7.2 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 6807

Humb jetën një 40-vjeçar

0

Një 40-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme 25 maj, pasi është kapur nga një rimorkio e ngarkuar me dru.

Sipas policisë viktima është Mirgen Demçe dhe dyshohet se shkak i humbjës se jetës së 40 vjecarit është aksidentale. Demçe ishte pronar i një pike që bënte shpërndarjen e druve,në fshatin Libonik.

Kjo ngjarje aksidentale ka ndodhur kur pronari së bashku me tre punëtorë të tjerë, po ngarkonin një kamion me dru. Gjatë momentit që po shtynin një rimorkio, që komandohej me dorë dhe që lidhej pas kamionit, rimorkioja ka rrëshqitur, duke goditur pronarin e kësaj pike, i cili ndodhej në atë moment, në krahun e stivës së druve. Nga kjo goditje, për pasojë shtetasi Mirgen Demçe, është përplasur me stivën e druve.

Punëtorët menjëherë e kanë transportuar me ambulancën e fshatit, në drejtim të Spitalit të Korçës,për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme,por gjatë transportimit ,ky shtetas ka humbur jetën.

Zbulohet edhe një rrjet prostitucioni

0

Zbulohen një tjetër rrjet prostitucioni në lokalet e Tiranës. Tre persona përfunduan në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shfrytëzonin femra për prostitucion, për qëllime fitimi.

Në kuadër të operacionit të koduar “Tallava 2015” u ndaluan shtetasit F. Xhemali, 26 vjeç, lindur në Berat dhe banuese në Tiranë, Ilir Peraj, 46 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë dhe Anila Morava, 43 vjeç, lindur në Berat dhe banuese në Tiranë, ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi me inicialet A.D., 16 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rekrutonin dhe më pas shfrytëzonin për qëllime prostitucioni vajza në lokalin e shtetasit Ilir Perajt, në periferi të Tiranës.

Gjatë kontrollit të uniformave blu në këtë lokal, janë gjetur disa balerina të punësuara në mënyrë të paligjshme, si dhe e mitura me inicialet F.GJ., e shpallur në kërkim, si person i larguar nga banesa që më datë 6 maj të këtij viti. E mitura dyshohet se është shfrytëzuar për prostitucion në këtë lokal. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës. /Shekulli/

Klientelizmi po e vret demokracinë

0

“Rrjedhimisht, klientelizmi në Kosovën e pasluftës është virusi më shkatërrimtar i demokracisë së mirëfilltë dhe sundimit të ligjit, ngase demokracinë ia ka nënshtruar interesave”, tha analisti politik Belul Beqaj, për “Kosova Sot”.

Mënyra se si po funksionojnë shumica e partive politike në Kosovë, madje duke shpërfillur në momente të caktuara edhe rregullativat e brendshme ligjore, shkelja mbi statutin, që është një kushtetutë brendapartiake, për interesin klanor e klientelist të grupeve të kriminalizuara të interesit, sipas analistëve politikë, është një veprim i dëmshëm, një akt vrastar që pengon zhvillimin e demokracisë së mirëfilltë në shtetin e ri të Kosovës. Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se një gjë e tillë u jep imazh të zymtë edhe institucioneve të shtetit, që drejtohen nga një lidership i tillë i klaneve dhe grupeve jodemokratike të interesit.

Analisti politik Beluj Beqaj, në një prononcim për gazetën, tha se pikërisht në mbështetje të funksionimit të klientelave të tilla që nuk pyesin për respektimin e rregullave të lojës demokratike brendapartiake, janë duke funksionuar dhe fituar shumicën e votës në elektorat, subjektet kryesore politike në vend./Kosova Sot/

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën

0

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shyqrtojë sot raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon mbi zhvillimet në Kosovë.

