15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Kërkesa për shkarkimin e Haxhi Avdylit, i dorëzohet Isa Mustafës

Kryetarët e nëndegëve dhe delegatët e LDK-së në Prizren, kanë dorëzuar kërkesën e tyre, tek Isa Mustafa, për shkarkimin e kryetarit të Degës, Haxhi Avdylit. Kërkesa është dorëzuar edhe në Kryesinë e LDK-së në Prishtinë dhe Prizren.

“PrizrenPress” ka arrit të sigurojë kërkesën e plotë, që kryetarët e nëndegëve dhe delegatët, ia kanë dorëzuar Isa Mustafës dhe dy kryesive të LDK-së.

“Duke pas parasysh gjendjen e keqësuar të LDK-së në Prizren, e cila ka ardhë si rezultat i keqmenaxhimit të Kryetarit të Degës, Haxhi Avdyli, ne përfaqësuesit e nëndegëve dhe delegatet e kuvendit të VIII-të të LDK-së, Dega në Prizren, pas konsultimeve të shumta me anëtarësinë e LDK-së, në Prizren, vendosëm të marrim iniciativë të mbështetur në normat statutare në mënyrë që të ndërrojmë për të mirë ketë gjendje në Lidhjen Demokratike të Kosovës- Dega në Prizren”, thuhet në shkresën e kryetarëve të nëndegëve dhe delegatëve të LDK-së në Prizren, dërguar Isa Mustafës.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se kësaj shkrese i është bashkangjitur edhe dy shkresa të tjera, të cilat përcillen edhe me nënshkrimet e kryetarëve të nëndegëve dhe delegatëve të Kuvendit të VIII-të të LDK-së në Prizren.

“Shkresa e parë përmban kërkesën për thirrjen e Kuvendit të LDK-së-Dega në Prizren, duke u bazuar në paragrafin 3 të nenit 43 të statutit të LDK-së, që bënë fjalë për mënyrën dhe të drejtën e thirrjes së Kuvendit të Degës së LDK-së ku janë të nënshkruar delegatet e Kuvendit të VIII të LDK-së- Dega në Prizren”, tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

“Shkresa e dytë përmban kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, të nënshkruar nga shumica e kryetarëve të nëndegëve të LDK-së- Dega në Prizren”.

Iniciatorët për shkarkimin e kryetarit të LDK-së në Prizren Haxhi Avdylit, kanë siguruar Isa Mustafën se pas takimit që kanë pasur nuk kanë vazhduar me mbledhjen e nënshkrimeve.
“Ju njoftojmë se ne si grup iniciator kemi vendose të mos vazhdojmë mbledhjen e nënshkrimeve nga data 09.12.2015, në respekt të takimit kur përfaqësuesit e degës sonë kane pasur takim me Kryetarin e LDK-së, të gjitha nënshkrimet janë mbledhur para kësaj date”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit