10.9 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 6759

Sali Asllanaj: 99 për qind e LDK-së për Thaçin president

0

Kryetar i Suharekës, njëherit edhe anëtarë i kryesisë së LDK-së, Sali Asllanaj ka thënë se në mbledhjen e fundit të kryesisë së LDK-së të mbajtur mbrëmë në çështjen e zgjedhjes së Presidentit kryesia ishte e unifikuar në qëndrime.

“Në kuadër të proceseve aktuale politike, është diskutuar edhe zgjedhja e Presidentit. Ne jemi shumë të përgjegjshëm dhe jemi të vendosur për për zbatimin e marrëveshjes. Ka pasur diskutime, por shumica ishin pro, për vazhdimin e proceseve. 99 % e kryesisë ishin në një disponim të përgjithshëm, ku dominoi arsyeja karshi një marrëveshje të nënshkruar”, ka thënë Asllanaj në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës në rubrikën ballë për ballë.

Më tej anëtari i kryesisë së LDK-së, ka komentuar edhe deputetët që janë kundër zgjedhjes së Thaçit President, për të cilët tha se kur nuk e votuan zotin Mustafa për kryeministër ata ishin edhe kundër frymës së LDK-së.

“Ishte një paradoks kur disa deputetë të LDK-së nuk e votuan kryeministrin e LDK-së që ishte kundër frymës së LDK-së, më shumë ishte një emocion. Është hera e parë kur LDK-ja udhëheq qeverinë, pavarësisht protestave dhe gjërave të tjera”.

“Njëra nga temat ishte që kur Kuvendi të mblidhet të zgjidhet presidenti sipas marrëveshjes”.

“Gjithashtu është diskutuar për ndryshime statutare në parti”, ka përfunduar Asllanaj.

Projekt i kujt është pavarësia e Kosovës?

