Home Blog Page 6731

Në gjyq për seks oral

0

Një grua e vënë nën akuzën e prostitucionit kërkon pafajësi në gjykatë, duke u mbrojtur se kreu vetëm seks oral.

Ajo i është referuar rastit “Monika Levinski”, ngjarje e ndodhur në SHBA para shumë kohësh.

Entela A. (identitet i ndryshuar) e ka ngritur këtë pretendim, pasi nga hetimet ka ofruar vetëm seks oral në këmbim të një shume prej 5 mijë lekësh të vjetra.

Por, për prokurorinë, ky koncept është i gabuar, pasi në rastin konkret janë kryer marrëdhënie seksuale, sepse i dënuari, Arben A. (identitet i ndryshuar), ka arritur në ereksion dhe ejakulim nga veprimet e kryera nga ana e vajzës (marrëdhënie seksuale orale), pra është arritur qëllimi i marrëdhënies seksuale.

Ndaj, organi i akuzës ka kërkuar që Entela A. të cilësohet fajtore për veprën penale të “Prostitucionit” dhe të dënohet me 120.000 lekë gjobë, raporton Gazeta Shqiptare.

Historia e plotë:

Në datën 27.01.2015, rreth orës 16:30, Arben A. ka qenë duke ecur së bashku me një kushëri të tij te rruga “Dritan Hoxha”.

Te vendi i quajtur rrethrrotullimi “Shqiponja”, Entela A. e ka goditur me shpullë në pjesën e pasme të qafës. Arbeni ka kujtuar se mos ishte ndonjë i njohur i tij, por ka parë një femër që nuk e njihte më parë. Fillimisht Arbeni i ka bërë një kompliment asaj që, “qenke e mirë”.

Gruaja i tha “edhe ti qenke i mirë”, dhe ka nisur ta prekë në trup. Më pas Arbeni e ka ftuar për kafe, por vajza i ka thënë: “Mund të bëjmë diçka në varësi të lekëve që ke me vete”.

Gruaja e ka pyetur se sa lekë kishte në xhep dhe Arben i është përgjigjur, “kam vetëm 5.000 lekë të vjetra”. Gruaja i ka thënë që me këtë shumë lekësh mund të bësh vetëm seks oral. Më pas gruaja, që ishte e pandehura Entela A., i ka marrë paratë dhe ka filluar që të bënte marrëdhënie seksuale me të. Një moment, gruaja është larguar pak dhe e ka lënë marrëdhënien pa e përfunduar.

Arbeni i ka thënë që, “pse ikën, nuk kam mbaruar punë akoma, hajde përsëri”. Entela është afruar aty dhe kanë vazhduar aktin seksual, pasi ajo kishte marrë edhe një shumë lekësh për këtë punë. Pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale, burri ka ecur në drejtim të rrugës, por ka rënë në një pusetë e cila nuk kishte kapak. Pasi ka dalë dhe po largohej, ka konstatuar se i mungonte telefoni celular. Ndaj është rikthyer te vendi ku kishte kryer marrëdhënien seksuale, për të parë nëse i kishte rënë aty telefoni, por nuk e ka gjetur.

Ka shkuar pranë pusetës ku kishte rënë, por sërish nuk ka gjetur gjë. Aty ka folur me një roje objekti dhe me Entelën. Ai është rikthyer sërish te puseta, duke kërkuar me ngulm, por në këto momente ka ardhur policia dhe ka bërë shoqërimin në komisariat të tij, Entela A. dhe rojës së objektit. Gruaja e ka mohuar faktin që të ketë kryer marrëdhënie seksuale orale. Ajo ka shpjeguar se ditën e ngjarjes, dy djem të rinj i kanë kërkuar asaj kryerjen e marrëdhënieve seksuale, por nuk ka pranuar, për shkak se nuk merret me punë të tilla.

Nga ana e mbrojtjes së të pandehurës u ngrit pretendimi se nuk jemi para një marrëdhënieje seksuale dhe, për këtë shkak, veprimi i kryer midis Entela A. dhe Arbenit nuk përbën vepër penale, duke iu referuar rastit “Monika Levinski”, ngjarje e ndodhur në SHBA para shumë kohësh. Ky koncept është i gabuar, pasi në rastin konkret janë kryer marrëdhënie seksuale, sepse i dënuari Arben ka arritur në ereksion dhe ejakulim nga veprimet e kryera nga ana e Entelës.

Për të kryer marrëdhënie seksuale orale, i dënuari Arben A. ka paguar edhe shumën përkatëse. Në rastin konkret kemi edhe një vendim të formës së prerë, ku shtetasi Arben është dënuar për veprën penale të “Prostitucionit”, për dhënien e parave në datën 27.01.2015 për të kryer marrëdhënie seksuale orale me Entela A. Në këto kushte, prokuroria ka kërkuar cilësimin fajtor të së pandehurës për veprën penale të “Prostitucionit” dhe dënimin e saj me 120.000 lekë gjobë.

