15.6 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 6793

Si ndaheshin filozofët nga të dashurat e tyre

0

Edhe mjeshtërit e mendimit kanë pasur problemet e tyre në jetën në çift. Ndarjet e sotme nëpërmjet mesazheve telefonike nuk janë edhe aq të “reja”. Para teknologjisë ekzistonte letra dhe filozofët e kanë përdorur më së miri këtë mënyrë ndarjeje.

“Unë pi, pra jam… i dehur! Ha! Mendoja se do të ishte më e lehtë pas gjashtë gotave me verë, por prapë qenka e tmerrshme! Bota duket më e vogël pa praninë tënde dhe… jo, më mirë t’ia nis nga e para.

Filozofia është si një pemë me degë që ndahen nga trungu. Ti je si një gëmushë, e vogël dhe e këndshme, por vetëm kaq. E kupton se çfarë dua të të them?”

Dekarti

***

“Marrëdhënia jonë ka kaluar në tri faza. E para ishte estetike. Ndërsa ecja në një nga rrugët e mia të preferuara në Kopenhagë të pashë kur po zbrisje nga karroca dhe të dëshirova në çast. Faza e dytë ishte etike. Megjithëse të përpija me sy, isha i ndërgjegjshëm që ti ia kishe zbuluar hiret e tua, shpirt e trup, mikut tim të mirë Hans dhe e dija se ai do të tërbohej nëse do ta provoja me ty. Faza e tretë dhe e fundit është fetare. Nuk ma ndjente shumë për Hansin, kështu që të josha. Megjithatë, të dy kemi bërë një mëkat shumë të madh dhe duhet t’i japim fund kësaj lidhjeje amorale. Zoti të bekoftë!”

Søren Kierkegaard

***

Sartri për Simone de Beauvoir

“E dashura ime, pasi vizitova ekspozitën e Balzakut e kuptova menjëherë çfarë duhet të bëj. Jam kaq shumë i dashuruar me ty e në të njëjtën kohë të përçmoj. Mundohu të më kuptosh, mendoj për ty në ato momentet e vogla, si p.sh. kur një ketër përshkon me vrap rrugicën apo kur një i pastrehë kënaq veten në shkurret e Tuileries. Mbase është koha të gjesh dikë tjetër, që të ndajë të njëjtin interes me ty për eksperiencat treshe”.
Jean-Paul Sartre

***
“J.P., je gomar”,—Simone de Beauvoir.

***

“Gjatë gjithë marrëdhënies tonë ndihesha kaq mjerueshëm. Tani e kuptoj se më ke përdorur për qëllimet e tua. E se sa keq më bën të ndihem? Është koha të reflektosh mbi kuptimin e ligjit universal… dhe mjaft më me atë gjuhë! E urreja”.

Emanuel Kant

***

A e mban mend atë ditën me patat? Ishte ftohtë dhe binte shi, dhe qielli ndjellakeq u përpoq të vulosë fatin tonë me secilin shkulm ere. Ne rendëm drejt strehës më të afërt, aty ku ndeshëm një familje patash dhe më kujtohet që të shihja dhe mendoja: “Kjo nuk mund të zgjasë”. Por a ka gjë që zgjat? Më dëgjo kur të them se pikërisht ashtu si një bletë braktis lulen e saj pasi përfundon pllenimi, ashtu edhe ti duhet të vazhdosh përpara ose të zbresësh poshtë. Një ditë, jo edhe aq të largët, do të takosh një burrë dhe ai do të ngrihet si feniksi nga hiri, ndërsa unë shpresoj shumë që nuk do të të ngjisë sifilizin”.

Friedrisch Nietszche

Protesta për largimin e Qeverisë

0

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën ka nisur thirrjet për protestën e 9 janarit. Sikur edhe herëve të tjera, rrjeti social Facebook është përdorur për të ftuar qytetarët që t’i bashkohen në protestën “për dorëheqjen e Qeverisë”.

“Prej të gjitha qyteteve e fshatrave të Kosovës, të shtunën me datën 9 janar, në orën 14:00 do të mblidhemi në Prishtinë. Do të protestojmë e do të kërkojmë largimin e kësaj qeverie antikushtetuese. Njëzëri do të dalim për shtet dhe sovranitet. Së bashku do të kërkojmë demokraci. Masivisht do t’i themi jo marrëveshjes me Serbinë e cila u vërtetua se e shkel kushtetutën në 23 pika si dhe demarkacionit me Malin e Zi që Kosovës ia merr mbi 8 mijë hektarë tokë”, thuhet në thirrjen e opozitës.

