8.1 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026
Home Blog Page 6773

“Enver Hoxha” i Blendi Fevziut botohet në anglisht

0

Libri “Enver Hoxha” i gazetarit Blendi Fevziu është botuar në fillim të janarit në Londër për tregun anglishtfolës nga shtëpia botuese I.B.Tauris (ne kete link Tauris). Biografia e diktatorit shqiptar në gjuhën angleze përbëhet nga 301 faqe dhe është edituar nga Robert Elsi, transmeton Klan Kosova.

Libri kaloi fazat përzgjedhëse për një periudhë dyvjeçare, duke përfshirë edhe recensionet e historianëve britanikë. Në botimin anglisht, shtëpia botuese ka vendosur edhe katër vlerësime historianësh dhe autorësh për librin.

“Puna e Blendi Fevziut është e jashtëzakonshme. E shkruar si një novelë krimi, bazuar në qasje të pakrahasueshme në arkivat e shtetit shqiptar, që më parë kanë qenë të mbyllura, libri është i detyrueshëm për të gjithë ata që duan të kuptojnë Europën komuniste dhe mënyrën se si lindnin dhe mbijetonin diktaturat. Fevziu ia del mbanë në mënyrë brilante për të kapur torturat e regjimit 41 vjeçar të Hoxhës dhe i jep zë shumë zërave që Hoxha kish mbytur. Jo vetëm kjo, por duke pasur parasysh dhe historikun e Hoxhës, Fevziu na ndihmon të kuptojmë pse rruga e Shqipërisë në demokraci është kaq e vështirë. Kjo biografi është një arritje e madhe”.
(Rober Austin Shkolla e Marrëdhënieve Ndërkombëtare – Universiteti i Torontos, Kanada)

“Bazuar në burime arkivore, orale të publikuara ose jo, Enver Hoxha i Blendi Fevziut është një rrëfim tërheqës dhe realist i jetës dhe kohës të diktatorit stalinist të Shqipërisë si dhe vendit që ai udhëhoqi me dorë të hekurt për katër dekada. Ky libër është një kombinim mjeshtëror i biografisë dhe historisë”.
(Nicolas Pano, profesor i historisë në Universitetin Western Illinois, SHBA)

“Ta kuptosh Shqipërinë kërkon ta njohësh burrin që e dominoi mizorisht dhe me sharm për 41 vite, të gjithëfuqishmin ‘Xhaxhin Enver’. Në këtë libër Blendi Fevziu sjell jetën dramatike të diktatorit, ardhjen e tij në pushtet, rritjen e tij dhe diktaturën, si dhe vendin që ai la pas vdekjes!”
(Fred Abrahams, autor i “Shqipëria moderne nga diktatura në demokraci”).

“Libri i Blendi Fevziut, i bazuar në kërkime të gjëra, të le pa frymë. Ai sqaron shumë mite për diktatorin Enver Hoxha dhe ofron të dhëna se si Hoxha e mori dhe e konsolidoi pushtetin, dhe më pas se si abuzoi me pushtetin e tij për t’i imponuar një nga regjimet më të egra diktatoriale që ka pasur Europa. Një libër superb dhe i shkruar mjeshtërisht nga Blendi Fevziu, Enver Hoxha është një libër i detyrueshëm për ata që janë të interesuar në historinë e trazuar të Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore”.
(Elez Biberaj, autor i librit “Shqipëria në tranzicion, rruga e vështirë drejt demokracisë”)

Libri pritet të dalë këtë javë në librari. Ai do të gjendet online edhe në Amazon, ose direkt në shtëpinë botuese. Enver Hoxha është një nga librat më të shitur në libraritë shqiptare. Ai u botua në Tiranë më 2011.

PDK në Malishevë: Gjykata rikthen në punë drejtorin e larguar nga Ragip Begaj

0

Me vendim të Gjykatës, Faik Krasniqi është rikthyer drejtor në SHFMU “ Afrim Krasniqi” në fshatin Bardh të Komunës së Malishevës.

