Home Blog Page 6806

Testamenti i poetit Frederik Rreshpja

0

Intervistë me shkrimtarin Petrit Palushi, autorin e librit “Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë”

Frederik Rreshpja, jeta e këtij poeti të pazakontë, këtij tragjiku, nuk mund të shuhej pa një testament. Ai nuk kishte as prona as para për të lënë. Gjithçka kishte, ishte poezia dhe plaga e hekakqejes ku ai u përpëlit për gjithë jetën. Po. Kishte edhe një galeri emrash të atyre pak njerëzve që e vlerësuan dhe e ndihmuan, ndaj të cilëve u detyrohej një mirënjohje. Është kalvari i mundimeve dhe flaka e krijimit, më e shtrenjta dhe më e shenjta gjë që pati. Duhej një altar për t’ia besuar atë që dot nuk mund t’i merrte në varr me vete. Në atë varr ku prehet i qetë që prej 17 shkurtit të vitit 2006, tash 10 vite të shkuara. Ai mund ta linte testamentin e tij kudo kafeve të Tiranës, apo nëpër gjerbje ndejesh me miq. Por ai, ndoshta më shumë se ai, fati, zgjodhi pikërisht Kukësin, i cili do të ishte jo vetëm si një ndalesë e udhëpërshkimit Prishtinë-Tiranë, por edhe një rrëfimtore. Zgjodhi, gjithashtu, një shërbestar të së hyjshmes, tek i cili la dorëzanë gjithë ç’kishte. Ai ishte, zemërbardhi e zëngrohti, i palodhuri, shkrimtari dhe qëmtuesi Petrit Palushi, mikpritësi dhe caku i kungimit, pragu i amës dhe amaneteve. Epja para ikjes pa kthim. Dy ditë të atij nëntori të vitit 2005 do të ishin koha bisedore e gjithçkasë që kishte për të thënë dhe për të lënë këso jete si testament. Gjithçka që kishte për të dëshmuar ai ia la Petrit Palushit dhe asaj nevoje për të mos ikur tinëzisht, pa i thënë çfarë ai kishte. Dhe Palushi e gdhendi këtë rrëfim në librin “Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë”. Një shpirti të dlirë ai i kushtoi një qiell, një qiell ku shkrihet fati i Fredit njeri, i Fredit poet. Kishte dhe të tjera gjëra, të cilat mbetën jashtë këtij testamenti, të cilat Petrit Palushi kërkon t’i ndajë me ne në këtë ndërmendje në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Frederik Rreshpes, si një kujtesë që rreket të mbushë boshin që la kjo ikje.

– Gjatë bisedës së Frederik Rreshpes për Fredin, a kishte diçka që ju nuk e përfshitë qëllimisht në libër. Nëse po, duhet të kishit motivim bindës se pse duhet të mbetej jashtë kësaj rrëfimtoreje?

– Njeriu dhe poeti Rreshpja qe i jashtëzakonshëm, sa real dhe surreal në bisedat e 11-12 nëntorit të 2005-s në Kukës. E ndjeja se, pa e kuptuar as ai vetë po linte Testamentin e vet. Një Testament që vinte frymëmarrje-frymëmarrje. Testament jetësor dhe letrar, mu aty ku Rreshpja mori goditjet: në jetë dhe letërsi. Ndoshta Testamenti më i çuditshëm në botë. Dhe unë e kapa kodin e atij Testamenti. Ai rrëfeu ferrin dhe përtejferrin. Unë përcolla tek lexuesi vetëm pjesën që kish të bënte me ferrin e jetës së Rreshpes. Aty e ndala. Nuk doja që lexuesi të besonte se poeti imazhist shqiptar, poeti shqiptar më europiani padyshim, poeti i një ndjeshmërie të lartë, një Esenin tejet modern me lirikën e vet kishte shkuar ende pa vdekë edhe në përtejferr, në përtejekzistencë. Bash për këtë, ajo pjesë rrëfimi qe dramatike, tepër tronditëse. Kjo pjesë e përtejferrit s’ka të bëjë me surrealen, por realen e jetës së njeriut dhe poetit Rreshpja. Ai e preku ferrin, përtejferrin (ajo që në Veri thuhet Me e kallëzue veç në Natën e Vorrit), por në gjallje të vet, që s’ndodh asnjëherë ose tepër rrallë, ai preku edhe Parajsën. Kjo ishte poezia e vet. Rreshpja tha: “Kam ditur të jetoj. Unë di edhe të vdes. Të paktën, poezinë time e lashë për të tjerët. Do bindeni edhe për këtë gjë”. Bohemi Rreshpja dhe mistiku njëkohësisht, u kujdes deri në imtësi, edhe për mbiemrin e vet të shkruhej si duhet, edhe të përmendte miqtë e afërt që i kishin ndejtur pranë. D.m.th., me një mirënjohje të njerëzishme të paskaj.

– Pyetja që nuk ia bëtë dot Fredit, për të cilën ju ka mbetur peng?

– Jo. Biseda rrodhi n’atë shtjellë sa m’u duk se ai rrëfeu shumëçka ose, më saktë, rrëfeu atë që duhej. Nuk kish shumë nevojë për pyetje n’atë bisedë natyrale, ku asgjë s’qe e tepërt, por dhe ku s’mungonte asgjë. Ai qe plot dëshirë me rrëfye, me u shprazë krejt, me kallëzu për tragjiken e jetës së vet, për ato gjëra që e pa t’arsyeshme, ndërsa n’anën tjetër, unë kisha dëshirë me e dëgju pa kurrfarë mërzitje, isha tepër i vëmendshëm n’ato që thoshte dhe me e regjistru që, herdokur ai rrëfim i butë dhe i vrazhdë të mos mbetej i msheltë vetëm në tavolinë dhe të bëhej publik. Nuk mund të veproja ndryshe. Do t’isha i pasinqertë me Rreshpen, por dhe jokorrekt me kulturën shqiptarë, së cilës do t’i humbte një prej dëshmive më tronditëse.