0
Nga Jakup Krasniqi
Shteti i se drejtës- obligim i yni
Ka kohë që analistë e pacifistë të ndryshëm nuk ngurojnë të thonë: “Pavarësia e Kosovës është Projekt i ndërkombëtarëve”. Me ketë mënyrë të menduarit, jo vetëm që mohohet përpjekja shekullore e popullit tonë për liri, për gjuhë e komb, për shtet e bashkim kombëtar, por, janë duke e mohuar edhe përgjegjësinë dhe obligimin tonë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, shtetin e zhvilluar e të mirëqenies dhe shtetin e dijes e të drejtësisë sociale. Ketë nuk mund ta na bëjnë të tjerët, sikur nuk na e bënë të tjerët as deri tani, nëse nuk kemi vullnet, gatishmëri, dashuri e përgjegjësi që ta bëjmë ne, e vetëm ne. Ndoshta duhet kuptuar drejtë kategorinë e shqiptarëve të cilët në asnjë kohë nuk e kanë marrë mundin për t’ia bërë një argat të mirë e të guximshëm atdheut. Dje e ndienin veten rehat e rehat nën sundimin serb e jugosllav dhe kush guxonte t’i luftonte ato regjime, i konsideronin prishës të rahatisë se tyre deri dhe dorë e zgjatur e këtij apo e atij shërbimi të huaj, deri edhe dorë e zgjatur e Beogradit politik e antishqiptar. Ata, në cilëndo kohë që do t’i trajtojmë, kanë qenë në shërbim të të pushtetshmeve, të kësaj apo të asaj Perandorie apo mbretërie. Ai lloj i njerëzve edhe sot është në shërbim të të fuqishmeve në qeverisje ose janë kategoria që gjithçka e lidhin më të fuqishmet e Botës, duke i mohuar përpjekjet shekullore të popullit tonë për çlirim e bashkim kombëtar. Ata i shohim edhe duke e sulmuar e mohuar Ushtrinë Çlirimtare si vlerë kombëtare me arsyetimin se disa veprime të kapadaive të pas luftës çlirimtare qenkan kriminale, ndonëse veprimet kriminale e pa ligjësitë e ndryshme që ndodhen këtyre viteve nuk mund të lidhen vetëm me “komandantet” e luftës. Këto qëndrime të këtyre njerëzve nuk kanë të bëjnë më të vërtetën, nuk mbështeten në fakte relevante a dokument burimor, “dëshmi” të vetme që e proklamojnë më një fodullizëm, janë bombardimet 78 ditësh të NATO-s e më pas edhe të Administrimit Ndërkombëtar në Kosovë. Kjo në një masë të madhe mund të trajtohet si një gjysmë e vërtetë dhe asgjë më shumë. Është e ditur se nuk ka gjë më mbytëse për të vërtetën sesa gjysmë e vërteta. Ndërsa e vërteta është se Projekti i Pavarësisë, është vepër e vet shqiptarëve (e shumë brezave), madje është kompromis i dhimbshëm i tyre, i pas luftës çlirimtare. Nuk mund të mohohet fakti se projekti ynë për çlirim nga Serbia, hasi një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare të udhëhequr nga SHBA-ja, NATO-ja dhe BE-ja. Por kjo mbështetje nuk iu dhurua Kosovës, por erdhi pas mijëra “okëve të derdhura të gjakut”, siç kërkonte Bizmarku në vitin e Kongresit të Berlinit. Erdhi pas një krize të përgjithshme humanitare dhe një reagimi qytetarë të Botës demokratike. Por ne, nuk mund t’i heshtim as padrejtësitë që na i benë Fuqitë e Mëdha te Evropës në fund të shekullit XIX dhe në fillim të atij XX, atëherë kur Pavarësia nuk ishte Projekt i tyre. Të cilat në një masë u korrigjuan në Bisedimet e Vjenës nga Presidenti Ahtisari. Kështu ai pat deklaruar në një intervistë për RTK-në.
Pavarësia ishte kompromis i dhimbshëm
Pse po them që Projekti i Pavarësisë së Kosovës është kompromis i dhimbshëm dhe shumë bile. Kosova në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ka qenë epiqendra e Kryengritjes anti Osmane dhe të të gjithë atyre që i cenonin tokat tona stërgjyshore. Madje edhe para kësaj Lidhjeje, ekzistonte Vilajeti i Kosovës, njeri nga Vilajetet më të mëdha shqiptare te Perandorisë Osmane në Ballkan. Kosova për më shumë se 80 vjet, që nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër e deri në vitin 1998, Projekti i shqiptarëve ka qenë: Çlirimi dhe bashkimi i trojeve të pushtuara shqiptare dhe bashkimi i tyre me Shqipërinë. Nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, e sidomos vendimi i saj për t’i lënë jashtë Shqipërisë londineze, më shumë se gjysmën e tokave dhe të popullit shqiptar, aspirata e Shqiptarëve për çlirim e bashkim kombëtar nuk ka pushuar as edhe një herë, krejt deri në çlirimin e saj nga Serbia me ndihmën e NATO-s. Të gjitha Kryengritjet shqiptare, të para e të pas Luftës së Dytë Botërore, të gjitha organizatat e fshehta kombëtare për çlirim, në Programet e tyre e kanë pasur: “Luftën për Çlirim e Bashkim Kombëtar”. Madje edhe LPK e UÇK, të fundmet e organizimit klandestin, në programet e tyre e kishin të theksuar: “Çlirimin e bashkimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera të pushtuara nga Federata Jugosllave, me Shqipërinë”. A ka mendje të kthjelltë shkencore a politikë parimore që mund t’i mohoj përpjekjet mbi dyqindvjeçare për një komb, një gjuhë e një shtet shqiptar?
