Home Blog Page 6732

Oferta e PDK’së për Opozitën s’parasheh zgjedhje të reja

0

Zyrtarët e PDK’së kanë thënë se oferta për Opozitën nuk parasheh edhe zgjedhje të reja. Kanë thënë se është ide për bisedime dhe marrëveshje për të stabilizuar Shtetin. Nënkryetari Adem Grabovci ka thënë se për këtë nismë të Kryetarit të Partisë do të njoftohet edhe Partia e Isa Mustafës.
Ideja e PDK’së për një ofertë serioze në drejtim të Opozitës nuk parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kjo është përgjigje e Nënkryetarit të PDK’së, Adem Grabovcit, i cili është edhe Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Në një deklaratë për Gazetën Express, Grabovci, ka thënë se qëllimi i kësaj oferte është të arrihet një marrëveshje për të stabilizuar Shtetin.

Mirëpo, ky udhëheqës i PDK’së ka thënë se oferta për Opozitën s’ka paraparë edhe mbajtjen e zgjedhjeve para afatit kushtetues.

“Zgjedhjet të reja nuk nënkupton ky propozim”, ka thënë Grabovci, për Express.

Zyrtarët e LDK’së kanë thënë se nuk kanë kurrfarë njoftimi për propozimin e PDK’së. As për idetë konkrete që do t’i propozohen opozitës nga partneri i tyre i koalicionit.

Pavarësisht kësaj, Adem Graboci thotë se PDK do të konsultohet edhe me LDK’në kur të konkretizojnë propozimin për Opozitën.

“Njëherë është ide e Kryetarit e pastaj e bisedojmë edhe me partneret koalicionit. Qëllimi është me gjet gjuhë te përbashkët. Vetëm nënkupton të ulemi të bisedojmë bazuar në përgjegjësinë me stabilizu situatën”, ka shtuar ai.

Pavarësisht kësaj, partitë opozitare, kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave për të kërkuar largimin e Qeverisë PDK-LDK. Deri më tash, Opozita ka përdorë edhe gaz lotsjellës në Kuvend për të çuar përpara kauzën e tyre.

Sidoqoftë, Adem Grabovci thotë se dhuna dhe presioni s’duhet të jetë mjetë për arritjen e qëllimeve politike.

“Atë që mund të them si Parti mjet për zgjidhjen e dialogun dhe kurrsesi nuk mendojmë që mjet i zgjidhjes s problemeve është dhuna dhe presioni ndaj njëri tjetrit. Duhet të ulemi dhe të diskutojmë. Kjo ide është e Kryeçarit. Ai mund të diskutojë dhe sqarojë më shumë rreth kësaj ideje”.

Opozita po kërkon zgjedhje të reja, ndërsa, Presidenti në ardhje kishte thënë se nëse partitë merren vesh për datën e zgjedhjeve, ai do t’i shpallte ato.

Ndërkohë, për mundësinë e zgjedhjeve të reja kishte folur edhe Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri. Kishte thënë se në zgjedhje të reja shkohet vetëm nëse për këtë vendos LDK dhe askush tjetër.

“Këtë vend në zgjedhje e çon veç LDK dhe s’ka asnjë individ e parti politike tjetër. Pa LDK-në, nuk ka as zgjidhje as zgjedhje. Kudo që është LDK, aty ka sukses”, kishte shkruar Haziri, në FB.

Sidoqoftë, Kadri Veseli kishte thënë se beson se Opozita do ta pranojë ftesën e PDK’së për marrëveshje.

“Me marrëveshje janë bë pavarësia dhe shumë interesa të vendit, andaj jam optimist se opozita do ta pranoj ftesën”, kishte thënë ai.