– Pse mendoni “Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë”?

Kjo ka të bëjë me mosvëmendjen e shoqërisë shqiptare ndaj tij, me shpërfilljen, harresën e qëllimtë. Sidomos të shoqërisë letrare. Për shkak të xhelozisë a të shumëçka tjetër. Atë s’e kuptuam në lirinë e tij, në përpjekjen me qenë i lirë në jetë dhe letërsi. Vdekja e tij qe një vdekje e paralajmëruar, e përshpejtuar. Shoqëria jonë e nxitoi vdekjen e poetit me mosvëmendjen dhe indiferencën e saj të njohur, e pranojmë ose jo, ose nuk duam ta pranojmë. Dihej sëmundja dhe e papasmja e tij, por s’u kujtua kush që ai të kurohej. Letrarët e panumërt të Tiranës le të dilnin në protestë “Për shëndetin e Fredit”, mu para Parlamentit. Ajo do t’ish protesta më e veçantë në Europë. Pra, mungoi ndjeshmëria. Ai u shpërfill edhe në ditën kur po shkonte në bujtinzën e fundme. Aty, vetëm miqtë e shokët. Përsëri, pra, përfaqësuesit e lartë të shtetit (të kulturës, natyrisht), larg dhe ftohtësisht e pandjeshmërisht ndaj asaj ceremonie të njeriut që s’qe vdekjetar i zakonshëm. Kanë kaluar 10 vjet prej vdekjes së tij dhe vepra e tij letrare e plotë ende s’është botuar. Do t’ish në nderin, por dhe detyrimin njëkohësisht të Ministrisë së Kulturës (jo vetëm të kësaj aktuales) të nxirrte fondin për botimin e kësaj vepre, të njërit prej poetëve më të shquar të këtij vendi, në mos më i shquari. Le të linte anash tre-katër botime të librave tullumbace! Kaq do mjaftonte. D.m.th., asnjëherë s’pati kohë të përshtatshme për të, por vetëm kohë anti-Rreshpe. Ai vdiq i pikëlluar në varfëri të plotë, edhe i sëmurë gjithashtu. Më thoshte: “Në Shqipëri, varfëria është vdekje”. Veç kësaj, hipokrizia ndaj tij qe e dukshme. E lavdëronin poezinë e tij nëpër tavolina, por s’e potencuan publikisht. Më tepër se cinizëm a keqdashje.

– Kishte diçka për të cilën folët me poetin ato dy ditë nëntori, diçka që ai e ndau me ju, por pa dëshirën ta dinte kush tjetër?

Natyrisht. Se n’atë bisedë u krijua një klimë e përshtatshme që ai të shprehej. Ka edhe gjëra të tjera tepër tronditëse që s’janë përfshi në libër. Në një rast na tha: “Këto gjëra po u them vetëm juve. Mbajeni për vete”. E kish fjalën që unë dhe vëllai im, Fatmiri, i pranishëm në bisedë, të mos i nxirrnim e t’i bënim publike. Kjo pjesë e pashplueme për lexuesin, më ka mbetë thellësisht në tru. Asnjëherë s’kam qenë ndërdyshtas t’i bëj publike, sepse biseda ka rregullat e veta, aq më tepër kur kërkohej që ato gjëra të ruheshin si të fshehta. Në tekstin e plotë që kam hedhë në kompjuter, pikërisht për pjesën ku Rreshpja kish thënë: “Mbajeni për vete”, e kam ngjyrosë me ngjyrë të verdhë. Nuk besoj se më thyhet mendja në këtë pikë. Sepse, ka raste kur disa të fshehta duhet të ruhen. Ndërsa, pjesa ende e pashplueshme që ka të bëjë me rrëfimin përtej ferrit, tash e ndiej se në ribotimin e librit duhet botuar.

– Gjatë bisedës me Rreshpen, në “In memoriam” ceket tek-tuk jeta e tij, por duke mos qenë ngulmëtare të bisedës. Folët si ju thye ai shpirt për të mos iu ngjitur kurrë. Dashuria e tij e parë tragjike, një djalë fryt i kësaj dashurie fatkeqe, të cilin e kërkoi kaq shumë dhe kurrë nuk e gjeti?

– Kjo gjë që thoni ju, u përmend disa herë në bisedë. Është në atë pjesën e pashplueme të bisedës, që rri ende grijas. Kam botuar shumë pak. Më thoshte: “Pa familje, pa nënën time, pa shoqni, pa gjithçka… Vetëm me poezi…”. Nëse futemi te pjesa ende e pashplueshme, tani për tani mund të përcjell shënimin: “Një djalë më iku. Ndoshta ma morën retë e zeza. Ah, sikur Zoti të më kish dhënë edhe një vajzë! Do i vija emrin më të bukur të botës. Do e rrisja me dashuri si dashuria e Fredit, do e shihja në dritë të syve e ajo do kënaqej me mua. Por s’do të shkruaja poezi për të se e kisha para syve të mi. Se unë krijoj imazhet në poezi për gjërat që më mungojnë. E pyeta atë natë se ç’emër do t’i vinte vajzës. Jo, më tha. Se atë tani e kam vetëm si imazh. Imazhet nuk marrin emra. Ndërsa pakëz më vonë, u kthye prapë aty. Po thoshte fjalë si shkujdesshëm. Kur mbaroi, bëra renditjen e tyre. Aty për aty kish krijuar një poezi të veshur me mjegull e dritë njëkohësisht, sikurse pak kohë më parë krijoi poezinë “Palca e vdekjes”. Të nesërmen më përmendi emrin e vajzës. Atëherë, kisha në mendje emër tjetër, tha. Tani e ndryshova…”