Ai ishte larguar nga puna pas ardhjes në pushtet të partisë “Nisma për Kosovën” në Malishevë.

Sipas kumtesës së PDK-së në Malishevë, Krasniqi pasi ishte larguar nga puna me 1/ 08 / 2014, ai ishte ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, ku largimi i tij ishte vlerësuar i pa drejtë dhe i ishte kërkuar Komunës së Malishevës që ai të kthehet në vendin e tij të punës.

“Një vendim të tillë nuk e zbatuan organet drejtuese të Komunës së Malishevës përkatësisht kryetari Ragip Begaj, kurse Faik Krasniqi ishte i detyruar që vendimin e KPM të SHCK-së ta fuqizoj edhe në procedurë gjyqësore. Ditë më parë, avokati mbrojtës i Faik Krasniqit ka marrë vendimin e gjykatës i cili i mundëson kthimin në postin e drejtorit Faik Krasniqi pas një vit e gjysmë të kërkimit të drejtësisë. Krasniqi tashmë ka kërkuar kthimin në vendin e punës me vendim gjyqësor të formës së prerë por zbatimin e këtij vendimi po e neglizhojnë edhe më tej organet komunale të Malishevës të drejtuar nga partia Nisma”, thuhet në kumtesën e PDK-së.

Në rast të moszbatimit të menjëhershëm të këtij vendimi, atëherë drejtuesit e Komunës së Malishevës sërish do të përballen me prokurorinë dhe gjykatën pasi vendimi është i formës së prerë dhe moszbatimi i tij urgjent paraqet vepër penale.

Përndryshe, ky nuk është rasti i vetëm që një drejtor shkolle i larguar për arsye politike, të fitoj të drejtën përmes gjykatës. Përveç Faik Krasniqit, me vendime të gjykatës së formës së prerë në postet e tyre janë kthyer edhe Shemsi Morina, Raimonda Krasniqi, Agim Samadraxha, Sabit Berisha e të tjerë kurse për shkak të largimit të padrejtë të tyre si dhe për shkak të moszbatimit të vendimeve të formës së prerë, ndaj kryetarit të Komunës Ragip Begaj dhe shumicës së drejtuesve tjerë komunal nga lëmi i arsimit po udhëhiqen procedura gjyqësore.

“Komuna e Malishevës e drejtuar nga “Nisma për Kosovën” e Fatmir Limajt në opinionin e Kosovës është bërë e njohur për ndjekjen e kuadrit arsimorë që i përkasin PDK-së dhe punësimin e militantëve të subjektit politik “Nisma për Kosovën” në vend të tyre pa marrë”. /PrizrenPress.com/

Vala njoftoi më kohe gjykatat se SMS-të dhe Bisedat shkatërrohen menjëherë

0

Telekomi i Kosovës ka njoftuar institucionet përkatëse se asnjë informacion nuk ruhet në serverët e saj, përfshire edhe Bisedat dhe SMS-të. Aplikimin e këtyre standardeve e ka bërë të ditur drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, i cili ka publikuar dokumentin që njofton organet kompentente se nuk mund të kërkojnë asnjë informacion për shkak se asgjë nuk ruhet.

Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa ka reaguar edhe njëherë në lidhje me lajmin se Serbia po përgjjon numrat e operatorit Vala dhe Z mobile.
Mustafa ka thënë se Telekomi i Kosovës as nuk I njeh, dhe as nuk I zbaton vendimet e Gjykatave serbe të cilat sipas tij, po urdhërojnë që në mënyrëtë paligjshme të përgjojë numrat e Vala-s dhe Z Mobile. Ai ka shtuar se fakti që një Gjykatë serbe si asjo e Vranjës jep këso lloje urdhërash, nuk do të thotë që PTK-ja është e implikuar në këtë çështje.