“Organizimi ka nisur. Përcilleni lajmërimin edhe te fqinjët e familjarët tuaj. Të gjithë së bashku do të takohemi tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, me 9 janar, ora 14:00”, thuhet më tej aty.

Pesë misteret rreth Ismail Qemalit

0

Misteret e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës njeriun që themeloi të parin shtet shqiptar.

Për Ismail Qemalin është shkruar shumë rreth momentit të ngritjes së flamurit në Vlorë, në vitin 1912 si dhe për qeverinë e parë shqiptare që ai arriti të krijonte, por jo për çastet e fundit të jetës së tij. “Tirana Observer” riboton sot gjashtë misteret e Ismail Qemalit. Në këtë speciale do të tregohen të gjitha të fshehtat e pathëna rreth jetës së njeriut që themeloi shtetin e parë shqiptar, që nga vdekja e dyshimtë, propozimi po të dyshimtë të sulltanit për t’ia dhënë postin e vezirit, e deri te fshehja e ditës së lindjes së tij gjatë regjimit komunist.

Si u mundua Ismail Qemali t’i shtonte delegatët në Konferencën e Paqes në Paris? Pse nuk u realizua ky plan?

Jeta e Ismail Qemalit u mbyll me një mister të madh. Askush deri me sot nuk ka arritur të shpjegojë në mënyrë të detajuar për vdekjen e kryeministrit të parë të Shqipërisë. Në janar të vitit 1919, në Paris do të zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila do të diskutonte edhe për fatet e vendit tonë. Për këtë arsye Ismail Qemali ishte shumë i shqetësuar për fatet e vendit. Gjithë sakrificat që ai kishte bërë për vendin e tij donte që të kurorëzoheshin me sukses. Ai hartoi strategji që të kishte mundësi të influenconte në vendimet e konferencës. Për të arritur këtë qëllim, ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinë, e cila duhej të mundësonte që me delegacionin shqiptar, në konferencë të shkonin së paku edhe tre apo gjashtë delegatë më shumë. Këta delegatë do të ishin nga trojet shqiptare, të cilët do të bashkoheshin me ata që vinin nga Amerika. Për një marrëveshje me qeverinë italiane u pa e nevojshme të shkojë në Romë. Prej andej Ismail Qemali kërkoi të bënte një marrëveshje me gjithë shqiptarët për të vendosur një aksion kombëtar në një moment kaq kritik e të rrezikshëm, që të mund të përpilohej programi përfundimtar. Për synimet që i kishte vënë vetes, diplomati shqiptar filloi menjëherë për të zbatuar në mënyrë konkrete të gjithë programin e paramenduar. Detyra e parë dhe më emergjente ishte takimi i menjëhershëm i tij me diplomacinë e Romës. 19 janar 1919. Kryeministri italian, Orlando, për pak ditë do të nisej drejt Parisit për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Ismail Qemali u nis drejt Italisë ku do takohej me autoritet italiane. Sa zbriti në Peruxhia të Italisë, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane që e kishin ftuar ishin nisur për në Paris, duke mos e pritur atë sipas njoftimit që i kishin bërë. Ata kishin lënë njoftim që Ismail Qemali të priste deri sa ata të ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Në këtë moment, ai kuptoi se flitej për një izolim të qëllimshëm që i qe bërë. Kjo mësohet nga rrëfimet e djemve të tij. Sapo mësoi lajmin për pabesinë, menjëherë i erdhi një goditje apoplektike, gjë që për moshën e tij ishte shumë e rëndë. Kanë qenë pikërisht ato momente që provokuan klithmën e tij të egërsuar dhe të papërmbajtur “Më hëngrën në besë”! Situata në të cilën ishte vendosur Ismail Qemali bëri që ai jo vetëm të mos realizonte planin që t’i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtë delegatë, por në Paris do të hidhej për diskutim edhe çështja e Shqipërisë dhe ai s’do të merrte pjesë as vetë. Ky fakt për të do të thoshte vdekje e parapërgatitur. Gjithsesi, në kushtet që i ishin krijuar, ai u detyrua të vendosej në hotelin që i kishin rezervuar. Në një nga ato ditë, kur gjithë qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, më 24 janar, pikërisht 3 ditë para datës 27, kur ai mbushte plot 75 vjeç, në Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndërkombëtare me pjesëmarrjen e shumë shteteve, kur shtetet e mëdha vendosnin fatet e shteteve të vogla, Isamil Qemalit iu provokua një konferencë shtypi. Ajo iu servir si dëshirë e gazetarëve për të dëgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencë, pavarësisht se nuk ishte kërkuar nga vetë ai, dukej se ishte edhe në dëshirën e tij, sepse ishte momenti që më shumë se kurrë ai donte të denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.