Shqiptarët e Kosovës kanë pasur një rol të rëndësishëm në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878/81). Kosova ishte qendra politike e Kryengritjes për Autonomi (as pavarësia nuk ishte e huaja për atë kohë) dhe mbrojtja e tokave nga synimet grabitqare të sllaveve të jugut, të mbështetur nga Fuqitë e Mëdha të kohës. Që nga ajo kohë deri të çlirimi i saj në qershorin e vitit 1999 kanë kaluar 121 vjet, ndërsa deri të Pavarësia më 17 shkurt 2008, kishin kaluar 130 vjet. Kosova në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ishte epiqendra e atyre kryengritjeve që u zhvilluan nga Shkupi, Kaçaniku, Slivova, Carnaleva, Malësia e Gjakovës e deri në Shkodër e Malësi të Madhe. Kryengritje që në thelb kishin kërkesën politike për një gjuhë, një komb e një atdhe (shtet). Vite këto që përmbyllen edhe formimin e kombit shqiptar. Edhe pse kryengritjet kishin një rol mbarëkombëtar, personalitete të Kosovës kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm. Veç kësaj, edhe Manifesti politik e programatik i shqiptarëve i hartuar nga Sami Frashëri: “Shqipëria çka qenë, ç’ është e çdo të bëhet”, i shkruar në fund të shekullit XIX enkas për Lidhjen “Besa-Besë” të Pejës që udhëhiqej nga Haxhi Zeka. Pra dy Kuvende të Mëdha Shqiptare të kohës dhe Kryengritjet më masive të shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane janë zhvilluar në Kosovë, për shtetin Autonom të shqiptarëve të të katër vilajeteve.
Në fillim të shekullit XX, Vilajeti i Kosovës me kryeqytet Shkupin e më pas Prishtinën, ka qenë hapësira kombëtare që në ,kontinuitet e fuqishëm ka kundërshtuar Perandorinë Osmane. Sidomos janë të njohura Kryengritjet shqiptare të viteve 1908 – 1912, e sidomos duhet veçuar atë të vitit 1910, 1911 (Programi i Gërçës 1911) dhe Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare të vitit 1912 e udhëhequr nga Hasan Prishtina. Kryengritje që quan në Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. Më 28 Nëntor 1912 shqiptarët e shpallën Pavarësinë e Shqipërisë se katër vilajeteve, por do të jenë vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913) që i copëtuan trojet tona duke lënë jashtë atdheut më shumë se gjysmën e trojeve dhe gjysmën e popullit shqiptar.
Bash për ketë qëllim, në nëntor të vitit 1918 në Shkodër ishte themeluar, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Nga ajo kohë, mbase edhe më herët, nuk kanë munguar përpjekjet për bashkimin e trojeve shqiptare që Konferenca e Ambasadorëve ne Londër, i kishte lënë jashtë shtetit shqiptar – Shqipërisë Londineze. Të gjitha përpjekjet e shqiptarëve, Serbia, Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene (Jugosllavia e Versajës) e më vonë Jugosllavia e AVNO-it ( e Titos), arritën që t’i shuajnë më zjarr e hekur, me shpërngulje e karrem të ndryshme ose thënë ndryshe me “shkop e karrot”. Duke i parë përpjekjet e grupeve të ndryshme, që në të shumtën kishin qenë grupe lojale ndaj të huajve dhe kundërshtarë të fortë të Lëvizjeve Kombëtare e klandestine për Çlirim dhe në anën tjetër duke i njohur përpjekjet çlirimtare të Organizatave të fshehta atdhetare, vendosa ta trajtoj ketë temë të rëndësishme, se vërtetë i kujt është Projekti i Pavarësisë së Kosovës? I shqiptarëve apo i Ndërkombëtarëve? Madje, çka do të mund të bënin ndërkombëtaret pa shqiptaret? Kjo do të finalizohet më vonë.
Ndërkombëtaret në një formë a tjetër e kanë hisen e tyre në shpalljen e Pavarësisë më 17 Shkurt 2008, por vetëm pas ngjarjeve të Marsit 2004, sidomos gjatë Bisedimeve të Vjenës, pas të cilave Presidenti Ahtisari i propozoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Presidentit të Këshillit të Sigurimit, se “pavarësia e mbikëqyrur për Kosovën ishte zgjidhja e vetme”. Dhe kjo vetëm pasi u binden se nuk kishte mbetur hapësire për një bashkëjetesë mes Kosovës e Serbisë. Kompromisi i dhimbshëm u bë me kërkesën e ndërkombëtareve dhe u pranua për hir të Pavarësisë se Mbikëqyrur. Por, sado e madhe ishte mbështetja, ajo nuk e bënë Pavarësinë Projekt të ndërkombëtarëve. Ketë mund ta përrallisin vetëm ata që po e bëjnë hisedarë Serbinë në Kosovë me bisedimet e Brukselit e askush tjetër.
Bashkimi kombëtar është zgjidhja
Prandaj, as kjo çështje e as ndonjë tjetër, ndaj askujt e për asgjë nuk duhet të na bënë që të jemi servil, se servilizmi është nëna e despotizmit dhe kurrën e kurrës e lirisë dhe e demokracisë! Mendoni vetëm për një qastë: servilizmi ndaj Millosheviq-it, a do t’na sillte lirinë e pavarësinë edhe kështu si është? A nuk na ka lënë servilizmi të fundmit e Evropës, sikur të ishim “indianët” e saj të getoizuar?
Kështu si po rrjedhin gjërat, shqiptarëve po ju mbetet vetëm një zgjidhje: Bashkimi Kombëtar! Shikuar edhe në aspektin financiar, kombi ynë nuk mund t’i përballoj dy e më shumë shtete. A jemi të gatshëm për ketë, edhe kjo, me ketë nivel të bajraktarizmi “lideristë” mbarëkombëtar, lënë për të dëshiruar shumë! Pasi lakmia për pasuri (jo vetëm e njerëzve të politikës) e ka qitur në plan të dytë a të tretë aspiratën e rilindësve të urtë e brezave të tjerë pas tyre, për një komb e një shtet shqiptar në Ballkan!

