Prizren: Kërkojnë njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së

Salajdin Selmanaj, Shukri Poniku dhe Ferije Poniku nga Prizreni, ankohen se padrejtësisht nuk u është njohur statusi i veteranit të luftës së UÇK-së.

Sipas tyre, kohëve të fundit janë ndryshuar listat, pasi që kohë më parë ishin publikuar disa lista ku figuronin edhe emrat e tyre.

Pakënaqësi me këtë çështje kanë edhe Ajredin dhe Rezak Berisha.

Ata thonë se nëse nuk zgjidhet ky problem, “atëherë do të detyrohemi që të marrim masa për organizimin e protestave”.

Sipas tyre, janë bërë shumë manipulime në hartimin e këtyre listave.

Ndryshe, rreth pakënaqësive të këtyre pretenduesve që kanë aplikuar për njohjen e statusit të pjesëmarrësit apo veteranit të luftës së UÇK-së, zyrtarë të OVL të UÇK-së në Prizren , sot gjatë ditës kanë qëndruar në Prishtinë për të biseduar me anëtarët e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së./TV Prizreni/

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Lajmet e Fundit