8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 6758

Arbeni nga Çifllaku ka nevojë për ndihmë

0

Arben Abaz Zatriqi – Kastrati, i lindur më 25 Korrik 1974 në Çifllak – Rahovec, URGJENTISHT i duhet transplanti i veshkës!

Ky operacion duhet të kryhet jashtë vendit dhe kushton 30 mijë euro.

Në pamundësi për sigurimin e këtyre mjeteve familjarët i lusin të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë për ndihmë!

Raiffesien BANK: Swift CODE RBKOXKPR, Iban XK05 1505010001429075
Teb BANK: Swift CODE TEB KXPR, Iban XK05 2019000006679933

Nr kontakti: +386 (0) 49 839 184

Vdekje klinike: Aktori vari veten aksidentalisht gjatë shfaqjes

0

Raphael Schumacher, një aktor italian, që e vari veten aksidentalisht gjatë një performance live në teatër, është shpallur klinikisht i vdekur.

27-vjeçari po realizonte një skenë varjeje në Piza, kur një spektaktor e kuptoi se diçka nuk shkonte siç duhet.

Aktori ishte në koma që prej të shtunës mbrëma, ndërsa sot mjekët thanë se i ka vdekur truri.

Autoritetet kanë nisur një hetim për procedurat e sigurisë në teatër.

Hashim Thaçi: Unë president, më së largu me 5 mars

0

Lideri i PDK-së Hashim Thaçi është i bindur se do të zgjedhet president i Kosovës. Ai thotë se ko do të ndodhë më së largu deri me 5 mars të këtij viti.

“Kemi një marrëveshje shumë serioze mes PDK-së dhe LDK-së. Më së largu me 5 mars unë do të jem president i Kosovës”, ka thënë Thaçi për RTV Besa,transmeton PrizrenPress.

Thaci ka qëndruar mbrëmë në Prizren. Ai është takuar me Grupin “6 Plus” të Prizrenit.
Lideri i KDTP-së Mahir Jagxhillar, i ka dhënë mbështetje Thaçit, për t’u zgedhur president i Kosovës.

“Ne do ta votojmë Hashim Thaçin”, ka thënë Jagxhillar.

Edhe Qerim Bajrami deputet i Parlamentit të Kosovës nga VAKAT, tha se do të votojnë Hashim Thaçin për president të Kosovës.
Ndërkaq, Hashim Thaçi edhe njëherë ka apeluar tek të gjitha partië e politike, se forma e vetme për të ardhur në pushtet është vetëm kutia e votimit./TV Besa/

Videoja me Enver Hoxhën: Pushohet padia ndaj Inva Mulës

0

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë një padi penale për ‘riprodhim pa të drejtë të veprës së tjetrit’ të ngritur ndaj sopranos me famë botërore, Inva Mula.

Sopranoja u padit nga Fatmir Çepani, kameramani që fiksoi në celuloid momentet e rrëzimit të bustit të diktatorit, Enver Hoxha, më 20 shkurt 1991. Përmes kësaj padie, kameramani Çepani pretendonte se i është shkelur e drejta e autorit nga ana e sopranos.

Në përfundim të seancës së tetë në radhë të kësaj përballjeje gjyqësore, më 2 shkurt 2016, gjyqtari i çështjes, Artan Gjermeni, ka vendosur pushimin e gjykimit.

Burime pranë Gjykatës bënë me dije se shkak i pushimit është bërë mungesa në seancë e avokatit të të dëmtuarit akuzues, Çepani.

Avokati Ndue Pjetra ka mbërritur disa minuta me vonesë në gjykatë, për shkak të angazhimit në një proces tjetër gjyqësor.

Vendimi i së martës nuk ka ndikuar në bindjen e operatorit Çepani. Avokati Ndue Pjetra konfirmoi dje ridepozitimin në gjykatë të së njëjtës padi kundër sopranos.

I kontaktuar nga “Panorama”, Çepani tha se do t’i shkojë deri në fund përballjes gjyqësore për fitimin e të drejtës së tij.