“Të vetmet përgjime që bëhen janë ato që autorizohen nga Gjykatat Kosovës. Me kërkesë të prokurorisë dhe leje të Gjykatës, policia vendos nën përgjim një numër. Telekomi i Kosovës nuk ka të bëjë me këtë. Asnjë punëtor i Telekomit nuk e di se kush mund të jetë i survejuar nga policia, apo ndonjë organ tjetër kompetent i zbatimit të ligjit”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Mustafës.

Suharekë: Tenton të rrëmbejë fëmijën, ish-bashkëshortes

0

Një preson ka tentuar me dhunë t’ia marrë fëmijun ish-bashkërshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në Suharekë.

Policia njofton se i dyshuari ka sulmuar edhe fizikisht viktimën.

“ Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka ndalur viktimën femër (ish bashkëshorten e tij), e cila ishte duke lëvizur me automjetin e saj”, njofton PK-ja transmeton PrizrenPress.

“I dyshuari dhunshëm e ka nxjerrë nga vetura viktimën duke e goditur disa herë dhe ka tentuar që t’ia marrë fëmijën e tyre”.

“Më pas i dyshuari përmes një mesazhi në telefon e ka kanosur viktimën dhe babanë e saj”.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”./PrizrenPress.com/

Ramadan Muja zbulon shtatoren e Isa Boletinit

0

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit kombëtar Isa Boletini në Sarajë të Maqedonisë.
Ai është shoqëruar nga zv. kryeministri i Republikës së Maqedonisë Musa Xhaferi, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Përurimi i shtatores së heroit Isa Boletini në Shkup, është një e arritur e madhe dhe një stimul për shqiptarët e Maqedonisë, që me përkushtim edhe më të madh të angazhohen për realizimin edhe të synimeve tjera”, ka thënë Muja.

“ Vendosja e shtatores së Isës në Shkup është për çdo lëvdatë dhe do të ndikojë në bashkimin e faktorit shqiptar në Maqedoni, si dhe do të jetë një moment kyç që shqiptarët të bashkuar të ecin përpara drejt realizimit të aspiratave mbarëkombëtare”,ka thënë Muja.

Në emër të familjarëve të Isa Boletinit, ka folur Gazmend Boletini.
“ Jam të nderuar me këtë akt që edhe në Sarajë po përurohet shtatorja e heroit të kombit”, ka thënë ai./PrizrenPress.com/ .

Krasniqi: LDK-ja e don Hashim Thaçin në burg

0

Ish – kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi, thotë se opozita nuk mund të propozojë kandidatin për president.

Krasniqi, i cili njëherit është edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, në një shkrim të tij dërguar mediave thotë se opozita madje as që ka biseduar për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Ai tutje thotë se LDK-ja, nuk e donë Hashim Thaçin, jo më për Kryetar (President) shteti, por, sipas tij, me dëshirë, ata do ta shihnin atë në burg, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shkrimi i plotë i ish – kryeparlamentarit Jakup Krasniqi:

Këto ditë u fol shumë për kandidatin e mundshëm të opozitës së bashkuar. Në fakt, opozita jo vetëm që nuk ka biseduar për Presidentin e ardhshëm të Kosovës, por as i ka mundësit për t’ia ofruar atë mundësi cilitdo personaliteti në Kosovë. Përkundër kësaj, kjo çështje është përfolur shumë ne medie?! Edhe pse do të ishte punë e mençur po të gjendej një kandidat i pranueshëm edhe për opozitën.

Krejt çka mund të thotë opozita e bashkuar për ketë çështje është: Ne, opozita e bashkuar, mund të jemi pjesë e zgjedhjes së Kryetarit (Presidentit/ës) të/ së Kosovës, nëse propozohet filan i a fisheku, por jo më shumë, pasi numrat janë të koalicionit PDK-LDK. Opozita e bashkuar është e vetëdijshme për ketë. Ndërsa opozita ka objektiva të tjera dhe nuk besoj që mund të bëhet pjesë e kësaj loje as medialisht. Ndonëse, kandidatet për të cilët u fol, opozita mund ta jepte kontributin e saj pozitiv.

