Home Blog Page 6805

Serbia s’mund t’i dënojë ushtarët e UÇK-së

0

Kyeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë foli ka folur për vendimin e Serbisë dje për dënimin e tetë ushtarëve të UÇK.

Ai tha se për të bërë këtë s’ka kompetenca asnjë gjykatë. Mustafa tha se asnjë gjykatë më Serbi s’ka të drejtë të dënoj ushtarët e Kosovës, raporton Tribuna.

Mustafa tha se si Qeveri do të kërkojnë nga ndërkombëtarët që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë.

“Asnjë vendim i djeshëm i Serbisë ndaj eprorëve ushtarë s’do të ketë ndikim dhe s’do të zbatohet. Kosova është shtet i pavarur dhe për Serbinë qytetarët e Kosovës janë qytetarë të huaj”, tha Mustafa.

Dyshes i erdhi fundi

0

Analistët komentojnë protestën e opozitës. Isa Mustafa e Hashim Thaçi t’u hapin rrugën zgjedhjeve të reja

Protesta e djeshme e opozitës së bashkuar, e cila ishte ndër më masivet deri më tani, me kërkesën kryesore të dorëheqjes së kësaj qeverie, si ndëshkim ndaj marrëveshjeve në dëm të shtetit, ndëshkim ndaj instalimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend, komentohet si goditje e rëndë për Qeverinë aktuale të Kosovës.

Analistët politikë theksojnë se dorëheqja e kësaj qeverie është e pashmangshme. Kundërshtimi pa argumente i qeverisë për të mos u dorëhequr, që u bë vetëm disa minuta pas përfundimit të protestës së djeshme nga analistët politikë, cilësohet vetëm si një provokim i radhës i Qeverisë së papërgjegjshme dhe blerje kohe, por që gjithsesi do të përfundojë më largimin e saj nga vetë qytetarët.

Analisti politik Albrim Badallaj shpreson që pavarësisht arrogancës me të cilën po sillet pushteti, pa vonesë të madhe, ky lidership qeverisës i papërgjegjshëm të bindet se është pjesë e një shoqërie në tranzicion dhe tranzicionet, pavarësisht se janë të dhimbshme, duhet të ndodhin edhe në kërkim të një qeverisje më të mirë, ashtu sikur e dëshiron qytetari.

“Fillimisht shpresoj që kjo shoqëri në tranzicion të jetë e pjekur në veprimet e saj dhe qëllimet njëkohësisht, duke mos ia kthyer në të njëjtën formë Mustafës, siç ai bënë me qytetarët, sepse ky shtet është i popullit dhe jo i pushtetarëve”, është shprehur ai për “Kosova Sot”. /KS/

VV: Regjimi në largim nga paniku arrestoi Molliqajn

0

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj arrestimit të sekretarit organizativ Dardan Molliqajt, duke thënë se “regjimi në largim, nga paniku arrestoi Molliqajn”.

VV-ja në komunikatën ka thënë se protesta e djeshme ia ka bërë të qartë Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit se ditët e këtij regjimi antipopullor janë të numëruara.

“Prandaj, në panik e sipër ata po përdorin të gjithë aparatin e dhunës si mjeti i fundit për të mbajtur në këmbë regjimin e tyre te delegjitimuar. Nuk ka dhunë që mund ta ndalë frontin e gjerë shoqëror të rezistencës që është ngritur kundër këtij regjimi”, thuhet në komunikatë.

Vetëvendosje ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Molliqajt dhe aktivistëve tjerë që po mbahen të burgosur.

Deri në lirimin e të gjithë aktivistëve dhe deri në ditën e largimit të këtij regjimi shtypës policor, në Kosovë nuk mund të ketë drejtësi dhe qetësi”. /PrizrenPress.com

Shqipëria goditet nga tërmeti

0

Një tërmet me magnitudë 3 ballë është ndier gjatë orëve të para të ditës së enjte në qytetin e Vlorës, atë të Fierit, të Durrësit madje edhe në kryeqytet.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, rreth 34 kilometra në jugperëndim të qytetit të Vlorës.

Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga disa lëkundje më të lehta. Nuk ka të dhënë për dëme materiale.

Rreth 30 minuta para lëkundjeve të regjistruara në qytetin e Vlorës, ishulli i Kretës në Greqi është goditur nga një tërmet më i fuqishëm, 4.7 ballë, por pa shkaktuar persona të lënduar apo dëme materiale./TCH

Arrestohet Dardan Molliqaj

0

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka arrestuar anëtarin e lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se Policia ka zbatuar urdhër arrestin ndaj personit në fjalë, dhe i njëjti është arrestuar në orët e mëngjesit.