Gjithashtu do të dëgjojë vlerësimet dhe komentet e përfaqësueve të Kosovës, të Serbisë, dhe të vendeve anëtare të cilët do të reflektojnë për raportin si dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

Një nga vlerësimet që dallohet në raportin më të ri i cili përfshin periudhën nga 15 janari deri më 15 prill është ‘marrëveshja për integrimin e gjyqësorit në veri’ e arritur në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, të cilën Sekretari i Përgjithshëm e konsideron ‘të një fryme të bashkëpunimit konstruktiv ku theksi vihet mbi interesat e përbashkëta’.

“Një çështje thelbësore për të ardhmen e Kosovës”, Sekretari Ban e quan themelimin e Gjykatës Speciale dhe në këtë kuadër ka përshëndetur hapat e autoriteteve të Kosovës drejt themelimit të saj.

Çështje të tjera që përmenden në observimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara janë ato rreth stabilitetit në veriun e Kosovës, për nevojën e krijimit të asociacionit të komunave, për kthimin e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës si dhe për nevojën e përmirësimit të raporteve midis pushtetit lokal në komunat e veriut me atë qendror në Prishtinë.

Diskutimet e sotme pritet të orientohen edhe kah ngjarjet e fundit në Kumanovë ku sigurisht nga vendet jo shumë miqësore ndaj shtetësisë së Kosovës nuk do të kursehen akuzat për rolin e shtetasve të saj. Rreth këtyre ngjarjeve ekziston edhe një shpresë e një iniciative për një hetim të paanshëm ndrkombëtar dhe këtu sigurisht se nuk do të mungojë qasja konstruktive e vendeve perëndimore.

Seanca do të fillojë në ora dhjetë paradite sipas kohës në New York ndërkaq kryesuese për këtë muaj e Këshillit të Sigurimit është Lituania, anëtare me një mandat rotativ dyvjeçar. /RTK/

Policia dhe OSBE mbajnë seminar për drogën dhe dëmin e saj

0

Policia e Kosovës dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë sot do të fillojnë konferencën tri ditore, e cila ka të bëjë me “Zvogëlimin e kërkesës për drogë dhe dëmit nga droga”.

Në këtë seminar pritet të marrin pjesë përfaqësues të ndryshëm nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Sipas agjendës në këtë konferencë do të diskutojnë Jean Claude Shaumberger, kryesues i OSBE-së në Kosovë, ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, përfaqësues nga policia dhe diskutues tjerë.

Jahjaga beson se do të votohet Gjykata Speciale

0

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga beson se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë të premten në favor të themelimit të Gjykatës Speciale.

“Presidentja Jahjaga beson se Kuvendi do ta kalojë këtë sprovë të pjekurisë politike dhe do ta japë votën e tij për krijimin e Gjykatës, e cila nuk do ta trajtojë luftën e pastër për liri e pavarësi, por rastet e pretenduara individuale për krime”, ka deklaruar për ‘Epokën e re’ këshilltari politik i Jahjagës, Arbër Vllahiu.

Ai ka thënë se Jahjaga vlerëson se edhe këtë herë Kosova do ta kalojë këtë sfidë. /Epoka e re/

Shala: Presim raport objektiv për rastin e Kumanovës

0

Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala pret nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës të japë një raport objektiv rreth vdekjes së qytetarëve të Kosovës në Kumanovë.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se autoritetet maqedonase nuk kanë treguar transparencë në këtë drejtim sepse nuk kanë lejuar të vizitohen të arrestuarit, por as nuk është ftuar një ekip i ekspertëve mjekoligjorë nga Kosova që të marrë pjesë në obduksionin që është bërë në Shkup.

