25.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Yagcilar: Turqia me të drejtë rrëzoi aeroplanin rus

Ministri i Kosovës për Administratë Publike, Mahir Yagcilar, në lidhje me rrëzimin e avionit rus i cili shkeli hapësirën ajrore të Turqisë, tha se ka disa linja të qarta të kuqe, të cilat nuk duhet të tejkalohen. Sipas tij, çdo shtet duhet të veprojë duke marrë parasysh këto kufij.

Ai për Anadolu Agency deklaroi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë mjaft të forta dhe se në periudhën e ardhshme ato edhe më tej do të vazhdojnë të forcohen.

Lidhur me rrëzimin e avionit rus, i cili shkeli hapësirën ajrore të Turqisë, ministri Yagcilar tha se sigurisht që Turqia ka të drejtë në këtë drejtim.

“Gjithashtu edhe ne e mbështesim Turqinë në këtë çështje. Ashtu si Republika e Turqisë na mbështet neve, edhe ne e mbështesim Turqinë. Duhet të mbështesim. Shpresojmë se këto çështje do të përfundojnë në mënyrë paqësore. Ne jemi në favor të paqes dhe qetësisë”, tha ministri kosovar, Mahir Yagcilar.

Sipas tij, çdo vend ka të drejtë të mbrojë veten. “Ka disa linja të qarta të kuqe, ato nuk duhet të tejkalohen. Çdo shtet duhet të veprojë duke marrë parasysh këto kufij”, tha ai.

Duke potencuar se Turqia gjithmonë ka promovuar paqen dhe miqësinë me të gjitha shtetet në rajon, Yagcilar shpreson se këto probleme do të tejkalohen në të ardhmen. “Edhe një herë dua të theksoj se Republika e Turqisë është në të drejtë”, thekson ministri Yagcilar.

Më Shumë

Abdixhiku viziton Dragashin: Qeni i Sharrit, ndër bukuritë e pasuritë më të mëdha shqiptare

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin, shkruan PrizrenPress. Ai është pritur në Sharr nga kryetari Bexhet Xheladini. "Sonte në Sharr, Dragash....

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Lajmet e Fundit