Opozita e bashkuar në Prizren nis organizmin për protestën e 17 shkurtit

0

Opozita e bashkuar e përbërë prej subjekteve politike në Prizren nga Lëvizja Vetëvendosje!, Bashkimi Demokratik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, dje, kanë mbajtur tubim me qytetarë në fshatin Atmaxhë.

Deputetë të Parlamentit të Kosovës, asambleistë të Komunës së Prizrenit, anëtarë të kryesive të partive politike të opozitës folën për organizimin e protestës së 17 shkurtit.

Ata theksuan në veçanti se kjo qeveri më shumë po i shërben strukturave të Serbisë sesa qytetarëve të saj. Duke i sjellë agjendat e tyre në Kosovë dhe duke jetësuar qëllimet e Serbisë, qeveria e Kosovës po dëshiron që ta krijoj një Bosnje të re në Ballkan.

Përfaqësuesit e opozitës të përbërë nga Arbër Rexhaj dhe Driton Çaushi nga Vetëvendosje!, Zafir Berisha nga Bashkimi Demokratik, Naim Qelaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Sinan Aliaj nga Nisma për Kosovën ftuan qytetarët e Atmaxhës që të marrin pjesë në protestë.  /PrizrenPress.com

Plagët tona nuk na shërojnë dot të huajt

0

Nga Islam Krasniqi

 Po fillojë të shkruaj  me  një thënie të Avni Rrustemit “Rreziku me i madh i një vendi është në shtypin e lirisë së  fjalës”, Populli duhet të thotë lirisht,atë që ka  në zemër, shtypja e lirisë ka  sjellë shkatërrimin , në  jetë  lirinë e  meritonvetëm ai që shkon në  luftë çdo ditë për të. Problemet madhore në vendin tonë, kanë kaluar kufijtë e njëzimit, kufijtë e demokracisë, ku qytetaret e  kanë humbur besimin e tek liderët e tyre  dhe ata ende vazhdon dialogun me Serbi, ende mendon së po i qesin pluhur syve këtijpopullit dhe qëndronin heroikisht,  pa lëkundur aspak nga pozicionet (fotelet )e tyre, sepse përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë po i shkon për shtati ky sistem.

