17.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 6794

Rama shpreh mirënjohje e respekt për Ismail Kadarenë

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur respektin e tij për shkrimtarin shqiptarë me famë botërore, Ismail Kadare, i cili u nderua nga Franca ditë më parë me “Urdhrin e Legjionit të Nderit”, që është dekorata më e lartë e Francës.

Ai ka shkruar në Facebook se Kadare është shkrimtari që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë, dhe ka bërë që vepra e tij të admirohet në plot gjuhë të botës

“Në hyrje të 2016-ës që përkon edhe me vitin e 80 vjetorit të shkrimtarit tonë botërisht të mirënjohur, presidenti François Hollande e ngriti Ismail Kadarenë në gradën më sipërore të Urdhrit të Legjionit të Nderit, dekorata më e lartë e Francës! Urime nga zemra me mirënjohje e respekt, shkrimtarit që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë dhe e ka bërë veprën e tij, të lexohet e të admirohet në plot gjuhë të botës”, ka shkruar Rama.

Thaçi: Sulmi mbi varrezat katolike në Romajë të Hasit, akt barbar

0

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Jashtëm Hashim Thaçi thotë se sulmi ndaj varrezave në Dedaj-Romajë është “akt barbar” mbi vlerat universale njerëzore, që tradicionalisht janë respektuar në Kosovë.

Thaçi ka dënuar këto akte, duke thënë beson se asnjë forcë nuk mund të mbjet “përçarje mes qytetarëve të Kosovës”, raporton lajmi.net

“Me indinjatë te thellë mora lajmin për rrënimin e varrezave në Dedaj – Romajë të Hasit. Ky sulm i varrezave katolike është akt barbar mbi një vlerë universale njerëzore, që tradicionalisht është respektuar në vendin tonë. Duke shprehur keqardhje dhe duke u solidarizuar me banorët e Dedajve në Romajë, jam i bindur që nuk ka forcë që mund të mbjell përçarje mes qytetarëve të Kosovës, që shquhen për tolerancë fetare, respekt të ndërsjellë dhe harmoni religjionesh”, shkruan Thaçi në Facebook./lajmi.net

Salim Jonuzi hapë konkurse vetëm për burra

0

Komuna e Dragashit që shtrihet në jug të Kosovës,ende nuk e ka “hapur”zemrën për femrat. Në këtë komunë asnjë femër nuk është në krye të ndonjë institucioni.

Meshkujt në këtë komunë pos që pleqërojnë në krye të odave,ata janë të parët edhe në drejtim të institucioneve.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Dragashit Salim Jonuzi thotë se komuna e Dragashit është e para e cila ka hartuar Strategjinë për Barazi Gjinore/Zëri/

Jahjaga: Mandati im përfundon me 6 prill, për Thaçin vendosin deputetët

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në intervistën dhënë gazetës “Zëri” për numrin festiv ka folur edhe për çështjen e presidentit. Ajo ka thënë se nuk do të kandidoj për një mandat të dytë.

”Mandati im përfundon më, 6 prill 2016’, ka thënë Jahjaga. E pyetur nëse në mandatin e dytë do të ishit edhe më e suksesshme, presidentja Jahjaga ka shtuar.

“Jam e përqendruar në përmbylljen e mandatit tim si presidente. Kam ende gjëra që më duhet t’i përmbyllë. Dhe mos harroni ende kam për të luajtur rol në tejkalimin e krizës aktuale. Kudo që do të jem, do të vazhdoj të jem e përkushtuar që të kontribuoj në forma të ndryshme në shumë çështje, të cilat i kam iniciuar në rolin tim si presidente”, ka thënë ajo, transmeton zeri.info.

Ndërkohë që sa i përket Hashim Thaçit president të ardhshëm, presidentja Jahjaga ka thënë se kjo do tu takoj deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Është çështje e 120 deputetëve, që janë të thirrur me Kushtetutë, të zgjedhin presidentin e Republikës së Kosovës. Kjo del përtej detyrave të mia kushtetuese të jap vlerësim për këdo nga ky pozicion”,ka thënë Jahjaga

Gjykatat dhe prokuroritë, oazë korruptive

0

Top-skandalet në drejtësi

As 2015-ta nuk e përmirësoi sistemin e drejtësisë

Gjyqësia dhe Prokuroria vazhdojnë të jenë më tepër nxitëse të padrejtësive dhe aferave, sesa të luajnë rolin e tyre ligjor dhe kushtetues

