18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 6822

NISMA: Ja pse nuk po bëhet liberalizimi i vizave

0

Me anë të një komunikate, NISMA për Kosovën shpreh shqetësimin e saj në lidhje me dështimin e qeverisë së Kosovës, që të kryej obligimet e nevojshme për heqjen e vizave për qytetarët e saj.

Sipas NISMA-s, në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimi Evropian, nga institucionet e Kosovës, në veçanti nga qeveria, është kërkuar që të punojnë në dy rrafshe. Në njërin rrafsh është kërkuar të zhvillohen bisedime me Serbinë, ndërsa në rrafshin tjetër ato të zakonshmet, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

NISMA për Kosovën vlerëson se përgjegjësia për këtë dështim në fushën e integrimit të vendit, është vetëm e qeveritarëve të Kosovës, që në procesin e bisedimeve me Serbinë u treguan shumë të dëgjueshëm, shumë dorëlirë, bile aq dorëlirë sa që fare nuk shqetësoheshin se sa të dëmshme dhe të pa pranueshme mund të jenë marrëveshjet mbi të cilat ata i vinin pa hezituar nënshkrimet e tyre.

NISMA vlerëson se qeveritarët tanë ishin shumë të dëgjueshëm deri në përulje në procesin e bisedimeve me Serbinë, e të padëgjueshëm deri në mospërfillje të Bashkimit Evropian në rrafshin e forcimit të shtetit ligjor.

“Duke vepruar në këtë mënyrë, pra duke qenë të zellshëm në bërjen e koncesioneve në kurriz të Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë, këta qeveritarë shpresonin se Bashkimi Evropian do t’ua vlerësojë këtë “sakrificë” dhe nuk do të ndalet shumë në rrafshin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatë.

Për fund, NISMA konsideron se vetëm duke e bërë Kosovën vërtetë shtet të së drejtës, duke e zhvilluar atë ekonomikisht, duke e bërë të dinjitetshme në raport me fqinjët e më gjerë, vetëm atëherë, liberalizimi i vizave dhe procesi i integrimit në Bashkimin Evropian do të jetë i shpejtë dhe i drejtë.

Veseli pyet nëse Driton Selmanaj është anëtarësuar në ndonjë parti (Video)

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme bashkëpunim mes Kuvendit të Kosovës dhe shoqërisë civile.

Veseli ka thënë se që nga ardhja e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, ka pasur prioritet rritjen e transparencës.

Por, Veseli në konferencën e Parë Vjetore për Partneritet midis Kuvendit të Kosovës dhe Shoqërisë Civile, ka kritikuar shoqërinë civile, pasi siç është shprehur ai që një vit asnjëri nga përfaqësuesit e shoqërisë civile nuk ka shkuar në zyrën e tij për ti dhënë ndonjë vërejte, por të gjitha i kanë bërë në media, raporton lajmi.net.

Veseli në këtë konferencë në mënyrë ironike ka pyetur nëse udhëheqësi i organizatës Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë që monitori punën e Kuvendit, Driton Selmanaj është anëtarësuar në ndonjë parti politike.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, tha se sikur në institucionet shtetërore që ka njerëz që keqpërdorin pozitën zyrtare edhe në shoqëritë civile ka të atillë që zhvatin para.

“Institucionet e vendit nuk janë të gjitha me djaj, por as shoqëria civile nuk është e mbushur me engjëj, ka thënë ndër të tjera Veseli.

Në këtë konferencë mori pjese ehe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, i cili shprehi përkushtimin për rritjen e bashkëpunimit mes Kuvendit e shoqërisë civile.

Jakup Krasniqi: I kemi 1 mijë arye për protestë

0

Jakup Krasniqi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën ka thënë në maifestimin e sotëm që po mbahet në Pejë se Opozita i ka 1000 mijë arsye për të protestuar,

“Dëshiren për Kosovën e kanë kthyer në dëshirë për ikje. Këtë e kanë dëshiruar armiqtë shekullor, të cilët nuk e kanë arritur por po e arrijnë Isa Mustafa e Hashim Thaçi.

“Kemi ardhur për të kërkuar përkrahjen e qytetarëve për marrëveshjet e dëmshme e për për fatin tonë politikë”.

“Jemi të vendosur `t`i mbrojmë të drejtat tona”

Sipas tij ndryshimet në shoqëri i sjellin qytetarët e bashkuar.