Nuk ka asnjë dyshim, në Kosovë, sigurisht që ka emra që do ta obligonin opozitën e bashkuar për të qenë pjesë aktive e zgjedhjes së Presidentit, por nuk mendoj, se politika që udhëhiqet nga koalicioni i tashëm Isa – Hashim, është në kërkim të një kandidati të përbashkët. Pasi të njëjtin, nuk janë të interesuar të gjejnë zgjidhje të problemeve që i kanë krijuar vet. Kjo u pa gjatë gjithë një sesioni të punës së Kuvendit dhe i dyti nuk po duket se ka ndonjë ndryshim.

Jam i bindur se LDK-ja, nuk e donë Hashim Thaçin, jo më për Kryetar (President) shteti, me dëshirë, ata do ta shihnin atë në burg, p asi deputetet e saj njëzëri kanë votuar Gjykatën Speciale (pa u bërë merak për sovranitetin e gjyqësorit), por ata më shumë sesa e urrejnë – Hashimin, e duan pushtetin për të grabit paranë publike nga pozitat që i kanë në qeverisjen e vendit, fal Thaçit! Ai, ju ka dhënë kaq shumë pushtet e mundësi këtij klani te LDK-së, për ta mjelë ketë buxhet të mjerimit, aq sa e kanë për obligim me ia plotësuar një dëshirë të tij. Të tjerat që i thonë ata, janë përralla për fëmijë për netët e gjata të dimrit të ftoftë!

Ndoshta ndonjëri nga deputetet e LDK-së, nuk do t’ia jep votën Hashimit që ai mos të zgjidhet me 80 e më shumë vota, por do të jenë pjesë e zgjedhjes së tij për President dhe kjo është e njëjta gjë!

Zgjedhja e Thaçit President, nuk mund të pengohet nga LDK-ja, pasi e tillë është filozofia e tyre politike! A nuk ishin këta që thoshin: kurrë koalicion me PDK-në e Thaçit, e shumëçka tjetër para e pas kësaj?!

Opozita e bashkuar e ka vetëm një mundësi: që Thaçi të zgjidhet Kryetar i shtetit në Tavan të Kuvendit! Kaq ka mundësi të bëjë opozita në ketë konstelacion të forcave politike në Kuvendin e Kosovës! As Thaçit nuk ia kisha dëshiruar ketë formë të zgjedhjes Kryetar i Kosovës!

E gjithë kjo që po thuhet e ka një të mirë, njerëzit janë duke e ditur çka është e mirë e çka nuk është e mirë, ndonëse mashtruesit po e bëjnë ligjin!

Prizren: Përparësi, korrupsioni

0

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren Ymer Hoxha, ka pritur në një takim kryetarin e Gjykatës Supreme Fejzullah Hasanin, dhe kryetarët e gjykatave të tjera të Kosovës.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj tha se në këtë takim të nivelit më të lartë të sistemit të drejtësisë janë diskutuar arritjet dhe sfidat me të cilat përballet gjyqësori i Kosovës.

“Ishte mendim i përbashkët që edhe më tej duhet dhënë përparësi në vendosjen e lëndëve që lidhen me natyrën korruptive dhe keqpërdorim të autoriteteve dhe pozitës zyrtare”, tregoi Kicaj./PrizrenPress.com/

Sekretet e një jete

0

Për jetën dhe dashuritë e Guy de Maupassant dihet pak. Ai e shndërroi jetën e tij në dhjetëra histori librash, i bindur se kështu ajo do ishte e përjetshme.

“Oh Matildë e dashur! Po gjerdani im ka qenë i rremë. Ai nuk vlente më shumë se pesëqind franga!”.

Kush e ka lexuar tregimin “Gjerdani” shkruar nga Gi Dë Mopasan, ka përfytyruar portretin e Matildë ndërsa zonja Forestije i thotë këtë fjali.

