6.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 6752

Tre vrasësit ikën nga Shqipëria?!

0

Edhe pse në masakrën e Elbasanit u vranë 3 persona dhe u plagosën tetë të tjerë, ende nuk ka autorë konkret të aktit të rëndë.

Dyshimet janë se 3 personat janë nga Elbasani.

Policia dhe Prokuroria po bashkëpunojnë ngushtësisht për të gjetur autorët e masakrës, përcjell Panorama.

Nga 50 persona që policia duhet të pyeste policia, vetëm tre nuk janë paraqitur në komisariat, ç’ka krijon dyshime se këta 3 persona mund të kenë gisht në ngjarje.

Sipas policisë, makina ku udhëtonin vrasësit ka kaluar kufirin një ditë pas krimit dhe vrasësit janë larguar për në Greqi dhe në Itali. /Albeu.com/

Arrestohet 44-vjeçari, goditi me grushte pedagogun

0

Policia e Vlorës ka ndaluar një person të shpallur në kërkim për goditje me grushte kundrejt një Pedagogu të Universitetit të Vlorës.

Në panga ka rënë shtetasi: Kujtim Cakrani, 44 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i këtij personi u bë nga Shërbimet e Policisë së Vlorës, për arsye se:

Më datë 26.01.2015, rreth orës 10:30, në lagjen “Isa Boletini” në rrugën përballë Prefekturës, ky shtetas ka goditur me grushta për shkak të detyrës, shtetasin: E.H. 37 vjeç, me profesion: Pedagog në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

Shtetasi Kujtim Cakrani u shpall në kërkim në të njëjtën ditë kur ndodhi ngjarja (26.01.2016) dhe ditën e sotme Shërbimet bënë të mundur ndalimin e tij me iniciativë.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Limaj: Qeveria s’mund ta kthejë legjitimitetin me tavolina, por me zgjedhje

0

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shprehur edhe njëherë bindjen e tij se “legjitimitetin e humbur koalicioni aktual qeverisës nuk mund ta rikthejë përmes tavolinës/ave (sikur ajo e sotmja), por vetëm me zgjedhje të lira e demokratike”.

E sipas Limajt, sa më shpejt që ky koalicion aktual ta kuptojë këtë, aq më shpejt vendi do të dalë nga kriza aktuale.

Deklarata e plotë e Limajt:

Legjitimitetin e humbur koalicioni aktual qeverisës nuk mund të rikthej përmes tavolinës/ave (sikur ajo e sotmja), por vetëm me zgjedhje të lira e demokratike.

Sa më shpejt që ky koalicion aktual ta kuptoj këtë, aq më shpejt vendi do të dal nga kriza aktuale.

Për gjashtë muaj patëm shumë zhvillime, burgosje të deputetve dhe protestusve, bastisje të zyrave të partive, shtypje të opozitës (e paparë në botën demokratike) dhe në fund vendimi i gjykatës kushtetuese, të gjitha këto nuk mund të tejkalohen e as të hudhen, e të fillojmë të bëhemi sikur ska ndodh asgjë.

Përgjegjësit duhet të japin llogari për shkeljen e kushtetutës.

Prizren: Kërkojnë njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së

0

Salajdin Selmanaj, Shukri Poniku dhe Ferije Poniku nga Prizreni, ankohen se padrejtësisht nuk u është njohur statusi i veteranit të luftës së UÇK-së.

Sipas tyre, kohëve të fundit janë ndryshuar listat, pasi që kohë më parë ishin publikuar disa lista ku figuronin edhe emrat e tyre.

Pakënaqësi me këtë çështje kanë edhe Ajredin dhe Rezak Berisha.

Ata thonë se nëse nuk zgjidhet ky problem, “atëherë do të detyrohemi që të marrim masa për organizimin e protestave”.

Sipas tyre, janë bërë shumë manipulime në hartimin e këtyre listave.

Ndryshe, rreth pakënaqësive të këtyre pretenduesve që kanë aplikuar për njohjen e statusit të pjesëmarrësit apo veteranit të luftës së UÇK-së, zyrtarë të OVL të UÇK-së në Prizren , sot gjatë ditës kanë qëndruar në Prishtinë për të biseduar me anëtarët e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së./TV Prizreni/

Jep dorëheqje këshilltari i kryeministrit Mustafa!

0

Njëri nga këshilltarët e kryeministrit Isa Mustafa, sapo ka dhënë dorëheqje. Bëhet fjalë për Armend Ibrahimin. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime të afërta me Kryeministrin e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Ibrahimi në një postim në Facebook:

“Sapo i dorëzova dorëheqjen time Kryeministrit të Kosovës.

Duke i marrë parasysh rrethanat në të cilat gjendemi si shoqëri, jam i bindur se shumë më i rëndësishëm është fati i vendit tonë se vendimi që unë kam marrë. Andaj nuk dëshiroj që vendimi im të përkthehet apo përdoret për interesa a qëndrime politike, cilat do qofshin ato.

Jam i bindur se cilado Qeveri që zgjidhet nga populli i urtë i Kosovës është Qeveri e cila punon për interesin e përgjithshëm dhe në bashkëpunim memiqtë tanë të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian; por dhe gjithë shtetet paqedashëse.

Miqësisht pre mirëkuptimin tuaj.