“Jam i vendosur, që gjithçka të vendoset konform ligjit, ndryshe nuk ka pajtim për mua. Pavarësisht personit që kam përballë, ai filmim është një pronë që nuk ka Zot të ma cenojë”, u shpreh operatori Çepani./Panorama

Papa, takim historik me Patriarkun rus

0

Papa Françesku pritet të mbajë një takim historik me kreun e Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkun Kiril.

Sipas BBC, takimi do mbahet në Kubë javën që vjen.

Kisha Ortodokse Ruse thotë se tema qendrore e takimit do jetë persekutimi i të krishterëve.

Papa Françesku do të ndalojë në Kubë gjatë udhëtimit për në Meksikë.

Ky është takimi i parë i këtij lloji që prej ndarjes mes degës perëndimore dhe lindore të Krishterimit në shekullin e 11-të.

Takimi do zhvillohet në aeroportin e Havanës, ku dy liderët do nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët.

Patriarku Kiril do zhvillojë një vizitë zyrtare në Kubë.

Në një deklaratë të përbashkët, të dy kishat thonë se takimi shënon një fazë të rëndësishme të marrëdhënieve mes dy kishave.

Ata ftojnë të gjithë “të krishterët të luten që Zoti të bekojë këtë takimi, që të japë fryte sa më të mira”.

Që kur u bë Papë në vitin 2013, Françesku ka bërë thirrje për amrrëdhënie më të mira mes degëve të Krishterimit.

Rama: Në qershor, PS-ja do të ketë dyfish më shumë anëtarë

0

Partia Socialiste synon që në 25-vjetorin e themelimit të saj të ketë dyfishuar anëtarësinë e saj. Gjatë një takimi për anëtarësimet e reja në Berat, kryeministri Rama tha se PS-ja është në procesin e rireformimit të saj. Ai theksoi se kërkesat për anëtarësime të reja tregojnë se PS-ja është në rritje dhe reformim të vazhdueshëm.

“Ne jemi një forcë politike që është krijuar për të reformuar dhe ka domosdoshmërinë që në këtë fazë reformash të mëdha të rireformojë edhe vetveten. Sot këtu ka përfaqësues dhe anëtarë të rinj të PS-së. Këtu nuk kam parasysh vetëm moshën, por edhe faktin se profesione të ndryshme, mosha të ndryshme, arsye të ndryshme bashkohen për të udhëhequr një proces historik për vendin. Me këtë përgjigje që marrim në të gjithë territorin në formën e kërkesës për tu anëtarësuar, do të arrijmë që në qershorin e këtij viti të kemi dyfishuar numrin e anëtarësisë”, tha Rama.

Kreu i PS-së tha se hapja e partisë nuk është thjesht çështje numrash, por reforma brenda saj ka për qëllim afrimin me shoqërinë. Ai theksoi se organizatat socialiste do të reflektojnë mënyrën e re të të bërit politikë, duke respektuar barazinë gjinore.

“Nuk është numri qëllim në vetvete, ashtu siç nuk është hapja e PS-së, por një shtysë për ta afruar sa më shumë partinë me shoqërinë. Në këtë proces kemi futur në rrugën e zgjidhjes probleme si ai i organizatave me fiktivitet të lartë, atyre të marra peng me vite të tëra në emër të së kaluarës, organizata që nuk reflektojnë politikën tonë të barazisë gjore. PS-ja betejën për barazi gjinore e ka pjesë të vet të mënyrës së të qenit”, tha Rama. /Shekulli Online

Clinton dhe Sanders “përplasen” rreth politikës së jashtme

0

Dy kandidatët demokratë për president të Shteteve të Bashkuara të enjten kanë debatuar në lidhje me politikën e jashtme ndërsa gjatë debatit janë vërejtur ndasitë sidomos në çështjen e Iranit.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka diskutuar me senatorin Bernie Sanders, në lidhje me rivendosjen e marrdhënieve diplomatike me Teheranin në kohën kur janë hequr sanksionet ekonomike.

Clinton tha se Sanders ka gabuar kur e ka mbështetur normalizimin e marrëdhënieve me atë që ajo e ka cilësuar si shtet sponsorizues të terrorizmit që e ka “destabilizuar rajonin”.