“Qeveritarët janë vënë një ndjekje të qytetarëve. Kërkojmë nga ju që të kërkoni shkarkimin e këtyre qeveritarve, atyre iu ka mbetur vetëm një rrugë e që është dorëheqja”.

“Nëse diush duhet me ik nga Kosova duhet me ik ata që e meritojnë e jo qytetarët” ka thënë Krasniqi në fjalimin e tij, njofton Klan Kosova.

Veseli: Të ndëshkohen politikanët me viza, e jo qytetarët

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian pas lajmit se qytetarët e Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë pa viza në Evropë.

Në “Konferencën e Parë Vjetore Kuvend-Shoqëri Civile”, Veseli ka thënë se në qoftë se ka zëra për krim të organizuar dhe korrupsion në politikën e vendit atëherë le të dënohen politikanët dhe jo qytetarët.

Dje gjatë ditës Këshilli Evropian ka dalur  me Raportin për vendet aspiruese në Bashkimin Evropian me ç`rast ka konstatuar se përkundër  përparimeve që ka shënuar Kosova në implementimin e kritereve, ajo nuk ka marrë një rekomandim pozitiv, sa i takon liberalizimit të vizave./Gazeta Fjala

Donika mezi pret t’i kthehet Kuvendit

0

Deputetja dhe Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi është e para deputete nga radhët e opozitës e cila u arrestua më 18 nëntor për shkak të veprime të saj në Kuvend ku edhe hodhi gaz lotsjellës.

Për nesër Kuvendi i Kosovës ka paraparë të mbajë seancën e radhës ku do të shqyrtohen edhe disa pika nga rendi i ditës i seancës së kaluar, e po ashtu presidentja, Atifete Jahjaga do të mbajë fjalimin e saj vjetor para deputetëve.

Ndërkaq nuk dihet nëse deputetja Kadaj-Bujupi do të jetë pjesë e kësaj seance pasi që nesër do të merret vendimi përfundimtar për të se a do të lirohet apo do i vazhdohet masa e arrestit.

E kontaktuar nga Indeksonline, Kadaj-Bujupi ka thënë se në momentin që i hiqen kufizimet ajo do ti kthehet Kuvendit.

“Në momentin kur të më hiqen kufizimet unë do të vazhdoi aktivitetin tim si deputete në shërbim të qytetarëve. Dhe sigurisht do ti kthehem punëve të mia në Parlamentin e Republikës”, ka thënë Kadaj- Bujupi.

Kujtojmë se opozita ka thënë se do ta kundërshtojnë fjalimin e presidentes në Kuvend mirëpo nuk kanë dhënë detaje tjera se me çfarë metodash do të bëhet ky kundërshtim, ani pse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ditë më parë ka thënë se do ta kundërshtojnë me metodat e njëjta siç kanë bërë edhe në vizitat e presidentit Fischer dhe komisionerit Hahn.

Mustafa: Vizat i duam me patjetër

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se nuk ka arsye qe BE të mos jap rekomandime për liberalizim të vizave.

“Kriteret i kem përmbush. Vendimi është politik. Ne kemi nënshkruar MSA është e rëndësishme por nuk ka domethënie nëse qytetarët mbesin të izoluar, nëse bizneset tona mbesin të izoluar. Mbetet vetëm një dokument më letër nëse nuk zbatohet”, ka thënë Mustafa.

Ne nuk shohim arsye që BE të mos dëshiroj të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si me qytetarët e vendeve të tjera.

Ai tha se është takuar me Zhbogarin dhe ai raport s’është përfundimtari. Sipas tij , Zhbogar ka thënë se ky ka qenë raport për zgjerim e ai për liberalizim do publikohet ditëve në vijim.

“Në demokracinë se shohim si demokraci të standardeve të dyfishta. Mustafa tha se kërkoj që të bëjmë apel të BE që të jetë i drejtë ndaj këtij procesi. Presim që vitin tjetër të lëvizim lirshëm pa viza”, tha Mustafa. /Tribuna/

Thaçi: Nëse s’i marrim vizat do të protestojmë para BE-së

0

Zv. kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nëse ndodh që raporti të dal negativ për liberalizim mund të protestojmë të gjithë para zyrave te BE-së. Ai tha se qytetarët s‘duhet të ndjehen të zhgënjyer por të fyer.

“Kësaj radhe nuk është faji ynë. Duhet ta thërrasim edhe njëherë lidershipin e BE të merr vendim të drejtë për Kosovën sikurse po merr për vendet tjera. Vlerësoj që BE duhet ti jap fund këtij fjalori. Kosova duhet të jetë optimiste drita po shihet në fund të tunelit, ne qorr nuk jemi po e shohim”, tha Thaçi.

