19.8 C
Prizren
E diel, 16 Qershor, 2024

Sulmohet Memli Krasniqi

Burime të portalit Infokusi bëjnë me dije se sot rreth orës 9:15 në rrugën Ardian Krasniqi në Prishtinë disa persona kanë sulmuar Ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqi, dhe se të njëjtit janë konfrontuar edhe me truprojat dhe shoferin e tij, shkruan INFOKUSI.COM

Sipas Burimeve nga vendi i ngjarjes janë parë shoferi dhe truproja e Memli Krasniqit janë parë duke ndjekur disa persona me revole në dorë. Këto burime kanë bërë me dije se në vendin e ngjarjes më pas kanë arritur edhe policia dhe ambulanca, ndërsa në vendin ku qëndronte vetura e ministrit është parë edhe shenjimi i vendit të ngjarjes me shirit sigurie.

Mirëpo dëshmitarët e rastit kanë thënë se nuk ka pasur të lënduar dhe krisma armësh dhe krejtë ajo që është parë, ka qenë tollovia e shkaktuar nga shoferi dhe truproja e Krasniqit që po ndiqnin disa persona, përgjatë rrugës.

Deri më tani nuk dihet se kush ishin personat që e sulmuan ministrin Krasniqi dhe policia nuk ka raportuar për këtë rast, kurse edhe Lëvizja Vetëvendosje nuk ka raportuar se aktivistë të saj kanë sulmuar Krasniqin. Këta të fundit sa herë që kanë ndërmarrë aksione ndaj personave zyrëtarë menjëherë e kanë bërë publike edhe rezultatin e aksionit./INFOKUSI.COM/

Më Shumë

Projekti i bashkëfinancuar i mbjelljes së boronicës në Prizren: 2.4 hektarë të mbjella me sukses

Projekti i bashkëfinancuar nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për mbjelljen e boronicës po vazhdon me sukses në territorin e Komunës së Prizrenit....

Sot shënohet Dita e Çlirimit të Prizrenit

Me aktivitete të ndryshme do të shënohet sot Dita e Çlirimit të Prizrenit. Data: 12.06.2024 Programi i aktiviteteve: Ora 09:00: Seanca Solemne e Kuvendit të Prizrenit ...

Lajmet e Fundit