Sanders në anën tjetër ka thënë se nuk do t’i rivendoste marrdhëniet “nesër” por do të lëvizte në këtë drejtim.

Sa i përket çështjes së Rusisë, Sanders i ka hedhur poshtë vlerësimet nga ana e administratës Obama, se Moska tashmë përbën kërcënim serioz për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe çdo komb tjetër.

Ndonëse është shprehur se nuk i pëlqen “aventurat ushtarake” të Rusisë, ai ka thënë se Koreja e Veriut përbën një rrezik më të madh duke e quajtur atë “vend të izoluar dhe shtet paranoik me bomba atomike” që është më kërcënues se Rusia apo Kina.

Clinton ka thënë në anën tjetër se “NATO-ja duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen e përbashkët” ndaj Rusisë.

Të dy kandidatët janë pajtuar që nuk duan të shohin prani të trupave tokësore amerikane që do të vendoseshin për të luftuar në Siri apo Irak.

Kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara në mënyrë të rregullt janë duke marrë pjesë në debate dhe takime publike, para votimeve që pritet të mbahen në Nju Hampshire më 9 shkurt.

MKRS rrit përkrahjen kulturore për komunitetin turk

0

Zëvendësministrii MKRS-së, Rexhep Hoti takoi sot përfaqësues të Shoqatës Kulturore, Artistike dhe Sportive turke, “Gerçek” me të cilët bisedoi rreth planeve, sfidave dhe projekteve të organizatës.

Hoti theksoi se MKRS-ja, në kuadër të promovimit të diversitetit kulturor, mbështet shoqatat dhe organizatat që merren me aktivitete kulturore, dhe se kjo nuk do të mungojë as për organizatën “Gerçek” nëtë gjitha nismat dhe aktivitetet e saj.

Ai tha se organizimet e komuniteteve në Kosovë gëzojnë hapësirë tëveçantë dhe se MKRS do të jetë bashkëpunuese nëprojektet kryesore që merr përsipër edhe organizata “Gerçek”, e sidomos në festimit e 65 vjetorit të themelit të saj këtë vit.

Kurse, kryetarja e organizatës, Gulssen Bolukbasi falënderoi zëvendësministrin për pritjen dhe për përkrahjen që MKRS po jep vazhdimisht jo vetëm për organizatën, por për gjithë komunitetin turk nëKosovë.

Bolukbasi njoftoi Hotin me angazhimet e organizatës dhe planet konkrete, sidomos me rastin e shënimit që 65 vjetorit të themelimit.

Të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen, bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë nëpërmjet projekteve konkrete në të mirë të komunitetit turk në Kosovë. /PrizrenPress.com

Prizreni ndër regjionet me më së shumti përdorues të drogës

0

Numri i përdoruesve të drogave po rritet nga viti në vit në Kosovë.

Ata që e nisën nga kureshtja dhe naivitetit si të rinjë për të eksperimentuar droga të lehta sot janë pishman dhe kërkojnë ndihmë për t’u shëruar.

Të tillë janë rreth 1017 persona, përdorues problematik jenë të regjistruar në qendrën rehabilituese “Labyrinth”.

Por, një numër edhe më i madh i kosovarëve shpesh i japin fund jetës nga mbidoza pa gjetur shërim nga droga që në Kosovë sipas të dhënave niset të përdoret nga të rinjët që nga mosha 16 vjeçare.

Kjo, zyrtarisht është mosha mesatare e përdoruesve të drogave në vend.

Mirëpo për trajtim të përdoruesve të narkotikëve, Kosova ende nuk ka një qendër rehabilituese, ku mund të trajtohen këta persona, që deri më tani janë duke marrë vetëm trajtime ditore.

Qendra rehabilituese, “Labyrinth”, e cila merret me rehabilitimin e perdoruesve të drogës në baza ditore ka thënë për Gazetën Fjala se mosha e  tyre është mjaft shqetësuese. Ata fillojnë përdorimin e drogës që nga mosha 16 vjeçare. Sipas kësaj qendre droga më e përdorur është kanabisi dhe si e tillë ajo konsumohet më së shumti në klubet e natës.