U helmua apo vdiq nga shkaqe natyrore kryeministri i parë i Shqipërisë, një nga misteret më të mëdha që ka shoqëruar historiografinë shqiptare!?

Pak kohë para se të fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet të hante para konferencës. Pasi hëngri, ai hyri në sallën e rekomanduar, ku e prisnin dhjetëra gazetarë e fotoreporterë të ndryshëm. Sipas rrëfimeve që djali i Ismail Qemalit, Et’hemi, i ka bërë më vonë kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ali Asllanit, mësohet se sapo hyri në sallë Qemalit i kaloi një çehre e verdhë në fytyrë. Nuk vonoi shumë, ai u ul në tavolinë dhe befasisht në trup i kaloi një valë rrëqethjeje. Ndërsa nisi të belbëzojë me vështirësi, filloi të dridhej dhe ndërkohë u konstatua se nuk mundte t’i lidhte dot fjalët. Pas kësaj situate, ai arriti të kërkonte ta shoqëronin për në banjë. Kur arriti aty, e mbyti shkuma që nxirrte nga goja dhe të vjellët. Në pak çaste pulsi i tij pushoi së rrahuri. Në këto momente gazetarëve të mbledhur për konferencën e shtypit në atë sallë iu komunikua fakti që Ismail Qemali, i cili pak çaste më parë kishte qenë para tyre, nuk jetonte më. Kjo padyshim që është një vdekje e provokuar. Arsyet pse u helmua Ismail Qemali ngelen mister.

Pse nuk ia publikuan asnjëherë datën e lindjes Ismail Qemalit gjatë periudhës së komunizmit?

Një mister tjetër që ka të bëjë me figurën e Ismail Qemalit është dhe data e lindjes së tij. Një nga studiuesit më të mirë që ka punuar në arkivat e Perandorisë Osmane ka zbuluar se dita e lindjes së kryeministrit të parë të shtetit shqiptar është më datën 16 tetor të vitit 1846. Nexhip P. Alpan e ka datuar lindjen e debatuar gjatë, më datën 16 tetor të vitit 1846. Datëlindja e këtij personalitetit është debatuar shpesh gjatë periudhës së komunizmit nga historianë shqiptarë dhe të huaj, mirëpo nuk binin dakord për këtë datë, pikërisht sepse qëllonte në të njëjtën datë kur e kishte ditëlindjen dhe diktatori Enver Hoxha. Kjo u mbajt e fshehtë pothuajse për 45 vjet, por që nga të dhënat e fundit nga historianë turq më në fund caktohet në mënyrë të saktë dhe datëlindja e Ismail Qemalit, i cili ishte nga shqiptarët që ka arritur ofiqet më të larta në Perandorinë Osmane, duke filluar nga një përkthyes i thjeshtë deri në zëvendësministër i Jashtëm, e më vonë deputet. Por që është dhe njeriu që krijoi shtetin e parë shqiptar të pavarur.

Cilat janë të fshehtat e Ismail Qemalit në vitin 1913? Pse e dorëzoi qeverinë në duart e të huajve, a ishin ato që ndodhën më pas dëshirat e tij?

