9.9 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 6828

VV: Edhe nesër do të ketë gaz lotsjellës në Kuvend

0

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi është shprehur se nesër do të ketë gaz lotsjellës dhe veprime të njejta për të penguar seancën e thirrur nga Kuvendi.

Çaushi në një konferencë për medie, ka thënë se nuk do të ketë normalitet pa tërheqjen e nënshkrimeve të marrëveshjeve.

“Kanë kaluar tre muaj nga marrëveshjet dhe e kemi të qartë se çfarë përmbajnë këto marrëveshje. Do ti kundërshtojmë patjetër edhe seancat. Nuk ka normalitet pa u tërheq marrëveshjet. Dhe për mënyrat e kundërshtimit do ti shohim”, ka deklaruar Çaushi, raporton “Zëri”.

Ndërkaq, në lidhje me lajmin se prapa djegies së veturave zyrtare qëndron “Vetëvendosje”, Çaushi ka thënë se ky lajm i cili është publikuar nëpër disa medie nuk është aspak i vërtetë dhe se “Vetëvendosje”, distancohet nga djegia e veturave zyrtare.

“Nuk ka asgjë të vërtetë për lajmet se aktivistët e opozitës kanë djeg disa vetura”, ka deklaruar Çaushi.

Kurse, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Makolli është shprehur se është rrahur nga Policia pasi që e ka sulmuar me ngjyrë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Ai ka thënë se është keqtrajtuar nga Policia edhe brenda stacionit policor duke shtuar se është rrahur nga Njësia Speciale e Mitrovicës.

Maqedonia shpalli konkursin për Çmimet Vjetore për Letërsi

0

Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë -SHSHM e shpalli konkursin për realizime më të suksesshme në art në vitin 2015.
Do të ndahen çmimet tradicionale “Aco Shopov” për poezi, “Stale Popov” për prozë, “Dimitar Mitrov” për kritikë dhe eseistikë, “Vanço Nikoleski” për libër për fëmijë dhe çmimin “Urat” për librin më të mirë të shkruar në njërën prej gjuhëve të nacionaliteteve të tjera.

Librat e publikuara në vitin vijues në SHSHM duhet të dorëzohen deri në fund të dhjetorit, ndërsa çmimet do të dorëzohen më 13 shkurt të vitit të ardhshëm, në solemnitetin me rastin e jubileut të themelimit të Shoqatës së shkrimtarëve të Maqedonisë.
Çmimet do t’i ndajnë juritë profesionale të përbëra prej 15 shkrimtarëve të shquar, kritikë dhe eseistë, anëtarë të SHSHM. / KultPlus.com

Yagcilar: Turqia me të drejtë rrëzoi aeroplanin rus

0

Ministri i Kosovës për Administratë Publike, Mahir Yagcilar, në lidhje me rrëzimin e avionit rus i cili shkeli hapësirën ajrore të Turqisë, tha se ka disa linja të qarta të kuqe, të cilat nuk duhet të tejkalohen. Sipas tij, çdo shtet duhet të veprojë duke marrë parasysh këto kufij.

Ai për Anadolu Agency deklaroi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë mjaft të forta dhe se në periudhën e ardhshme ato edhe më tej do të vazhdojnë të forcohen.

Lidhur me rrëzimin e avionit rus, i cili shkeli hapësirën ajrore të Turqisë, ministri Yagcilar tha se sigurisht që Turqia ka të drejtë në këtë drejtim.

“Gjithashtu edhe ne e mbështesim Turqinë në këtë çështje. Ashtu si Republika e Turqisë na mbështet neve, edhe ne e mbështesim Turqinë. Duhet të mbështesim. Shpresojmë se këto çështje do të përfundojnë në mënyrë paqësore. Ne jemi në favor të paqes dhe qetësisë”, tha ministri kosovar, Mahir Yagcilar.

Sipas tij, çdo vend ka të drejtë të mbrojë veten. “Ka disa linja të qarta të kuqe, ato nuk duhet të tejkalohen. Çdo shtet duhet të veprojë duke marrë parasysh këto kufij”, tha ai.

Duke potencuar se Turqia gjithmonë ka promovuar paqen dhe miqësinë me të gjitha shtetet në rajon, Yagcilar shpreson se këto probleme do të tejkalohen në të ardhmen. “Edhe një herë dua të theksoj se Republika e Turqisë është në të drejtë”, thekson ministri Yagcilar.