“Mosha mesatare e fillimit të përdorimit është 16,5 vjeç. Droga më së shumti e përdorur është Kanabisi, jo vetëm në Kosovë por edhe anembanë botës, pastaj vjen kokaina dhe drogat e klubeve të natës”, kanë thënë zyrtarë të qendrës rehabilituese “Labyrinth”.

Për vitin 2014 dhe 2015 numri i përdoruesve të drogës në këtë qendër është 111 përdorues. Regjionet të cilat po përfshihen më së shumti në problematikën e drogës, është regjioni i Prishtinës më pastaj vjen Prizreni, si dhe regjioni i Mitrovicës.

Por numri i të arrestuarve për kontrabandim me narkotikë nga Policia e Kosovës gjatë vitit 2015 ka shënuar ulje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Gjatë vitit të kaluar Policia e Kosovës ka arrestuar 432 persona  në 405 operacione të ndryshme. Prej tyre janë shkatërruar  11 grupe kriminale, raporton Gazeta Fjala. Nga kjo për vitin 2015 nga policia e Kosovës në të gjthë territorin e saj ka asgjësuar më shumë se 2557 bimë të drogës kanabis, e cila njihet si droga më e përdorur në Kosovë.

Dëshira për të provuar ndjenjen që shkakton konsumimi i drogave, niveli i ulët i edukimit në shoqërinë tonë, mungesa e programeve vetedijësuese për të rinjët, mungesa e perspektives,  mos organizimi i jetës shoqërore në vend, niveli i lartë i papunësisë,  janë faktorët kryesor që sipas sociologut Leutrim Sahiti i shtyejnë të rinjët të konsumojnë drogë.

“Shqetësues edhe më teper mbetet fakti që Kosova është vend tranzit i drogave, dhe të rinjët lehtë mund ti gjejnë ato”, thotë Sahiti.

Sipas tij, dëshimi e përdorimit të drogave nga kosovarët janë edhe ekzistimi i vendeve të caktuara në qendër të Prishtinës të cilat janë pikë-takime të përdoruesve të drogës.

“Policia e Kosoves i di këto vende dhe do të ishte shumë më efikase nëse do të kishte me shumë operacione policore në këto vende”, ka thënë Sahiti.

Ai u ka bërë thirrje instituvionëve të Kosovës që të jenë më efikase në luftimin e kësaj dukurie.

“Institucionet tona duhet të bëjnë shumë më shumë në reduktimin e numrit të konsumuesve të drogës, edhe pse nuk kemi shifra të sakta, meqë konsumuesit nuk lajmrohen në institucionet përkatëse, ose lajmrohen tek në fazen e fundit të konsumimit”, ka thënë për Gazetën Fjala, Leutrim Sahiti.

Ai propozon që në shkolla duhet instaluar rolin e psikologut dhe sociologut në kurrikulën shkollore në mënyrë që të bëhet më lehtë  menaxhimi i jetës së të rinjve që ata të largohen  nga rruga e erret e konsumimit të drogave.

Por, kohëve të fundit në treg po hyjnë lloje të reja të drogave, të cilat sipas zyrtarëve shëndetësorë, janë me rrezikshmëri të lartë.  Substanca narkotike më e re në treg, e quajtur GHB (Hydroxybutyric acid), po përdoret nga të rinjtë në masë të madhe.

Qeveria e Kosovës, së fundmi, ka miratuar një strategji për periudhën kohore 2012-2017, në kuadër të drogave, luftimit të krimit të organizuar, terrorizmit dhe ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror.

Sipas zyrtarëve të lartë qeveritarë, përmes kësaj strategjie, autoritetet vendore synojnë të reduktojnë përdorimin e drogave dhe dëmet që sjell me vete kjo dukuri. /GazetaFjala

Vetura përplaset në hendek në Grykë të Carralevës, tre të lënduar nga Shqipëria

0

Një person nga Shqipëria është përplasur me automjet në një hendek në Grykë të Carralevës.

Siç bën të ditur policia, i dyshuari është aksidentuar pasi ka humbur kontrollin ndaj automjetit, transmeton PrizrenPress.

Si pasojë aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë nga Shqipëria.

Të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK, në Prishtinë. /PrizrenPress.com