Gruaja e thjeshtë e një nëpunësi do t’i ndryshonte e gjithë jeta nga pjesëmarrja në një ballo, pasi humbi gjerdanin me perla të huajtur te mikesha e saj, zonja Forestije. Është i hidhur leksioni që na jep fati i trishtë i kësaj gruaje, i cili hap siparin e një galerie historish të shkruara me finesën e një mjeshtri, në përmbledhjen me tregime dhe novela të Mopasan, një prej autorëve më të rëndësishëm të shekullit XX, shqipëruar nga Gjergj Zheji.

Ndryshe nga autorë të tjerë të kohës, Mopasan ka ardhur herët në gjuhën shqipe. Kohë pas kohe janë botuar romanet e tij kryesore si dhe disa përmbledhje me tregime dhe novela. Nëse do të kuptosh jetën, duhet të lexosh Mopasan. Kjo është një këshillë që një lexues i mirë e jep shpesh, ndërsa e pyesin për librat që duhen lexuar.

Historitë që ai tregon duken të thjeshta. Janë personazhe që do të jenë gjithnjë me ty nëse i ke takuar njëherë, ashtu si zonja Matildë, e cila vjen si një këshillë për besimin. Ka pasur një tjetër fat në takimin mes Mopasan me lexuesin shqiptar dhe kjo ka të bëjë me përkthyesit e tij.

I lindur në Normandi më 5 gusht 1850, ai vinte nga një familje aristokrate në gjak. E ëma, Lora, ishte një njohëse e mirë e letërsisë dhe adhuruese e “Zonjës Bovari”. Pas divorcit të prindërve bashkë me të ëmën dhe të vëllain, ata vendosen në një Etret, qytet bregdetar normand që siç do ta shkruajë më pas Mopasani, kishte përpara një det të hirtë e të ftohtë verior, i cili fshikullohej vazhdimisht nga shirat dhe kutërbonte një erë të rëndë peshku, që nuk të ndahej kudo që ndodheshe.

Pas përfundimit të Liceut ai nis studimet në Fakultetin Juridik të Kanës, po në korrik të atij viti plasi lufta franko-prusiane dhe ai u thirr ushtar. Pas përfundimit të luftës për shkak të krizës ekonomike, iu desh të ndërpriste studimet. Në këtë kohë takohet me Floberin, i cili do të bëhet dhe mësuesi i tij shpirtëror.

Takimet me Floberin do ta bënin Mopasan të kuptonte se ishte letërsia ajo çfarë donte më shumë.

“Letërsia kërkon punë e vetëm punë. Që nga ora pesë e mbrëmjes e deri në ora dhjetë të ditës. Tërë kohën tuaj duhet t’ia kushtoni muzës”, i thoshte Flober.

Këshillat e Floberit nuk shkuan dëm. Për gjashtë vjet me radhë shkroi poezi, novela dhe një dramë.

Gi Dë Mopasan është një nga autorët që diti ta fshihte jetën e tij private, aq sa dhe sot biografia e tij fillon e mbaron me librat që ka shkruar. Ai punonte çdo ditë prej orës shtatë deri në ora dymbëdhjetë, duke arritur të shkruante jo më pak se gjashtë faqe në ditë. Në mbrëmje para se të flinte e kishte zakon të mbante shënime të gjitha ato që i kishin bërë përshtypje gjatë ditës. Biografët kanë llogaritur se deri më 1885 ai kishte arritur të shkruante 15000 fletë tipografike, duke ia kaluar kështu edhe Balzakut.

Më 1881, ai botoi përmbledhjen me tregime “Shtëpia Telje”. Më 1882 përmbledhjen tjetër “Zonjusha Fifi”. Më 1883 “Tregimet e shapkës” dhe romanin “Një jetë” që e radhiti krahas shkrimtarëve më të mirë francezë të kohës.

