6.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 6716

Gruaja e ministrit Krasniqi: Vetura ishte e imja, jo e Memlit

0

Meliza Krasniqi, bashkëshortja e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi, ka reaguar pas djegies së veturës që në fillim mendohej se ishte e ministrit.

Ajo ka thënë se vetura ishte e saj dhe se është e shokuar nga veprimi, pasi me atë veturë ajo bartë fëmijët e saj.

Postimi i plotë i saj në Facebook:

Cysh bre nuk ju vjen MARRE, a jeni njerez ju a cka???? Eshte vetura jem o njerez, veturen cilen e vozis une jo Memli, me veturen te cilen i bart femijet e mi!!! Femijet qe jane te moshes 7, 3 e 2 vjec qe nuk punojne se jane ne cerdhe e ne shkolle, qe nuk jane me askend, qe nuk i kane bo kurkujt kurgjo. E komentet qe po i lexoj jane tmerruese, poshteruese e fyese! Jam e shokume dhe hala spo muj me besu qe nje shqiptare, nje njeri e ben kete sot.

Protestuesit e opozitës e kaluan një natë në shesh para qeverisë

0

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, siç kishin paralajmëruar, të martën në orën 14:00 kanë nisur protestën, ditë e natë në shesh para Qeverisë së Kosovës kundër qeverisë dhe kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit për president të vendit.

Protestuesit në shesh, ku kanë vendosur edhe tenda, tashmë kanë kaluar natën e parë dhe janë shprehur të vendosur se nga aty nuk do të largohen derisa qeveria të dorëhiqet dhe të shpalljen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës, që janë parë qysh në mëngjesin e djeshëm përreth objektit të Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës, e kanë kaluar po ashtu natën duke vëzhguar protestuesit e mbledhur në shesh.

Veseli e do Thaçin me çdo kusht president

0

Derisa akoma nuk po i dihet fatit të zgjedhjes së Hashim Thaçit për president të vendit, analistët politikë vazhdojnë të bëjnë matematika të ndryshme rreth këtij procesi dhe ndikimeve politike që do të ketë zgjedhja e tij eventuale në pozitën e kryetarit të shtetit në PDK, por edhe në rastin tjetër dështimi i kësaj zgjedhjeje.

Sipas analistëve politikë, dështimi eventual i zgjedhjes së Thaçit në krye të shtetit do të ishte një lajm shumë i keq për zëvendëskryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, i cili në rastin e zgjedhjes së Thaçit në pozitën e kryetarit të shtetit, me automatizëm e merr drejtimin e PDK-së.

Kjo është një arsye plus që e bën kreun e SHIK-ut, Kadri Veseli, që të provojë me çdo kusht ta flakë Thaçin në Presidencë vetëm për ta hequr qafe nga partia, të cilën do ta sundonte ai tash e tutje me bashkëpunëtorët e vet, shkruan Kosova Sot.

Sipas analistëve politikë, ambicia e Thaçit drejt pozitës së presidentit të shtetit është fundi i karrierës së tij politike. Lakmia e tij për t’u bërë president në këtë atmosferë të tendosur politike mund t’ia rrënojë përfundimisht karrierën e tij si lider historik.

“Mendoj se kandidatura e Thaçit për postin e presidentit të vendit, zgjedhja e tij eventuale, do të jetë sukses i Veselit në rolin e të parit partiak, që rrjedhimisht do të zhvillojë edhe më tutje partinë përmes mendë- sisë së tij, duke e bërë Thaçin të pafuqishëm dhe përfundimisht për t’ia ulur fuqinë politike”, tha politologu Arsim Haziri për Kosova Sot.

LDK me kandidat për president

0

Derisa Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta votuar Hashim Thaçin si president të Kosovës brenda këtyre ditëve, madje edhe për të festuar në Prishtinë, në anën tjetër partneri në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po planifikon të dalë me një kundërkandidat për president.

Burime të “Zërit” brenda koalicionit thonë se kundërkandidati i LDK-së nuk do të bëhet për të rrezikuar Thaçin në postin e presidentit, pasi që për këtë kanë marrëveshje për qeverisje, por për t’i nxitur të “pakënaqurit” e kësaj partie që të qëndrojnë në sallë dhe në këtë mënyrë të sigurohet kuorumi për zgjedhjen e presidentit.