Ai tha se MSA është sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën. Sipas tij Kosova ka implementuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

“Duke marrë parasysh standardet ndonjëherë për neve janë kërkuar standarde më të tepërta për neve sesa për shtetet tjera”, ka thënë Thaçi.

Thaçi deklaroi se Kosova ka kryer me përgjegjësi të gjitha obligimet dhe më mirë se sa që ka prit BE. Ne kemi mbajtur optimizmin shpresën dhe besimin pro BE dhe NATO-s.

Ai shtoi se kjo paqartësi e Brukselit paraqet vonës absurde në raport me rekomandimin për liberalizimin e vizave.

“Është plotësisht i padrejtë ky hezitim më raport me Kosovën. Kjo vonesë paraqet rreziqe te ndryshme për Kosovën. Së pari për të nxitur rreziqe të ndryshme të radikalizmit po nxit migrimin e qytetarëve e pastaj Kosova po e paguan këtë çmim”, tha Thaçi.

Ai tha se kjo vonesë e padrejtë e BE po rrezikon dhe vonon proceset e rëndësishme në raport me vendet e rajonit. Në njërën anë kërkohet dialog e në njërën anë qytetarët tanë janë të privuar për të lëvizur lirshëm në Evropë.

“Jemi ballafaquar edhe me reagime të ndryshme. Kam avoku së tepërmi për këto procese. Kjo shpresë e Be në raport më Kosovën s’duhet të jetë shpresë e thatë përndryshe secili qytetar mund të troket në dyert e qyteteve rajonale. Kjo do të nxit edhe reagime të ndryshme edhe më agjendat politike qe mund të lëndojnë këtë konsensus politik dhe qytetar. Kjo mund të paraqet pasoja edhe për siguri dhe stabilitet. Ne kemi implementuar të gjitha kriteret një nga një”, ka thënë Thaçi. /Tribuna

Hasani: Opozita i ndali marrëveshjet

0

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka thënë se gazi lotsjellës nuk është armë, por mjet i cili shërben për të pamundësuar mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Hasani në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka thënë se Kosova nuk mund të quhet një shtet demokratik për faktin se po bëhet shtypje e opozitës dhe po arrestohen deputetët.

Sipas tij, asnjë shtet ligjor nuk i bën këto veprime.

Hasani ka shtuar se sikur opozita mos të kishte reaguar për tërheqjen e dy marrëveshjeve, atë për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi, këto marrëveshje do të vazhdonin të ecnin tutje.

Ai ka thënë se opozita nuk i beson Gjykatës Kushtetuese sepse, sipas tij, sikur Kushtetuesja ashtu edhe Policia e Kosovës kanë humbur kredibilitetin.

Anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën ka thënë se pushtetarët e ftojnë opozitën për bisedime vetëm sa për sy e faqe, por marrëveshjet nuk i heqin.

“Ata thonë hajde ulemi mirëpo ne nuk i tërheqin nënshkrimet”, ka deklaruar Hasani.

I burgosuri hap ekspozitë

0

Në orën 10:00 në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë do të hapet një ekspozitë me piktura të realizuara nga një i mitur i cili është i burgosur në Qendrën Korruktuese në Lipjan.

Kjo ekspozitë do të hapet në kuadër të një projekti të implementuar nga Caritas Kosova që ka të bëjë me rehabilitimin dhe ri-integrimin socio-ekonomik të të burgosurve

Alfred Pejtri koordinator i projektit ka thënë për Klan Kosovën se në kuadër të prorjektit në fjalë janë mbajtur edhe trajnime për rrobaqepësi dhe floktari.

Njohësit e integrimeve kritikojnë institucionet për vizat

0

Këshilli i Bashkimit Evropian nuk i ka dhënë rekomandim pozitiv procesit të liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në konkluzionet për vitin 2015 të pakos së Zgjerimit dhe Stabilizim Asociimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Turqinë, Këshilli ka vlerësuar rëndësinë e përmbushjes së kushteve për liberalizimin e vizave, duke e inkurajuar Kosovën t’i vazhdojë përpjekjet për të përparuar në këtë proces. Këto konkluzione, sipas njohësve të integrimeve evropiane, tregojnë se raporti për liberalizim të vizave i Komisionit Evropian, që pritet të publikohet gjate ditëve në vijim, nuk do ta rekomandojë heqjen e vizave për Kosovën.