Telegrafi mëson se ai është arrestuar në banesën e tij, prapa kinemasë ABC.

Dardan Molliqaj është kërkuar nga Policia e Kosovës, për “prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe dëmtimin e veturave zyrtare”.

Molliqaj është larguar nga jeta publike që nga protesta në Prishtinë në të cilën ai u pa duke e nxjerrë nga vetura zyrtare këshilltarin e ministrit Memli Krasniqi, Shasivar Haxhiajn, ndërsa të mërkurën u rikthye duke iu drejtua masës në protestën e organizuar nga opozita.

Prizrenasit e pastrojnë qytetin pas festës

0

Pas një ditë feste, rrugët e Prizrenit kanë mbetur të mbuluara me mbeturina, të cilët punonjësit komunalë tashmë kanë filluar t’i pastrojnë.

Por edhe në këto orët e vona, ky qytet po vazhdon të jetë i qarkullueshëm me qytetarë.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, gjatë gjithë ditës së sotme atmosfera ka qenë e qetë dhe festive, dhe se nuk është regjistruar asnjë aksident i vetëm.

Koci reagon për dënimin e ish-ushtarëve të UÇK-së nga Serbia

0

Avokati Arianit Koci ka reaguar në rrjetin social Facebook pas dënimit të tetë ish- eprorëve të UÇK-së nga Serbia. Ai tha se ?shtë dashur të reagoj Shteti, Qeveria dhe të gjith? ne.

Sipas tij, me aktgjykimin e sotëm Serbia dëshmoi se nuk e do as pajtimin e as pranimin e Kosov?s si shtet.

Postimi i plotë i Kocit:

Me Aktgjykimin e sot?m, Serbia dëshmon q? nuk e do as pajtimin e as pranimin e Kosov?s si shtet.

Gjykata e Lartë e Nishit, sot i shpalli fajtor dhe i dënoi me 15 vjet burg, oficeret e lartë të UÇK-së, p?r p?rfshirjen e tyre n? sulmet ndaj trupave të Ushtrisë Jugosllave në Koshare, n? shtator të vitit 1998.

N? mungesë u dënuan: Shiqeri Maloku, Xhafer Gashi, Demush Gacaferi, Demë Maloku, Agron Isufi, Anton Çuni, Rabit Alija dhe Rrustem Berisha.

Provë kyçe ishte videoja e inqizuar, ku shihen operacionet ushtarake të dy ushtrive që ishin pal? ndërluftuese.

Ushtarët tanë – UÇK-ja, ishin në uniforma dhe ky ishte një operacion ushtarak ndaj ushtrisë jugosllave, e cila ?shtë p?rgjegj?se për kryerjen e shumë masakrave në Kosovë.

Duhet cekur që n? video shihet shumë mirë që nuk ka ndodhur asnjë veprim i paligjsh?m, te? cilat mund të ndodhin gjate? nje? konflikti te? armatosur nga ana e ushtar?ve tan?.

Ka qen? operacion i past?r ushtarak, kund?r ushtrisë armike.

Gjatë k?tij operacioni nuk ka shkelje te? Konventave te? Gjeneve?s, protokolleve te? tyre, ose te? ligjeve dhe zakoneve te? lufte?s, lidhur me shkelje te? ligjit nde?rkombe?tar humanitar, pe?r krime lufte, krime kunde?r njere?zimit dhe gjenocid.

Jemi mbrojtur nga agresori me ushtri t? rregullt.

Prandaj, sot m? shum? se kurrë ?shtë dashur të reagoj Shteti, Qeveria dhe të gjith? ne, për dënimin që i ësht? b?rë ushtar?ve tanë.

Marre p?r ne.

Aktgjykimi i sot?m d?shmon që Serbia dialogun e ka fars? dhe se nj?herë nuk e ka nd?rmend as pajtimin e as pranimin e shtetësisë së Kosov?s.

28 të vrarë nga sulmi terrorist në Turqi (Video)

0

Është rritur numri i të vrarëve në 28 në sulmin terrorist në kryeqytetin turk, Ankara.

Sipas zyrtarit të qeverisë, Numan Kurtulmus, 61 persona tjerë kanë mbetur të lënduar, raporton Reuters.