Vetura del nga rruga dhe përfundon në treg, vdesin burrë e grua

0

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta, kur një automjet tip Benz, i drejtuar nga shtetasi Pashk Vokrri doli nga rruga dhe përfundoi në tregun e qytetit.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen në vendngjarje shtetasi Llesh Marku, 70-vjeç dhe gjashtë persona të tjerë janë plagosur.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Laçit, Lezhës dhe të Tiranës dhe mes tyre ndodhej edhe bashkëshortja e 70-vjeçarit, Dila Marku, 68 vjeç. Ajo është shoqëruar për në spitalin e Lezhës, ku rreth dy orë më vonë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, Pashk Vokrri, i cili rezulton në listën e personave invalidë dhe që drejtonte makinën pa leje drejtimi. Përveç mungesës së lejes së drejtimit nga ana e autorit të ngjarjes, policia thotë se mjeti që drejtonte Vokrri ishte modifikuar për persona me aftësi të kufizuara dhe teknikisht nuk duhej të dilte fare në qarkullim.

5 mijë euro ka kushtuar videoklipi i Eneda Tarifës për Eurovizion

0

Drejtori i RTSH-së, Martin Leka, këtë fundjavë u ka dhënë përgjigje të gjitha pikëpyetjeve që kanë lindur këtë javë për këngën dhe klipin e Eneda Tarifës “Fairytale”, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision. Pas shumë reagimeve dhe aludimeve për vlerën e lartë të klipit, por edhe për një pjesë të kolegëve që e kanë konsideruar depresive këngën e Enedës, Leka u ka dhënë përgjigje të prerë. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, drejtori i RTSH-së sqaron:

“Përshtypjet e para janë të mira. Klipi kushtoi 5 mijë euro dhe për ata që s’e kanë pëlqyer, unë jam indiferent,- thotë Leka, duke shtuar se elementët identifikues që përdor këngëtarja në klip, në rrjetet sociale janë keqkuptuar dhe keqinterpretuar.

Sipas tij, ata që kanë bërë dislike në YouTube nuk janë të zgjuar të kuptojnë se çfarë simbolizon ai “kapuçi i kuq” që Eneda vendos në kokë: “Pra, deri kur të kuptojnë se ç’do të thotë “duvak”, një mbulesë që vendosnin nuset shqiptare dikur në kokë, s’kam ç’them. Autorët e këngës dhe regjisori e menduan si element, por që në rrjetet sociale u keqkuptua, duke u krahasuar me veshjet e serialit indian “Bidaii”,- u shpreh Leka.

Në lidhje me faktin se si do të jetë perfomanca në Eurovizion e Eneda Tarifës, Leka shton: “Nuk di të ketë koreografi. Eneda do të jetë në qendër dhe tre backvocal-et. Mund të them që do të ketë efekte në skenë, ndërsa veshja është surprizë. Sa për pritshmëritë, ne synojmë një përfaqësim origjinal, dinjitoz të Shqipërisë. Shpresojmë në mbështetjen e gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve tanë politike”,- tha ai. / KultPlus.com

Prizren: Tyrbja e Emrush Babës, shëruese e shumë sëmundjeve

0

Sheh Emrush baba është vrarë në luftën e fundit në vitin 1999 nga forcat serbe në Qëndresë. Ai për së gjalli ishte shërues i disa sëmundjeve, kurse tani tyrbja e tij përdoret për shërimin e qindra sëmundjeve, si kokëdhembjen sëmundjen e dhëmbëve, ato mentale, sterilitetin e grave dhe sëmundjen e epilepsisë.

Nga banorët e Përdrinisë qarkullojë besëtytni interesante e besime në kulte të ndryshme, por edhe për njerëz siç është rasti me Sheh Emrushin nga Qëndresa, ish-Ranobrava e Prizrenit. Ylvi Hasani, një banor i këtij fshati, flet me admirim për Sheh Emrushin, i cili me këtë rast tregon se kur ai ishte gjallë personalisht ka shëruar qindra e qindra raste të kokëdhembjeve të mëdha. “Kur dikujt i dhembte dhëmbi, ai pa i futur danat në gojë vetëm me një lutje dhe një pikë uji dhëmbin e shëronte ose e bënte të butë dhe vetvetiu ai binte për pak minuta. Besimi thellohet me legjenda mbi njerëz që janë shëruar, për shkak të vizitave në këto vende dhe histori të tjera, të cilat qarkullojnë dhe amplifikohen nga një familje në tjetrën”. Hasani pastaj flet me admirim për Babën Emrush, për të cilin thotë se ka shëruar edhe të gjitha ato gra që nuk arrinin të lindnin. Hasani shprehet se duke i ditur këto aktivitete të Babës Amrush policia dhe ushtria serbe në luftën e fundit i vrau 7 anëtarë të kësaj familjeje krye më vete babën Emrush Shehun.