Zafir Berisha: Po gjuajmë gaz lotsjellës për të mos pasur përleshje fizike në Parlament

0

Deputeti I Nismës, Zafir Berisha ka një shpjegim pse opozita po hedh gaz në Parlament. Sipas tij gazi është një mbrojtës I mirë që deputetët të mos përleshen fizikisht.

“Përdorimi i gazin lotsjellës nga opozita duke ngacmuar veten dhe kolegët e tyre vetëm e vetëm mos të ketë përplasje fizike, ka të bëjë edhe me prishjen e skenarëve që dëshironi të ndodhë ajo që po ndodhë në Parlamentin e Ukrainës”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Nepotizmi “favorizon” studentët

0

Nepotizmi apo lidhjet familjare po paraqiten “kritere” kryesore, për nota më të larta në universitet, në përfundimin e studimeve, por edhe pas marrjes së diplomave, mundësi më e lehtë për t’u punësuar në ndonjë institucion publik apo kompani private.
Kështu thonë disa të rinj në Kosovë, disa nga të cilët tashmë janë të diplomuar në universitete publike dhe kolegje private, por janë në kërkim të punës.

Për rubrikën e përjavshme “VOX”të Radio Evropa e Lirë, ata tregojnë vështirësitë, me të cilat ballafaqohen gjatë studimeve, por edhe pas përfundimit të tyre.
Arianiti është student në vitin e tretë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ai tregon disa mënyra, se si favorizohen studentët, prindërit e të cilëve janë të punësuar në institucionet e larta shtetërore.

“Studentët, familjarët e të cilëve punojnë në Kuvendin e Kosovës dhe në institucionet e drejtësisë, favorizohen. Unë në gjeneratë kam studentë të gjykatësve dhe prokurorëve. Për shembull në provime dhe kollokfiume. Një rast konkret në provim, vajza e prokurorit haptas ka kopjuar me anë të telefonit. Por, profesori e ka larguar nga provimi një student tjetër mbrapa saj. Dhe, kur ne i kemi thënë se ajo po kopjon, ai na ka thënë, ku po shihini ju?! Telefoni, ndërkaq, ishte mbi bankë”, tregon Arianiti.

Edhe Blerim Bashota, student në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, thotë se ka raste, kur studentët i kanë kaluar provimet, vetëm për shkak të lidhjeve familjare ose partiake.

“Njoh studentë që kanë kaluar provime fare pa mësuar apo pa hyrë në provim. Unë nuk e konsideroj këtë zgjidhje apo favor për të ardhmen e tyre”, thotë Blerimi.

Edhe Blerina Gashi, studente në Universitetin Publik, thotë se lidhjet familjare fillojnë që nga regjistrimi i studentëve në fakultetet përkatëse:
“Ka raste që studentët pranohen në fakultet me të njohur, pastaj marrja e notave. Për të gjitha këto kam dëgjuar prej kolegëve në fakultet”.
Problem tjetër, thonë ata, janë vështirësitë për gjetjen e një vendi pune.

Dafina është studente në Fakultetin e Edukimit dhe punon me gjysmë orari në një kopsht për fëmijë. Ajo, pas përfundimit të studimeve, dëshiron të punojë në institucionet publike. Dëshira e saj, duket e parealizuar, pasi thotë se nuk ka askënd të familjes në këto institucione.

“Mendoj se duhet të kesh lidhje, përndryshe nuk arrin të sigurosh ndonjë vend pune. Unë e di se do të përballem me këtë vështirësi pas përfundimit të studimeve”, shprehet Dafina.

Edhe Mena Sadikaj, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Edukimit, tregon se gjatë kohës së studimeve ka bërë përpjekje për të gjetur ndonjë vend pune, në sektorin privat, por nuk ka arritur pasi thotë ajo, lidhjet familjare dhe partiake po ndikojnë në gjetjen e ndonjë vendi pune.

“Unë mendoj se arsye pse nuk po pranohem në punë, është se nuk kam dikë të njohur, sepse disa herë kam konkurruar, kam plotësuar të gjitha kriteret dhe nuk më kanë pranuar”, pohon Mena.

Por, ka edhe të atillë, që thonë se anëtarësia partiake është faktor tjetër me rëndësi për të siguruar ndonjë vend pune.
Arjeta Hajdari, vazhdon studimet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ajo thotë se pas përfundimit të studimeve është e obliguar që të anëtarësohet në ndonjë parti politike, në mënyrë që të arrijë të punësohet.