Si pozita dhe opozita tanimë duhet ta kuptojnë së janë futur në një krize të thellë politike, e cila është duke dëmtuar interesin e vendit tonë dhe jetën e qytetarëve, andaj dialogu është mjet i vetëm i cili do të na dërgonte drejtë zgjidhjes sekësaj krize politike mirëpo opozita ka deklaruar se me pozitënvetëm për datën e zgjedhjeve mund të bisedojmë..

Republika e  Kosovës ka filluar  të stagnoj dhe të të kthehet një hap prapa, ketë e dëshmon me se miri ndërprerja e njohjeve të reja për shtetin tonë, të cilin e fituam me  mund dhe me  gjak, mos liberalizimi i vizave, diskriminimi në dialog me Serbin, masakra e drejtësisë ndërkombëtare në vendin tonë, duke  bërëeksperimente me  çlirimtaret, që nga  Gjykata e Drejtësisë në Hagë, UNMIK-ut, EULEX-it, Gjykata Speciale dhe  në fund rezoluta e Këshillit të Evropës për rifuqizimin i UNMIK-ut në Kosovë apo me  mirë të themi kalimin e disa kompetencave tek UNMIK në marrëdhënie me organizata të tilla si Interpol dhe Europol..

Evropa  ka  filluar  të na  nëpërkëmb, nuk po na  trajton si qytetar të barabartë me të vendeve  Ballkanike, sepse  i dëgjuam dhe i miratuam çdo kërkesë të BE-së dhe  OKB-së, por  ata nuk na  zgjatën dorën që të mos na  ndajnë nga  vendet Ballkanike por na lanë pik të zezë në mes të Evropës.

Jemi mësuar që si çelës i zgjidhjes së problemit në vend të jetë pala e tret, dmth përfaqësuesit diplomatik te akredituar në vendin tonë. Ata nuk po naj shërojnëplagët, por vetëm po naj thellojnë me shumë, nuk po respektohet vullneti popullit, po mbyllen veshët që të mos dëgjohetzëri i qytetarit.

Të gjithë jemi në dijeni për skenarin e zarfit, kur postierëtndërkombëtarsollënzarfin për përfaqësuesin e unitetit të popullit “Presidentit” e cila asnjëherë nuk e pat fuqinë juridike as politike të unifikuesit të popullit, ku liderët jo që së respektonin por vetëm e përqeshnin të paren e vendit.  Evropa  ka  qëndruar  e  shurdhër  gjithmonë ndaj fatit të Shqiptarëve, duhet të vërtetohet së në mesin tonë  ka  njerëz të  shitur të fuqitë e mëdha për interesa  personale. Përfaqësuesit tanë vetëm shpifin pa fije turpi, këqyrin me e shkatërruar  ketë popull vetëm e  vetëm që të mos  lëkundën fotelet e tyre, liderit të partisë nuk guxojnë ti thonë jo asnjë herë, për çdo veprim duhet të kenë lejen e tij, sepse sistemi komunist që kanë ndërtuar po na obligon që të ju shkojmë për vije. Pjesë e ndërtimit të këtij sistemi tekë ne janë edhe bashkësia ndërkombëtare të cilët për veprimet e veta  të jenë të pa prekshëm. Ku nuk pajtohemi me veprimet e ndërkombëtarëve  me një herë ngritën akuza, këta ose ata janëkundërEvropës, janë kundër Amerikës e po harrojmë së për veprimet e tyre që i bëjnë këtu, në vendin e tyre do i priste qelia dhe tek e fundit ata nuk e duan vendin tonë ma shumë së sa e duam ne!..