Stephen King skanon Amerikën

0

Shkrimtari i njohur Stephen King flet për zgjedhjet presidenciale në SHBA, filmin e tij të preferuar të 2015, racizmin në Hollywood.

Ka pak fraza të cilat ia dalin të bindin njerëzit të shkojnë në kinema për të parë një film të ri përveç asaj: “bazuar në një roman të ‘Stephen King-ut’”.

Shkrimtari amerikan, një nga më prodhimtarët dhe të njohurit anembanë planetit, ka arritur që të hesë 350 milionë kopje të veprave të tij. Ndërkohë historitë e tij kanë frymëzuar disa nga filmat më të shikuar të dekadave të fundit, që nga “The Shining” deri te “The Shawshank Redemption”.

Por, prapë, autori 68-vjeçar mendon se nuk ka pasur fat në televizion, ku shumë prej projekteve të tij nuk janë vënë në jetë. Por, telenovela “11.22.63” mendohet se do t’ia kthejë lavdinë në ekranin e vogël. Skenari bazohet në romanin e tij me të njëjtin emër, ku një mësues, që luhet nga aktori James Franco ka detyrën të kthehet mbrapa në kohë dhe të parandalojë vrasjen e presidentit të atëhershëm John F. Kennedy, që çoi më pas në zhvillime katastrofike si lufta e Vietnamit.

A e patë vrasjen e Presidentit Kenedi në lajme dhe çfarë efekti pati te ju?

Stephen King: E pamë, unë, mamaja dhe vëllai. Unë dola nga shkolla dhe jetoja në një qytet të vogël në jug të Waterville, Maine, dhe shoferi që na dërgonte në shtëpi ne, një tufë fëmijësh për çudi atë pasdite kishte ndezur radion. Kurrë se hapte atë. Ai tha: Një bir k.. sapo vrau presidentin. Dhe ne të gjithë heshtëm. Pamë gjithçka ndodhi më vonë. Mamaja ime ishte republikane e thekur, por ajo qau me ngashërim. Vazhdoi të fliste për fëmijët e vegjël që ai la. Në darkë, ne po shikonim televizion me ushqimin vënë në prehër, kur pamë Oswald-in që u transferua nga burgu lokal në një më të madh. Aty pamë kur ai u vra drejtpërdrejt. Ngelëm me gojë hapur. Nuk e besonim dot.

Pse mendoni se kjo tragjedi ka prodhuar më shumë teori konspirative se çdo ngjarje tjetër në historinë amerikane?

Stephen King: Sepse Jack Ruby ia mbylli gojën Oswald-it përpara se ai të fliste për atë që kishte bërë. Kur u mor për herë të parë në pyetje, ai tha fjalët e zakonshme të një sapo të arrestuari: nuk e bëra unë. Njerëzit dyshojnë sepse Oswald-i kurrë nuk u dorëzua dhe tha; po, unë e bëra. Na duket e pabesueshme që një ekstremist i vetmuar me një pushkë, të mund të vriste njeriun më të pushtetshëm në botë. Por këtë gjë e kemi parë kohë pas kohe. E pamë me John Lennon-in që nuk kishte fare konspiracion. Ai u vra nga një njeri i vetmuar i luajtur mendsh.

Kulmi i telenovelës “11.22.63” është se duke parandaluar vrasjen e Kenedit, ne do ta ndryshonim rrjedhën e historisë duke paralajmëruar njerëzit për luftën në Vietnam dhe vrasjen e Bobby Kenedi-t. Cila ngjarje e fundit sipas jush, do ta ndryshonte drastikisht kursin e historisë amerikane? Ndoshta zgjedhjet presidenciale të vitit 2000?

Stephen King: Ngjarja për zgjedhjen e Bushit është mjaft e rëndësishme. Do ta vendosja atë në vend të dytë. Faktikisht, është e përmendur edhe në seritë e telenovelës, ku Al thotë që do të ketë ndryshime të mëdha nëse kthehesh prapa në kohë në vitin 2000 në Florida dhe harxhon 100 mijë dollarë për të bindur njerëzit të votojnë për Al Gore-n në vend të Bushi-t apo Naderi-t. Kjo sepse president do të shpallet Al Gore. Ngjarjet më të mëdha janë sulmet terroriste të 11 shtatorit. Nëse do lajmëronte dikush se avionët do të merren nga terroristët e do të përplasen në Kullat Binjake, atëherë nuk do të ndodhte lufta në Afganistan, lufta në Irak, gjithë ato jetë të humbura, gjaku i derdhur dhe miliarda dollarë të shpenzuara.