“Nëse Kosova ka të gjeturat të cilat kontestojnë raportin e palës maqedonase, atëherë natyrisht se duhet të kërkohet një super ekspertizë ndërkombëtare e një trupe të pavarur”, është shprehur Shala./Epoka e re/

Dënohet mjeku italian që kuronte kancerin me sodë buke

0

Pas 29 seancash Gjykata e Tiranës dënon me 1 vit e 6 muaj burg dhe 4 vite heqje të së drejtës për të ushtruar profesionin e mjekut për Tullio Simonçinin nën akuzë për mjekim të pakujdesshëm të pacientit italian Luca Olivoto i cili gjeti vdekjen 2 vite më parë në një klinikë në Tiranë teksa vuante nga kanceri dhe u mjekua me sodë buke.

Dënimi është dhënë këtë të hënë nga gjykatësi Albert Meçe, ndërsa vetë Simoncini nuk ka qenë në seancë pasi ai nuk është arrestuar asnjëherë.

Nën akuzë së bashku me Simoncinin ishte dhe kolegu i tij Roberto Gandini, për të cilin gjykata vendosi pafajësi.

Për mjekët nën akuzë prokurori Ervin Karanxha kërkoi 8 vite burg, përkatësisht 5 për Tullio Simoncinin dhe 3 për Roberto Gandinin. /Shqiptarja/

Vjosa Osmani: Isa Mustafa, si gjenerali pa ushtri

0

Kandidatja për kryetar të LDK-së, Vjosa Osmani ka shpalosur në Zona B në Klan Kosova, platformën e saj për të udhëhequr këtë subjekt politik. Thotë se ka për qëllim ripërtritjen e LDK-së pasi, siç tha ajo, sondazhet e kanë nxjerrë keq këtë parti si rezultat i disa vepruimeve që kanë injoruar elektoratin.

“Ka të bëjë me Lidhjen Demokratike të Kosovës si fuqia e parë politike në vend, ka të bëjë me fitoren e zgjedhjeve të ardhshme”, tha Osmani.

Si pikë kryesorë të platformës së saj është mbajtja e fjalës.

“Një lider, një përfaqësues i qytetarëve të Kosovës duhet të mbaj përgjegjësi për fjalën publike. Nuk mund të flas krejt tjetër për katër vite pastaj brenda natës të veproj krejt ndryshe”, tha ajo.

Ndër dhjetë pikat ajo përmend edhe guximin.

“Guxim për tu marrë me disa prej sfidave më të mëdha në të cilën po kalon Republika e Kosvës. Guxim për të marr rolin drejtues në luftimin e Krimit e Korrupsionit e jo ta kemi atë vetëm pjesë të letrës”, tha Osmani.

Vjosa që është femra e parë që synon ta marr postin e të parës së LDK-së, beson se të dielën e 31 Majit anëtarësia LDK-së, timonin e partisë do të ia besoj asaj para Isa Mustafës, Lutfi Hazirit e Fatmir Sejdiut.

“Në qoftë se konjukturat edhe kësaj radhe nuk e dëgjojnë këtë zë të elektoratit, e kam thënë dhe po e përsëris, do ta prodhojmë një kryetar pa elektorat që është njejtë si ta kemi një gjeneral pa ushtri. Gjenerali pa ushtri nuk mund të arrijë asgjë, në asnjë betejë, në asnjë nga sfidat në të cilat po ballafaqohet Kosova”, tha ajo.

Të gjithë ata që pretendojn kreun e LDK-së, Osmani i ftoj në një debat të hapur rreth platformave që pfrojnë.

Themelimi i Speciales në rrezik, 7-10 deputetë të PDK-së do të votojnë kundër

0

Gjykatës Speciale, e cila do të merret me hetime ndaj disa ish-luftëtarëve të UÇK-së të dyshuar për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999, do të dërgohet për votim këtë të premte në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, këtë gjykatë përveç deputetëve të opozitës po e kundërshtojnë fuqishëm edhe shumë deputetë të pozitës, veçanërisht të PDK-së, të cilët kryesisht janë të rajonit të Drenicës.