Shpallja e Pavarësisë ishte një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar. Ajo, nga njëra anë mbylli një epokë të tërë luftërash e përpjekjesh shekullore për të hequr qafe zgjedhën e huaj, për të ruajtur tërësinë territoriale të atdheut e për të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar, duke kurorëzuar veprën e Rilindjes dhe, nga ana tjetër, hapi një epokë të re, një epokë luftërash e përpjekjesh të tjera për ta mbrojtur pavarësinë e fituar nga rreziqet e jashtme e të brendshme, për të siguruar bashkimin kombëtar të gjymtuar rëndë dhe për të vendosur rendin demokratik. Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqësonte fitoren e përbashkët e të gjitha trevave shqiptare. Me shpalljen e pavarësisë, në krye të qeverisë u vendos pikërisht ai që kishte kontributin më të qenësishëm, Ismail Qemali. Ai në krye të qeverisë shqiptare ndenji fare pak duke, dhënë dorëheqjen në rrethana misterioze.
Shpesh është aluduar se ai bëri këtë veprim për të lejuar një përfaqësues të fuqive të mëdha që ta drejtonte vendin tonë, kjo për të vendosur edhe stabilitetin e munguar në tokat shqiptare, që jo vetëm po shqetësoheshin nga të tjerët, por edhe mes vetit kishin probleme të theksuara. Një palë kërkonte të mos shkëputeshim nga Perandoria Otomane, ndërkohë që fqinjët tanë grabitqarë ishin duke punuar të shkëpusnin sa më tepër nga trupi i truallit tonë. I gjendur në një pozicion të vështirë, pranoi propozimin e fuqive të mëdha, për ardhjen e Princ Vidit në krye të vendit. Mirëpo kjo lëvizje e Ismail Qemalit rezultoi jo efikase, pasi edhe pse Porta e Lartë u shemb, ishin fuqitë e mëdha ato që bënë pazar me fqinjët tanë për trojet shqiptare. Në vitin 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Shqipëria u copëtua nga të gjithë anët, duke u bërë i vetmi vend në botë që kufizohej me trupin e vetë. Përpjekjet e plakut të mençur nuk reshtën që të realizohej aspirata e gjithë shqiptarëve për një Shqipëri të bashkuar.

Pse nuk shkoi në Stamboll kur Sulltani i propozoi për postin e vezirit, çfarë kurthi mendonte Ismail Qemali se po i bënin?

Duke parë lëvizjet që po bënte anë e kënd Evropës Ismail Qemali, sulltani i kërkon atij të shkonte në kryeqytetin turk dhe të merrte postin e vezirit. Ky ishte një kurth që po i bënte sulltani patriotit shqiptar që, pasi të shkonte atje, ta ekzekutonte. Ismail Qemali duke nuhatur qëllimet e sulltanit e kundërshtoi kategorikisht një rikthim në kryeqytetin e Portës së Lartë, duke iu vënë me gjithë energjitë e tij çështjes shqiptare. Për episodin e kurthit që po ngrinte sulltani ndaj plakut vlonjat kanë shkruar një sërë historianësh, si turq ashtu dhe shqiptarë. Pasi këtij momenti Ismail Qemali realizoi aspiratën pesë shekullore të shqiptarëve atë të pavarësisë. (Burimi: “Tirana Observer”)

Jahjaga dënon dëmtimin e varrezave

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar ashpër aktin e shëmtuar të dëmtimit të varrezave katolike në fshatin Dedaj – Romajë të Hasit.
Ajo ka vlerësuar se veprimet e tilla janë të papranueshme.

Presidentja Jahjaga ka theksuar se institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë të përkushtuar për kultivimin e mëtejmë të harmonisë dhe tolerancës ndërfetare si vlerë e çmuar e shoqërisë sonë.

Jahjaga u ka ofruar mbështetjen e plotë banorëve të fshatit Romajë të Hasit, të cilët janë prekur nga ky veprim i shëmtuar, ndërsa i ka ftuar institucionet e drejtësisë që të veprojnë me shumë profesionalizëm dhe sa më shpejtë të zbardhen rrethanat, të identifikohen kryesit dhe të njëjtit të nxirren para drejtësisë.

Varrezat në Romajë mund të jenë dëmtuar nga stuhia

0

Banorët e fshatit Romajë kanë reaguar për demolimin e varrezave katolike në këtë fshat. Kryesia e këtij fshati, ka kërkuar nga politikanët të kenë kujdes në deklarata për këtë ngjarje.

Kryesia e Romajës, nëpërmjet një reagimi përcjell shqetësimin e banorëve të Romajës dhe kërkon hetim të plotë të rastit.