Ju keni bashkëpunuar edhe në serialin “Lost?

Stephen King: Më ka pëlqyer shumë “Lost”, ashtu si edhe gruas sime. Të mendosh që ajo rrallë shikon televizion. Pasi bisedova me producentin J.J. Abrams’ rezultoi që gruaja e tij u rrit afër lumit në qytetin e Brewer-it në Maine. Folëm gjatë për këtë, madje më pas shkuam e pamë edhe filmin horror “The Decent”.

Meqë po flasim për J.J, çfarë mendoni për një nga filmat e tij të fundit “Star Wars” dhe “Force Awakens”?

Stephen King: Mua më duket më i miri nga të gjithë filmat në seri të tij. I pari qe me të vërtetë special, pasi asnjë nuk e kishte idenë çfarë do të shihte. Të gjithë vendosën që t’i besonin punës së mirë të tij dhe më pas kur panë në fillim pamjet e një anije të madhe kozmike u tërhoqën jashtëzakonisht. Unë e vlerësoj të gjithë atë film. Çdo pjesë. Mendoj se ai ka shfaqur në serinë e re, veçantinë e filmit të parë. Shkova ta shikoja me tre nipërit e mi dhe ishte fantastik.

Prit, juve ju pëlqeu më shumë se sa “Empire”?

Stephen King: Po. Pas filmit të parë nga tri origjinalët unë pëlqej të tretin, sepse aty ishte Carrie Fisher me veshjen e saj joshëse dhe unë kam mendimin se ajo shfaqet shumë seksi.

Tani po shkojmë drejt dhënies së çmimeve për filmat më të mirë. Cilin film do të veçoni për 2015-n? Për mua, nr. 1 ishte “Mad Max: Fury Road”.

Stephen King: Edhe mua më pëlqeu si film. Por nuk dua të lë pas edhe “The Big Short”. Mendoj se ishte fantastik. Më lër të mendohem pak çfarë kam parë tjetër…Më e bukura është se po afron dhënia e çmimeve “Oscar” dhe shumica e kanë të vështirë që të kujtojnë kush e fitoi çmimin “Best Picture” 7 vite më parë. Por filmat më të çmendur ne i kujtojmë gjithnjë. Por “The Big Short” dallon nga të tjerët, sepse ai trajtoi një subjekt të ndërlikuar në një mënyrë zbavitëse. Por mua më pëlqeu edhe “Cop Car” me Kevin Bacon. Qe film i mirë. M’u duk paksa si “Stand By Me”, vetëm pak më i zymtë.

Çfarë mendoni për diversitetin në Hollywood, meqë edhe çmimet “Oscar” po shërbejnë si katalizator? Duket sikur media sociale i ka dhënë zë memecëve dhe ka ndihmuar që t’i nxjerrë në pah këtë çështje.

Stephen King: Absolutisht. Media sociale ka qenë e jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për këtë çështje. Më vjen çudi me nominimet që janë bërë në këto dy vitet e fundit, ku kanë mbizotëruar të bardhët. Sidomos kur mendon që ka pasur interpretime shumë të mira si p.sh., ai djali nga “Friday Night Lights” në filmin “Creed”, Micahel B.Jordan, ishte i jashtëzakonshëm. Meritonte një nominim. Por edhe më tepër Idriz Elba në filmin “Beasts of no Nation”. Një performancë e paparë në një rol mjaft të vështirë. Pyes veten nëse një pjesë e arsyes që ai dhe gjithashtu filmi u injoruan kishte të bënte me bashkëpunimin me Netflix-in. Mendoj se në shumë filma, njerëzit nuk kanë qejf idenë e personave të tjerë që ndërhyjnë me forcë në fushën e tyre. E shikojnë si kërcënim. Unë jam pjesë e “Academy Awards”, por nuk kam shans të votoj për aktorët. Unë votoj për çmimet: “Best Picture”, “Best Original Screenplay” dhe “Best Adapted Screenplay”. Një pjesë e votuesve të vjetër mund të ndikohen edhe nga fakti që për tema të caktuara nuk kanë njohuri. Por këtë vit “Oscar”-i mendoj se do jetë mjaft interesant, sepse shumë njerëz kanë pakënaqësi e do të flasin rreth kësaj çështjeje.

Si ju duket ngritja e Donald Trump?

