Hasani: Opozita i ndali marrëveshjet

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka thënë se gazi lotsjellës nuk është armë, por mjet i cili shërben për të pamundësuar mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Hasani në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka thënë se Kosova nuk mund të quhet një shtet demokratik për faktin se po bëhet shtypje e opozitës dhe po arrestohen deputetët.

Sipas tij, asnjë shtet ligjor nuk i bën këto veprime.

Hasani ka shtuar se sikur opozita mos të kishte reaguar për tërheqjen e dy marrëveshjeve, atë për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi, këto marrëveshje do të vazhdonin të ecnin tutje.

Ai ka thënë se opozita nuk i beson Gjykatës Kushtetuese sepse, sipas tij, sikur Kushtetuesja ashtu edhe Policia e Kosovës kanë humbur kredibilitetin.

Anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën ka thënë se pushtetarët e ftojnë opozitën për bisedime vetëm sa për sy e faqe, por marrëveshjet nuk i heqin.

“Ata thonë hajde ulemi mirëpo ne nuk i tërheqin nënshkrimet”, ka deklaruar Hasani.

Më Shumë

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1881 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

LDK në Prizren diskuton organizimin e tubimit të 1 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës së shtabit, ku është diskutuar organizimi i tubimit të 1 qershorit,...

Lajmet e Fundit