– “Si s’u kënaqa një herë në jetë! Si nuk munda të përkëdhel fëmijë një herë! Pse Zoti pati nge të merret vetëm me mua!” Kësisoj shtërzeu shpirti i tij në Prishtinë pas takimit me studentin e panjohur. Mendoni se ai jetoi tragjikisht apo tragjike ishte jeta e tij?

– Rreshpja natyrisht që e donte jetën, anipse në çdo hap pati mure. Nuk donte ta jetonte atë tragjikisht, por fati i trishtë, rrethanat ia diktuan një gjë të tillë. Qe i dëshpëruar tek s’shkonte. Thoshte: “Tani Fredi është i vetëm… Tani as Zoti s’ia jep dorën…”. Prandaj jeta e tij qe tragjike. Edhe pse e tillë, ai gjeti një segment, një fije drite dhe u kap fort pas asaj që të hapte një shteg plot me dritë: poezinë e vet. Kjo ndodhte sepse “Asgjë s’qe e rastësishme në poezinë e tij” (Xh. Bajraj). Shijen e trishtë të jetës e kish hedhë prapa krahëve, ndërsa tek poezia gjente qetësi, ngushëllohej, në një farë forme lazdrohej me të. Më thoshte: “Unë duhet t’ia jepja Nobelin poeteshës polake Shimborska, se ajo ka shkruar vargun: Këtu asgjë nuk ka ndryshuar. Kurse unë kam shkruar: “O ajër i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes përsëri.”.

-Studenti që e takoi në kafe, nxënësit që i dhanë lëmoshë duke kujtuar se ishte një lypës dhe inxhinierja që e përcolli me makinë për në hotel, duket se ishin pengjet e tij dhe amaneti juaj. Prej atëherë e sot keni dijeni mbi identitetin e këtyre personazheve enigmatik që u ngulitën kaq fort në shpirtin e drobitur të lirikut?

– Qe e pamundshme t’i gjeja dhe t’i takoja, anipse Rreshpja e kishte fort merak. Donte të shlyente njëfarë borxhi ndaj tyre. Por qe krejt e pamundshme. Megjithatë, ai sikur e zgjidhi vetë me fjalët e tij: “Kërkoi ata njerëz. Njerëzit e mirë kanë emra. Të këqijtë zhyten në mjegull e s’dallohen”. Në mendjen e tij mbetën si imazh qytetarët e Prishtinës, por edhe vetë Prishtina si “Vend i poezisë së bukur”. Sa herë shkoj në Prishtinë, më duket se i shoh ata njerëz që i ofruan ngrohtësi Rreshpes, por më shqiten prej syve të mi, se nuk mburren e nuk bërtasin kurrsesi se cilët ishin, si të thonë në heshtje se ata bënë vetëm detyrën. Ka të bëjë me magjinë e njerëzve të thjeshtë, etikën dhe modestinë e tyre. Mirësia zakonisht flet në heshtje, edhe modestia gjithashtu.

– Gjatë trajtimit të materialit të bisedës me poetin shkodran, a keni menduar ndonjëherë se ai foli kaq shumë për vdekjen sa dukej se ai nuk dialogonte me kënd, por thjeshtë monologonte?

– Gjatë bisedës, natyrisht Rreshpja dialogonte me mua, por kishte raste që ai sikur i rrëfehej vetvetes. Mbështillej në botën e vet sa reale aq edhe surreale. Ai thoshte: “Fredi…” dhe kështu, sikur kallëzonte jetën e tjetërkujt që e njihte mirë dhe jo për veten e vet. Fjala vdekje s’mund të shmangej. Ai thoshte: “Fredi i mban me vete vdekjen dhe kapelen”. Dukej se qe familjarizuar me vdekjen, që mund t’i vinte në çdo kohë, siç erdhi përfundimisht si tre muaj më vonë, më 17 shkurt të 2006-s.

Në anën tjetër, Shkodra e ngjizi Rreshpen me poezinë e vet të ndritshme brenda shpirtit të saj kulturor, intelektual dhe ia dha Shqipërisë sikur t’i thoshte: “Rreshpja s’i përket vetëm Shkodrës, por krejt Shqipërisë”. Por Shqipëria nuk veproi si duhet me Rreshpen, madje veproi me cinizëm, njëjtë si me Kutelin, Poradecin e plot të tjerë. Nuk arriti t’i dëshmonte Europës se poeti i shkëlqyer i Shqipërisë, i përkiste edhe asaj, d.m.th., Europës. Megjithatë, edhe në këtë mosdashje, në këtë errësi kulture, Rreshpja shkëlqen me poezinë e vet. Në libër e kam cilësuar “Napoleoni i butë i lirikës shqiptare”. Poezia e tij s’është vetëm e sotshme, por është mirëfilli poezi që shpërfill kohët, kornizat dhe herdokur do i shfaqet Europës me cilësinë e poetëve që i duhen edhe asaj.