Shërim pa medikamente dhe pa harxhime Mirëpo, falë kësaj familjeje tash këtu është ngritur një tyrbe, e cila jo vetëm sëmundjet e përmendura për së gjalli që i ka shëruar Emrush Baba, tani shkojnë të shërohen edhe fëmijët me sëmundje mentale e sidomos ata që kanë sëmundjen e epilepsisë, apo nëse dikujt i përfton ose i paraqitet në ëndërr e keqe natën. Mitat Maliqaj shprehet me admirim për këtë tyrbe duke treguar se njerëzit bëjnë nezre dhe në shumë raste arrijnë të shërohen. Ai flet për disa raste të fundit kur fëmijët me sëmundjen e rëndë të epilepsisë vijnë këtu kalojnë nëpër rruazat e Emrush Babës dhe befasisht ata më nuk sëmurën dhe ndihen tepër mirë. Sipas tij, kjo tregon se forca e Emrush Babës është shtuar shumë edhe për së vdekuri dhe këto sëmundje tash shërohen duke kaluar nëpër rruazat e Emrush Babës. Ylvi Hasani shprehet se i sëmuri aq shumë befasohet rruazat e Babës Emrush dhe i hiqet sëmundja. Nuk është fenomen që ka përfshirë vetëm moshat e vjetra, siç mund të mendohet që besojnë në këto besë- tytni. Kohët e fundit janë shtuar të rinjtë që besojnë në këto vende të kultit../Kosova Sot/

Berisha: Kjo Qeveri e ka vendin në shtëpi

0

Zafir Berisha, mendon se as Qeveria, por edhe cilido ministër i saj nuk mundet që me tone kërcënuese t’i drejtohet Evropës, apo bashkësisë evropiane, ose cilido faktori ndërkombëtar, se kinse s’e pranojmë këtë apo atë.

Ai më tej nënvizoi se fakti se objektivi dhe synimi i qytetarëve të Kosovës është integrimi në BE dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë duhet të kryhen detyrat e shtëpisë, pasi Evropa e asnjë vend tjetër nuk është i gatshëm ta pranojë një shtet ku i zoti i shtëpisë së atij shteti e lidh shtëpinë e vet sikurse është duke ndodhur tani në Kosovë, raporton gazeta Kosova Sot Online.

“Prandaj, mendoj se kjo Qeveri nuk e ka vendin që ta qeverisë Kosovën, por vendin e ka në shtëpi, sepse e ka sjellë Kosovën drejt një falimentimi si shtet, ku korrupsioni nuk është stopuar, por vetëm ka lulëzuar edhe më shumë dhe kësisoj Kosova është larg integrimeve dhe liberalizimit të vizave”, shprehet ai.

Berisha ka përmendur rastin e OSHP-së në seancën e fundit të Kuvendit, e që është edhe një nga kushtet e BE-së, që dështoi të marrë votat e duhura për shkak të hesapeve partiake, që sipas tij është edhe një dëshmi shtesë se kjo Qeveri nuk e ka hallin e qytetarëve, por vetëm atë të klaneve të tyre”, ka pohuar ai

Berisha ka përmendur rastin e OSHP-së në seancën e fundit të Kuvendit, që është edhe një nga kushtet e BE-së, që dështoi të marrë votat e duhura për shkak të hesapeve partiake, e që sipas tij është edhe një dëshmi shtesë se kjo qeveri nuk e ka hallin e qytetarëve, por vetëm atë të klaneve të tyre.

(Kosova Sot)

Hajnat vjedhin stoli ari dhe para në një shtëpi në Prizren

0

Persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi në Prizren. Policia e Kosovës njofton se viktima ka raportuar se ata kanë vjedhur stoli ari dhe para, raporton PrizrenPress.

“Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia e Kosovës.

LDK e Rahovecit kërkon deputetë dhe ministra në terren

0

Të shtunën Dega e LDK-së në Rahovec ka mbajtur një mbledhje ku prezent ka qenë edhe kryetari I kësaj dege, Avdullah Hoti.