Gjithashtu duke u bazuar në dëmshmit e banorëve, Kryesia e fshatit thekson se varrezat mund të jen dëmtuar nga stuhia e forta. Në reagim thuhet se nga erërat e forta janë dëmtuar edhe varrezat e myslimanëve.

Kjo është deklarata e plotë e Këshillit të Fshatit – Romajë:

Deklaratë nga Këshilli lokal i Fshatit Romajë

Pas postimit të një deklarate në portalet e Kosovës lidhur me “demolimin e varrezave Katolike në fshatin Romajë”, lëshojmë këtë njoftim për qytetarët e Republikës së Kosovës:

Ne banorët e fshatit Romajë jemi të indinjuar shumë thellë për këtë ngjarje e cila është lansuar në mënyra të ndryshme nga mediet e Kosovës.

E vërteta qëndron në atë se Romaja dhe populli i saj janë të njohur me dekada për diversitet ndërfetar e sidomos me prestarët e besimit katolik që jetojnë në fshatin Dedaj.

Qytetarët e fshatit Romajë e kanë përjetuar rëndë këtë ngjarje dhe i bëjmë thirrje medieve dhe politikanëve që të jenë të kujdesshëm në dhënien e deklaratave pasi që ndikojnë negativisht në ftohjen e marrëdhënieve ndërfetare që kanë qenë shembull jo vetëm në rajonin e Hasit por edhe më gjerë.

Në bazë të dëshmive të banorëve të fshatit është konstatuar se shumë varreza edhe të konfeksionit mysliman janë dëmtuar nga era, pasi që pozita gjeografike ku ndodhën varrezat janë të ekspozuara nga erërat e forta.

Kërkojmë nga organet e hetuesisë që të ndërmarrin masa urgjente në mënyrë që sa më parë të zbulohet e vërteta lidhur me këtë rast dhe kjo do të kontribuonte që ky rast të mos ndikojë në prishjen e marrëdhënieve ndërfetare në mes këtyre banorëve.

varrezat ne romaj

Dëmtimi i varrezave në Romajë, familjarët kërkojnë të zbardhet rasti

0

Ende nuk dihet se kush që dëmtoi varrezat katolike në Romajë të Hasit. Familjarët kërkojnë të zbardhet rasti ndërsa policia vazhdon hetimet.

Simon Përdedaj, ka vizituar varrezat e familjarëve të tij, të cilat ishin dëmtuar ditë më parë. Ai thotë se i janë dëmtuar katër varre nga familja e tij. Kjo, sipas Simonit, nuk është hera e parë.

Raportet në mes dy komuniteteve fetare në Has janë shumë të mira, saqë në dasma dhe vdekje ata ndihmojnë njëri tjetrin.

Varrezat e fshatit Dedaj, janë të vendosura në territorin e fshatit Romajë, ku thuhet se ka qenë një kishë e vjetër.

E me këtë rast është njollosur i gjithë fshati, thotë Minir Çenaj, i cili kërkon të gjendet fajtori.

Ndërkaq, policia po e heton rastin.

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër dëmtimin e varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit.

“Thyerjet dhe dëmtimet e varrezave janë akte të ulëta kriminale, të cilat, përkundër përpjekjeve të izoluara, nuk do të arrijnë të cenojnë në asnjë mënyrë raportet vëllazërore dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës. Populli i Kosovës është shembull i harmonisë së mirëfilltë ndërmjet komuniteteve fetare, vlera të trashëguara brez pas brezi në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës./rtk/

Qeveria dënon dëmtimin e varrezave katolike në Romajë

0

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër dëmtimin e varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit.

“Thyerjet dhe dëmtimet e varrezave janë akte të ulëta kriminale, të cilat, përkundër përpjekjeve të izoluara, nuk do të arrijnë të cenojnë në asnjë mënyrë raportet vëllazërore dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

“Populli i Kosovës është shembull i harmonisë së mirëfilltë ndërmjet komuniteteve fetare, vlera të trashëguara brez pas brezi në vendin tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron pranë familjeve të prekura dhe shpreh mbështetjen e plotë për banorët e fshatrave Romajë e Dedaj”.