– Me Frederikun për Fredin folët kaq gjatë, u përmendën kaq emra. U kujtuat për episode dhe autorë të ndryshëm. I’u dedikuat një seri mirënjohjesh për gjithçka bënë për të. E vetmja që mbeti në qendër të akuzave ishte qeveria që e kishte braktisur. Në këtë shpirt të paqtë e të butë, nuk mendoni se kishte diçka e ashpër dhe të egër që kishte nevojë të shpërthente. Nuk tregoi dikë me gisht?

– Rreshpja qe paqësor, i butë, jashtëzakonisht i butë. Nuk anatemonte kënd. Dukej se shumë pakënaqësi donte t’i merrte me vete. Mbasi përmendi miqtë që i qëndronin pranë, ai tha: “Vetëm shteti s’e do Fredin… Vetëm shteti…”. Natyrisht, kjo frazë e tij qe alarmuese, protestuese në formën më të veçantë. Më së pari, gishti tregues shkonte mu aty ku jondjeshmëria qe më e madhe, shpërfillëse. Pa dyshim që shtetin e bëjnë njerëzit, administrata, institucionet gjegjëse, veçanërisht ato të kulturës.

– Keni ndonjë ide për t’iu rikthyer Frederikut, me ndonjë dramë, monografi apo roman, ndoshta për të thënë çfarë nuk u tha në librin “Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë”?

-Jo. Absolutisht jo. Këtu fiksioni shpërfillet ndjeshëm, sepse Rreshpja rrëfeu mrekullisht dhe pangjashëm dramën e vet. Çdo vepër tjetër e zhanrit fiction (roman, p.sh), për Rreshpen do t’ish e zbehtë. Rreshpja, vetë e gdhendi personazhin Rreshpja n’atë rrëfim dhe në poezitë e veta të mëhershme. Nëse, ndonjë regjisor i talentuar tregohet i vëmendshëm tek rrëfimi i mbramë testament i Rreshpes, atëherë mund t’i përcillej shikuesit një dramë e përkryer. Unë kam besim se rrëfimi i mbramë i Rreshpes do shihet si i tillë. Sepse ai rrëfim dhe krejt poezitë e Rreshpes janë provokuese.

Intervistoi: Albert Vataj

Qosja Mustafës e Thaçit: Ju të dy po na fyeni

0

Akademik Rexhep Qosja, në profilin vet të Facebookut ka shkruar se kryeministri i Kosovës isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi po fyejnë dhe provokojnë qytetarët e Kosovës dhe ka theksuar se qytetarë e meritojnë çlirimin nga kjo Qeveri të cilën ai e ka quajtur të dhunës.

Qosja ka shkruar
“Kryeministri i Kosovës dhe zëvendësi i tij në konferencën me gazetarët pas protestës së sotme opozitare duke folur në emrin e Qeverisë së Kosovës e provokuan fort opozitën dhe i provokuan të gjithë qytetarët në protestë.
Kryeministri i Kosovës dhe zëvendësi i tij e provokuan sot gjithë Kosovën.

Kryeministri i Kosovës dhe zëvendësi i tij, për më keq, e fyen fort opozitën dhe i fyen fort gjithë pjesëmarrësit në protestë.
Kryeministri i Kosovës dhe zëvendësi i tij na fyen sot të gjithë ne.
Provokimi dhe fyerja e tyre përmbanin një arrogancë primitive pushtetore.

Provokimi dhe fyerja e tyre përmbanin nënçmim për opozitën dhe për protestuesit: nënçmim për sjelljen e tyre paqësore dhe nënçmim për guximin e tyre të “humbur” në atë sjellje paqësore!
-“Ju pritëm, u thanë, jo me kafe!” E kjo do të thotë: ju pritëm me kallash!

– “Opozita iku me bisht nën shalë”
Provokimi dhe fyerja e tyre përmbanin arrogancë primitive dhe fyerje ndaj të gjithë kosovarëve, protestues e joprotestues!
Pse jo, nuk është hera e parë që ata sillen kështu prej se janë bashkuar për t’u sjellë siç po sillen: për t’u sjellë në Kosovë si të ish Kosova “rançi” i tyre!

Pse jo, ata e kanë shkelur dhe e kanë fyer Kushtetutën e Kosovës dhe e kanë shkelur siç s’është shkelur ndonjëherë më parë: e kanë shkelur duke shitur politikisht dhe juridikisht pjesë të Kosovës, e kanë shkelur duke u dhënë Serbisë dhe Malit të Zi toka të Kosovës!
Nuk po thotë vetëm opozita se këta dy pushtetarë e kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës!

Nuk po thonë vetëm protestuesit se këta dy pushtetarë e kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës!
Nuk po thonë as edhe shumë e shumë intelektualë të Kosovës e të Shqipërisë se këta dy pushtetarë e kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Se këta dy pushtetarë e kanë shkelur politikisht dhe juridikisht kushtetutën e Kosovës duke shkelur disa nene të saj me nënshkrimin e Marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, po e thotë edhe institucioni, fjala e të cilit juridikisht, shtetërisht dhe moralisht peshon më shumë se e kujtdo tjetër: po e thotë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Kur Gjykata Kushtetuese thotë se ndonjë person a ndonjë institucion e ka shkelur Kushtetutën e shtetit, ai person a ai institucion ngarkohen me përgjegjësi që mund të jetë kur politike e kur penale.