Sipas të të njëjtave burime, kjo çështje është duke u shqyrtuar brenda koalicionit, pasi konsiderohet si mënyra më e mirë për të siguruar kuorumin prej 80 deputetëve në seancën kur Thaçi pritet të zgjidhet në krye të shtetit. Përveç kësaj, në këtë formë do të plotësohej edhe kushti tjetër që në garën për president të ketë më shumë një kandidat. /Zëri/

Haradinaj i bashkohet protestës dhe ia thotë këngës në shesh (Video)

0

Protestës së opozitës në shesh, i është bashkuar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka kontribuar për ndezjen e atmosferës, duke ia thënë këngës.

Haradinaj, i cili deri para pak orësh nuk ishte pjesë e protestës në tendat e vendosura nga opozita para Qeverisë, rreth mesnatës i është bashkangjitur protestuesve në shesh.

Ai, madje, për të mbajtur lart motivin e protestusve, i është bashkangjitur grupit të rapsodëve dhe ia ka ‘kris’ këngës.

Ndryshe, opozita ka vendosur që qeverisjen PDK- LDK ta kundërshtojë edhe përmes vendosjes së tendave në sheshin Skenderbeu dhe Ibrahim Rugova në kryeqytet.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/1269660109717029/

Vetura e Memli Krasniqit në flakë (Video)

0

Pas mesnatës vetura e Ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqit është përfshirë nga zjarri.

KALLXO.com sjell filmimet ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

Ministri Krasniqi i pyetur nga KALLXO.com rreth rastit ka pranuar se vetura është e tij por për detaje të tjera ka sugjeruar të kontaktohet policia.

“Është vetura ime për të tjerat pyeteni policinë”, ka thënë shkurt Krasniqi.

Zyrtarët e policisë deri në këto momente nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim zyrtar për shkaktarët e zjarrit në makinë e zyrtarit qeveritar.

Limaj: Protesta do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave

0

Nga sheshi “Skenderbeu”, aty ku sot nga ora 14:00 opozitarët kanë vendosur tenda si një mënyrë e re e kundërshtimit të Qeverisë. lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se rezistenca e tyre do të vazhdojë.

“Kemi kaluar në një etapë të re të protestimit si kjo sot në shesh”, tha Limaj për emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.

Limaj, ka thënë se sot është parë se sa shumë përkrahen opozitarët.

“Ajo që kemi parë dhe nga ajo që na tregojnë përgjegjësit është se ka një solidaritet të madh, duke i furnizuar protestuesit me artikuj ushqimor”.

Sipas tij, pushteti aktual nuk e kupton kërkesën e qytetarëve.

“Ne kemi të bëjmë me një regjim që nuk po e kupton kërkesën e qyetarëve. Njerëzit janë këtu në shesh që t’u jepet mundësia që të shkohet në votën e lirë e të religjitmohen institucionet”.

“Njerëzit janë këtu për t’i kërkuar regjimit që vendi ka nevojë të shkojë në zgjedhje. Deri në përmbushjen e kësaj kërkese, opozitarët dhe qytetarët do të vazhdojnë”, tha Limaj.

Kurti tregon simbolikën e grushtit (Foto)

0

Në protestën e 28 nëntorit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti teksa fliste para protestuesve, u pa se mblidhte gishtërinjtë në formë të grushtit.

Kjo gjë nuk mbet pa u rënë në sy qytetarëve dhe medieve por askush nuk e dinte kuptimin e vërtetë të këtij gjesti.

Por një gjest të tillë e pamë që e bëri edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj lëvizjeje, Dardan Molliqaj në protestën e fundit anti-qeveritare.

Sot, Kurti e ka komentuar domethënien e këtij gjesti.

“Simbolika e grushtit është bashkimi. Se kur gishtat bëhen bashkë formojnë grushtin. Kjo është, nuk ka kuptim tjetër”, tha Kurti në emisionin Click në Tv21.

