14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 6816

Nuk do të dorëzohemi para Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës

0

Artan Abrashi –

(Fjalimi në manifestimin e opozitës në Prizren)

Të dashur qytetarë, të nderuar pjesëmarrës, mirë se keni ardhur në manifestimin e radhës të organizuar nga opozita e bashkuar për të kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme që e rrezikojnë Republikën e Kosovës.

Pas manifestimeve të fuqishme gjithandej nëpër Kosovë, sot jemi mbledhur edhe në Prizren për t’i thënë JO DEMARKACIONT me Malin e ZI, dhe JO Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Jemi mbledhur në vendin në vendin e lindjes së kombit tonë, aty ku është luftuar shtypja dhe janë ushqyer shpresa të mëdha për të ardhmen, në vendin ku toleranca, bashkëjetesa dhe harmonia në mes njerëzve nuk është rezultat i imponimit, nuk bëhen me kërcënim dhe nuk dhe nuk projektohen me dhunë. Jemi mbledhur në ne vendin ku historikisht ka dëshmuar se paqja, harmonia dhe toleranca janë të mundshme vetëm atëherë kur ekziston respekti ndaj njeriut, trajtimi dinjitetshëm i tij dhe solidariteti me të. Pra jemi mbledhur në qytetin, qenja e secilës është në kundërshti të plotë më atë që po bënë ky pushtet i korruptuar.

Insistimi për ta zbatuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe Zajednicën po tregon se ky pushtet tashmë e ka lidhur fatin e vetë me këto projekte. Ata janë plotësisht të vetëdijshëm se qytetarët ë Kosovës nuk do ta lejojnë në asnjë mënyre zbatimin e tyre. Prandaj kundërshtimit të drejtë të opozitës po iu përgjigjet me dhunë. Organet shtetërore janë shenduar në instrumente politike të pushtetit. Policia, prokuroria gjykatat janë instrumentalizuar nga një grusht njerëzish me qellim të persekutimit politik të çdo qytetari që nuk pajohet me shkatërrimin e republikës.

Prandaj sot jemi mbledhur këtu që ti themi Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës se nuk do të dorëzohemi asnjëherë, nuk do të ndalemi asnjë çast dhe nuk do të zmbrapsemi deri në tërheqjen e plotë të marrëveshjeve të dëmshme.

Po përsërisim edhe njëherë se Marrëveshjet e 25 gushtit me Serbinë, dhe marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, duhet të tërhiqen. Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon ta bëj një gjë të tillë, atëherë le t’i hedhë marrëveshjet në referendum, dhe le të vendosë populli i Kosovës për to. Nëse Qeveria nuk guxon as të organizojë referendum, atëherë duhet që vendi menjëherë të shkojë në zgjedhje.

Kërkesa për shkarkimin e Haxhi Avdylit, i dorëzohet Isa Mustafës

0

Kryetarët e nëndegëve dhe delegatët e LDK-së në Prizren, kanë dorëzuar kërkesën e tyre, tek Isa Mustafa, për shkarkimin e kryetarit të Degës, Haxhi Avdylit. Kërkesa është dorëzuar edhe në Kryesinë e LDK-së në Prishtinë dhe Prizren.

“PrizrenPress” ka arrit të sigurojë kërkesën e plotë, që kryetarët e nëndegëve dhe delegatët, ia kanë dorëzuar Isa Mustafës dhe dy kryesive të LDK-së.

“Duke pas parasysh gjendjen e keqësuar të LDK-së në Prizren, e cila ka ardhë si rezultat i keqmenaxhimit të Kryetarit të Degës, Haxhi Avdyli, ne përfaqësuesit e nëndegëve dhe delegatet e kuvendit të VIII-të të LDK-së, Dega në Prizren, pas konsultimeve të shumta me anëtarësinë e LDK-së, në Prizren, vendosëm të marrim iniciativë të mbështetur në normat statutare në mënyrë që të ndërrojmë për të mirë ketë gjendje në Lidhjen Demokratike të Kosovës- Dega në Prizren”, thuhet në shkresën e kryetarëve të nëndegëve dhe delegatëve të LDK-së në Prizren, dërguar Isa Mustafës.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se kësaj shkrese i është bashkangjitur edhe dy shkresa të tjera, të cilat përcillen edhe me nënshkrimet e kryetarëve të nëndegëve dhe delegatëve të Kuvendit të VIII-të të LDK-së në Prizren.