Kryesia e kësaj dege ka kërkuar prezencë më të madhe të zyrtarëve të LDK-së, ministrave dhje deputetëve në terren për të biseduar me anëtarësi, njofton Klan Kosova.

“Kryesia e Degës vendosi që çdo të shtunë, nga ora 10:00 deri në orën 16:00, zyrat e LDK-së në Rahovec të jenë të hapura për qytetarë. Prezent në zyrë do të jetë Kryetari i Degës apo kryesia e ngushtë. Çdo të shtunë do të ftohen zyrtarë të lartë të LDK-së, ministra apo deputetë, për të diskutuar me qytetarë të interesuar. Me këtë rast, dega fton qytetarët e interesuar të vizitojnë zyrat e LDK-së. Kjo është një formë e re e komunikimit të LDK-së me qytetarë”.

Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook:

“Dega e LDK-së në Rahovec mbështet Kryeministrin në realizimin e Programit Qeverisës dhe cakton formë të re të komunikimit me qytetarë

Të shtunën, Dega e LDK-së në Rahovec mbajti takimin e Kryesisë dhe të Nëndegëve. Kryetari i Degës, Avdullah Hoti, informoi degën për zhvillimet në Qeverinë që udhëhiqet nga LDK-ja. Kryesia, në unitet të plotë, i shprehu mbështetje Kryeministrit Mustafa në realizimin e Programit Qeverisës të LDK-së Dega e LDK-së kërkoi që të shtohet më tutje angazhimi i LDK-së në Qeveri dhe në Parlament në funksion të forcimit të shtetit ligjor dhe të institucioneve dhe promovimit të zhvillimit ekonomik.

Kryesia e Degës kërkoi prezencë më të madhe të zyrtarëve të LDK-së, ministrave dhe deputetëve të LDK-së në terren për të biseduar me anëtarësi.

Për këtë qëllim, Kryesia e Degës vendosi që çdo të shtunë, nga ora 10:00 deri në orën 16:00, zyrat e LDK-së në Rahovec të jenë të hapura për qytetarë. Prezent në zyrë do të jetë Kryetari i Degës apo kryesia e ngushtë. Çdo të shtunë do të ftohen zyrtarë të lartë të LDK-së, ministra apo deputetë, për të diskutuar me qytetarë të interesuar. Me këtë rast, dega fton qytetarët e interesuar të vizitojnë zyrat e LDK-së. Kjo është një formë e re e komunikimit të LDK-së me qytetarë.

Ndërkaq, gjatë muajit prill, do të mbahet takimet në secilën nëndegë me prezencë të Kryetarit të Degës”.

Pushtetarëve u konvenon izolimi total i qytetarëve

0

“Përshpejtimi i Gjykatës Speciale, pastaj fillimi i arrestimeve të para, vetvetiu do të dëshmonte se bashkësia ndërkombëtare është e interesuar të luftojë krimin e organizuar dhe çfarëdo lloj krimi që do ta rrezikonte Kosovën. Askush s’mund ta kërcënojë BE-në e as bashkësinë ndërkombëtare me deklarata”, shprehet avokati Tomë Gashi.

Shteti më i ri në Evropë vazhdon të jetë akoma vendi më i mbyllur dhe më i izoluar në Evropë për sa i përket lëvizjes së lirë jashtë kufijve. Pasaporta që posedojnë qytetarët e Kosovës thuajse është e pavlerë, sepse në pak vende mund të udhëtosh pa viza. Në këtë aspekt, Qeveria e Kosovës jo vetëm se ka dështuar që t’i përmbushë kriteret dhe kushtet e përcaktuara nga BE-ja për procesin e liberalizimit të vizave, por çdoherë është duke stagnuar dhe kthyer prapa shtetin e ri. Kjo po bëhet shkaku i krimit të organizuar dhe korrupsionit, e madje s’është bërë asnjë hap për ta përmirësuar apo ndryshuar gjendjen seriozisht. Nga ana tjetër, edhe deklaratat e zyrtarëve institucionalë se nuk pranojnë kritere të tjera që “kërcënojnë” BE-në mund ta rrezikojnë akoma edhe më shumë këtë proces.