Riformatimi i Qeverisë, këtë javë

0

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në koordinim me partneren e koalicionit, PDK-në, këtë javë pritet t’i bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar, të cilat janë të nevojshme pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

Një burim i mirinformuar brenda PDK-së ka thënë për “Epokën e re” se deri në fund të kësaj jave disa zyrtarë të PDK-së do të emërohen në poste ministrore.

Por analistët politikë kanë shprehur skepticizëm nëse riformatimi do të mund të ndryshoj diçka në këtë Qeveri.

Stones shtyjnë koncertin në Kubë

0

Skena është gati por koncerti historik i Rolling Stones në Kubë do të shtyhet sepse një tjetër emër i madh vjen të dielën në ishull – Presidenti Obama.

Duke mos dashur ta ndajë vëmendjen mediale me të, rock grupi veteran do të japë një koncert gratis të premten në Havana.

Misteret e vdekjes së Van Gogh

0

Vincent Van Gogh ishte një prej artistëve më të mirë të të gjitha kohërave, por ai kishte po aq probleme sa edhe dhunti.

Në vitin 1890, Van Gogh po qëndronte në periferinë pariziene të Auvers, ku dilte rregullisht në fushat me grurë përreth për të pikturuar. Në 27 korrik, u gjet i qëlluar në stomak.

Për shkak të problemeve mendore të mirënjohura, menjëherë u mendua se ishte vetëvrasje. Por, sipas historianëve fitues të Çmimit Pulitzer, Steven Naifeh dhe Gregory Uhite Smith, ajo teori thjesht nuk qëndron. Kurrë nuk u gjet një armë. Van Gogh nuk la pas një letër vetëvrasjeje dhe ka shenja që ai priste të qëndronte aty edhe për pak kohë. Mes të tjerave, ai kishte porositur një seri të re bojërash dhe i kishte shkruajtur një letër shumë optimiste të vëllait.

Naifeh dhe Smith kanë gjithashtu dyshime, se si dikush mund të qëllojë veten në stomak dhe pastaj të zvarritet drejt qytetit. Nëse Van Gogh donte të vriste veten, përse do të zgjidhte një metodë që, për t’u kryer tërësisht, do të donte 29 orë?

Autorët flasin edhe për burimet e dobët të tendencave vetëvrasëse të Van Goghut. Ishte një artist, Emile Bernard, i cili më herët kishte përhapur zëra dramatikë në lidhje me episodin e famshëm të Van Goghut me veshin. Pastaj ishte një vajzë 13-vjecare, e quajtur Adeline Ravoux, bija e pronarit të hanit ku qëndronte Van Goghu, dhe e cila e ndryshonte rrëfimin sa herë që e thoshte.

Ishte edhe 17-vjecari Paul Gachet Jr, i cili shpesh herë ndante rrëfime për “miqësinë” e tij me Van Goghun. Gjithashtu, më vonë atij iu gjetën disa piktura që ishin zhdukur në mënyrë misterioze nga studioja e Van Goghut, pas vdekjes së tij. Atëherë, cila është alternativa ndaj teorisë së vetëvrasjes? Rene Secretan, djali i përkëdhelur 16-vjecar i një familje të pasur vendase, dilte shpesh herë me një armë në dorë. Ai e ngacmonte shpesh herë piktorin e cuditshëm që kishte ardhur në Auvers. Naifeh dhe Smith gjetën madje edhe dëshmi të injoruara nga një dëshmitar që kishte parë Van Goghun para se të qëllohej, jo në fushat me grurë, por rrugës drejt shtëpisë së Secretanëve.

Në Vërmicë policia konfiskon dokumentet e dy shtetasve të Shqipërisë

0

Policia Kufitare e Kosovës u ka konfiskuar dokumentet dy shtetasve të Shqipërisë, meqë të njëjtit pasi janë ndaluar nga njësiti policor, kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor.

Ngjarja ka ndodhë dje në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë, raporton PrizrenPress.

“Njësiti policor ka ndaluar një veturë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas nga Shqipëria së bashku me pasagjerin mashkull shqiptar po ashtu shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit të njëjtit nën ndikimin e alkoolit nuk kanë përfill urdhrat e zyrtareve policor. Me vendim të prokurorit të dyshuarve u janë konfiskuar dokumentet për t’u paraqitur në Gjykatën për Kundërvajtje në Prizren”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Plagoset me thikë në shpatull një 19-vjeçar

0

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur sot në Shkozë. I plagosur me thikë në shpatull ka mbetur 19-vjeçari K. Selmani.

Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë ka arrestuar të dyshuarin, Arjol Xenollari, 21 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika. Policia heton për të zbardhur shkaqet e ngjares.

Petrit Çeku me koncert recital në Prizren

0

Sonte në ora 19:00, në qytetin e Prizrenit do të mbahet koncerti recital nga Petrit Çeku, i cili ka për qëllim përkrahjen e Down Syndrome Kosova, qendra në Prizren.

Kjo iniciativë ka siguruar një shumë të konsiderueshme mjetesh, të cilat bashkë edhe me të hyrat që do të sigurohen nga shitja e biletave të koncertit, do t’i dhurohen kësaj shoqate për rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj personave të prekur nga sindroma Down.

Lidhur me koncertin, Petrit Çeku tha: “Roli im në recitalin e së Dieles është që t’i interpretoj sa më mirë veprat e kompozitorëve që i kam në program, duke krijuar njëkohesisht mundësinë që bashkë me publikun të marrim pjesë në ndërtimin e një institucioni që i përmban vlerat fundamentale njerëzore të një shoqërie. I falemnderoj të gjithë individët, OJQ-të, kompanitë dhe artistët që pa hezitim dhanë kontributin e tyre dhe morrën pjesë në realizimin e këtij koncerti, si dhe të gjitha ngjarjeve tjera në përkrahje të Down Syndrome Kosova!”.

Ky koncert u realizua me organizimin e Fondacionit Lumbardhi dhe përkrahjen e Shtëpisë së Kulturës në Prizren, Studio Helix, Bubrrecat, Night Design Studio dhe AMM, si dhe Barcode, BarAca, DokuKino dhe Dit’ e Nat’. Dyert hapen në orën 18:30./PrizrenPress.com/

Vidhte makinat me të dashurën, gjykata liron djalin e drejtorit

0

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë të lirë Deivis Mukën dhe të dashurën e tij Matilda Mertini,të cilët u arrestuan pak ditë më parë si autorë të 10 supergrabitjeve të makinave në Tiranë dhe Kamëz.

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë të “detyrimit të paraqitjes” çka do të thotë se çifti duhet të paraqiten në Policinë gjyqësore çdo të hënë në orën 10:00 të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Në dëshmine e tij Muka eshte shprehur se e ka babain drejtor në Ministrinë e Bujqësisë por pa specifikuar konkretisht sektorin që ai mbulon.

Policia ka faktuar 10 vjedhje që të rinjtë kanë kryer në makina të parkuara, në të gjitha rastet pa thyerje xhami. Kjo pasi, çifti i të rinjve përdorte një pult që bllokonte mbylljen e makinave në momentin që shoferi e mbyllte me pultin e tij.

Muka dhe Mërtini vidhnin sende personale (parfume, celularë) që gjenin në makinë si dhe shuma të konsiderueshme parash./ Shqiptarja.com

Opozita: Pranojmë vetëm ofertë për zgjedhje të reja

0

Partitë opozitarë kanë theksuar se asnjë ofertë e pushtetit, pos zgjedhjeve nuk është e pranueshme për ta.

Sipas tyre, dialogu i ofruar nga PDK, është i vonuar, dhe zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme.

Arbër Zaimi nga Vetëvendosje ka thënë se vlerësojnë faktin se “më në fund pushteti e ka kuptuar se me dhunë policore nuk mund të shtypet opozita”.

“Thirrjet e qeverisë, më saktë të PDK-së për dialog, janë të vonuara. Dialogu është dashur të ndodhë para se të ndërmerreshin veprimet dëmtuese, pra para se të nënshkruhej për ndarjen e territorit sipas formulës bosnjake, e para se të nënshkruhej dhënia e tokës Malit të Zi. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, siç e kemi konfirmuar në 7 muajt që shkuan, për të nisur dialogu kishte vetëm një mundësi. Të tërhiqeshin marrëveshjet. Po t’i kishin tërhequr marrëveshjet, situata do të ishte normalizuar që moti. E pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e vetmja gjë që do të normalizonte institucionet, është dorëheqja e qeverisë. Nuk mund të dialogohet me dikë që me vetëdije ka shkelur Kushtetutën. Qeveria e di këtë, prandaj po përdor dhunën policore të cilën dëshiron ta maskojë me ftesa për dialog”, ka thënë Zaimi, shkruan Gazeta Blic.