Numri i librave nga viti në vit rritej, bashkë me famën e Mopasan. Por, dhe pse i përkushtuar ndaj shkrimit, atij i pëlqente të ishte dhe pjesë e jetës mondane të kohës. Zbrazëtia e kësaj lloj jete do të gjente përshkrim në librat e tij. Raporti me shkrimin, do ta tërhiqte çdo ditë e më tepër shkrimtarin drejt vetmisë, aq sa një ditë ai kishte frikë se do të çmendej. Një frikë do ta pushtonte dalëngadalë duke e bërë të pafuqishëm për të drejtuar veten.

Romanet “E fortë si vdekja” dhe “Zemra jonë” i ka punuar nën këtë ankth. Prej këtij momenti veprimtaria e tij erdhi gjithnjë e duke u shuar. Me vitin 1891 ai i thotë një mikut të tij poet: “Ja këtu janë 50 faqet e romanit tim “Anxhëles”. Kam një vit të tërë që nuk po shkruaj dot më as edhe një faqe tjetër. Nëse nuk do të jem në gjendje ta mbaroj, brenda tre muajve do të vras veten”.

Pak nga pak Mopasan nisi të shfaqë shenja të një çekuilibri që binte në sy. Kohë më pas shkrimtari do të tentonte disa herë të vriste veten, derisa të afërmit e shtruan në një spital psikiatrik.

Në fillim të gjithë mendonin se ai do t’ia dilte të rikthehej sërish si më parë, por ai nuk erdhi më kurrë në vete derisa vdiq më 6 korrik 1893 në moshën 43-vjeçare.

Është i trishtë fundi i një shkrimtari si Mopasan, një fund që sipas shumë kritikëve ndihet në tregimet që ai ka shkruar. Një vëzhgues i hollë i jetës njerëzore, Mopasan kalonte me përshkrimet e tij dhe fijet e holla me të cilën shpesh fshehim të vërtetat.

Personazhet e tij vijnë si portrete të plota, duke të treguar dhe sekretet më të vogla, si në një pasqyrë. Janë të pafundme rrëfimet e tij mbi dashurinë, duke besuar vetëm në një shprehje se “nëse ka një gjë të mirë në jetë ajo është dashuria”. Duket sikur Mopasan ia ka dhënë gjithë shkëlqimin e brendshëm personazheve që krijoi, duke jetuar çdo jetë të tyren.

Për jetën e shkrimtarit dhe dashuritë e tij dihet shumë pak. Ai e mori jetën e tij dhe e shndërroi në dhjetëra histori librash, i bindur se vetëm në libra ajo do të ishte e përjetshme. /Shqip

Në mars njohja e diplomave

0

Gjatë javës së kaluar në Bruksel, delegacionet nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE’së, kanë arritur pajtimin që Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave të fillojë zbatimin më 1 mars 2016.

Kështu ka bërë të ditur sot Zyra për Informim e Qeverisë së Kosovës, në një komunikatë për media.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, siç thuhet në komunikatë, ka theksuar se kjo është një marrëveshje e re për diplomat, e cila është më e zgjeruar se ajo e vitit 2011, sepse përfshinë njohjen reciproke të diplomave të të gjitha niveleve të shkollimit, prej shkollës fillore deri te arsimi i lartë universitar si dhe nivelet profesionale.

“Me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të njohin reciprokisht këto diploma: diplomat e shkollës fillore, të mesme, shkollimit vokacional, nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës së kualifikimeve evropiane (EQF), diplomat bachelor, master dhe doktoraturat”.

“Njohja reciproke e diplomave bëhet përmes procesit të certifikimit ndërkombëtar të diplomave nga një palë e tretë dhe në këtë rast këtë certifikim do të bëjë Asociacioni i Universiteteve Evropiane ( European Association of Universities – EAU) dhe pastaj diplomat e certifikuara konsiderohen të njohura nga të dyja shtetet”.