Burime të sigurta të Veriu.info bëjnë të ditur se kundër themelimit të kësaj gjykate do të votojnë Ganimete Musliu, Nait Hasani, Fadil Demaku, Nuredin Lushtaku, Bekim Haxhiu, Flora Brovina, Raif Qela, ndërsa të pavendosur janë Xhehvahire Izmaku, Blerta Deliu e Rafet Rama.

Deputetja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhevahire Izmaku, në një prononcim për Veriu.info ka thënë se ende nuk ka vendosur se a do të votoj për apo kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

“Sa i përket votimit, unë ende nuk jam e sigurt në votimin që do të bëjë, sepse nuk e kam parë asnjë draft të ligjit, asnjë nen te tij. Mirëpo, kjo mbetet të premten të dihet për publikun. Mendoj se kjo gjykatë është fitore e armiqve tanë ndaj Kosovës si shtet, pasi që kjo gjykatë është gjykatë politike, dhe duke u bazuar në veprimet e deritashme të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, pak besoj në vlerat e drejtësisë reale në të”, ka thënë Izmaku, duke treguar se fakti që ajo vjen nga Vushtrria ku është kryer masakra e Studimes e bënë më të vështirë këtë votim.

“Për 4 vite rresht e kam ngritur çështjen e masakrave të kryera në komunën tonë, e veçanërisht të masakrës së Studimës. Ju kam drejtuar edhe Eulex-it, duke u referuar në hetimet dhe dëshmitë që KMLDNJ në Vushtrri i ka bërë me vite radhazi, në dokumentet me faktografi që ky këshill i ka dorëzuar në prokurori vendore e ndërkombëtare, dhe asnjë kriminel nuk është dënuar për to. Unë mendoje se edhe partnerët tanë të cilët na ndihmuan në çlirim dhe bërje të shtetit, e bënë shumë joracionale kërkesën ndaj nesh, duke kërkuar të votojmë një trup i cila do ti gjykoj shumë luftëtarë të lirisë, derisa drejtësia ndërkombëtare nuk do gjykoj ende Serbinë, e cila bëri luftë me ombrellë shtetërore. Ndërsa në rastin tonë, flitet për aktivitete të këqija të cilat eventualisht mund t’i kenë kryer individ, mirëpo kjo dallon nga një luftë e një pushteti hierarkik i cili përdori gjithë forcën ushtarake kundër një popullate civile”, tha Xhevahire Izmaku.

Edhe deputetja tjetër e PDK-së, Blerta Deliu, ka treguar për Veriu.info se ende nuk ka vendosur se a do të votoj për apo kundër themelimit të kësaj gjykate. “Unë ende nuk ka vendosur se si do të votoj. Ne ende nuk kemi marrë kurrfarë materiale për seancën e së premtes, mirëpo nesër e kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe aty do të vendosim se si do të votojmë”, ka thënë Deliu.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se parimisht është që ta votoj themelimin e Gjykatës Speciale, por që mendon se ka nevojë që kjo gjykatë t’i hetoj edhe vrasjet e pasluftës. “Unë parimisht jam për. Por mendoj që kjo gjykatë duhet ti hetoj edhe vrasjet politike të pasluftës”, ka thënë Gashi.

I pyetur se a ka kërkuar nga ministrat e Ministrisë së Drejtësisë në periudhën 2001-2007 që të bëjnë presion për ndriçimin e këtyre vrasje, ai ka thënë: “Po, por si duket kjo ka qenë e pamundur”.

Në anën tjetër, ish deputeti i PDK-së, i cili tash është deputet i pavarur, Shaip Muja, është përgjigjur me ironi se a do të votoj themelimin e Gjykatës Speciale, duke aluduar se do të votoj kundër.

“Shikoni deklarimet e mia prej raportit të Dick Martyt e deri më sot, e pastaj ma bëni pyetjen”, ka thënë Muja për Veriu.info.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se themelimi i kësaj gjykate në seancën e së premtes është shumë në rrezik, pasi që edhe 3-4 deputetë të LDK-së do të votojnë kundër. /Veriu.info/