Milionat e restaurimeve prodhuan monumente të mbyllura në Prizren

0

EC Ma Ndryshe sot ka publikuar analizën “Milionat e shpenzuara për monumentet e mbyllura” e cila vlerëson ndikimet dhe përfitimet e intervenimeve disa milionëshe në monumentet e trashëgimisë kulturore në Prizren dhe në infrastrukturën në Qendrën Historike të qytetit.

Rezultatet e këtij hulumtimi janë dekurajuese, për faktin se milionat e investuara gjatë dekadës së fundit në 10 monumente të trashëgimisë kulturore kanë prodhuar vetëm realitetin e dyerve të mbyllura për publikun vendor dhe vizitorët e huaj, me zero efekt ekonomik për qytetin dhe pothuajse asnjë dobi konkrete për komunitetin.

Komuniteti ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prizrenit, në dekadën e fundit kanë shpenzuar afër 3 milionë euro në projektet restauruese/konservuese në këto monumente.

Në bazë të monitorimit të aktiviteteve në këto monumente del se shumica e tyre i kanë dyert e mbyllura për publikun, apo nuk janë duke u shfrytëzuar për destinimin e caktuar sipas fondeve të ndara për intervenime.

Prizren-Hidroelektrana

Shprehur në shifra dyert e këtyre monumenteve në total kanë qenë të mbyllura prej 300 deri 350 muaj. Shuma e mjeteve të gjeneruara nga aktiviteti eventual ekonomik në këto monumente deri tani është 0 euro, derisa vetëm 1 prej tyre ka plan menaxhimi, përkatësisht Hamami i Gazi Mehmed Pashës.

Prizren-Kisha e Shen Premtes
Të gjitha këto të gjetura dëshmojnë se niveli lokal dhe qendror i qeverisjes, ani pse në planet e veta strategjike e vendosin si shtyllë të rëndësishme të zhvillimit edhe trashëgiminë kulturore dhe turizmin, megjithatë në realitet nuk kanë ide e plane sesi ta jetësojnë këtë konkretisht në funksion të përfitimit të vërtetë ekonomik. Rrjedhimisht mjete të shumta të buxhetit shpenzohen e nuk kthehen si dobi të dyfishuara për taksapaguesit. Ekzistimi i vetëm një plani të menaxhimit te 10 objekte të trashëgimisë kulturore është dëshmi e mjaftueshme për këtë.

Prizren-Sahat Kulla - Hamami i Shemsudin Beut

Në këtë aspekt, sipas EC Ma Ndryshe, praktikat e mosfunksionalizimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore mund të jenë dekurajuese edhe për donatorët ndërkombëtarë. Prandaj, në këtë pikë edhe vet donatorët duhet të kushtëzojnë mbështetjen e projekteve restauruese-konservuese me ekzistimin e planeve të menaxhimit për monumentet e trashëgimisë kulturore. /PrizrenPress.com

Shpallën finalistët për studime master në ShBA

0

Në një ceremoni rasti, të premten, USAID shpallë finalistët e gjeneratës së 3-të të bursistëve për studime të nivelit master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes programit të USAID-it “Lidershipi transformues”.

Finalistët do t’u bashkëngjiten 185 qytetarëve të rinj të Kosovës të cilët kanë përfituar nga programi “Lidershipi transformues – Bursat dhe partneriteteti (TLP-SP)”.

Programi TLP-SP financohet nga USAID-i dhe Qeveria e Kosovës, ndërsa implementohet në partneritet në mes organizatës World Learning, USAID-it dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni rasti të pranishmëve do t’u drejtohet drejtori i misionit të USAID-it, James Hope, i shoqëruar nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.

LDK-ja përballë dy alternativave

0

Çështja e votimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për postin e presidentit të Republikës së Kosovës, e ka vënë në një pozicion mjaft të vështirë Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Derisa drejtuesit e LDK-së në krye me kryeministrin dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, çdo ditë e më shumë po zotohen për respektimin e marrëveshjes, ana tjetër e kësaj partie po vazhdon ta nge zërin kundër votimit të Thaçit në postin e presidentit.