Në qoftë se përgjegjësia është vetëm politike atëherë shkelësit e Kushtetutës ose japin dorëheqje ose shkarkohen nga pozitat që kanë. E në qoftë se përgjegjësia është penale atëherë shkelësit e kushtetutës gjykohen penalisht prej gjykatës përkatëse.
Kryeministri i Kosovës dhe zëvendësi i tij po e provokojnë dhe po e fyejnë opozitën, po na provokojnë e po na fyejnë të gjithë ne duke provokuar e duke fyer ashtu njëkohësisht edhe Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Dhe po e provokojnë e po e fyejnë opozitën, dhe po na provokojnë e po na fyejnë të gjithë ne, dhe po e provokojnë e po e fyejnë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës sepse s’po duan të pranojnë përgjegjësinë e të largohen prej pushtetit, duke e bërë të mundshme kështu zgjidhjen e krizës institucionale të Kosovës.
Duke mos u larguar vullnetshëm prej pushtetit pas shkeljes së Kushtetutës, qeveria e sotme e Kosovës po ushtron pushtet të paligjshëm.

E pushteti i paligjshëm, siç dihet e siç thuhet në të gjitha vendet demokratike të botës, quhet pushtet i dhunës.
E, kur një qeveri e mban pushtetin paligjshëm, domethënë dhunshëm, kur një pushtet është pushtet i paligjshëm, atëherë, është e ligjshme që ai pushtet të largohet prej pushtetit me lëvizje demokratike popullore.

Kosova është çliruar prej pushtimit të Serbisë.
Kosova duhet të çlirohet sot edhe prej pushtimit të paligjshëm të Qeverisë së sotme.
Demokracia e Kosovës, dinjiteti dhe nderi i qytetarëve të Kosovës e meritojnë çlirimin prej kësaj qeverie dhunëtare”.

Anton Çuni dënohet bashkë me tetë ish-eprorë të UÇK-së në Koshare

0

Vrasja e trupave të Ushtrisë Jugosllave në Koshare, në shtator të vitit 1998 nga forcat e UÇK-së, ka bërë që sot Gjykata e Lartë e Nishit të dënojë në mungesë tetë ish-eprorë të UÇK-së.

Gjykata e Lartë në e Nishit të mërkurën shpalli fajtorë tetë ish-luftëtarët e UÇK-së për akte terrorizmi dhe urdhëroi që secili prej tyre të dënohej me 15 dhjet burg për përfshirjen e tyre në dy sulmet ndaj trupave të Ushtrisë Jugosllave në Koshare të njëjtën ditë në vitin 1998.

“Ata u dënuan të gjithë për të dyja ngjarjet e ndodhura në shtator të vitit 1998. Gjykata vendosi që ata ishin fajtorë falë videove, që ishin prova kyqe”, ka thënë për BIRN, Goran Gjorgjeviq, avokat i një prej familjeve të ushtarëve të vrarë.

Ata që janë dënuar janë Shiqeri Maloku, Xhafer Gashi, Demush Gacaferi, Demë Maloku, Agron Isufi, Anton Çuni, Rabit Alija dhe Rrustem Berisha.

Në këtë grup janë dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Anton Çuni i LDK-së dhe Rrustem Berisha i AAK-së.

Aktakuza pretendoi se në fillim ata përgatitën një pritë për trupat kufitare të Ushtrisë Jugosllave duke vendosur mina anti-tank.

Një tank i Ushtrisë Jugosllave shpërtheu minën, duke vrarë një ushtar dhe duke plagosur katër të tjerë. Pastaj luftëtarët e UÇK-së hapën zjarr ndaj një helikopteri të ushtrisë që mbërriti aty për të marrë viktimat.

Prokuroria pretendon se kjo u pasua nga një sulm i dytë menjëherë pas kësaj, në afërsi të pikës kufitare të Koshares, kur të akuzuarit ngritën një tjetër pritë dhe hapën zjarr ndaj një automjeti të Ushtrisë Jugosllave, duke hedhur granata dore dhe duke vrarë pesë ushtarë dhe duke plagosur dy të tjerë.

Sipas akuzës, luftëtarët e UÇK-së – të cilët dyshohet se kanë sulmuar nga territori shqiptar – më pas i grabitën ushtarët dhe vunë nën shënjestër një tjetër helikopter që erdhi të evakuonte të plagosurit.

“E vërteta është se 15 vjet pas krimeve, ky incident ka epilogun e tij në gjykatë dhe ky është një lajm i rëndësishëm për të gjithë, sidomos për familjet e atyre që u vranë,” tha Djordjeviç.

Një nga burrat e akuzuar, ish-komandant i UÇK-së Rrustem Berisha, i cili tani është deputet i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha për BIRN para dhënies së vendimit se aktakuza nuk ishte e besueshme për shkak se akuzat vinin nga një ushtri përgjegjëse për kryerjen e shumë masakrave në Kosovë.

“Ne kishim uniforma. Ishim ushtarë dhe luftuam kundër ushtarëve. Ushtria Jugosllave vrau civilë, përfshirë edhe të moshuar, fëmijë dhe gra,” tha Berisha.

Vendimi mund të apelohet. /BIRN

Zafir Berisha: Isa Mustafa e Hashim Thaçi me skenar për vëllavrasje

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha thotë se kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi kanë skenar për vëllavrasje.

Sipas tij, ky skenar nuk iu ‘dhesi’ në protestën e sotme organizuar nga partitë opozitare.

“Hashmi e Isa që ishin shumë të interesuar për dhunë ende pa përfunduar protesta, dolën para mediave dhe lehen si zagar, sepse projekti i tyre për vëllavrasje nuk ju ‘dhezi”, shkruan Berisha në Facebook,transmeton PrizrenPress.

Ai thotë se protesta e sotme e qytetarëve në mbrojtje të Republikës ishte dëshmia më e mirë për ata që kanë sy dhe vesh.

