duhet ti hapë syt sa është herët, sepse mund të vije deri të me e keqja (të lufta civile), populli e ka kuptuar së nuk shkon me kështu, nuk mund të qeverisin njerëzit me të kaluar kriminale dhe të ju thotë mjaft me këtij sistemi komunist, po doni me hi në Europ dhe Europa nuk ka vend për një sistem të këtillë. Duhet edhe ambasadorëve të ju tregojmë së deri ku është vija e kuqe e jo të përzihen në punë të brendshme, ti tëja kalojnë kompetencat e veta, së Kosova është bërë vend ku gjithçka praktikohet dhe shitet.

A ka mbetur ndo një pikë shpresë për ketë popull, a do ketë pranverë të shendosh ndo një herë, sepse të vuajtur lindem dhe me vuajtje po shkojmë, për shkak të sistemeveanti demokratike !…

PDK e Prizrenit thërret për festë në Prishtinë

0

Dega e PDK-së në Prizren ka dërguar një e-mail me anë të cilit lajmëron nisjen e simpatizantëve për festë në Prishtinë.

Prizrenit, sipas tyre, përherë do ta dëshmojë fuqishëm mbështetjen për Thaçin dhe thonë se Festa do të jetë më festive se protesta.

Ky është e-maili i plotë i dërguar nga PDK – Prizren:

Demokratët Festojnë!

Njoftim në emër të degës së PDK-së në Prizren:

Njoftohen të gjithë Anëtarët dhe Simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, se nesër me datë 26.02.2016, nga ora 9:00, nga parkingu i 4 Kullave në Bazhdarhane, bëhet nisja me autobusë në mënyrë të organizuar, për të shkuar bashkarisht në Prishtinë, dhe për të festuar zgjedhjen e Kryetarit të PDK-së, z.Hashim Thaçi, për President të Republikës së Kosovës.

Prizreni përherë do ta dëshmoj fuqishëm mbështetjen për Ju!
Festa do të jetë më festive se protesta.

Urime dhe Suksese PRESIDENT!