“Shkresa e parë përmban kërkesën për thirrjen e Kuvendit të LDK-së-Dega në Prizren, duke u bazuar në paragrafin 3 të nenit 43 të statutit të LDK-së, që bënë fjalë për mënyrën dhe të drejtën e thirrjes së Kuvendit të Degës së LDK-së ku janë të nënshkruar delegatet e Kuvendit të VIII të LDK-së- Dega në Prizren”, tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

“Shkresa e dytë përmban kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, të nënshkruar nga shumica e kryetarëve të nëndegëve të LDK-së- Dega në Prizren”.

Iniciatorët për shkarkimin e kryetarit të LDK-së në Prizren Haxhi Avdylit, kanë siguruar Isa Mustafën se pas takimit që kanë pasur nuk kanë vazhduar me mbledhjen e nënshkrimeve.
“Ju njoftojmë se ne si grup iniciator kemi vendose të mos vazhdojmë mbledhjen e nënshkrimeve nga data 09.12.2015, në respekt të takimit kur përfaqësuesit e degës sonë kane pasur takim me Kryetarin e LDK-së, të gjitha nënshkrimet janë mbledhur para kësaj date”./PrizrenPress.com/

‘Culture for All’ hap thirrjen për aplikim për fazën e tretë

0

Kjo ftesë bëhet nga projekti “Kultura për të gjithë – faza III”, i cili menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Qëllimi i ftesës është forcimi i sektorit kulturor si një shtysë për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës përmes përkrahjes të projekteve të qëndrueshme, dhe aktiviteteve të organizatave kulturore që promovojnë kreativitetin, inovacionin, gjithpërfshirjen sociale dhe bashkëpunimin.

Faza e tretë e projektit ‘Kultura për të gjithë’ ka filluar në nëntor të vitit 2014 dhe përfshin një fushë të gjerë të aktiviteteve që do të zbatohen gjatë një periudhe dyvjeçare në sektorin e kulturës të Kosovës.

Kjo ftesë përmban dy lote. Propozimet në këtë ftesë mund të dorëzohen për dy fushat e mëposhtme:

Loti 1: Përkrahje për projektet ekzistuese dhe/ose aktivitete të reja kulturore të organizuara në Kosovë.
Loti 2: Përkrahja e aktiviteteve kulturore ndëretnike ose aktiviteteve kulturore që promovojnë dukshmërinë, gjithëpërfshirjen, respektin dhe të drejtat e grupeve të cenueshme.

Aplikantët nuk mund të dorëzojnë më shumë se një aplikacion për një lot. Vetëm një aplikacion nga secili aplikues do të pranohet. Sipas njoftimit Loti 1 shumen maskimale e ka deri ne 9 mije euro, kurse ne Lotin 2 3 mije euro.

Afati i fundit për aplikim eshte 22 janar 2016. Për me shume vizitoni linkun https://www.facebook.com/Cultureforall2.Kosovo/posts/980729758655677

Kamioneta me rimorkio shkel një fëmijë në Prizren

0

Një fëmijë është shkelur nga një kamionetë me rimorkio në Prizren. Policia njofton se viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekesorë.

“I dyshuari mashkull deri sa ishte duke drejtuar kamionetën e tij, nga pakujdesia me rimorkion ka goditur një fëmijë – mashkull, i cili i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe pas tretmanit mjekësorë është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.

Limaj: ‘Zajednca’, kancer brenda Kosovës

0

Lideri i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj para masës në Prizren ka thënë se pjesëmarrja e madhe e juaja sot është dëshmi që edhe Prizreni kundërshton këto dy marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Ai u ka shpreh mirënjohjeje qytetarëve të Prizrenit për mbështetjen që i kanë dhënë kërkesave të tyre.

“Prizreni është shëmbyllutra e shtetit që kemi krijuar”.

“‘Zajednica’ e sjell prishjen dhe shkatërrimin e krejt këtij shteti që kemi krijuar. ‘Zajdencia’ dëshiron të na krijojë një kancer brenda Kosovës”, ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se shteti ynë 16 vite pas luftës po copëtohet, duke shtuar se Isa Mustafa e Hashim Thaçi e kanë kapur shtetin.