“Parashikimet dash-këqija për molotov e armë zjarri ranë poshtë”.

“Deklaratat e tyre prej injorantëve treguan fytyrën e vërtetë të këtyre maskarenjve”.

“Fundi i tyre është shumë afër, prandaj rezistenca kundër kësaj bande mafioze, që e ka kapur shtetin duhet vazhduar”.

“ Ambasadori Delawie dhe miqtë e tjerë ndërkombëtar besoj se janë duke e parë se kush është për dhunë, prandaj sa nuk është bërë vonë rreshtohuni përkrah ndryshimeve demokratike tepër të nevojshme për Kosovën”./PrizrenPress.com/

Dita e Pavarësisë festohet edhe në Prizren

0

8 vjetori i Pavarësisë së Kosovës është festuar edhe në Prizren.

Muharrem Gashi, Orhan Bislimaj,Smajl Krrekaj, Sinan Hyseni dhe Muhamed Shkurtaku thonë se përkundër sfidave të mëdha me të cilat po përballet shteti i Kosovës, sidomos si pasojë e pranisë së madhe të korrupsionit në institucione, shpresojnë se është koha e fundit që pushtetarët të mendojnë më ndryshe, për një të ardhme më të mirë për popullatën dhe shtetin e Kosovës.

Ndërkaq, Komuna e Prizrenit, me rastin e kremtimit të 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, këtë vit ka pasur një agjendë më të ngjeshur përmes mbështetjes së organizimit të aktiviteteve të ndryshme kulturo-artistike/TVPZ/

Filmi “Shok”, sonte do të prezantohet në Londër e New York

0

Në Londër do të prezantohet brenda Ambasadës së Kosovës në Londër, ku për këtë prezantim të filmit ka njoftuar ambasadori i Kosovës në Londër Lirim Greiçevci, kurse në New York do të prezantohet në MoMA – Museum of Modern Art në Nju Jork, ku edhe për këtë prezantim ka njoftuar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, transmeton KultPlus.

“Shok” do të konkurrojë me datë 28 shkurt krahas filmave të tjerë për triumf në kategorinë Short Film Live Action.

“Shok” është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Filmi sjellë Petritin dhe Okin, dy shokë të ngushtë të cilët gjenden në situata të vështira në kohën e luftës së Kosovës. Trauma, drama, saga para së cilës ndodhen, është e vështirë për një diapazon si ai i tyre.

Në këtë film luajnë Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj. Filmi “Shok”, është film me regji të Jamie Donoughue dhe me producent Eshref Durmishin./KultPlus.com

Familja Jashari nuk e pret Presidenten, as qeveritarët

0

Krerët e Qeverisë së Kosovës, kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi nuk janë pritur nga Familja Jashari kur kanë vizituar kompleksin memorial në Prekaz.

Por, nga familja e komandantit legjendar Adem Jashari, jo si zakonisht, nuk është pritur as Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova.

Jahjaga që ka vizituar Prekazin nuk ka dhënë asnjë prononcim për media derisa po qëndronte tek memoriali i dëshmorëve të kombit.

Maskat e godasin me grushte dhe i grabisin 10 mijë euro

0

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Tiranë. Në rrugën “Ali Baushi”, në Xhamllik, disa persona me maska kanë goditur me grushte shtetasin me iniciale A. D. dhe i kanë marrë 10.000 euro.

Dyshohet se autorët janë larguar me një mjet tip Golf. Shtetasi A. D. ndodhej në banesën e shtetasit E. T. për të marrë shumën prej 10.000 eurosh, shumë të cilën ia kishte dhënë borxh para disa kohësh.

Pak çaste pasi ka dalë nga banesa e shtetasit E. T., personat e maskuar i kanë marrë shumën monetare.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli, si dhe është bërë i mundur identifikimi i targës së automjetit me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët./TCH

Viti i gjeniut Kadare

0

Ismail Syla

Tetëdhjetëvjetori i lindjes së Ismail Kadaresë (1936) bëri që viti 2016 të shpallet si vit i tij. Është ky një akt i lartë kulturor, që e nderon kombin në tërësi, sepse bëhet fjalë për shkrimtarin dhe krijuesin më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare, për veprën e tij të gjerë në të cilën e shtriu gjeniun e tij. Pse Ismail Kadare është një gjeni?

Në pyetjen se cila vepër letrare meriton të përkthehet në gjuhët kryesore të botës, që në moshë të hershme Ismail Kadare, para se për ndonjë autor të caktuar shqiptar, kishte thënë se në radhë të parë duhet të përktheheshin baladat dhe legjendat e lashta shqiptare.

Në pyetjen rutinë të intervistave stereotip se po të jesh i detyruar të jetoje në një planet tjetër, cilat libra shqip do t’i merrje me vete, atëherë personalisht do të merrja veprat letrare të Ismail Kadaresë, dhe nga to do të merrja ato pjesë më të mira, 200 deri 300 faqe, në të cilat është koncentruar gjeniu i tij krijues.

Nuk ka dyshim se i përkas atij krahu të mendimit që konsideron se krijesa më e lartë kulturore e shqiptarëve është vetë gjuha shqipe. Gjuha e kombit tonë është më e lartë se krijesat shpirtërore të autorëve në fushën e krijimtarisë letrare, duke përjashtuar autorin Ismail Kadare që e sublimoi në nivelin më të lartë të saj. Autorë që kanë shkruar dhe shkruajnë shqip në asnjë fushë të dijes dhe shpirtit nuk kanë të arritura të larta filozofike, sisteme teorike etj., autoriale që ta ngrenë atë në nivel botëror. Ndërkaq, Ismail Kadare, me artin e tij, gjuhën shqipe dhe kultivimin e saj e ka ngritur në nivelin më të lartë të përdorimit.

