8.7 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 6772

Dialogu në Bruksel është në interes të Kosovës

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të dialogut të Brukselit, thuhet në njoftimin nga Kryeministria.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të dialogut të Brukselit.

Gjatë takimit është diskutuar për aspektet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, si dhe perspektivat e dialogut për të ardhmen.

Ishte vlerësim i të gjithëve që dialogu në Bruksel dhe thellimi i bashkëpunimit me Bashkimin Evropian është interes madhor i Republikës së Kosovës në rrugën e saj përpara në integrimet euroatlantike.

Limaj: Presidenti, nga vota e qytetarit

0

Kreu i Nismës për Kosovë është bërë pjesë e debatit për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke thënë se zgjidhja më e mirë tash për tash është shkuarja në zgjedhje parlamentare, e gjithashtu edhe zgjedhja e presidentit nga vota e qytetarit.

“Mënyra e zgjedhjes dhe funksionimi i institucionit të presidentit të republikës, sidomos viteve të fundit na jep argumente të mjaftueshme për të ndryshuar mënyrën dhe rregullat e zgjedhjes se presidentit.

Rregulla e deritanishme e zgjedhjes së presidentit nga parlamenti, mjaftueshëm na ka treguar që presidenti jo vetëm që nuk ka mundur të ushtroj rolin e tij unifikues, por fatkeqësisht shpeshherë institucioni i presidentit është bërë pjesë e kombinimeve dhe e pazareve politike

Prandaj, duke marr parasysh edhe klimën aktuale politike në të cilën është vendi ynë sot, po ashtu edhe duke e ditur se ky parlament e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e vet, është më se e sigurt që zgjedhja e presidentit nga ky parlament nuk do të përmbushte kërkesën kushtetuese që presidenti të përfaqësoj unitetin e popullit.

Është momenti ideal që me vullnetin politik të të gjitha forcave politike dhe në emër të fuqizimit të këtij institucioni të përfundojnë sa më shpejtë reformat e nisura ligjore, në mënyrë që njëkohësisht dhe sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje edhe parlamentare dhe po ashtu në të njëjtën kohë edhe presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt me votë të qytetarit”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook.

Pesë persona arrestohen në rajonin e Prizrenit

0

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orësh ka arrestuar pesë persona në rajonin e Prizrenit. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, dhe asaj në Gjakovë.

Tre persona janë arrestuar në Suharekë, një në Prizren dhe një tjetër në fshatin Banjë të Malishevës, transmeton PrizrenPress.

Të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit. /PrizrenPress.com

Gjurmët shtyjnë koncertin në Prishtine

0

Rock grupi Gjurmët e kanë shtyrë koncertin e praparë që të mbahet më 17 shkurt, në Prishtinë, pas atij që ishte prezantuar në Tiranë, në fundvitin e vitit të shkuar. Kështu ka njoftuar vetë ky grup.

“Njoftojme publikun se koncerti i parapame per Diten e Pamvaresise, me 17 Fror, ne Prishtine – shtyhet per ne pranvere. Kompleksiteti i koncertit dhe koha e shkurte deri ne Diten e Pamvaresise, nuk premtojne standardet dhe kualitetin e aspiruem prej nesh, prandaj kemi marr vendim me e shty koncertin per ne pranvere”, kanë shkruar në faqen zyrtare të grupit Gjurmët. /PrizrenPress.com

Mbi 100 mjekë po hetohen për skandalin e stentave

0

Prokuria e Shtetit po heton mëse 100 mjekë nga e gjithë Kosova, të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në rastet e vendosjes së stendave.

Më shumë se 100 mjekë nga e gjithë Kosova po hetohen nga Prokuria e Shtetit pas dyshimeve për keqpërdorime të setndave nga ana e mjekëve.

RTK raporton se dyshohet se mjekët kanë detyruar pacientët që t’i lënë klinikat shtetërore dhe të kurohen në ordinanca private.

