6.1 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 6767

Përkujtohet 26 vjetori i Masakrës së Malishevës

0

Sot në Malishevë, është përkujtuar 26 vjetori i “Masakrës së Malishevës”, ku mbetën të vrarë Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu.

Kjo ngjarje, është shënuar me nderime dhe homazhe në vendin e vrasjes dhe në varrezat e të vrarëve. Përveç familjarëve, nderime dhe homazhe kanë bërë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi, të shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale, anëtarë të Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe qytetarë të tjerë.

Më 30 janar të vitit 1990, forcat policore serbe, pa mëshirshëm kanë hapur zjarr mbi popullatën, që në mesditën e asaj date, gjendeshin në Malishevë, dhe me këtë rast janë vrarë Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, si dhe janë plagosur njëmbëdhjetë persona të tjerë, kurse janë rrahur e maltretuar edhe shumë qytetarët të kësaj komune.

Kjo ngjarje, përveç që njihet si “Masakra e Malishevës”, në historinë e re të Kosovës, njihet edhe si reagimi i parë institucional, pasi udhëheqja e asaj kohe e Komunës së Malishevës, me në krye ish kryetarin Daut Krasniqi, dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Malisheva, patën reaguar ashpër, duke kërkuar përgjegjësi nga organet e atëhershme dhe të cilët publikisht, këtë ngjarje, e cilësuan si krim kundër njerëzimit. /PrizrenPress.com

Prizren: Një person nga Shqipëria kapet të vjedhë në ETC

0

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar një mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i dyshuari është  kapur në flagrancë duke vjedhur në Qendrën Tregtare ETC, në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18 e 30 minuta në rrugën “Wiliam Woker”, raporton PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

Suharekasi rreh motrën e tij, arrestohet

0

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar një person në Suharekë, pasi që i dyshuari ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, raporton PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  /PrizrenPress.com

Thaçi: Arrestimi i Hotit në oborr të komunës cënoi institucionin

0

Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Malishevës, Aziz Thaçi, i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit, ka folur për arrestimin e asambleistit të Vetëvendosjes Valon Hoti i cili ka ndodhur kur asambleistët e po e shfrytëzonin pauzën sot rreth orës 12:00.

“Rreth ores 12 dy policë civil kane qenë të dera, kur ne kemi dal në pauzë ata e kanë arrestuar asambleistin Valon Hoti”.

“Arrestimi ka ndodhur në oborrin e komunës në prani të qytetarëve dhe të asambleistëve të tjerë”.

“Asnjë asambleistë, as ata të PDK-së dhe LDK-së nuk e ka prit mirë arrestimin e asambleistit Hoti”.

Thaçi ka treguar se pas pauzës pas asaj që ka ndodhur nuk ka pasur kushte të vazhdohet me senacën.

Ndërsa arrestimin në oborrin e komunës Thaçi e ka cilësuar si “cënim të institucionit”.

“ Urdhër arresti ka mundër të bëhet në rrethana tjera, jo në vendin e punës”.

“Qëllimi i këtij arrestimi ndoshta ka qenë frikësimi ose diciplinimi i atyre që mendojnë kundër”.

Themelohet Kosovo Film Commission

0

Kosovo Film Commission (KFC) mbështet ekonomikisht, i ndihmon me trajnime të shumta me profesionistë të huaj dhe hap rrugën përmes promovimit për të konkurruar në festivale të ndryshme ndërkombëtare

Më poshtë gjeni të plotë Komunikatën e lëshuar nga KFC:

Në Kosovë, para pak kohësh, nga një grup profesionistësh të artit kinematografik është themeluar Kosovo Film Commission, drejtor i së cilës është zgjedhur dramaturgu dhe skenaristi Ag Apolloni.

Kosovo Film Commission (KFC) është një ent që ka për qëllim furnizimin e të gjitha informacioneve të kërkuara nga prodhuesit audiovizivë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për realizimin e produktit audioviziv. Projekti i Kosovo Film Commission lindi si nevojë e këtij vendi për ta promovuar dhe për të tërhequr produksionet kinematografike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kosovo Film Commission do të shërbejë si një interface mes administratës së qytetit të Prishtinës (dhe të qyteteve të tjera) dhe industrisë kinematografike, në veçanti për marrjen e lejeve për xhirimin e filmave. Qëllimi i KFC-së është të ndihmojë shoqëritë e produksionit në kërkimin e vendeve të duhura për filmime dhe për shërbime të tjera në këtë sektor.

Po ashtu, Kosovo Film Commission do të shërbejë për promovimin e qyteteve të Kosovës në të gjithë botën si lokacione kinematografike dhe për të ndihmuar në njohjen e kinematografisë kombëtare jashtë vendit.

Prishtina, si nyje qendrore për kompanitë e sektorit audioviziv, do të jetë edhe qendër e Kosovo Film Commission. Përmes Prishtinës, si vend që mund të ofrojë shërbimet e duhura në këtë sektor, do të kalohet në komunat e tjera. Duke i prezantuar botës resurset e Kosovës dhe duke i ofruar mbështetje teknike dhe lokacionet e duhura për realizimin e filmave, ne njëkohësisht sjellim fitime për vendin dhe shpërndajmë kulturën dhe resurset tona. Pra, promovimi i vendit dhe i kinematografisë janë dy pikat themelore të KFC-së.