“Nuk jam ndonjë përkrahëse e ndonjë partie politike në Kosovë. Por, nëse më ‘kushtëzohet’ me vend pune, me siguri se do të pranoj, pasi kam nevojë për punë dhe për një mirëqenie”, thotë Arjeta.

Se anëtarësia në partitë politike konkretisht në ato që udhëheqin shtetin, është kusht i domosdoshëm për punësim, e thotë edhe Flutura Hoti, studente në vitin e tretë nëDepartamentin e Psikologjisë në Fakultetin Filozofik.
“Pa pasur anëtar të familjes në Qeveri dhe nëpër ministri, nuk mund të punësohesh në Kosovë. Ose duhet të jesh anëtar i ndonjë partie politike, sidomos në pozitë, për t’u punësuar. Ndryshe, mbetesh i papunë i diplomuar, si shumë të tjerë”, pohon Flutura.
Edhe në anketat e publikuara nga Program ii Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë( UNDP), pjesa më e madhe e qytetarëve kanë shprehur besim se nepotizmi dhe bazat tjera jomeritore, janë faktorët më të rëndësishëm për t’u punësuar në sektorin publik në Kosovë.
Kurse, një përqindje e vogël, janë përgjigjur se arsimimi, përvoja profesionale, ndihmojnë në gjetjen e një vendi pune. /Rel/

Vetura e Gjykatës së Apelit, gjuhet me koktej molotovi në Prizren

0

Dy të rinj kanë hedhur koktej molotovi në veturën e Gjykatës së Apelit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha thotë se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50 minuta në Prizren.
Vetura është pronë e Ministrisë së Drejtësisë, dhe është përdorur nga Subi Pasuli.

“Dy të dyshuar të moshës së re janë parë nga dëshmitarët të kenë hedhur koktej molotovi në një veturë të tipit “ Audi A 4”, e cila ishte e parkuar në rrugën “Ersan Mazreku” në Prizren”, thotë Berisha,transmeton PrizrenPress.

“Disa fqinj e kanë informuar përdoruesin e automjetit për ngjarjen”.

“Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin, ndërsa hetimet po i kryen Hetuesia Rajonale e Prizrenit”.

“Është informuar prokurori i shtetit, i cili ka sugjeruar që automjeti, pasi që është pronë e Ministrisë se Drejtësisë të bartet në Stacionin Policor në Prizren”./PrizrenPress.com/

Fjalosen togerët e Suharekës

0

Policia e Kosovës e ka mbajtur larg publikut një incident në mes eporëve të saj në stacionin e policisë në Suharekë.

KALLXO.com ka pranuar një raportim në të cilin ndër të tjera përshkruhej një fjalosje në mes dy eprorëve të policisë në këtë stacion.
Pas verifikimeve hulumtuesit kanë kuptuar se ngjarja ka ndodhur para një muaji dhe në të ishin përfshirë dy togerët e Suharekës me inicialet H.K dhe B.G.

Ky i fundit sipas zëvendëskomandantit të Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Syla, nuk e kishte zbatuar urdhrin e togerit. Syla tha se nuk ka pasur asgjë më shumë, vetëm moszbatim të urdhrit të togerit për të cilën gjë tregoi se janë marrë masat e nevojshme.

“Të dy policët janë me gradë togerë dhe njëri prej tyre nuk e ka zbatuar urdhrin e togerit, për çka edhe komanda e stacionit e ka suspenduar për 24 orë dhe është dërguar në komision disiplinor të Policisë së Kosovës,” tha zëvendëskomandanti Afrim Syla.

Sipas Sylës, ky incident lidhet me disiplinën e brendshme të policisë dhe PK-ja i ka marrë të gjitha masat që për rastin të iniciohen hetime nga Komisioni Disiplinor i Policisë së Kosovës.

Haxhi Avdyli: Ramadan Muja duhet të ikë në vitin 2016-të

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ,thotë se viti që po e lëmë pas është dashur të jetë viti i ikjes së kryetarit të Komuës, Ramada Muja.

Sipas tij, keqqeverisja në këtë qytet duhet të ndalet në vitin 2016-të.

“Ramadan Muja duhet të ikë në vitin 2016-të”, thotë Avdyli për “PrizrenPress”

Ai thotë se vendimet e pakuptimta të gjykatës, ia mundësuan Mujës që të vazhdojë me keqqeverisjen e Prizreit.