Jam i lumtur të ju shërbej.

Armend Ibrahimi”

Nuk çahet opozita

0

Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka komentuar shkrimet dhe opinionin e krijuar për përçarjen e opozitës, pas paralajmërimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, se do të marrë pjesë në tryezën e Presidentes Atifete Jahjaga.

“Bashkimi i opozitës nuk nënkupton themelim të Partisë Komuniste”, ka thënë Berisha.

“Bashkimi opozitës në Kosovë ka për qëllim me qu në shtëpi këtë qeveri që ka ra ndesh me Kushtetutën dhe ka bë marrëveshje të dëmshme në kurriz të vendit”.

“Ky bashkim do të vazhdojë…”,thotë Berisha.

Deputeti Zafir Berisha, dje publikisht pat deklaruar se ishte pro shkuarjes së liderëve të opozitës në takimin që Presidentja Atifete Jahjaga kishte thirrur për sot me liderët e të gjitha partive politike. /PrizrenPress.com/

Ymeri: Ndryshimin mund ta sjellin vetëm protestat në rrugë

0

Qytetarët janë ata që sipas kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje do ta bëjnë zgjidhjen e kësaj krize politike, pasi që këtë nuk po e bëjnë qeveritarët.
Ymeri në një konferencë për media tha se Qeveria nuk e ka ndërmend të reflektojë dhe të largohet në mënyrë që të kemi zgjedhje të lira.

“Shkaktarë të kësaj krize janë Mustafa dhe Thaçi dhe se vetëm përmes rrugës së protestës, qytetarët mund t’ia sjellin Kosovës ndryshimin për të cilin ka aq shumë nevoje vendi. Kjo qeveri nuk mund të vazhdoi të qëndroi në pushtet. Zgjidhja do të jetë nga qytetarët. Nuk mund të ketë zgjidhje institucionale me takime me dyer të mbyllura”, tha ai.

Nëna mallkon vrasësin e Elvis Pistës

0

Hidije Pista, ka vizituar sot varrin e djalit të saj,Elvis Pista.

Motra e Elvisit, Nora, me anë të një postimi në Facebook, ka zbuluar fjalët e nënës që ka thënë para varrit të Elvisit.

“Ngrej kokën lart nga qielli”

“Dhe bëj një dedikim kudo që të jesh ti”.

“Do të mbaj në shpirtin tim, deri sa të vi tek ti engjulli im .

“Lotët nuk më ndalen asnjë ditë për ty jeta ime. Erdha tek varri yt, ditëlindjen të ta uroj , dhe përmendoren tënde ta përqafoj , sepse vetëm ajo nga ti më ka mbetur zemër.

“Kush të mori nga jeta ime kurrë dritë mos të shef , do Zoti e përjetojnë poashtu dhimbjen sikur unë dhe motrat e tua”.

“ Vrasësi yt ishalla kurrë dritë me sy të mos sheh , Allahu e dënoftë me tërë fuqinë e tij”.

“Të kisha një më lanë pa asnjë”.

“Të premtoj shpirti im që për secilin lot timin kanë për ta paguar shtrenjt.

“Të qofët dheu i lehtë jeta ime”, shkruhet në postim Nora. /PrizrenPress.com/

Shtatore për Sheh Myhedinin

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, me anë të një propozimi dërguar Komitetit për Politikë dhe Financa në Kuvendin e Komunës së Rahovecit, ka kërkuar inicimin e procedurës për ngritjen e shtatores së Heroit të Kosovës “Sheh Myhedinit”.

Ky propozim i kryetarit do të jetë një nga pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohen në mbledhjen e këtij Komiteti, shkruan RahovecPress.

Mbledhja mbahet pas një jave, ndërsa më poshtë e keni dokumentin e propozimit. /RahovecPress

Arbnor Morina zgjedhet kryesues i Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Prizrenit

0

Arbnor Morina është zgjedhur kryesues i Këshillit për Trashëgimi Kulturore në Prizren. Anëtarë të Këshillit janë: Arbnor Morina, Faridin Shala, Artnet Haskuka, Lutfi Ballëk, Don Shan Zefi, Svetlana Hagjiç dhe Igballka Rama.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, u votua për anëtarët e rinj të Këshillit për Qendrën Historike të Prizrenit. Ky organ sot mbajti mbledhjen e parë, në të cilën është bërë konstituimi i Këshillit.

Roli i Këshillit është të vëzhgojë dhe këshillojë rreth aktiviteteve në Qendrën Historike të Prizrenit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ky këshill është një mekanizëm shumë i rëndësishëm i cili do të këshillojë institucionet me qëllim të ruajtjes së Zonës Historike të Prizrenit, dhe po ashtu do të bashkëpunojë ngushtë me QRTK-në, Drejtorinë e Urbanizmit, dhe me organizatat e ndryshme të cilat si fushëveprim kanë trashëgiminë.

Kryesuesi i KK-së në Prizren, Kujtim Gashi tha se Kuvendi i Komunës së Prizrenit, do të mbështesë fuqishëm punën e Këshillit, duke ofruar edhe mbështetjen për aktivitetet dhe veprimet e tij, të dala nga legjislacioni përkatës, por në të njëjtën kohë, do të mbikëqyr dhe do të kërkojë raport për punën e tij./PrizrenPress.com/