Një ndër objektivat e KFC-së është tërheqja e të gjithë regjisorëve kosovarë për të xhiruar në Kosovë, duke i mbështetur ekonomikisht për filmat e tyre. Mungesa e një kulture kinematografike (regjisorë, skenaristë, kameramanë, teknikë etj) dhe në shumë raste edhe mosmbështetja financiare ka bërë që produktet filmike të Kosovës të jenë të një niveli të ulët, me përjashtim të disa rasteve. Në këtë mënyrë, ne mbështesim ekonomikisht, i ndihmojmë me trajnime të shumta me profesionistë të huaj dhe iu hapim rrugën përmes promovimit për të konkurruar në festivale të ndryshme ndërkombëtare.

Sulmohet Memli Krasniqi

0

Burime të portalit Infokusi bëjnë me dije se sot rreth orës 9:15 në rrugën Ardian Krasniqi në Prishtinë disa persona kanë sulmuar Ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqi, dhe se të njëjtit janë konfrontuar edhe me truprojat dhe shoferin e tij, shkruan INFOKUSI.COM

Sipas Burimeve nga vendi i ngjarjes janë parë shoferi dhe truproja e Memli Krasniqit janë parë duke ndjekur disa persona me revole në dorë. Këto burime kanë bërë me dije se në vendin e ngjarjes më pas kanë arritur edhe policia dhe ambulanca, ndërsa në vendin ku qëndronte vetura e ministrit është parë edhe shenjimi i vendit të ngjarjes me shirit sigurie.

Mirëpo dëshmitarët e rastit kanë thënë se nuk ka pasur të lënduar dhe krisma armësh dhe krejtë ajo që është parë, ka qenë tollovia e shkaktuar nga shoferi dhe truproja e Krasniqit që po ndiqnin disa persona, përgjatë rrugës.

Deri më tani nuk dihet se kush ishin personat që e sulmuan ministrin Krasniqi dhe policia nuk ka raportuar për këtë rast, kurse edhe Lëvizja Vetëvendosje nuk ka raportuar se aktivistë të saj kanë sulmuar Krasniqin. Këta të fundit sa herë që kanë ndërmarrë aksione ndaj personave zyrëtarë menjëherë e kanë bërë publike edhe rezultatin e aksionit./INFOKUSI.COM/

Haxhi Avdyli: Prizreni të mos identifikohet me “Kallashin”

0

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli ka kërkuar që të mos identifikohet qyteti i Prizrenit me valltaren Donjeta Kosumi-Kallashi.

Sipas tij, “Kallashi” është vetëm mysafire në Prizren.

“Qyteti me histori mijëvjeçare, i arteve e filigraneve,me tempuj fetar shumëshekullor, qyteti i lidhjes, i festivaleve , kulturës e teatrove, qyteti i njohur si top destinacioni boteror , sot po përmendet vetëm per “Kobra City””, shkruan Avdyli në Facebook.

“Në kontest negativ dhe anti-kulturë Prizreni, u bë top lajm”.

“Ju lutem mos bëni këso krahasime, të pakuptimta se Prizreni është më shumë se mysafirja në Prizren, ‘Kallashi’”.

“Mos e fyeni historinë dhe qytetarinë mijëvjeçare të shqiptarisë q? përfaqëson Prizreni”.

“Kryeqyteti kulturor dhe shpirtëror se meriton identifikimin me “Kobra City”.

“Kur Prizreni ka pas teatro e festivale, të tjerët në Ballkan , s’ka pas as këngë ninullash”. /PrizrenPress.com/

70 mijë euro për Shok

0

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, me kërkesë të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka miratuar një fond prej 70 mijë eurosh nga Fondi Rezervë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në funksion të promovimit të mëtejmë të Filmit Shok, i cili është nominuar për Çmimin prestigjioz Oscar.
Kështu ka njoftuar MKRS.

“Ky vendim është marrë duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje, si dhe duke u bazuar në kërkesën e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe me propozim të MKRS’së”.

“Ministri Shala në fjalën e tij në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u shpreh se nominimi i këtij filmi ka qenë një e arritur e madhe dhe një sukses i jashtëzakonshëm për kinematografinë dhe kulturën e Kosovës, prandaj edhe kërkohet mbështetje financiare në funksion të promovimit sa më të gjerë të tij”, thuhet në njoftimin e MKRS’së.

Më pak vjedhje në Suharekë

0

Sipas një raporti të stacionit policor në Suharekë, numri i vjedhjeve në këtë komunë ka pësuar rënie në 2015-ën.

Raporti i është dërguar kryetarit të Komunës së Suharekës Sali Asllanaj, ndërsa në të thuhet se vitin që shkoi ka pasur më pak vjedhje se në 2014-ën në Suharekë.

Sipas policisë numri i vjedhjeve të rënda në 2015-ën është më i vogël për 14 për qind në raport me vitin 2014, ndërsa zbulueshmëria e veprave penale të tilla është rritur për 15 për qind, gjithnjë në raport me vitin 2014.

Policia bën të ditur se fshatrat më të prekura nga vjedhjet ishin Samadraxha, Leshani e Gjinoci.

KALLXO.com raportoi vitin e kaluar për disa raste të vjedhjes në Suharekë

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj vrasësit të Zejnepe Berishës

0

Prokuroria Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N. B, për vrasje të rëndë.
N. B., akuzohet se me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes, bashkëshorten Z. B.. Çka do të thotë se me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 i KP-së.

Po ashtu, i njëjti akuzohet se i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore vajzës së tij të mitur. Me veprimet e tilla N. B., ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 3 nënparagrafi 4.2 lidhur me paragrafin 2 të KP-së