Edhe një libër tjetër në planetin X, që do t’i bashkoja krijimtarisë së Kadaresë është libri i albanologut Eqrem Çabej, gjegjësisht tekstet për Shqipërinë midis Lindjes dhe Perëndimit dhe një studim për romantizmin europian dhe atë shqiptar. Sa herë që më duket se shqipja ka një gjendje të zhguftë në aftësinë e saj shprehëse, i lexoj këto dy shkrime të një gjuhe aq të sigurt, sa vërtet po të mos kishte shtypshkronjë, meritojnë të botohen edhe në pllaka argjile si “Epi i Gilgameshit” dikur, ku saktësisë sintaksore, logjikës dhe kulturës së shkrimit nuk mund t’ua shtosh ose t’ua heqësh as dhe një fjalë. Por le të kthehemi te Kadare.

Fuqia shprehëse e fjalës shqipe

Me disa shembuj do të përpiqem të argumentoj pse Ismail Kadare është gjeniu i vetëm deri më tash i letrave shqipe. Jo me analizë veprash veç e veç po në radhë të parë me përdorimin e gjuhës shqipe, kryeveprës së vetme të shqiptarëve. Në prozën e tij të gjatë “Shkaba” (sipas botimi të Parisi f. 325, vëllimi 6) Ismail Kadare ndërton këtë fjali: “Një buzëqeshje, më tepër e brendshme e saj, e grimcuar dhe ripërtërirë prej pengesës qelqore, arriti gjer te Maksi”. Te poetë shqiptarë, prozatorë, romancierë e kultivues zhanresh të ndryshme mund të gjesh përdorim të fjalive shqipe kur përshkruajnë diçka, por këtë nivel të përdorimit maksimal të fjalëve shqipe për të treguar aftësinë shprehëse të gjuhës shqipe, nuk mund të gjesh askund në letërsinë shqipe pos tek Ismail Kadare. Prozatorët e letërsisë shqipe nuk e kanë të vështirë formulimin e tipit: Një buzëqeshje e brendshme arriti gjer te Maksi, por atë, fjalinë e ndërshtënë: e grimcuar dhe ripërtërirë prej pengesës qelqore, tek askush nuk mund ta gjesh. Ajo është aq shumë e pasuruar me ngarkesë stilistike dhe përdorim imagjinativ dhe për fat të gjuhës shqipe shembuj të tillë në ato 300 faqet e veçuara nga tërë vepra e Kadaresë janë të shumtë. Pra, fjalia e ndërshtënë “…e grimcuar dhe ripërtërirë prej pengesës qelqore…” është pjesa e fjalisë të cilën e vë në jetë mendja e gjeniut. Thënë më konkretisht me gjuhën sportive të kampionit që kërcen së larti, të gjithë atletët kërcejnë lart, por kampioni dhe thyerësi i rekordeve e ka atë 5 centimetërshin që vetëm ai e arrin. Prandaj është kampion. Kjo fjali e ndërshtënë botën letrare shqiptare e ndan në dysh, në lartësinë e saj unike, në rekordin kadarean dhe në pjesë tjetër gjithmonë nën atë 5 centimetërsh. Për dallim nga soji tjetër, veprat e gjeniut mbahen mend gjatë dhe me detaje. Temat motivet dhe idetë e gjeniut mbahen mend për gjithçka shkruan. E, i tillë në letërsinë shqipe është vetëm I. Kadareja.

Dy pamje të Shqipërisë artistike

Historikisht nuk e dimë të saktë datën e pushtimit kulturor të shqiptarëve nga Perandoria Osmane, por në prozën e Kadaresë e dimë kur Mark Kasneci bëhet Mark Haberi (Ura me tri harqe) kur baroni i Kashnjetit bëhet dyemërsh Mark Shkreli – Aqif Pasha. E ajo e cila bën të vihet kuja është zëvendësimi i fjalës së parë shqipe me fjalën turke te proza “Shënime nga kapitaneria e portit”

“Kishte fluturuar një zog, një farë laureshe, nga ato me rrypth të gjelbër në qafë, dhe një nga fëmijët i kishte thirrur shokut të vet që larg : “kqyre Pal, kqyre zogun dervish!“.

“Ç’zog dervish, mor qyq?” kishte klithur tjetri me zë të thekshëm. Po ajo është çafkëlore. Çafkëlore kaçirubë (kështu i thënkëshin në gjuhën shqipe këtij lloji të laureshave).

Siç e mora vesh më pas, ajo fjalë, apo më mirë ai emërtim shpendi, paskësh qenë, mesa dukej, fjala e parë shqipe që qënkëshis zëvëndësuar me të folmet e përditshme, me një fjalë turke dhe mësuesi i vjetër, e paskish marrë këtë si shënjë të gjëmës së ardhme, që e priste gjuhën e tyre, që ata e quakan hyjnore.”

Në veprën e Kadaresë si askund tjetër ka dalë e gjallë fytyra e Shqipërisë. Duke lënë anash shumë profile tjera, mjafton të shpërfaqen dy: Shqipëria e Vasiliqisë në romanin “Kamarja e turpit” (Pashallëqet e mëdha, f.502, botimi i Parisit) dhe ajo e Ali Pashë Tepelenës.

