15.6 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026
Home Blog Page 6792

Pacolli: Do ta kërkojmë prapë votën e qytetarëve

0

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se do të vazhdojnë ekzistimin si parti në skenën politike në vend.

Pacolli në një intervistë për numrin festiv të “Epokës së re”, ka bërë me dije se janë duke e analizuar situatën përbrenda AKR-së.

“Ka qenë një pikëpyetje nëse do të garojë AKR-ja, por duke e parë gjendjen aktuale dhe duke e parë punën e opozitës, bëj apel tek qytetarët të kuptojnë se ardhmëria e këtij vendi është në duart e tyre. Gjatë zgjedhjeve të ardhshme të jenë të kujdesshëm se kënd do ta votojnë. Jemi duke e analizuar situatën përbrenda AKR-së. Ndoshta do ta kërkojmë prapë votën e qytetarëve. AKR-ja do të ketë një program dinjitoz, i cili u shërben interesave të qytetarëve. Do të dëshiroja shumë që AKR-ja të jetë përkrah qytetarëve jo si forcë e vogël politike, por si një forcë e madhe, me përkrahje më të zgjeruar. AKR-së i nevojitën njerëz të sojit të vet, të sinqertë, që mendojnë vetëm për zhvillim e mirëqenie për Kosovën”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka komentuar edhe situatën politike të vitit të kaluar në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se si parti janë të zhgënjyer me situatën që është krijuar mes pozitës dhe opozitës.

“Të jem i sinqertë, AKR-ja është e zhgënjyer. Ne kemi qenë në opozitë dhe kemi pasur një opozitë shumë konstruktive, pasi kemi qenë të vetëdijshëm se jemi duke ndërtuar shtet. Kemi qenë bashkëpunues me çdo kënd kur është kërkuar ndihma jonë. Parimi im është ky: të jesh pjesë e parlamentit do të thotë të jesh konstruktiv, jodesktruktiv, jo ta përdorësh votën e qytetarit për ta shkatërruar shtetin. Në mandatin e kaluar kemi qenë të ballafaquar me sfidat në Qeveri dhe, t’jua them të drejtën, jemi demoralizuar dhe e kemi kuptuar se politika nuk punon për interesat e qytetarëve. Gjatë atij mandati kemi parë që politika punonte për interesa personale dhe klanore. Moskalimi i pragut zgjedhor ka qenë zhgënjim i madh”, ka deklaruar Pacolli. /Epoka e Re

Policia në Prizren sekuestron sprej me mbishkrim ‘NATO’

0

Policia e Kosovës gjatë ditës së diel në rrugën “Adem Jashari” në qytetin e Prizrenit ka ndaluar një person të cilit gjatë kontrollit të veturës i është gjetur dhe sekuestruar një sprej me mbishkrimin ‘NATO’.

Policia e ka emëruar rastin si armëmbajtje pa leje.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com

Në Prizren arrestohet një person

0

Një person është arrestuar në rrugën “Qazim Berisha” në qytetin e Prizrenit.

Policia bën të ditur se i dyshyari është arrestuar në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe i njëjti është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

Opozita e nis me paraqitjen e nënkryetarëve para mediave

0

Opozita s’e ka ndërmend të ndalet në kundërshtimin e Qeverisë dhe punës së saj, as gjatë vitit 2016.

Edhe për këtë vit kanë paralajmëruar aksione e bllokada të cilat pritet të bëhen të ditura në njërën nga paraqitjet e shpeshta të zyrtarëve qeveritar para mediave.

Sot, në ditën e katër të vitit 2016 Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë thirrur një konferencë shtypi në AAK, me fillim në ora 13:00. Aty do të paraqiten nënkryetarët e këtyre subjekteve opozitare ku do të flasin për hapat e ardhshëm.

Sigurisht, vendimi përfundimtar për veprimet e opozitës pritet t’u lihet liderëve, në një takim tjetër pas disa ditësh. /Politiko.net

Të shtëna armësh në Prizren

0

Afër një lokali në Prizren raportohet për të shtëna armësh.