“Mospërmbushja e premtimeve do ishte e keqja më e vogël e kësaj qeverisje”.

“Jaë skandalet e njëpasnjëshme dhe keqpërdorimet që karakterizuan gjatë këtij viti këtë qeveri”.

Avdyli thotë se Raporti i Auditorit tregon më së miri se si është qeverisur Prizrenit gjatë këtij viti.

“Raporti Auditimt gjeti një mal shkeljesh, keq-menaxhim dhe harxhime pa kriter të parasë publike”.

“Shpenzimet e luksit dhe tenderomania mbeten sinonim i kësaj qeverie”.

Ai thotë se burgosja e drejtoreëe për afera të korrupsionit vërtetuan akuzat që u paraqitën nga qytetarët.

“Vazhdimi i kësaj qeverie edhe ne vitin 2016-të do të ishte humbje e madhe për qytetarët e Prizrenit, prandaj duhet të ikë”, shprehet Avdyli/PrizrenPress.com/

Analistët: Opozita duhet ta ndërrojë strategjinë!

0

Protestat, të cilat u zhvilluan në Gjakovë dhe Gjilan, sipas analistëve politikë, partitë opozitare po i përdorin për qëllime të tjera, e jo më për anulimin e marrëveshjeve.
Mirëpo, ka nga ata që mendojnë se ‘manifestimet’ e tilla nuk po kanë efekt, pasi që opozita është fokusuar vetëm në këto dy marrëveshje, duke mos kapur problemet e tjera të shoqërisë.

Njohësi i çështjeve politike, Xhemal Ahmeti, ka thënë se protestat e opozitës nuk e kanë më qëllimin për t’i bindur qytetarët të dalin kundër marrëvshjeve të Brukselit, ngase sipas tij qytetarët tanimë e kanë kuptuar këtë gjë.

“Nuk besoj se manifestimet tashmë kanë për qëllim sensibilizimin e masave që këto të mobilizohen kundër marrëveshjeve, ngase të fundit janë aktualisht të suspenduara dhe Qeveria në njëfarë mënyrë është për rishqyrtimin e tyre nëpërmjet dialogut me opozitën. Plus kësaj Gjukanoviq, pra vetë Mali i Zi tha se është i gatshëm të ridiskutojë rreth kufirit. Për çka „protestohet“ atëherë? Kë duhet ta bindin se marrëveshjet si të tilla – sipas opozitës – nuk janë të favorshme për Kosovën, kur të gjithë tashmë e kanë kuptuar një gjë të tillë?”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Përkundrazi, sipas tij, qëllimi i partive opozitare është që nëpërmjet këtyre ‘manifestimeve’, të parapërgatitet për zgjedhjet e ardhshme, pasi nuk po kanë ndonjë alternative për t’ua ofruar qytetarëve.

“Duket që Opozita të mos ketë strategji alternative, dosje të argumentuar kundër qeverisjes së keqe dhe pro qeverisjes së mirë; pra ajo në mungesë të ofrimit të një alternative që do t’i bindte qytetarët që të jenë me të, manovron me marrëveshjet, i përdor ato si alibi edhe në një kohë kur nuk ka nevojë. Opozita beson se nëpërmjet këtyre manifestimeve do të bëjë një punë të madhe paraelektorale duke i lidhur masat për vete, mirëpo është tepër herët dhe masat nuk janë aq naive që të instrumentalizohen për aspiratat e saja pa u ofruar asgjë konkrete”., ka përfunduar ai.

Për dallim nga Ahmeti, analisti politik, Fadil Lepaja, ka vlerësuar se protestat po bëhen për dy marrëveshjet (Asociacionin dhe Demarkacionin), mirëpo sipas tij, këto marrëvshje tanimë janë në rishikim e sipër.

“Protestat janë mënyë e ligjshme, përderisa nuk janë të dhunshme.Të dy temat për të cilat po protestohet, janë në proces të rishikimit. Mali i Zi është dakorduar të eliminohen gabimet eventuale dhe ishte mjaft konstruktive deklarata e Podgoricës zyrtare. Në anën tjetër AKS poashtu është në Kushtetuese”, është shprehur ai.

Më pas, Lepaja ka thënë se opozita dhe pozita duhet të formojnë një ekip të ri për rishikimin e këtyre marrëveshjeve.