Për Vasiliqinë Shqipëria ishte e rrokshme lehtë, ashtu me pllaja dhe vathina të mardhura nga thëllimi, me kumbimin midis gjumit të mëngjesit të tundësit ku rrihej qumështi, me qëndisjen e prikës në orët e padurimit, dhe një copë diellishtë te kisha, dhe qyqen që në këto anë i thoshin herëkeqe.

Ky është përkufizimi më artistik, më subjektiv, më individual, më poetik i mundshëm, që ka krijuar imagjinata artistike e letrare shqiptare. Është përkufizim antologjik, i stisur me mjeshtërinë e penës së nobelueshme. Le të marrim parasysh vetëm pamjen artistike të perceptimit femëror të elementeve natyrore dhe kulturore të Shqipërisë vasiliqiane: vathina dhe pllaja të mardhura, një gjeografi e egër, e rrudhur nga pushtimet e ngushtimet. Shqipëria femërore e qëndisjes së prikës në orët e padurimit, është bota e gruas, e nënës, e burimit të jetës, e punës, ripërtëritjes së kombit, e dashurisë rinore paramartesore, e pragut të bërjes grua, nënë, mbajtëse shtëpie (tundësi që rreh qumështin). Është Shqipëria e krishterë, një qytetërim gati i perënduar, i asimiluar pothuajse nën sundimin e gjatë të Perandorisë Osmane, një copë diellishtë te kisha. Kjo copë diellishtë sikur është kujtesa, anamneza e kohës së sundimit paraturk, hapësira e tjetërsuar, e zvetënuar, kur rrjedha e qytetërimit në brigjet e këndej Adriatikut, ishte po aq kulturore dhe oksidentale sa vetë bota e krishterë perëndimore. Dhe si pozicion historiko-politiko-kulturor, i Shqipërisë vasiliqiane, është e rrokshmja qyqe, herëkeqja, që simbolizon pozicionin e Shqipërisë së robëruar, pa identitet, pa liri, pa shenja të kumtit të mirë. Ndërkaq, sipas përfytyrimit të Vasiliqisë (që dihet, nuk është veçse përfytyrimi i Kadaresë), për Ali Pashë Tepelenën, Shqipëria ishte ndryshe: ajo ishte ndryshe: një vend i ngrirë si në kllapi, sipër të cilit hëna e yjet s’ishin gjë tjetër, veçse lloje emblemash e stemash shtetërore, një gjë shterpë gjer në llahtarë (Kamarja e turpit , 502, vëllimi 2). Elementet mashkullore të përfytyrimit të Shqipërisë Alipashiane janë elementet e shpirtit dhe karakterit të tij, që si produkt i kohës, nuk tejkalon rrethin e orbitës, në të cilin është i përcaktuar fati i sjelljes së Shqipërisë, një vend i ngrirë nga shtrëngesa e unazës së robërisë, që në vend të një ëndrre të qartë, realisht gjendet në kllapi mbytëse, ndërkaq, përpjekja për krijim origjinal të shtetit, në një vend me hapësirë të pushtuar, të ngrirë, e tregon edhe më mirë përmasën e shterpësisë, llahtarit, thatësirën shpirtërore dhe thërrmimin e ëndrrës së lirisë.

I nobelueshëm

Ismail Kadare do të mbahet mend dhe është i nobelueshëm për zbërthimin artistik të dukurive nga më të thellat të botës shqiptare, për djegën (pasionin shtetformues, “Viti i Mbrapshtë”) për brejën (luftën speciale te “Kështjella”) për fuqinë metaforike të gjuhës shqipe (Hurshid Pashai duke menduar se edhe koka e tij mund të prehet një ditë nga Tunxh Hatai: Tani gërshëra e fatit e kishte zgjedhur frytin e vet dhe ajo ishte aty mbi tryezë, lakër e bardhë e kopshteve të ferrit. (“Kamarja e turpit” , f. 424 Vëllimi 2), për dukurinë e frikës nga kontrolli diktatorial “… madje kishin prerë flokët gjer në rrëzë, nga frika se mos grimca të dyshimeve kishin mbetur në to (“Tregimi i ditës që po vjen”, vëllimi 2, f.336) dhe mijëra gjetje tjera artistike, secila më perlë se tjetra, për të cilat duhen faqe të tëra… Kadare nuk do të mbahet mend për jetën private, për dobësitë universale njerëzore, për artikuj e komente për socializmin dhe diktaturën. Qarqe jo dashamirëse të tij brenda shqiptare vetëm mund të koriten. Cinizmi më i madh kulturor është kur disa qarqe në Tiranë dhe Prishtinë i lumturon mosmarrja e çmimit “Nobel”. Ato vetëm sa koriten. Ato nuk i zbehin përmasat e gjeniut të tij.

Nicolas Sarkozy nën hetim për financimin e fushatës në 2012-n

0

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është vënë nën hetim në lidhje me financimin e fushatës së tij gjatë vitit 2012. Sipas prokurorëve francez, shpenzimet e fushatës ishin dy herë më të larta se limiti i lejuar me ligj.

61-vjeçari Sarkozy është marrë në pyetje gjatë ditës së martë, para se të informohej se ishte nën hetim. Ai ka mohuar në mënyrë të përsëritur se shpenzimet kanë kaluar limitet ligjore. Mirëpo, ky veprim nuk do të thotë se ai do të ndiqet penalisht, por mund të mund të jenë fillimet e nisjes së një gjyqi të mundshëm.

Marrja në pyetje është parë si një goditje ndaj përpjekjeve të tij për të rifituar presidencën e vendit në zgjedhjet e vitit 2017. Sarkozy është aktualisht kreu i republikanëve të Qendrës së Djathtë, ndërsa në periudhën 2007-2012 ka qenë president i Francës