Edhe ky vit që po e lëmë pas u karakterizua nga afera në sistemin e drejtësisë, akuza ndaj krerëve të gjyqësorit dhe prokurorisë, për korrupsion dhe abuzim me pozitën. Nuk munguan as skandalet në misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Akuzat në KPK

Në muajin mars të këtij viti, u.d i kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha, pezulloi takimet e Këshillit Prokurorial deri në dekretimin e kryeprokurorit të ri të Shtetit, mirëpo pezullimi u quajt i kundërligjshëm nga nënkryetari i KPK-së, Idain Smaili, si dhe nga disa anëtarë të tjerë. Pas pezullimit të takimeve të KPK-së, Hoxha doli me akuza thuajse ndaj të gjithë anëtarëve të këshillit, por sot e kësaj ditë askush nuk është marrë me këto akuza.

Fshehja e rasteve të ndjeshme

Pas emërimit të kryeprokurorit të ri të shtetit, Aleksandër Lumezi, dolën në dritë dhe një sërë rastesh që kishin qenë mbajtur të fshehura nga paraardhësi i tij, Ismet Kabashi. Një ndër këto raste ka të bëjë edhe me hetimet ndaj ish-kryegjyqtarit të Kushtetueses, Enver Hasani.

Kryegjyqtari i Apelit, Sali Mekaj, në arrest

Më 20 korrik 2015, Policia e Kosovës arrestoi kryegjyqtarin e Apelit, Sali Mekaj, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në seancën paraprake gjyqësore, gjyqtarja Alltëne Murseli vendosi një muaj arrest shtëpiak për Mekajn, duke hedhur kështu poshtë kërkesën e Prokurorisë për paraburgim. Por, më vonë një kolegj i Gjykatës së Apelit, i përberë nga tre anëtarë të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe i udhëhequr nga kolegu i Mekajt, gjyqtari Avni Dinaj, e ka konsideruar si joadekuate masën e arrestit shtëpiak të ricaktuar nga gjyqtarja Alltëne Murseli dhe ka vendosur që kjo masë të ndryshohet dhe e njëjta t’i zëvendësohet me masën e ndalimit për t’iu ofruar vendit ose personit të caktuar me kohëzgjatja prej 2 muajsh.

Saliuka, në KGJK me shkelje ligjore

Gjykata e Apelit, në takimin e kolegjiumit, të mbajtur më 5 gusht 2015, ka bërë përzgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku thuhet se e kanë propozuar dhe zgjedhur për anëtare të KGJK-së gjyqtaren Makifete Saliuka. Mirëpo, kjo procedurë, sipas gjyqtarëve të Apelit, ka kaluar me shumë parregullsi. Më herët KGJK-ja kishte nxjerrë rregulloren mbi zgjedhjen e anëtareve të KGJK-së, e cila parasheh që nëntë nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor dy të jenë të gjinisë femërore, duke e respektuar përfaqësimin gjinor. Rregullorja kishte paraparë që anëtari nga Gjykata e Apelit në këtë këshill të jetë femër, mirëpo me këtë vendim nuk ishin pajtuar gjyqtarët e apelit, të cilët kishin thënë së gjyqtarëve të gjinisë mashkullore nga kjo gjykatë po u mohohet e drejta për nominim për anëtar në KGJK-së dhe kishin kërkuar që të bëhet rishikimi dhe ndryshimi i rregullores, në mënyrë që të krijohet mundësia e kandidimit edhe për gjyqtarë nga gjinia mashkullore/kosova sot/

Varri i Sari Salltikit në Pashtrik të Hasit, vendi që gëzon nënat me fëmijë

0

Një udhëtim mistik tri pika të ndryshme i lidhte me një emër të vetëm. Pelegrinazhi përfshin varrin e Sari Salltikit në majën e Pashrikut në Kosovë, në teqenë e Sari Salltikit që ndodhet në malin mbi Krujë dhe tek qafa e Zhurit po me këtë emër.