Nga qendra e qytetit, Limaj ka ftuar prizrenasit që të bashkohen në Prishtinë, në protestën e 9 janarit, të cilën e ka quajtur unike.

“Të tregojmë fuqishëm se nuk jemi për futjen e një shteti tjetër në Kosovë dhe se nuk kemi toka për t’i falur një vendi tjetër”, ka thënë ai.

Limaj ka thënë se s’ka dy marrëveshjet do të dështojnë pasi opozita është e vendosur t’i shkojnë deri në fund kërkesave të tyre.

“Shpëtim ato dy marrëveshjes s’kanë”, ka thënë Limaj.

Blerim Kuçi: Nuk do të tërhiqemi përballë asnjë presioni

0

Sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi ka thënë në manifestimin e opozitës në Prizren se opozita e bashkuar nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga qëndrimet e kundër Zajednicës dhe Demarkacionit me Malin e Zi përballë asnjë presioni.

“Me 5 gusht 2015 Isa Muastafa në cilësinë e kryeministrit ka nënshkruar marrëvehsjen e cilas ëhstë në kundërshtim me vetë deklaraten e pavarësisë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Kosova nuk është më unike, Kosova nuk është e pandashme dhe një pjesë e saj nuk është më multietnike”.

“Dilni në mbrojtje të shtetit të Kosovës duke u thirrur në Kushtetutë”, ka thënë Kuçi.

Ymeri: S’ka dialog me treshen famëkeqe Mustafa-Thaçi-Veseli

0

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri nisi fjalimin e tij para protestuesve në Prizren duke thënë se “ju e dini shumë mirë se çka do të thotë me pas kryetarin edhe të korruptuar, edhe në burg edhe në pushtet”.

Ai shtoi se po ashtu ju e dini shumë mirë si është të kesh në pushtet politikanë të korruptuar.

Ymeri përmendi po ashtu edhe deputetët e opozitës të cilëve u është vazhduar masa e paraburgimit.

“Regjimi i treshes famëkeqe Mustafa-Thaqi- Veseli është ngritur kundër qytetarëve, Republikës së Kosovës, deputetëve”, tha Ymeri, duke shtuar se nuk ka dialog me këta shtetrrënues.

Ai tha se ne nuk do të bëhemi pjesë e këtij shkatërrimi të shtetit duke përsëritur se janë kundër këtij shkatërrimi.

Zafir Berisha: E kaluara diktatoriale po përsëritet nga Hashim Thaçi

0

Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha ka thënë sot para qytetarëve të Prizrenit në manifestimin e opozitës në Prizren se e kaluara diktatoriale është duke u përsëritur nga njerëz jokurrizor siç është Hashim Thaçi.

“Është për të ardhur keq se disa politikaj kosovarë për mbrojtje të interesit personal janë në gjendje me ba pazar mbi tokat e Kosovës por ne të nderuar qytetarë siç kemi ditur t’i themi Serbisë dhe jo tradhtarëve të vendit edhe kësaj radhe të bashkuar dhe unik do t’i themi jo Zajednicës dhe Demarkacionit”.

“Dhuna që kemi menduar se i mbetet historisë dhe të klaluarës diktatporiale po përsëritet nga njërëz jokurrizor siç është Hashim Thaçi”, ka thënë Berisha.

Sulmohet me thikë një person në Prizren

0

Një person është sulmuar me thikë në Prizren. Policia e Kosovës njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull K/Shqiptar nga i njëjti është sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Nuk raportohet për të arrestuar. /PrizrenPress.com

Nis manifestimi i opozitës në Prizren

0

(E plotesuar) – Në manifestim të parët po flasin përfaqësuesit lokalë të subjekteve opozitare.

I pari foli Artan Abrashi nga Lëvizja “Vetëvendosje” në Prizren e pastaj edhe Lulzim Kabashi i AAK-së.

Mblidhen protestuesit në Prizren 

Kanë filluar të mblidhen ata që do të manifestojnë me opozitën në Prizren kundër marrëveshjeve.

Në Sheshin “Shadërvan” ku do të mbahet manifestimi, tashmë është vendosur bina nga ku të tubuarve pritet t’u drejtohen folësit nga opozita.

Vërehet prani e shtuar e policisë në vendin ku do të zhvillohet manifestimi.

Prizreni manifeston1Prizreni manifeston2Prizreni manifeston-bina