Ngjarja ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23 e 5 minuta, njofton policia.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar tri gëzhoja kalibri i panjohur, ndërsa nuk kanë hasur në ndonjë person të dyshuar. /PrizrenPress.com

Guns N’Roses ribashkohen në 2016

0

Thashethemet duket se janë të vërteta: Grupi legjendar Guns N’ Roses do të ribashkohen për një tur botëror në vitin 2016. Lajmi vjen nga miq të afërt të pjesëtarëve të grupit, pavarësisht mosmarrëveshjeve ndërmjet Axl Rose dhe kitaristit të famshëm Slash.

Megjithatë në një intervistë të fundit, Slash u shpreh se nuk ka “armiqësi mes kolegeve”. Por sipas tij e vetmja gjë që ndodh pas ndarjes së një grupi, është ftohja dhe prishja e harmonisë së krijuar mes tyre.

Ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, fansat e Guns N’Roses po presin ndonjë njoftim të radhës për bileta të grupit rock.

Spekulimet janë shtuar teksa ata kanë nisur shitjen e produkteve të ndryshme që mbajnë të stampuar logon e tyre.

Guns N’ Roses kanë shitur më shume se 100 milionë albume në mbarë botën.

Vetëvendosje në Prizren, mobilizohet për protestën e 9 janarit

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, ka filluar të mobilizohet për protestën e 9 janarit.

Aktivistët e VV-së, kanë mbajtur takim mobilizues me qytetarët e lagjes “Tusus” në Prizren.

Në këtë tubim para qytetarëve kanë folur aktivistët dhe kuvendarët e VV-së. Ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 9 janarit, që do të mbahet në Prishtinë, për t’I kundërshtuar marrëveshjet për ”Zajednicën” dhe Demakracionin me Malin e Zi./PrizrenPress.com

Mustafa e Thaçi dështuan, ekipi negociator të rikonfigurohet

0

Marrëveshjet e dëmshme në Bruksel, kërkohet përgjegjësi për shkeljet e Kushtetutës

Arritja dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të dëmshme në interes të vendit gjatë bisedimeve gati trevjeçare në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit, me ç’rast finalja rezultoi me një marrëveshje për Asociacionin e vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, sipas njohësve të rrethanave politike, deputetëve dhe analistëve politikë, paraqet nevojën e domosdoshme të llogaridhënies dhe përgjegjësisë, jo vetëm nga ana e dy aktorëve kryesorë, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçit.

Ata bëjnë përgjegjës tërë ekipin negociator që ka përfaqësuar Kosovën në Bruksel për shkeljet kushtetuese. Sipas njohësve të këtij procesi, në vijimësi të këtyre bisedimeve për këtë vit, Kosovës i duhet një ekip i ri negociator për bisedat me Serbinë, duke rinegociuar një marrëveshje të re për Asociacionin çfarë e mundëson Kushtetuta e vendit me një grup të ri negociator dhe jo më me ish-grupin, i cili qëllimshëm ka tradhtuar interesat e vendit, duke shkelur Kushtetutën vetëm për të kënaqur orekset shkatërruese të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, që ajo kurrë mos të mund të funksionojë si Republikë e pavarur, ngase Marrëveshja e ka sjellë Serbinë brenda Kosovës, ngase ekipi i deritanishëm ishte vetëm një grup servilësh dhe nënshtrues ndaj Beogradit e ndërkombëtarëve, i padinjitet dhe shkelës recidivist i ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Është e domosdoshme që jo nga tani, por edhe për kohën e së kaluarës, që nga fillimi i bisedave të ashtuquajtura teknike, e që më vonë dolën politike, duhet të japin përgjegjësi të gjithë ata që ishin pjesë e procesit, jo vetëm Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Këtu nuk duhet lënë anash gjithë grupin negociator, të cilët pa hezituar fare dhe pa iu dhimbsur Kosova e shkelën dhe e katandisën sovranitetin e këtij shteti”, thotë analisti Ali Hertica. /Kosova Sot

Gjykata Speciale gjykon individë, jo UÇK-në

0

Gjykata Speciale nuk po themelohet për të gjykuar luftën e Kosovës për liri, por për disa individë.