“Unë mendoj se pozita dhe opozita duhet të jenë më pak arrogante dhe duhet që ekipin për normalizimi të marrëdhënieve me Serbinë, ta freskojnë me anëtarë të rinj të pranuar edhe nga opozita.

Poashtu edhe në komisionin e ri për Demarkacionin duhet të përfshihet opozita. Mendoj se normalizimi I marrëdhënieve me Serbinë nuk duhet të rrjedhë duke krijuar kaos në vend, por me normalizim edhe të marrëdhënieve të brendshme”, ka përfunduar ai për Gazetën Blic.

Kurse, publicist Faik Krasniqi, mendon se protestat e tilla nuk janë mënyra e duhur për të ndikuar, pasi që sipas tij, nuk po kanë ndikim.

“Organizimi i protestave në çdo qytet të Kosovës, s’po më duket ide e mirë, sepse s’po ka asnjë efekt, por duhet një protestë gjithëpopullore deri sa ky pushtet të reflektojë”, ka thënë ai.

Krasniqi mendon se po qe se opozita do që të dalin më shumë qytetarë ne protesta, atëherë duhet ta ndërrojë strategjinë e saj.

“Për ta nxitur masën që të dalin masovikisht në protesta, opozita s’duhet të fokusohet vetëm në dy marrëveshjet, që padyshim janë shumë jetike për sovranitetin e Kosovës. Krahas kauzës së përbashkët të opozitës për dy marrëveshjet, opozita duhet ta zgjerojë kauzën e saj, prej të cilave qytetarët e Kosovës po vuajnë tash e 16 vite si: kapja e shtetit, korrupsioni, krimi i organizuar, papunësia, vrafëria ekstreme etj. Vetëm në këtë mënyrë populli do të dilte në protesta dhe këto protesta do të jepnin efektet e saj”, ka thënë ai.

Opozita përpos protestës së organizuar ditë më parë në Gjakovë, ka protestuar edhe sot në qytetin e Gjilanit. Kjo pasi, si thotë ajo, për t’i anuluar përfundimisht marrëveshjet e nënshkruara nga Kryeministri Isa Mustafa.

Para 103 vjetësh ka filluar Konferenca e Londrës

0

Konferenca e ambasadorëve në Londër, mbajtur në 1912-1913 dhe njohur ndryshe edhe si “Konferenca e Paqes në Londër”, ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia).

Këto fuqi u mblodhën në dhjetor 1912 si pasojë e sukseseve të ushtrive të Ligës Ballkanike kundër Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Ballkanike. Në veçanti konferenca u përpoq të luante rolin e arbitrit ndërmjet fuqive ndërluftuese për çështjen e shpërndarjes së tokave dhe gjithashtu përcaktoi të ardhmen e Shqipërisë, e cila deklaroi pavarësinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike.

Konferenca e Londrës u ndoq nga delegatët e vendeve të Ligës ballkanike, përfshirë Perandorinë Osmane dhe Greqinë, e cila nuk kishte nënshkruar armëpushim.

Konferenca filloi punimet në dhjetor 1912 në St James’s Palace nën drejtimin e Sir Edward Grey. Sesionet e tjera të konferencës vazhduan më 16 dhjetor 1912, po u ndërprenë pa ndonjë konkluzion më 23 janar 1913, kur në Perandorinë Osmane u zhvillua një grusht shteti.

Më 30 maj 1913, konferenca kishte rimarrë punimet dhe nënshkroi Traktatin e Londrës, një marrëveshje sipas së cilës Perandoria Osmane hiqte dorë nga të gjitha territoret në perëndim të kufirit Enos-Midia. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane.

Si rezultat i presionit nga Greqia dhe Serbia konferenca mori vendimeve që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 30% e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar. 40 përqind e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Principatës së Shqipërisë. Në veçanti Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria Greqisë.

Një komision special u ngarkua për të përcaktuar kufirin shqiptaro-grek. Duke qenë i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi që morri konferenca qe mbi argumente strategjike, ekonomike e politike. Ky vendim i dhuroi Greqisë Epirin Jugor, një tokë të banuar historikisht nga shqiptarë etnikë. Edhe pse morën shumë toka të banuar nga shqiptarë, aleatët ballkanikë mbetën të pakënaqur nga kongresi, dhe menjëherë filluan Luftën e Dytë Ballkanike.