A ka ardhur koha që të demaskohen dhe të japin përgjegjësi të gjithë autorët e bartësit e kriminalizimit të Parlamentit, Qeverisë dhe Administratës Shtetërore, e po ashtu edhe të kriminalizimit të drejtësisë kosovare, për dëmet që po u bëhen shtetit dhe qytetarëve, duke mbetur të vetmit në Ballkan që nuk mund të udhëtojnë pa viza? Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kjo Qeveri me veprimet e saja, që janë të lidhura ngushtë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, nuk mund ta dërgojë Kosovën drejt liberalizimit të vizave, pasi në vend që t’i luftojë këto dukuri Qeveria është ngulfatur në to “Krekosja përpara BE-së se qytetarët e Kosovës po e pësojnë shkaku i mosgatishmërisë së BE-së është treguesi më i mirë për arrogancën që ekziston në këtë Qeveri karshi qytetarëve të vet, por edhe vetë BE-së’, thotë Isufi

Gashi: Atyre që akuzohen nga Specialja u intereson që populli të jetë hermetikisht i mbyllur

Avokati Tomë Gashi ka thënë për “Kosova Sot” se Qeveria, e posaçërisht ata që potencialisht do të akuzohen në Gjykatën Speciale, u intereson që populli i Kosovës të mbetet hermetikisht i mbyllur, që është edhe shteti i vetëm që nuk mund të lëvizë lirshëm në BE..

Shqiptarët e Londrës kontribuojnë për “Lidhjen e Prizrenit”

0

Në Londër është organizohet mbrëmja e bamirësisë, me qëllim që të bëhet mbledhja e fondeve të nevojshme për botimin e librit të arkeologut dhe diplomatit britanik Sir. Arthur Evans për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, libër ky i edituar nga studiuesi shqiptar Bejtullah Destani.
Në lokalin Queens Arms, i cili njihet për organizime të tilla të shqiptarëve, janë mbledhur mbi 300 bashkatdhetarë, të cilët po tregohen bujarë me kontributin e tyre financiar.

Gazetarja jonë nga vendi i ngjarjes, Saranda Bujupi -Rama, bën të ditur se deri më tani janë mbledhur rreth 2200 funta, dhe sipas stafit organizativ, konkretisht Adnan Bytyqit, ata janë optimistë që shuma e nevojshme prej 5000 funtash do të mblidhet deri në fund të mbrëmjes, meqë sipas tij bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Londër janë gjithmonë aktivë për ngjarje të tilla.

Bëhet e ditur se libri do të ketë mbi 350 faqe dhe përmban artikuj të panjohur deri më tani për publikun e gjerë rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga vitet 1878-1881, njofton Klan Kosova.

The Guardian, recension librit të Kadaresë, “E Penguara”: Të mësosh të jetosh me të vdekurit

0

“Kam provuar”, thekson Ismail Kadare në një intervistë për Paris Review, “që të bëjë një sintezë të shkurtër për tragjedinë e madhe dhe groteske”. Në këtë, për të mirë dhe për të keq, ai ia ka dalë mbanë, shkruan e përditshmja britanike The Guardian për gjeniun e letrave shqipe.

Gazeta më tutje shkruan që Kadare shquhet për katalogimin e gabimeve dhe tmerreve njerëzore në një stil dhe formë që me të drejtë mund ta përshkruajmë si sintetike, transmeton Koha.net.

I lindur në Shqipëri, dhe duke jetuar për disa vjet në Paris, ai është një nga shkrimtarët e rrallë me reputacion ndërkombëtar që ka arritur të shmangë kurthet dhe privilegjet e postmodernes, transkulturores së ‘letërsisë botërore’, puna e të cilit mbetet e veçantë, lokale dhe sfiduese. Megjithatë kjo nuk e bën atë lehtë të lexueshëm. “A Girl in Exile” (E Penguara) është një libër për një vajzë të zhdukur, por që nuk është e zhdukur.