Kështu ka thënë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës “Zëri”.

Ai rikujton raportin e Marty-t, duke thënë se “në këtë raport, i cili e ka nisur tërë këtë para 4-5 vjetëve, flitet për një numër relativisht të vogël të individëve.

Dhe mendoj se duhet të përqendrohemi në këtë se kjo është për një numër relativisht të paktë të individëve, e jo për luftën e Kosovës për liri”, ka shtuar Delawie.

Ai ka bërë të ditur se SHBA-ja e përkrah Gjykatën Speciale dhe është me rëndësi të qartësohet se çka është e çka nuk është ajo. “Ideja e kësaj Gjykate, është se do të ndjekë penalisht një numër relativisht të vogël të individëve, të cilët janë akuzuar se kanë kryer krime specifike.

Pra, nuk ka të bëjë me vënien në pyetje të luftës së Kosovës për pavarësi apo diçka të tillë”, ka shtuar ambasadori amerikan në Kosovë.

Ai shpreson që gjithçka të vihet në vijë shpejt. Janë ende disa hapa ligjorë që duhen të ndërmerren lidhur me Gjykatën. “SHBA-ja e ka siguruar kryeprokurorin për këtë Gjykatë, që është vendosur në Holandë. /Zëri

Ymeri: Protesta e 9 janarit edhe me metoda të tjera

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, ka thënë se protesta e 9 janarit është goditja përfundimtare ndaj dy marrëveshjeve; Asociacionit të komunave serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

“Do të ketë protestë me metoda, që i kemi parë deri më tani, por edhe me metoda të tjera, të cilat nuk i kemi përdorur. Protesta e 9 janarit është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse do të duhej të ishte goditja përfundimtare ndaj këtyre marrëveshjeve dhe, në anën tjetër, do të niste një proces të ri të të protestuarit kundër kësaj qeverie, të përbërë nga shkelës të Kushtetutës. Këta e kanë mundësinë e dorëheqjes nga pozicionet e tyre, kanë arsye të bollshme për të dhënë dorëheqje, veçanërisht për shkak të këtyre shkeljeve ndaj Kushtetutës, mirëpo nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, atëherë natyrisht që qytetarët e Republikës do t’i detyrojnë këta të largohen nga pushteti”, ka thënë Ymeri në një intervistë për Top Channel.

Ai ka thënë se Kosova është kthyer në një mjedis antidemokratik, ku nuk janë marrë parasysh debatet e shumta dhe, si pasojë, protesta mbetet metoda e vetme e kundërshtimit. Ymeri ka deklaruar se Kosova nuk do të lejojë që të qeveriset nga njerëz të cilët shpërfillin Kushtetutën, pasi kjo do të çonte në “bosnjëzimin” e vendit, ndaj sipas tij, duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Ai është shprehur i bindur se, nuk do të lejohet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, veçanërisht tani që ekziston një situatë tjetër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Tashmë, pas aktgjykimit, natyrisht që kemi edhe një përmasë të re të kësaj situate. Është vlerësuar që kryeministri dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, me veprimet dhe nënshkrimet e tyre kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për hir të demokracisë dhe sovranitetit në Kosovë, nuk duhet të lejojmë që ata, të cilët janë konstatuar si shkelës të Kushtetutës, të vazhdojnë të mbesin në pozicionet e njëjta. Pra, largimi i kësaj qeverie nga pushteti është kusht i domosdoshëm për t’i hapur rrugë një procesi demokratik, që do të duhej të ndodhte në Kosovë”, ka thënë Ymeri.