Molliqaj me grusht

Shok optimizëm për Oscar

0

Protagonistët e filmit “Shok” ndodhen në Los Angeles, ku mbrëmjen e kësaj të marte do të marrin pjesë në një ceremoni gala, që do të organizohet nga Akademia e çmimeve Oscar, ku do të shfaqet filmi me ngjarjet nga lufta e Kosovës.

Më pas, ekipi realizues merr pjesë në një seancë me pyetje-përgjigje mbi filmin. Duke treguar detajet e para të programit të javës së “Oscar”-it për filmin “Shok”, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku u shpreh optimist se do të kthehen nga Hollivudi me “Oscar”-in e parë shqiptar.

Gjatë fluturimit për në Los Angeles, Zharku ka folur për Top Channel për pritshmëritë që kanë aktorët dhe ekipi i filmit “Shok” nga Akademia e çmimeve “Oscar”.

“Është kënaqësi, që filmi ‘Shok’ e ka dërguar Kosovën në këtë nivel kaq të lartë ndërkombëtar. Normale që i gjithë ekipi dhe të gjithë ne kemi dëshirë, që filmi ‘Shok’ të fitojë çmimin ‘Oscar’. Mirëpo edhe vet fakti i arritjes së filmit deri këtu është mjaftueshëm. E ka dërguar Kosovën në një nivel aq të lartë ndërkombëtar, saqë ambicia e këtyre artistëve na ka bërë të ndihemi shumë krenarë”, tha Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Filmi “Shok”, një bashkëprodhim britaniko-kosovar, është nominuar për “Oscar” në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër “Live action short”.

“Shok” është i bazuar në një ngjarje të vërtetë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur mizoritë serbe vënë në sprovë kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël.

Misteret e statujës Oscar

0

Emil Jannings, një aktor gjerman që bënte filma propagandues për nazistët në vitet 1930, ishte fituesi i parë i Oscar’it legjendar. Por, a ka ndodhur një gabim? Epo, në fakt, po. Sipas disa personave, fituesi i vërtetë i atij viti, në 1929, ishte Rin Tin Tin, pastori gjerman 11-vjeçar i shpëtuar nga lufta franceze në 1918 nga një ushtar amerikan. Rin Tin Tin u bë një nga yjet më popullorë dhe më të paguar të Hollywood’it në atë kohë kur filmat pa zë ishin tendencë e kohës dhe filmimet e shoqëruara me audio sapo ishin prezantuar.

Rin Tin Tin luajti në 27 filma, katër prej të cilëve u publikuan vetëm në 1929. Akademia e Arteve Filmike dhe Shkencave, atëherë e sapoformuar nga Louis B Mayer, kreu i MGM, vendosi t’ia jepte një qeni statujën e parë të artë prej 34.3 centimetrash, do të krijonte përshtypjen e gabuar.

Vendimi do të vendoste një precedent kurioz dhe ekscentrik. Megjithëse Rin Tin Tin mori shumicën e votave për aktorin më të mirë në raundin e parë, Akademia mbajti një votim të dytë vetëm për aktorët njerëz.

Që atëherë, Oscar’ët kanë qenë të mbushur me kundërshti. “Walt Disney” mori 26 çmime, ndërsa Alfred Hitchcock nuk u njoh kurrë, përveçse me një statujë nderimi. Ndërsa modelonte një nga netët e Oscar’it, Bob Hope besohet se është tallur duke thënë “nëse na ka mbetur ndonjë statujë tepër, do t’ia çojmë Walt Disney”.

Pavarësisht politikave të brendshme të Oscarë’ve, pa dyshim akordimi i tyre përbën një vlerësim të dëshiruar nga të gjithë. Siç e thotë dhe posteri i këtij viti, “Ne të gjithë ëndërrojmë në ar”.

Modelimi i Oscar’it

Statuja në vetvete ka pësuar pak ndryshime që nga ceremonia e parë e dhënies sesa në vitin 1929. Ikona prej ari është projektuar në letër nga Cedric Gibbons, shefi i artit në MGM dhe transformuar në një skulpturë nga artisti i Los Anxhelosit, George Stanley.

Gibbons, i lindur në Irlandë, ishte një prej dizajnuesve më me ndikim në Hollywood. Djali i një arkitekti, ai ka të ngjarë të ketë qenë i vetmi projektues në Hollywood që udhëtoi në Paris në vitin 1925 për të vizituar format e ndryshme të art dekosë që gjendeshin atje.