“Qeveria e Kosovës falënderon organet kompetente që merren me zbatimin e ligjit, të cilat po bëjnë punën e tyre për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje dhe për të vënë para përgjegjësisë personat që kanë kryer këtë akt të shëmtuar”, thuhet në reagim.

Haxhi Avdyli: Vrasësit e pasluftës, duhet të dërgohen në burg

0

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli,ka ftuar qytetarët që kanë informacione për vrasjet e pasluftës, t’i denoncojnë në organet e drejtësisë. Sipas tij, vrasësit e pasluftës,sot bëjnë biznese.
“Në përvjetorin e vrasjes makabre, përulemi me respektin më të madh për veprën e Kolonel Tahir Zemës”, shkruan Avdyli në Facebook,transmeton PrizrenPress.

“Poashtu në përvjetor të vrasjes duhet t’i brej ndërgjegjja organet e drejtësisë që po bëjnë sehir dhe tërë këto vite po mbyllin sytë para vrasësve”.

“Këta vrasës që sot enden me kollare e xhipa rrugëve, organet shtetërore duhet t’i gjejnë dhe duhet të mbyllin në burg , e ata nga burgu të bëjnë analiza e denoncim të skeçeve humoristike”.

“Si veteran i UÇK -së them që vetëm me burgosjen e këtyre atentatorëve të vëllezerve tanë, pastrohet lufta e pastër çlirimtare”.

“ Vetëm me largimin e uzurpatorëve të lirisë , lufta e jonë e përbashkët për liri merr vlerë”.

“Me vrasës të pasluftës në emër të UÇK tonë, e sot bëjnë biznes të pazbuluar, ju po njollosni shumë ma sheme luftën tonë”.

“Prandaj ju që dini e heshtni, dilni flisni denonconi vrasësit”.

“Vetëm ashtu pastroni luftën tonë për liri”.

“E mos merrni me humoristë, por merrni guximin burrëror e thuani emrat e vrasësve të Ahmet Krasniqi, Enver Malokut , Xhemajl Mustafës , Tahir Zemës , e shumë emra patriotësh të vrarë që na rëndojnë në ndërgjegjen tonë kombëtare”.

“Koha ishte dje, por edhe sot s’është vonë për t’u treguar burrë. Për hir të pastërtisë të luftës çlirimtare”.

“Për hir të jetimëve që u rritën pa prindër, denonconi vrasësit”./PrizrenPress.com/

Lumni Graishta: Policia në Prizren, realizoi objektivat e vitit 2015-të

0

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Policisë në Prizren, Lumni Graishta, e ka vlerësuar të suksesshëm vitin 2015-të. Ai premton se edhe gjatë vitit 2016-të, policia do të angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët.

“Gjatë vitit të kaluar kemi arrit të realizojmë objektivat të cilat i kemi pasur të planifikuar”, tregon Graishta për TV Besa, transmeton PrizrenPress.

Ai thotë se gjatë vitit të kaluar, policia ka shënuar rezultate edhe në zbulimin e kryesve të krimeve.

“Kemi pasur disa fusha që kemi qalu, si cdo institucion tjetër”, shprehet ai.

Graishta thotë se humbja e jetërave të njerëzve në aksidente të trafikut, ka qenë shqetësuese për policinë.

“Këtë vit do të angazhohemi edhe më shumë që numri i aksidenteve këtë vit të jetë më i vogël”./PrizrenPress.com/

Zafir Berisha: Viti 2016-të, vendimtar për Kosovën

0

Deputeti i Nismës për Kosovë, Zafir Berisha thotë se viti 2016-të do të jetë vendimtar për Kosovën.

“Padëgjueshmëria qytetare ndaj pushtetit për hir të shtetit, në këtë fillim vit po del si domosdoshmëri demokratike për t’i bër me dije se një qeveri e cila shkel aktin fundamental të Republikës nuk e meriton te qeverisë me vendin”, thotë Berisha.

“Kemi hy në vitin vendimtarë për të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve tanë, prandaj duhet një vetëdije e lartë qytetare që interesat personal t’i lëmë në rend të dytë kur është në pyetje shteti dhe sovraniteti i tij”.

“Është duke u rrezikuar Republika që u fitua me shumë sakrificë, gjak dhe mund… “Zajednica” nuk kalon …”/PrizrenPress.com/