Megjithatë, njohësit e integrimeve evropiane i kanë ftuar institucionet e Kosovës të mos i vajtojnë këto konkluzione, por t’i përvishen punës për nxjerrjen e qytetarëve nga ky izolim.

Shenoll Muharremi ka deklaruar për “Epokën e re” se Kosova ende gjatë vitit 2016 mund ta ketë liberalizimin e vizave.

“Nëse ky është rasti, Kosova gjatë tremujorit të 2016-s mund t’i zbatojë kushtet e mbetura përfundimtare dhe pjesën e dytë të vitit 2016 të lirohet nga vizat. Pra, nëse hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën ndodh në qershor (nëse ishte rekomanduar tani në dhjetor) apo tetor (nëse rekomandohet në mars/prill) pak ka rëndësi, me rëndësi është që ajo të ndodhë gjatë 2016-s. Andaj, nuk është në interesin tonë të vajtojmë e të biem në depresion, pasi këtë javë nuk është rekomanduar liberalizimi i vizave”, ka thënë Muharremi.

Për shtyrjen e këtij procesi ai i ka fajësuar institucionet e Kosovës, duke shtuar se gjetja dhe identifikimi i fajtoreve bëhet për konsum të brendshëm politik.

“Po lexoj që diskursi dhe fokusi rreth konkluzioneve të Këshillit të BE-së është se ‘kush i ka fajet’, apo si në rastin e reagimit të Qeverisë si të dislokohet faji në një ‘qendër tjetër’. Sigurisht se fajin e kemi ne, por ky konkludim nuk do të na sjellë shumë dobi në këtë moment. Reagimi i z. Thaçi ka qenë i keqkalkuluar politikisht dhe mund të jetë i rrezikshëm, me pasoja, për Kosovën”, është shprehur Muharremi.

Edhe njohësi tjetër i integrimeve evropiane, Vigan Qorrolli, e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për këtë dështim.

“Raporti i Këshillit të BE-së, në pjesën ku ishin pritshmëritë më të mëdha të kosovarëve (tek vizat), flet për një kritikë të vetme dhe ajo është mospërmbushja në plotësi e të gjitha kritereve të parapara me udhërrëfyesin për liberalizim, që i është dorëzuar qeverisë muaj më parë. Kjo gjë e mbrapshton dhe e demanton fuqishëm Qeverinë, e cila në secilën ditë të saj krenarisht deklaron se i ka përmbushur të gjitha kushtet”, ka deklaruar Qorrolli për “Epokën e re”.

Mirëpo, sipas tij, kushtet për liberalizim të vizave nuk janë krejtësisht teknike, siç zakonisht thuhet.

“Aty ka kushte të rënda politike dhe që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këtë gjë institucionet e drejtësisë nuk janë duke e bërë në nivel të duhur. Kjo është goditja më e madhe që BE-ja ia jep Kosovës pas nënshkrimit të MSA-së, e cila goditje do ta thellojë edhe më tej skepticizmin qytetar për BE-në, veçanërisht për Qeverinë e Kosovës. Me patjetër që kësaj situate i ka kontribuar edhe gjendja e rëndë politike në vend, ku pozitë dhe opozitë bashkë, po i japin arsye këtij mosliberalizimi dhe po e rrisin vështirësimin e mëtejmë të gjendjes për qytetarët tanë”, ka thënë Qorrolli.

Ai ka treguar se për të pasur liberalizim të vizave gjatë vitit 2016 duhet të luftohen më tepër krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“Hapi vijues është ai i ardhjes së një grupi ekspertësh, kryesisht burokratë të Brukselit, të cilët jo para pranverës së vitit 2016, do të duhej t’i rivlerësonin edhe një herë rezultatet për përmbushjen e kritereve. Nëse edhe deri atëherë nuk ka rezultate në luftë kundër krimit dhe korrupsionit, me vendime të plotfuqishme të gjykatave – vendimi i ri për liberalizim ose jo do të shtyhet për fundin e vitit 2016. Kjo gjendje është e pashpresë dhe e paudhë. BE-ja dëshiron që Kosovën ta bëjë shtet të së drejtës e jo të padrejtësive, ku qytetarët vuajnë për gjëra më elementare, në momentin kur besimi popullor në politikë, drejtësi, ekonomi dhe arsim nuk ka qenë kurrë më i paktë dhe është në pikën zero të tij”, ka thënë Qorrolli. /Epoka e Re