Pelegrinazhi fillon nga 1 gushti te vendpushimi i shenjtë i shkëlqësisë së tij, Sari Salltik Babës, në Malin e Pashtrikut. Llogaritet se pikërisht në gushtin e vitit 1614, kalon misionari i parë dhe më i shquar i Tarikatit Saadi në Ballkan dhe Evropë, postmbajtësi i parë i Teqesë së Madhe Autoqefale Ballkanike, hirësia e tij, sheh Sulejman Axhiza Baba.

“Gjurma e të shenjtit” në Krujë

Mejdi Elezi, historian, shpjegon se më 1 gusht të këtij viti e ka vizituar Teqenë e Sari Salltikit në Krujë. Sipas tij, udhëtimi nis për në Malin e Skënderbeut, ose siç njihet nga vendasit Mali i Krujës, që është i lartë 1176 metra dhe në majë të tij është dhe vendi i shenjtë i Sari Salltikut.“Nëse do të ecësh këmbë duhet të gjesh një ditë me diell të pastër për të shijuar të gjitha pamjet e rralla që të jep lartësia e këtij mali. Mali i Krujës është si ballkoni i Adriatikut”, thotë Elezi, duke shtuar se Mali i Krujës përfshin dy komponentë, që ia vlejnë për t’i vizituar, duke nisur me selinë e Sari Salltikut në majë të malit, po ashtu me teqenë e “Haxhi Shajnit”, një objekt i shenjtë i fesë bektashiane, ose siç quhet ndryshe dhe “gjurma e të shenjtit”, që ndodhet para se të hysh në Krujë.

“Në këtë teqe është bërë tanimë traditë që të sapomartuarit e zonës përreth e vizitojnë atë, në ditën e tyre të dasmës, marrin bekimin, bëjnë fotografi dhe nisen ma karvanin e makinave të tyre. Në “gjurmën e të shenjtit” shkojnë edhe besimtarë të fesë bektashiane, që në Krujë është e përhapur shumë, po ashtu edhe njerëz të tjerë që nuk i përkasin këtij besimi. Ky objekt është ndërtuar këtu e 500 vjet më parë. Në brendësi të teqesë ndodhet dhe “gjurma e të shenjtit”, pra gjurma e parë e Sari Salltikut, në ikje e sipër. Është një gjurmë që krutanët e ruajnë me fanatizëm. Sari Salltiku, ky shenjtor i madh, gjurmën e dytë të tij e ka lënë në Korfuz, ku edhe atje ka një teqe të tillë dhe në atë vend është dhe varri i shenjtë”, thotë Elezi.

Pelegrini në Pashtrik ka vazhduar edhe në kohën e komunizmit dhe ka qenë një festë gjithëpopullore

“Hasjanët atje shkojnë pas martesave të tyre, e kur Zoti nuk i gëzon me fëmijë atje shkohet për pelegrinazh dhe nga atje thuhet se fillon mbarësia. Në të shumtën e rasteve nuset e reja pastaj mbeten me barrë, sepse, siç thuhet, Zoti i ndihmon që pasardhësit të gëzojnë botën”, shpjegon Nexhat Çoçaj/Kosova Sot/

Haradinaj: Thyerja e varrezave në Romajë është akt qyqar

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dënuar ashpër thyerjen e varrezave në fshatin Romajë të Hasit, duke e quajtur këtë një akt qyqar. Ai ka kerkuar nga organet e rendit që bëjnë të pamundurën që të zbardhet ky rast.

“Është një fillimviti i keq thyerja e varrezave në fshatin Romajë. Është vepër kriminale dhe përpjekje dëshpëruese për të zbehur tolerancën fetare në Kosovë, e cila ka kohë që është shembull për shumë vende në rajon dhe më gjerë”, thuhet në një reagim të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“E dënoj ashpër këtë akt qyqar dhe kërkoj që organet e rendit dhe të gjithë ata që mund të ndihmojnë, të bëjnë të pamundurën që të zbardhet ky rast, i cili I qet hije të keqe jo vetëm kësaj ane, por gjithë Kosovës. Varrezat janë objekte të shenjta dhe kushdo ngre dorë mbi to ka ngritur dorë mbi shenjtërinë e jetës së përbashkët shekullore të qytetarëve të të gjitha besimeve në Kosovë. Prandaj, nuk do të lejojmë askënd që të na I rrezikojë këto vlera. Unë dua të besoj se kjo është vepër e kriminelëve dhe keqbërësve ordiner, por pavarësisht prej kësaj, zbardhja e këtij rasti është me interes të jashtëzakonshëm për të gjithë ne”, thuhet në reagim.