Stephen King: Nuk di çfarë të them për të. Mua Trump-i më lë pa fjalë. Kur ai zbriti nga ashensori dhe tha se do të garonte për president, thashë mos po bënte ndonjë shaka. M’u duk si një mënyrë për të rikthyer të gjithë vëmendjen nga vetja, për të qenë në faqe të parë të gazetave, për të marrë edhe më tepër famë. Mendova se do të garojë për pak, e pastaj do heqë dorë dhe kjo çështje do të mbyllej këtu. E quajnë mjeshtër të medias, por mua më duket kandidati antimjeshtër i medias. Ka thënë nja 40 fraza që po të mos ishte, kishte namin e njeriut-skandal, do ta kishin flakur tutje me kohë nga zgjedhjet. Kujtoj debatin që patën republikanët në New Hampshire. Marco Rubio përsëriti tri a katër herë të njëjtën çështje dhe moderatorja i tërhoqi vëmendjen. Një sjellje sikur kandidatura e tij është diçka e rrezikshme. Kurse me Trump-in nuk ka reagime të tilla. Kujtoj që ofendoi një gazetare, pastaj u tregua vulgar ndaj Ted Cruz-it e prapë vazhdon me sjelljen e tij, pa u shqetësuar fare. Mua më duket si jelek antiplumbi. A do të nominohet? Para disa muajsh do ta quaja qesharake këtë ide, por tani s’jam i sigurt. Ka njerëz që thonë, edhe po u nominua s’ka për t’u zgjedhur president, e unë shpreh kështu. Po kush i di të këto gjëra.

Mua Ted Cruz-i më duket kandidati më i frikshëm. Mbi një dekadë më parë, kujtoj që Trump qe demokrat e tani po thotë ato që elektorati i tij do. Kurse Cruz, është një totalisht një karakter tjetër…

Stephen King: Po edhe mua Cruz më duket i frikshëm. Mendoj se në fund, Trump ka më shumë shanse për t’u zgjedhur. Ted Cruz është një kristian-fundamentalist e kjo është njësoj sikur të zgjedhësh një Imam për president, i cili bazohet te libri i shenjtë e jo te Kushtetuta. Por nuk mendoj se do zgjidhet. Edhe sikur të ndodhë që të jetë president e të rrijë pa e hedhur botën në erë, unë shtroj pyetjen: A do t’ia dalim ne të shikojmë një djalë që ngjan si një moderator i një emisioni quiz-esh? Nuk është në rregull që nga modeli i flokëve.

A jeni frymëzuar ndonjëherë në historitë apo karakteret tuaja nga David Bowie?

Stephen King: Unë kam bërë disa seri emisionesh kohë më parë në periudhën kur doli kënga “Vitet e arta”. Një këngë misterioze dhe e bukur dhe ne e përdorëm si këngë të spektaklit. Por në fund, për fat të keq, drejtuesit e programacionit nuk e përzgjodhën. Pastaj më telefonoi e ne folëm për një album që ai kishte dëshirë të bënte. U ndjeva shumë keq kur mora vesh që ai vdiq. Në mendjen time gjithnjë kisha një imazh të tij, vazhdimisht i ri dhe vazhdimisht duke ndryshuar, kështu që u shokova kur mora vesh se ai kishte moshën time. Është humbje e madhe. Njeri i talentuar që arriti shumë gjëra në jetë. Mënyra se si shtypi e trajtoi, d.m.th shkruan që ishte i pashëm dhe me shije në modë m’u duk sikur injoroi zotësinë e tij si muzikant. Ka bërë shumë krijime të bukura.

Bataclan mund të shmangej me armë

0

Lideri i Eagles of Death Metals, Jesse Hughes, thotë se nëse secili në Bataclan do të kishet armë, masakra nuk do të kishte ndodhur.

Komentet e tij vijnë pasi bendi rikthehet në Paris, në nderim të 90 fansave që u vranë nga militantët islamikë në koncertin e tyre tre muaj më parë.

Hughes, një mbështetës i kandidatit republikan Donald Trump, si dhe një anëtar i Shoqatës Kombëtare të Armëve, vë në pikëpyetje çështjen nëse ligjet strikte të Francës për kontrollin e armëve do i kishte shpëtuar jetën njerëzve në atë natë tragjike.

“E di qe njerëzit nuk do të jenë dakord me mua. Por, atë natë armët do i bënin ata të barabartë”, thotë Hughes.