Madje, edhe paratë që ka ndarë Ministria e Shëndetësisë për pacientet me probleme kardiake kanë shkuar nëpër spitale private.

Hetimi që po e bënë Prokuroria e Shtetit godet një pjesë të madhe të doktorëve në gjithë Kosovën.

Me këtë rast është duke u marrë prokurori i shtetit, Besim Kelmendi.

Ai ka konfirmuar se janë zgjeruar hetimet , pasi është marrë vesh se mjekët në fjalë kanë keqpërorur detyren zyrtare gjatë trajtimit të pacientëve me probleme me zemër.

Në një bidesë për RTK, prokurori i rastit ka thënë se mjekët po hetohen për vendosjen e stendave. “Ata dyshohet se kanë rekomanduar pacientët me probleme kardiake nga spitalet publike në ato private”.

Po ashtu, prokurori ka konfirmuar se pagesat që ka bërë Ministria e Shëndetësisë për t’i trajtuar pacientët në spitale publike, mjekët e dyshuar i kanë adresuar pacientët në klinika private.

Në mesin e të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, prokurori konfirmon se janë edhe tre persona jurdik.

Ndërkaq, burimet e sigurta të RTK-së bëjnë të ditur se të dyshuarit tjerë janë kryesisht kardiologë nga të gjitha spitalet e Kosovës, por edhe doktor nga ordinancat private.

Ka vdekur nëna e dëshmorit Imer Krasniqi

0

Sot pas një sëmundje, ka vdekur Feride Krasniqi, nëna e Dëshmorit të Kombit Imer Ramë Krasniqi nga Carralluka e Malishevës.

Sipas informatave brenda familjes varrimi i të ndjerës bëhet sot në ora 14:00 në varrezat e fshatit, raporton MalishevaPress.

Shfrytëzojnë veturën zyrtare, për t’u kënaqur në Brezovicë! (Foto)

0

Keqpërdorimi i veturave zyrtare, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet. Disa fotografi, tregojnë se si vetura zyrtare është ndaluar pranë një restauranti, në Brezovicë.

Një veturë me targat “01Z-51-19”, këto ditë ka qenë duke “pushuar” në mes të Brezovicës, aty ku dimir është më i mirë pasi që është edhe pista e skijimit.

Disa fotografi, në të cilat shihet vetura zyrtare e ndaluar pran një restauranti, në Brezovicë, Gazeta Blic ka arritur t’i siguroj nga një lexues.

Brezovice-vetura zyrtare

Muzikë falas nga Springsteen

0

Bruce Springsteen është i fuqishëm, por motin nuk e kontrollon dot.

I ndjerë keq që është dashur ta shtyjë një koncert të planifikuar për në Madison Square Garden, në New York, për shkak të stuhisë së borës që ka përfshirë këto ditë SHBA’në, ai ka menduar ta kompensojë disi këtë.

Springsteen dhe E Street Band kanë vendosur ta dhurojnë falas për adhuruesit e tyre koncertin e mbajtur më 19 janar në Chicago.

“Duke filluar nga tash, incizimi live i #TheRiverTourChicago të 19 janarit mund të shkarkohet falas gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka deklaruar bendi.

Ky është linku ku mund t’i shkarkoni këngët si MP3. /Politiko.net

https://youtu.be/GTO8pI5hbTQ

Jahjaga nuk ka pse ta pyesë Gjykatën

0

Pavarësisht që janë ngritur shumë dilema në pritje të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, për shkak të mundësisë së rrezikimit të kuorumit nga bojkoti i opozitës dhe turbulencat në LDK, presidentja e vendit Atifete Jahjaga duket se nuk e ka ndërmend që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë rreth mënyrës së zgjedhjes së pasardhësit të saj, shkruan Kosova Sot.

Në pyetjen që gazeta i ka adresuar Zyrës së Presidencës, nëse eventualisht do të kërkohet edhe një sqarim shtesë për të gjetur rrugëdalje nga kriza që mund të jetë me dy të tretat e deputetëve të pranishëm në seancë, Presidenca nuk ka dhënë përgjigje.