Koncerti i dekadës (Video)

0

Rock grupi Gjurmët u rikthyen me koncert pas plot 30 viteve në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Hitet e kënduara nga Gjurmët dhe të gjithë mysafirët e shumtë në këtë koncert do t’i mund t’i ndiqni më poshtë

Kujtojmë se Gjurmët do të interpretojnë edhe në Prishtinë, në 8-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.

Ndiqeni koncertin e rock grupit Gjurmët & Friends:

Prifti i Zymit të Hasit: Edhe më herët jemi sulmuar, por nuk e kemi bërë të madhe

0

Prifti i që është përgjegjës për varrezat e fshatit Romajë e Dedaj ka thënë se edhe më herët ka pasur demolimi të varrezave të katolikëve në këtë rajon. Por, ka thënë se nuk e kanë bërë të madhe asnjëherë. Prifti ka thënë se po presin që policia e Kosovës t’i gjejë kriminelët dhe të marrin dënimin për aktin e kryer.

Famullitari i Famullisë së Zymit përgjegjës edhe për varrezat e Dedajt e Romajës, Don Ndue Ballabani, ka treguar për Gazetën Express, se ende nuk kanë asnjë të dyshuar për demolimin e varreza.

Ballabani ka thënë se varrezat e banorëve të Dedajt e Romajës janë sulmuar edhe herëve të tjera por s’e kanë bërë të madhe.

“Këso gjërash kanë ndodhur disa herë. Por, derisa s’ka pasur përmendore, arsyetimin ka qenë se lopët kanë prishur varrezat”, ka thënë Famullitari Ballabani.

Njoftimin për demolimin e disa varrezave të familjes Perdedaj të vendosura në Romajë, e kishin marrë më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Tash, Ballabani thotë se po i presin organet e drejtësisë për te zbardhur rastin. Pret që kriminelët të marrin dënimin për veprën që e kanë bërë.

“Çdo gjë që ka të bëjë me kryq është demoluar. Varrezat janë 200 vjet të vjetra”, ka shtuar ai.

Edhe përfaqësuesi i fshatit Romajë, Fron Prededaj, dyshon se prapa këtij akti qëndron dikush prej familjeve të fshatit nga komuniteti musliman.

“Kriminelët i kanë demoluar dhe ata duhet të dënohen”, ka shtuar ai.

“Për gjëra të vogla shumë hërë i kemi tejkaluar dhe i kemi heshtur. Por, kjo është e tepërtë”, ka thënë ai.

Perdedaj ka treguar se varrezat e tyre janë demoluar edhe herëve të tjera, por s’kanë njoftuar policnë për të mos prishur harmonë ndërfetare.

Sidoqoftë, Policia e Kosovës, ka konfirmuar për Gazetën Express se varrezat janë demoluar nga persona ende të panjohur. Kanë treguar se ende s’ka të dyshuar dhe as nuk dihen motivet e këtij akti.

Veteranët nuk qeshin me Stupcat

0

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka reaguar ashpër kundër njërit nga skeçet e humorit të “Stupcave”, i cili kishte protagonistë disa ushtarë të UÇK-së. Kritikojnë edhe institucionet e televizionet.

“Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka përcjellë me shqetësim skeqin humoristik të humoristëve Stupcat, që u dha në KTV natën e ndërrimit të motmoteve, dhe njëkohësisht shprehet e indinjuar thellë me Institucionet e Republikës së Kosovës për shkak të mosveprimeve të tyre sepse nuk është hera e parë që shkelet e përdhoset lufta jonë për liri, dhe vlera më e madhe e saj Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL te UÇK-së.

“Me këtë lloj humori, brenda të cilit nuk kishte asgjë të vërtetë me UÇK-në, shihet tendenca e televizionit që e ka tranmsetuar, sepse edhe humoret duhet ta kenë një kufi e sidomos duhet të kenë kujdes televizionet se çfarë i paraqesin publikut”.

“Vlerën e UÇK-së që nga paslufta janë munduar që t’ia humbin me arrestime, montime të proceseve gjyqësore politike, etiketime e shpifje si nga vendorët e poashtu edhe ndërkombëtarët, por e ritheksojmë se janë të kota përpjekjet e kujdo qofshin sepse vlera e saj ka hyrë në analet e historisë”.