Kadare për shumë vite ka shkruar vepra fiktive të vështira dhe shqetësuese. Novela e tij e parë ishte publikuar në Shqipëri në vitin 1963. Gradualisht, përkthimet në frëngjisht dhe anglisht e kanë sjellë atë para një audience edhe më të madhe. Në vitin 2005 ai ka fituar çmimin “International Man Booker”, kurse vitin e kaluar ai fitoi çmimin prestigjioz në Jerusalem, shkruan “The Guardian”. Ai shumë shpesh është një nga emrat e përmendur për çmimin Nobel.

“Në veçanti, Kadare rikthehet vazhdimisht për të eksploruar mënyrat në të cilat tragjedia klasike dhe miti, të njohura për natyrën e tyre të besnikërisë dhe tradhtisë, si dhe detyrat dhe obligimet e individit ndaj shtetit, mund të veprojnë si një koment mbi gjendjen e individit nën regjimet bashkëkohore. Puna e tij nuk është direkt konfrontuese – ai nuk është kategorizuar lehtë si një shkrimtar disident, për shembull, dhe përkundrazi shumë shpesh është kritikuar që nuk është mjaftueshëm disident, por as nxitës e inkurajues. Ai ka pasur triumfe të mëdha: “Vajza e Agamemnonit”, “Pallati i Ëndrrave” e “Dosja H”, që paraqet një katastrofë vërtetë të tmerrshme. “E Penguara”, që ishte publikuar për herë të parë në shqip në vitin 2009, është madhështia e fundit e Kadaresë”, shkruan në artikullin e saj e përditshmja angleze.

Libri përshkruan shqetësimet e dramaturgut, Rudian Stefa. Si shumë protagonistë të Kadaresë, Stefa është i pabindur, kompleks dhe thellësisht i papëlqyeshëm.

Atij i intereson vetëm vetja e tij, është i vetëfiksuar dhe i pabesë ndaj të dashurës së tij aktuale, dhe në ndërkohë krijon një lidhje me një grua tjetër, Migenën, të cilën e sulmon gjatë një grindjeje, duke përplasur kokën e saj ndaj një rafti librash.

Kur ai thirret për t’u marrë në pyetje nga Komiteti i Partisë, Stefa frikësohet se Migena e ka raportuar atë, apo që ka hyrë në ndonjë telash për shkak të dramës së tij të fundit. Por, del se hetuesit janë më të shqetësuar për vdekjen e një gruaje të re, shoqe e Migenës, Linda B, në trupin e së cilës ishte gjetur një kopje e librit të fundit të Stefës. Më tutje pasojnë detajet e hetimeve, përfshirë këtu edhe fragmente nga shfaqjet e Stefës, sekuenca të ëndrrave dhe mendime të ndryshme dhe zbulime, të zbukuruara me meditimet mbi mitin e Orfeut dhe Euridikës. Melodrama bëhet mit, dhe miti nga ana e tij njofton melodramën.

“E Penguara” është një libër që të mëson të jetosh me të vdekurit dhe me vdekjen, me hijet dhe humbjet. Është për fantazmat – rreth fantazmave që janë në gjueti të njerëzve, vendeve, shteteve dhe psikikes.

Në dramën e Stefës, një fantazmë dëshmon në gjykatë, por biseda e tij është e pamundur të dëgjohet nga njeriu që e mbyti atë dhe fjalët e tij ndaj vrasësit janë të padëgjueshme nga gjykatësit.

“Asnjë dramaturg nuk ka guxuar të bëjë një modifikim të tillë ndaj figurës së fantazmës në mijëra vjet. Nuk ishte një ndryshim i sipërfaqshëm – si ta bësh fantazmën gjysmë të padukshëm e gjysmë të vërtetë, apo ta veshësh atë në xhaketë darke dhe me gazmaskë – ishte një rikonceptim qenësor. Fantazma e tij do të ishte dy-natyrëshe”.

Kadare është një njeri i dyfishtë, që shkruan për pjesët e ndara të njeriut.

“E Penguara” është përkthyer tani në anglisht nga John Hodgson, i cili edhe më parë ka përkthyer vepra të Kadaresë. Në anglisht Kadare tingëllon me peshë dhe i saktë, sikur dikush që në vazhdimësi arrin dhe mbi-arrin me fjalët e duhura.