Nga ana tjetër, edhe ekspertë të legjislacionit theksojnë se sa i takon këtij procesi gjithçka është e qartësuar me Kushtetutë dhe nuk ka asnjë nevojë që e para e vendit të trokasë në Gjykatën Kushtetuese.

Eksperti i kësaj fushe, Mazllum Baraliu thotë se madje do të ishte krijim i një situate paragjykuese nëse e para e vendit tani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese rreth situatës që mund edhe të krijohet në momentin e caktuar, prandaj me të drejtë do të ishte që partitë politike të merren vesh me kohë dhe të mos krijojnë situata të tilla. /Kosova Sot

Posti i presidentit do të sjellë krizë të re

0

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka përsëritur qëndrimin e tij që presidenti i Kosovës duhet të zgjedhet nga populli.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Pacolli ka thënë se vazhdon të jetë i pajtimit se sot, më shumë se kurrë, presidenti i vendit duhet të zgjedhet nga populli përndryshe, sipas tij, vendi do të hyjë në krizë presidenciale.

“Vetëm një president i zgjedhur nga populli mund t’i jepte fund krizës pa qenë nevoja për t’i përfshirë miqtë tanë të huaj si ndërmjetësues. Njerëzit e pushtetit nuk po respektojnë një rezolutë parlamentare me vlerë kushtetuese dhe po bëhen gati ta fusin vendin në një krizë të re, paralele me atë të ndërlidhur me dy marrëveshjet, gjegjësisht atë të Asociacionit të komunave serbe dhe atë të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Jemi në prag të një krize të re presidenciale, të cilën do ta shkaktojnë pikërisht ata që, sipas një skenari konspirativ, e bënë në rastin tim”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se nëse opozita, siç pretendon, ka kandidatë të mirë dhe gëzon mbështetje popullore, pse ajo nuk mban qëndrim thelbësor sa i përket postit të presidentit.

“Pse nuk janë gati të garojnë ata dhe ta testojnë popullaritetin e tyre?”, ka pyetur Pacolli.

Pacolli në këtë intervistë e ka kritikuar qeverisjen aktuale. Ai ka thënë se kjo Qeveri ka dështuar më së pari në ekonomi. Sipas tij, ka një diferencë të madhe midis premtimeve të fushatës dhe asaj çfarë po bëhet.

“Ka një retorikë vetëshkatërruese antievropiane, e cila nuk e kuptoj se kujt i shërben. Por, e di se nuk i shërben Kosovës. Përgatitja e negociatave të Brukselit me Serbinë është e dobët. Ky ekzekutiv ka një fat të madh, megjithatë opozita e kapur në një temë fikse, po e lejon të qeverisë si të dojë. Opozita nuk po merret me çështjet më të rëndësishme, por ka mbetur peng i dy temave me të cilat do ta rrëzojë Qeverinë, tema këto që nuk mbështeten nga miqtë tanë, as nga popullata paqedashëse që paraqet shumicën e popullsisë”, ka thënë Pacolli.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në situatën aktuale kur është krijuar një ndarje e fortë midis dy palëve. Por, Pacolli nuk mendon se zgjedhjet duhen të bëhen tani, pa përgatitje serioze për kuadrin zgjedhor dhe për administratën zgjedhore.

“Pas këtyre përgatitjeve, mendoj se fundi i këtij viti ose fillimi i vitit tjetër do të ishte koha më e mirë”, ka deklaruar Pacolli.

Ai ka bërë me dije se në verë do të mbahet Kongresi i Punës së AKR-së, në të cilin do të dalë edhe udhëheqësia e re. Pacolli ka thënë se AKR-ja do të rikthehet fuqishëm në skenën politike.

Pacolli ka treguar se tashmë gjendet jashtë shtetit, ku ka filluar lobimin për njohje të reja për Kosovën. /Epoka e Re