Bashkëshortja e Gibbons, aktorja e njohur meksikane, Dolores del Rio, ka pretenduar se shoku i saj, Emilio Fernandez, një asistent në Hollywood në mesin e moshës 20-vjeçare pozoi nudo për George Stanley si model për statujën. Ndërsa kjo i shton ekzotizëm historisë së Oscarëve, ajo mund të ketë ndihmuar ose jo karrierën e Fernandez-it si aktor dhe regjisor. Ai fitoi të parën Palmë të Artë në 1946 për filmin Maria Candeleria. Megjithatë, nuk dihet me siguri nëse ai ishte modeli.

Nëse historia e Emilio Fernandez është disi e paprovuar, emri Oscar mbetet akoma një mister. Zyrtarisht, statuja quhet Çmimi Akademik i Meritës, por të gjithë në Hollywood e njohin si Oscar që nga viti 1934. Vetë Akademia iu përshtat këtij emri në vitin 1939. Historia më e mundshme është se kur libraria e Akademisë, Margaret Herrick, e pa për herë të parë statujën, ajo tha se ngjante si xhaxhai i saj, Oscari. Pati edhe pretendime të tjera për emrin në atë kohë, përfshirë atë se Bette David e pagëzoi me emrin e bashkëshortit të saj të parë, Harmon Oscar Nelson.

Burri prej ari

Oscar’ët origjinalë të bërë prej bronzi të larë me ar, prodhoheshin nga CW Shumway & Sons në Batavia, Ilinois. Nga mesi i viteve 1930, statuja la bronzin dhe përqafoi një mbulesë bakri, nikeli argjendi dhe mbi to një shtresë ari prej 24 karatësh. Oscarët që atëherë shkëlqyen si përpara kamerave dhe i dhanë edhe më shumë krenari fituesve që i mbanin në rafte apo tavolinat e tyre. Që nga viti 1982, prodhimi është në duart e RS Owens & Company, në Çikago.

Largimi më i madh nga dizajni i traditës erdhi në vitin 1939 kur Walt Disney’t iu dha një Çmim i dytë Nderi. Podiumi ishte prej druri, mbi të qëndronte një Oscar standard dhe krah tij një palë shkallë të vogla druri ku poshtë tyre gjendeshin shtatë xhuxha, një homazh i realizimit të Disney’t, “Borëbardha” dhe “Shtatë Xhuxhat” në 1937.

Nga vitet 1942 dhe 1945, megjithatë, kur metalet ishin të pakta, Oscar’ët u bënë me allçi të pikturuar. Marrësit ishin në gjendje t’i shkëmbenin ato me statujat e arit sapo të mbaronte lufta.

Megjithatë, tregtia me Oscar’ët është e ndaluar. Që nga viti 1950 asnjë prej fituesve ose trashëgimtarëve të tyre nuk është lejuar t’i nxjerrë ato në treg pa ia ofruar së pari Akademisë me çmimin 1 dollar.

Disa fitues kanë gjetur hendeqe interpretimi për të mundësuar shitjen. Në vitin 2011, Beatrice Welles, vajza e Orson Welles, e nxori në ankand Oscarin e të atit, që ai e fitoi në vitin 1942 për Qytetarin Kejn. U shit për 861,542 dollarë. Mund të vlejnë të tjerët më shumë?

Oscar’ët në thelb janë të paçmueshëm. Ikona të Hollywood’it, ato janë më tepër si statujat fetare. Pavarësisht nëse kjo është apo jo e vërtetë, Emil Jannings thuhet se e ka mbajtur Oscar’in e tij përpara vetes si një relikte të shenjtë teksa u është afruar trupave Aleate në Gjermani në fund të Luftës së Dytë Botërore. “Kam marrë Oscar”, qau ai, e mendohet se kjo i shpëtoi jetën.

Kryesisht e pandryshuar, statuja e Oscar’it ka ndritur në heshtje përgjatë dekadave të trazuara në Hollywood. Një dizajn kureshtar dhe shumë i lakmuar, ajo mbetet “Grali i Shenjtë” i Hollywood’it. /BBC