“Ne nuk jemi në pazar, ne nuk jemi ‘bela lala’ që të dialogojmë me çdo kusht e me këdo. Opozita do të normalizojë institucionet vetëm kur shkelësit e Kushtetutës dhe dhunuesit e opozitës të mbajnë përgjegjësi politike, pra kur vendi të shkojë në zgjedhje. Meqë vazhdimisht PDK e LDK mburren se ‘i kanë numrat’, atëherë i ftojmë ta zhbllokojnë situatën dhe ta çojnë vendin në zgjedhje. Askush s’duhet të ketë frikë nga zgjedhjet”, tha Zaimi

Kurse Bilall Sherifi nga Nimsa për Kosovë, thanë se “pos fjalës Ofertë askush ende asgjë as nuk ka parë dhe as nuk ka dëgjuar”.

“Mirëpo për Opozitën e Bashkuar pos zgjedhjeve çdo gjë tjetër as që do ta konsiderojmë si ofertë. Përkundrazi do të përbënte një përpjekje për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Në situatën në të cilën gjindet vendi pas krizës pothuajse 8 mujore, asgjë pos zgjedhjeve të parakohshme nuk garanton dalje nga kjo krizë. Tentimi që përmes të ashtuquajturave oferta pa zgjedhje në vend të zgjidhjes së krizës do ta thellojë edhe më shumë atë”, ka thënë Sherifi.

Oferta e PDK’së për Opozitën s’parasheh zgjedhje të reja

0

Zyrtarët e PDK’së kanë thënë se oferta për Opozitën nuk parasheh edhe zgjedhje të reja. Kanë thënë se është ide për bisedime dhe marrëveshje për të stabilizuar Shtetin. Nënkryetari Adem Grabovci ka thënë se për këtë nismë të Kryetarit të Partisë do të njoftohet edhe Partia e Isa Mustafës.
Ideja e PDK’së për një ofertë serioze në drejtim të Opozitës nuk parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kjo është përgjigje e Nënkryetarit të PDK’së, Adem Grabovcit, i cili është edhe Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Në një deklaratë për Gazetën Express, Grabovci, ka thënë se qëllimi i kësaj oferte është të arrihet një marrëveshje për të stabilizuar Shtetin.

Mirëpo, ky udhëheqës i PDK’së ka thënë se oferta për Opozitën s’ka paraparë edhe mbajtjen e zgjedhjeve para afatit kushtetues.

“Zgjedhjet të reja nuk nënkupton ky propozim”, ka thënë Grabovci, për Express.

Zyrtarët e LDK’së kanë thënë se nuk kanë kurrfarë njoftimi për propozimin e PDK’së. As për idetë konkrete që do t’i propozohen opozitës nga partneri i tyre i koalicionit.

Pavarësisht kësaj, Adem Graboci thotë se PDK do të konsultohet edhe me LDK’në kur të konkretizojnë propozimin për Opozitën.

“Njëherë është ide e Kryetarit e pastaj e bisedojmë edhe me partneret koalicionit. Qëllimi është me gjet gjuhë te përbashkët. Vetëm nënkupton të ulemi të bisedojmë bazuar në përgjegjësinë me stabilizu situatën”, ka shtuar ai.

Pavarësisht kësaj, partitë opozitare, kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave për të kërkuar largimin e Qeverisë PDK-LDK. Deri më tash, Opozita ka përdorë edhe gaz lotsjellës në Kuvend për të çuar përpara kauzën e tyre.

Sidoqoftë, Adem Grabovci thotë se dhuna dhe presioni s’duhet të jetë mjetë për arritjen e qëllimeve politike.

“Atë që mund të them si Parti mjet për zgjidhjen e dialogun dhe kurrsesi nuk mendojmë që mjet i zgjidhjes s problemeve është dhuna dhe presioni ndaj njëri tjetrit. Duhet të ulemi dhe të diskutojmë. Kjo ide është e Kryeçarit. Ai mund të diskutojë dhe sqarojë më shumë rreth kësaj ideje”.

Opozita po kërkon zgjedhje të reja, ndërsa, Presidenti në ardhje kishte thënë se nëse partitë merren vesh për datën e zgjedhjeve, ai do t’i shpallte ato.

Ndërkohë, për mundësinë e zgjedhjeve të reja kishte folur edhe Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri. Kishte thënë se në zgjedhje të reja shkohet vetëm nëse për këtë vendos LDK dhe askush tjetër.

“Këtë vend në zgjedhje e çon veç LDK dhe s’ka asnjë individ e parti politike tjetër. Pa LDK-në, nuk ka as zgjidhje as zgjedhje. Kudo që është LDK, aty ka sukses”, kishte shkruar Haziri, në FB.

Sidoqoftë, Kadri Veseli kishte thënë se beson se Opozita do ta pranojë ftesën e PDK’së për marrëveshje.

“Me marrëveshje janë bë pavarësia dhe shumë interesa të vendit, andaj jam optimist se opozita do ta pranoj ftesën”, kishte thënë ai.