Në një pozicion të tillë, LDK-ja ishte edhe në kohën kur arriti koalicion me PDK-në, pas ngërçit gjashtëmujor që e kishte kapluar Kosovën dhe u “detyrua”, që të votoj pro ish-kreut të SHIK-ut Kadri Veseli.

Lidhja Demokratike e Kosovës ndodhet në momente të vështira politike, thotë për gazetën analisti Gazmend Islami, sipas të cilit, LDK-ja i ka dy alternativa.

E para, të shkojë rrugës së Isa Mustafës që Hashim Thaçin e zgjedh president të vendit dhe varros politikisht këtë subjekt për një kohë të gjatë.

E dyta, të distancohet nga Isa dhe të largohet nga koalicioni, pra nga pushteti.

Marrëveshja për Asociacionin, shqetësuese

0

Veprimtari i çështjes kombëtare, Ibrahim Kelmendi ka folur për situatën e fundit politike në vend, e cila ka ardhur si pasojë e dy marrëveshjeve që po i kundërshton opozita.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se zgjedhjet e parakohshme nuk janë përgjigja konkrete kundër marrëveshjeve të kontestuara nga opozita.

Kelmendi ka thënë se marrëveshja për kufizimin me Malin e Zi, nuk do të duhej të ishte shqetësuese sa marrëveshja për bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit të vendit, ai ka bërë me dije se zgjedhja e presidentit nuk varet fare nga opozita aktuale, meqë ajo nuk e ka numrin e duhur të deputetëve për ta pamundësuar zgjedhjen e Thaçit president.

Prizreni bëhet gati për 17 Shkurtin

0

Komuna e Prizrenit i ka bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 8-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kjo Komunë, pasi ka ftuar prizrenasit që të festojnë bashkërisht, ka shpalosur edhe agjendën e aktiviteteve me rastin e kësaj ftese.

Agjenda e Prizrenit për Pavarësinë e Kosovës:

E martë : 16.2.2016

12: 00 – Aktivitete kulturore e letrare (Shtëpia e Kulturës “Xh. Berisha”)
19:00 – Koncert festiv i SHKA “Agimi” ( Shtëpia e Kulturës “Xh. Berisha”)

E mërkurë, 17.2.2016

10:00 – Homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve dhe “Monumenti i Lirisë”
11:00 – Seancë solemne (Shtëpia e Bardhë)
12:00 – Koncert i SHMM “Lorenc Antoni” (Shtëpia e Kulturës “Xh. Berisha”)
14:00 – “Turneu i Pavarësisë” në futboll (Stadiumi i qytetit “Përparim Thaqi”)
19:00 – “Koncerti i Lirisë” i AKV “Lidhja e Prizrenit” (Sheshi i Shatërvanit)

20:30 – Shfaqje teatrore “Shërbëtori i dy zotërinjve”-TP (Shtëpia e Kulturës .”Xh. Berisha”)

Mbi 12 orë për skanimin në Doganën e Morinës, jashtë loje Rruga e Kombit

0

Mbi 1 miliardë euro investim për të shkurtuar distancën me Kosovën dhe lehtësuar lëvizjen si të njerëzve, ashtu dhe të mallrave nga të dyja anët e kufirit, nuk po i shërbejnë qëllimit për të cilin u projektua apo ndërtua “Rruga e Kombit”.

Autostrada ka shkurtuar ndjeshëm distancat, por lëvizjen e lirë e pengojnë procedurat e skanimit në doganën e Kukësit, që zgjasin me orë të tëra.

Drejtues kamionësh thonë se presin deri në 12 orë pët të kryer skanimin e ngarkesave, duke humbur jo vetëm kohë, por edhe aksesin në tregje.

Mungesa e infrastrukturës të përshtatur në proces dhe pozicioni aktual i skanerit krijoi kaos në lëvizjen e mjeteve. Por sipas punonjësve të doganës gjithccka është proceduar, sipas rregullores dhe kodit doganor.