“Për njohjen e diplomave të shkollës fillore, të mesme dhe ato profesionale (që është risi në këtë marrëveshje) do të përzgjidhet një organizatë ndërkombëtare e cila do të bëjë certifikimin ndërkombëtar. Kandidatët e interesuar për njohjen e diplomave do të aplikojnë pranë zyrave të organizatës SPARK në të dyja shtetet për të paraqitur aplikacionin për njohje e diplomave cila pastaj do ta realizoj procesin e certifikimit ndërkombëtar”.

“Njohja e diplomave është e ndarë në dy grupe, në njohjen profesionale dhe akademike. Pas certifikimit ndërkombëtar, njohja profesionale do të realizohet nga institucionet e shteteve përkatëse në afat prej 90 ditësh dhe me një pagesë prej 50 eurosh apo në valutë tjetër ekuivalente me shumën prej 50 eurove”.

“Njohja profesionale e diplomave do të shërbejë për qëllime punësimi, duke përfshirë edhe punësimin në institucionet qeveritare në shtetin përkatës. Njohja akademike e diplomave do t’iu shërbej studentëve për të vazhduar studimet e mëtejmë në shtetin përkatës, ku procedurat do të realizohen nga secili institucion i arsimit të lartë i shtetit përkatës të cilës i drejtohet aplikuesi dhe afati i realizimit të njohjes është 5 muaj”.

“Po ashtu, të gjithë kandidatët të cilët tashmë kanë kryer procedurat e njohjes nga Asociacioni i Universiteteve evropiane (EUA) munden menjëherë pas 1 marsit 2016 të aplikojnë për njohje nga institucionet e larta arsimore të shtetit përkatës. Kandidatët gjatë aplikimit për njohje duhet të theksojnë se çfarë njohje dëshirojnë, profesional apo akademike. Të gjitha udhëzimet për procedura do të merren nga zyra implementuese përkatësisht zyrat e SPARK-ut në Kosovë dhe në Serbi”.

“Marrëveshja për diplomat vlen vetëm për diplomat që janë marrë nga universitetet e akredituara në shtetet përkatëse, Kosovë dhe Serbi”, thuhet në njoftim.

Ministrja Edita Tahiri ka thënë se njohja reciproke e diplomave ka një rëndësi të madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse shumica e tyre kanë studiuar dhe diplomuar në Kosovë dhe u duhet kjo njohje e diplomave. Ajo, po ashtu, ka theksuar se moszbatimi i kësaj Marrëveshje nga Serbia për pesë vjet me radhë, që nga viti 2011 kur është arritur marrëveshja, ka pasur për qëllim që të pamundësojë perspektivën dhe punësimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët shkollohen në universitetet e Kosovës. Tahiri ka shprehur me tutje besimin se BE nuk do të lejojë zvarritjet e mëtejme nga ana e Serbisë.

Heronjtë e shqiptarëve nuk janë pjesëmarrësit në krime

0

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, shpreson se Gjykata Speciale do të ketë sukses dhe siç thotë ajo do ta përvetësojë publikun në Kosovë se heronjtë e popullit shqiptar nuk janë ata që janë përfshirë në krime kundër pjesëtarëve të minoriteteve dhe bashkëpunëtorëve të pretenduar të regjimit.

Këto komente Kandiq i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, ku ka kërkuar që puna e Speciales të shoqërohet me intensifikimin e gjykimeve në Serbi për krimet në Kosovë.

“Përndryshe, shumë njerëz në Kosovë dhe jashtë vendit, do të pyesin, ku është drejtësia për më shumë se 8,000 viktimat civile shqiptare. Gjeneralët serbë janë dënuar për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, por në Serbi nuk ka gjykime konkrete ndaj oficerëve të policisë/ushtrisë në Mejë, Gjakovë, Korenicë, Bellacërkë, Krushë, Poklek dhe një numër të vendeve të tjera ku kanë kryer krime masive”, shprehet Kandiq